EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hieroglifet

3 posters

Shko poshtë

Hieroglifet Empty Hieroglifet

Mesazh  Admin 21.05.09 18:00

HIEROGLIFET

Hieroglifet Egypte10

„Hieroglif“ do të thotë shkronjë e shenjtë e gdhendur. Në realitet, ky nuk është emri i vërtetë për letrën e egjiptianëve të vjetër.

Kështu grekët e vjetër i kanë quajtur ato shenja kur i kanë parë për herë të parë, sepse kanë menduar se i kanë shkruajtur kleriket për qëllime të caktuara.

Hieroglifet egjiptianë paraqesin njërin nga sistemet më të vjetra të shkrimit. Disa mbishkrime e kanë origjinën 3000 vjet para erës së re.

Në fillim kanë përdorur formën e thjeshtë të letrës ilustruese, siç bënin të gjithë popujt primitiv në atë kohë. Hieroglifet zakonisht kanë qenë vizatime, prej të cilave secili ka paraqitur ndonjë gjësend nga jeta.

Rrethi ka paraqitur Diellin, drapri - Hënën, Vija valëvalë - ujin, figurë njeriu - njeriun etj.

Por, këto „piktograme“ nuk mund ta paraqesin atë që nuk shihet - mendimet, dritën, ditën.

Për këtë, me kalimin e kohës hieroglifët janë bërë simbole të kuptimeve, dhe jo piktura të gjësendeve. Rrethi ndoshta ka pasur edhe domethënien e „ditës“, e jo vetëm të Diellit, përderisa ndonjë sinjal tjetër ka caktuar „rrotullimin“.

Shenjat që paraqesin kuptime quhen „ideograme“.

Pastaj, si hap vijues në zhvillimin e hieroglifeve, vizatimet e gjësendeve nuk i kanë paraqitur vetëm ato gjësende, por edhe zëra ose tinguj.

Kështu, për shembull bleta, që paraqitej në vizatim e që e kishte prejardhjen nga gjuha egjiptase, nuk paraqiste vetëm insekt.

Vizatimi i ndonjë gjësendi tjetër, nuk e paraqiste vetëm atë gjësend por edhe ndonjë tingull tjetër. Me përbërjen e këtyre dy vizatimeve që caktojnë dy tinguj, është fituar fjalë e re që ka pasur tjetër kuptim. Hieroglifet e tilla që përdoren si shenja tingëlluese, quhen „fonograme“.

Në këtë mënyrë egjiptasit kanë mundur ta shkruajnë cilën do fjalë, pa marrë parasysh se aka pasur kuptimin e ndonjë gjësendi, pikturën e të cilit kanë mundur ose nuk kanë mundur ta vizatojnë. Nga fonogramet janë bërë vargje të tëra me shenja, prej të cilave secila ka paraqitur vetëm një tingull.

Në gjuhën e shkruar egjiptasit kanë përdorur shkurtesat e fjalëve. Gjithashtu,kanë vazhduar t’i përdorin shenjat e vjetra-ideogramet, fonogramet dhe piktogramet - që i kanë kombinuar.

Me kalimin e kohës mënyra e të shkruajturit është bërë aq e komplikuar sa që njerëzit e zakonshëm nuk kanë mundur ta kuptojnë.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hieroglifet Empty Re: Hieroglifet

Mesazh  Neo 11.06.09 2:17

HIEROGLIFET - Shkenca e fshehtësisë

Egjiptianët e lashtë i përdorën shkrimet me hieroglife për më shumë se 3000 vite, deri kur përhapja e krishtërimit solli një ndalim të tyre, në një përpjekje për të këputur lidhjen me të kaluarën pagane të vendit.

Për 1400 vitet e ardhshëm, hieroglifet mbetën një mister, një seri e padeshifrueshme simbolesh të zbukuruar që fshihnin çelësin e dijes për civilizimet e mëhershme.

Të gjithë studiuesit kryesorë evropianë supozonin se hieroglifet ishin thjesht një formë shkrimi me vizatime, pasi ata e quanin të pamendueshme që një qytetërim primitiv kish qenë në gjendje të shpikte shkrimin fonetik - shkrimin që paraqet tingujt e një gjuhe të folur. Në fakt, studiuesit gaboheshin.

Gara për të deshifruar hieroglifet nisi kur dy të rinj të talentuar, Jean-François Champollion në Francë dhe Thomas Young në Angli, nisën të eksplorojnë mundësinë që hieroglifet mund të ishin një formë fonetike e shkrimit.

Cilido që do të zbërthente i pari fjalët në hieroglife do të ishte në gjendje të lexonte fjalët e egjiptianëve të lashtë e kështu të rindërtonte historinë, të kuptonte fenë e tyre dhe të siguronte një shikim të thellë në kulturën e tyre.

Një prej të dhënave më të rëndësishme në deshifrimin e hieroglifeve ishte guri Rozeta, një pllakë e madhe që përmbante të njëjtin mbishkrim të përsëritur tre herë, fillimisht me hieroglife, më pas me demotik (një variacion i hieroglifeve) dhe në fund në një greqishte të kuptueshme.

Studiuesit shpresonin se kjo pllakë do të shërbente si një fjalor për deshifrimin e hieroglifeve, por procesi i leximit të tyre nuk ishte kaq i drejtpërdrejtë. Në veçanti, ekzistonte problemi i caktimit të gjuhës së hieroglifeve: mbishkrimi në greqisht mund të tregonte kuptimin e fjalës me hieroglife, por nuk ofronte asnjë të dhënë për shqiptimin.

Studiuesit druheshin se gjuha egjiptiane ish humbur një herë e mirë, e zëvendësuar nga arabishtja teksa Perandoria Islamike pushtonte edhe Afrikën Veriore.

Rivaliteti mes Young dhe Champollion prodhoi një konkurencë të fortë për deshifrimin e hieroglifeve, e cila përfundoi vetëm pas zbulimit të mbishkrimeve të tjerë, si dhe pasi u kuptua se gjuha e egjiptianëve të lashtë nuk ishte zhdukur krejtësisht.

Napoleoni

Interesi në rrënojat e Egjiptit të lashtë u rindez në 1798, kur Napoleon Bonaparti u nis në një ekspeditë ushtarake për të nxjerrë Egjiptin nga kontrolli rus.

Fillimisht, qëllimi ishte për të prishur tregtinë e britanikëve në Mesdheun Lindor dhe me Indinë, por bashkë me 38 mijë trupat ishin edhe 150 studiues, përfshirë edhe Gaspard Monge, i cili vazhdoi më pas duke shpjeguar mirazhet si dhe Nikolas Conte, i cili shpiku lapsin me grafit dhe krijoi një fabrikë lapsash në Kairo për të furnizuar kolegët e tij.

Ndonëse ekspedita e Napoleonit ishte një dështim nga pikëpamja ushtarake, ajo ishte gjithsesi, një sukses akademik, duke e patur kulmin në zbulimin e Pllakës Rosetta.

Pas humbjes përballë britanikëve, Pllaka Rosetta iu dorëzua më në fund Muzeut Britanik, aty ku ka mbetur që atëherë. Studiuesit dhe akademikët francezë u kthyen në Francë me të gjithë sendet antike që u lejuan të mbajnë, bashkë me një librari shumë të madhe skicash dhe shkrimesh.

Një prej akademikëve më të lartë që shoqëroi ekspeditën egjiptiane ishte Joseph Fourier, i cili fitoi famë si fizikan dhe matematicien. Me rikthimin në Francë, Fourier ia përcolli entuziasmin e tij për qytetërimin e Egjiptit të lashtë një djali të ri në Grenoble. Ai djalë, Jean Francois-Campollin deklaroi se një ditë do të deshifronte shkrimin misterioz që stoliste ornamentet egjiptiane që ishin sjellë në Francë.

Disa dekada më vonë, kur Champollion kishte zbërthyer tashmë kodin e hieroglifeve, ai ishte në gjendje të lexonte shkrimet mbi ornamentet në Luivër, si dhe ta rendiste koleksionin sipas një rendi historik, duke vendosur në kontekst të gjithë sendet antikë.

Kuratorët rivalë nisën të shohin me zili. Për arsye se hieroglifet janë kaq të bukur, egjiptianët shkruanin mbi shumë prej objekteve që punonin, ndërkohë që vazot dhe skulpturat romake nuk kishin mbishkrime. Kuratorëve të koleksioneve romakë, por edhe të tjerë, do t'u duheshin dekada përpara se t'u jepnin kuptim galerive të tyre.

Hieroglifet

Hieroglifet përdoreshin për të regjistruar gjuhën e egjiptianëve të lashtë - një gjuhë që rezultoi të ishte e lidhur ngushtë me Koptiken, e cila mbijeton vetëm në liturgjinë e Kishës Kristiane Koptike. Sapo Jean-Francois Champollion e kuptoi këtë, ai nisi të deshifrojë mbishkrimet hieroglifikë me një ritëm shumë të shpejtë.

Hieroglifet janë një formë komplekse shkrimi, për të cilat përdoren metoda të ndryshme për përcjelljen e kuptimit. Pak prej trye janë piktografikë. Për shembull, një figurë e diellit përfaqëson diellin. Të tjerë janë fonetikë, por jo domosdoshmërisht alfabetikë.

Disa hieroglife janë pak a shumë të ngjashëm me shkronjat e alfabetit dhe është e mundur të shkruhen fjalë duke përdorur grupe prej këtyre shkronjave. Të tjerë hieroglife përfaqësojnë kombinime të dy apo tre shkronjave dhe kështu janë më pranë rrokjeve.

Çuditërisht, egjiptianët nuk përdornin në përgjithësi zanore, por kjo ndodh me shkrimet modernë në Lindjen e Mesme. Lexuesve të hieroglifeve u duhet të plotësojnë vetë zanoret nga konteksti, duke përdorur njohjen që kanë me gjuhën.

Për të ndihmuar në shmangien e vendosjes së gabuar të zanoreve, shkruesit kanë përdorur determinativë - hieroglife që tregojnë se çfarë lloj fjale është shkruar. Për shembull, një determinativ mund të tregojë se fjala është emër burri, një tjetër mund të tregojë emrin e një qyteti, apo një lloj ushqimi ose pije.

Shkrimet hieroglife përmbajnë gjithashtu një përzierje mes fonetikës dhe shkrimit me figura të njohur si parimi i rebusit. Mund të shkruash fjalën "khaki" alfabetikisht ose mund ta përshkruash me anë të pikturimit të një cope ngjyrë kaki. Megjithatë, nëse shkruesi do të përdorte parimin e rebusit, ai do të kish vizatuar një makinë dhe një çelës.

Figurat nuk kanë fare të bëjnë me konceptin e ngjyrës kaki, por nëse i shqipton së bashku të dy piktogramat, atëherë do të mund të nxjerrësh tingullin e kërkuar.

Nëse ka shumë parime, nuk është habi që u desh aq shumë kohë për deshifrimin e hieroglifeve egjiptianë. Megjithatë, në përgjithësi, hieroglifet kanë shumë të përbashkëta me sistemet modernë të të shkruarit. Siç ka thënë, Champollion "fonetika është në zemër të shkrimeve hieroglife".

RD
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hieroglifet Empty Re: Hieroglifet

Mesazh  Odin 16.02.12 21:17

Hieroglifet dhe ndikimi i tyre deri në ditët e sotme

Kur flasim për popujt e lindjes së lashtë, gjithmonë mendojmë për historinë, traditën, kulturën, gjuhën, religjionin kushtet dhe periudhat e ndryshme nëpër të cilat ka kaluar shoqëria njerëzore. Në Egjipt fillimisht shkruhej në dru, në gurë, në pllaka, në pëlhyrë dhe në brez.

Sa i përket kulturës egjiptiane, hasim edhe në shkrime dhe dokumentet e tyre që njihen si Hieroglifet, që ata (egjiptianët) gdhendnin ose shkruanin me bojë në muret e tempjuve dhe gjetiu.

Po ashtu, letërsia në Egjipt karakterizohej me mite të shumta fetare, tregime kushtuar perëndive, shkrime historike etj. Ndër tregimet më të njohura të letërsisë egjiptiane janë: “Tregimi mbi përjetimin e fatkeqësisë në det”, “Epi i Gilgameshit” Zbulimi i shkrimit (Hieroglife) nga egjiptianët, shkrimi Kuneiform nga babilonasit, zbulimi i Alfabetit fontetik nga fenikasit, dhe përdorimi në masë të gjerë, ndikoi në hartimin e veprave letrare që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme.

Hieroglifet cfare jane, nga rrjedhin

Hieroglifet (vijnë nga gjuha greke që nënkupton Shkrimet e Shenjta). Hieroglifet janë shkrime që në vete ngërthejnë një rëndësi aq të madhe historike, sa edhe vetë historia e njerëzimit. Këto shkrime datojnë qysh nga shekulli i katërt para Krishtit. Qytetërimi i lashtë egjiptian ka bërë që këto shkrime të jenë ushqim shpirtëror dhe psiqik për kulturën, traditën ndërshekullore të Egjiptit në veçanti dhe asaj botërore në përgjithësi. Ndërsa emrin herioglif këtyre shkrimeve ua kanë lënë grekët e vjetër dhe këtu del që nga ajo kohë egzistonin Shkrimet e Shenjta, jo vetëm në Egjipt por edhe në mbarë popujt që kishin kulturë dhe traditë në të gjitha fushat. Në këto shkrime paraqiteshin figura të ndryshme si ato të Faraonëve, të kafshëve, të luleve, por paraqiteshin edhe figura të perëndive të ndryshme që egzistonin në atë kohë në Egjipt.

Karakteristikat

Karakteristikë e Hieroglifeve është shkrimi nga ana e majtë në të djathtë dhe anasjelltas, me qëllim të ruajtjes së këtyre shkrimeve. Poashtu, një rol të veçantë ka luajtur edhe shkrimi në “Hedike”, ku dy persona shkruanin Hieroglifet në Hedike, ndërsa personi i tretë kontrollonte punën e bërë nga këta dy persona. Krahas këtyre shkrimeve, egzistonin edhe shkrimet e quajtura “Shkrimet Demotike” që ishin pothuajse të ngjashme me Hieroglifet. Ndërsa faraonët që ishin me famë në atë kohë në Egjipt, pas vdekjes së tyre në varre (zakonisht faraonët kur vdisnin varroseshin nëpër piramida) dhe këto ndërtesa për Faraonët ndërtoheshin nga skllevërit e asaj kohe, ku në çdo Piramidë shkruhej me Hieroglife emri i Faraonit të vdekur.

Papiruset

Një rol të rëndësishëm tek egjiptianët ka luajtur edhe përpunimi i Papirusit si material për të shkruar. Për vjetërsinë e shkrimeve egjiptiane dhe rëndësinë e tyre flet egjiptologu K.A. Kiçen ku ndër të tjera thekson: Sipas llogaritjeve, 99% të papirusëve janë të shkruara pothuajse para 3000 vjetëve, ku deri në fillim të epokës greko-romake janë shpërbërë të gjitha këto shkrime. Mirëpo bëhet pyetja rreth zhdukjes të papirusëve: Pse kanë mbijetuar kaq pak dokumentime të lashtësisë të shkruara në Papirus? Sepse, materialet që shpërbëhen si papirusi, lëkura ose ndonjë material tjetër i zakonshëm, dekompozohen aq shpejtë, dërgohen në vende me klimë të lagështa. Poashtu, tregohet qartë se për shkak të klimës, dokumentet në papirus nga periudha (Mijëvjeçari i parë p.e.s), deri në ditët e sotme dokumentet mund të ruhen në një shkretëtrië të thatë, brenda një shpelle ose brenda një vendi të mbrojtur. Në vitin 1799 Napoleon Bonaparta pushtoi Egjiptin.

Guri i Rozetes

Gjatë pushtimeve të ushtrisë franceze në Egjipt, u zbulua “Guri i Rozetës. Qëllimi i zbulimit të këtij guri është që të ruhen Shkrimet e Shenjta që ishin të shkruara në tri gjuhë mbi këtë gurë. Ky zbulim ishte i rëndësishëm jo vetëm për francezët por edhe për egjiptianët, pasiqë gurë të tillë ishin të njohur për ndërtimet e e ndryshme të objekteve të banimit në Egjiptin e lashtë.

Fatkeqësisht, me pushtimin e Egjiptit nga Britania e Madhe, ushtria franceze arriti që të humb gurin e zbuluar. Në këtë gur që sot gjindet në njërin nga muzetë angleze është shkruar në tri gjuhë: në Gjuhën Hieroglife, Demotike e Greke. Rreth gjuhës së hieroglifeve janë bërë hulumtime të ndryshme.

Gjatë periudhës së Mesjetës, shumë filozofë dhe dijetarë janë munduar që të kuptojnë këto shkrime, ku disa prej tyre bënin dallimin e gjuhës demotike dhe asaj greke, ku gjenin edhe disa fjalë që shkruheshin dhe lexoheshin njëjtë në të dy gjuhët për ta pasur më lehtë edhe zbulimin e sekreteve të Hieroglifeve.

Filozofë, historianë, egjiptologë, ndër ta edhe egjiptologu i njohur Kerkel, mendojnë që nga fillimi i krijimit shkrimeve, deri në ditët e sotme, kurrë nuk do të arrihet që të kuptohen karakteristikat dhe fshehtësitë e botës së mistershme të Hieroglifeve. Nuk është çudi atëherë që në hollësitë e fshehura brenda alfabetit tonë sot qëndrojnë mbeturinat e këtyre formave të lashta, shumë prej të cilave pasqyrojnë marrëdhëniet e hershme midis njeriut dhe natyrës. Për të dalluar ato, njeriut sot i duhet vetëm të shikojë pak më afër.

Ndryshe nga Perëndimi, ata (egjiptianët) nuk e shkruan historinë që t'i shkonte për shtat ideve fetare të kohës, gjë që e bën rrëfimin e tyre më të besueshëm. Ata ishin gjithashtu të prirur drejt universalitetit të historisë njerëzore, të bazuar në unitetin e origjinës së qenieve njerëzore dhe diversitetin e paraqitjes dhe gjuhëve të tyre. Për më tepër, ka shumë gjasa që të ekzistojnë shumë dorëshkrime të fshehura nëpër botë, të cilat mund të kontribuojnë shumë për kuptimin e botës së lashtë.

Ndikimi i Hieroglifeve deri në ditët e sotme

Shumë nga shenjat paraardhëse në shkrimin tonë modern janë gjetur në piktograme dhe hieroglifet e Egjiptit të lashtë. Simboli i shkronjës "A", në përfaqësimin e saj të hershëm, përshkruan imazhin e demit të hyjnizuar i cili erdhi për të përfaqësuar “të madhen” ose “krijuesin” në kulturat e mëvonshme.

Pra kjo shkronjë ka mbetur si simbol dhe u miratua si e tillë nga grekët dhe romakët në një formë më rudimentare, të quajtur “Alfa” – e cila ende sot nënkupton një pozitë të lartë.
Por megjithatë, jo të gjitha shkronjat që përbëjnë shkrimin tonë të tanishëm mendohet të kenë prejardhjen nga format e natyrës.

Shkronja B, për shembull, është gjurmuar në fillimet e saj në një piktogram të një shtëpie, qendra e saj me gropat që përfaqëson një hapësirë dere. Po kështu, simbol i hershëm për “C” i ngjan një hobeje, edhe pse disa thonë se mund të përshkruajë edhe një gungë në kurrizin e devesë. Shkronja “D” në Proto-semitikën e saj u përfaqësua shpesh nga piktogrami i një peshku, edhe pse si simbol u miratua nga fenikasit, duket se vetëm forma e bishtit trekëndësh është ruajtur.

Ky trekëndësh do të bëhet më saktë më pas shkronja greke “Delta”, derisa romakët e ndërruan formë pak dhe e rrumbullakosën një nga këndet. Disa besojnë se shkronja “E” me origjinë nga një piktogram përfaqësojnë “erën” e shënuar me tri goditje horizontale. Të tjerë pretendojnë se kjo mund të jetë imazhi i njeriut me armët e tij të ngritura.

Shkronja “F” mund jetë shfaqur për herë të parë në një piktogram që përfaqëson një çengel, ndërsa shkronja “G” është futur më vonë në latinen klasike. Ndërsa forma e shkronjës “H” ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë shekujve, mendohet të ketë origjinën në skicën e një muri rrethues në hieroglifet egjiptiane.

Piktogrami i shkronjës “i” paraqitet horizontalisht, është ajo e një penisi ose krahu i shtrirë. “J” do të vijë e fundit edhe kjo në fillim e përdorur në numrat romake. “K”, në hieroglifet egjiptiane, u përfaqësua nga një dorë e hapur. Si simbol kaloi te fenikasit, të cilët nuk qenë të prirur që të gëzojnë gdhendjet e formave të përkulur, “dora” u bë më e papërpunuar në përshkrim.

Grekët janë përgjegjës për projektimin e simbolit që përdorim ne sot. Hieroglifet për shkronjën “L” dukej pak si një kallam një vijë të drejtë me një prirje të lartë. Si formë është miratuar më pas nga fenikasit. Ndërsa forma e shkronjës “M” në piktogramin egjiptian e ka fillimin nga skica e ujit.

Valët e hieroglifit “i” u thjeshtëzuan më vonë nga fenikasit dhe më pas edhe më shumë nga grekët. Simboli i hershëm për shkronjën “N” ishte ajo e një gjarpri në zvarritje dalluese. Njerëzit semi në Egjipt janë përgjegjës për formën e shkrimit më vonë. Fjala e tyre për “gjarpër” filloi me këtë shkronjë. Jo në mënyrë të habitshme, simbol për 'O' u përshtat nga një piktogram kompleks dhe nga hieroglifi egjiptian më skicën e një syri njeriu.

Për fat të mirë për shkrimtarët më pak të talentuar artistik, përveç simbolit egjiptian mbetet edhe emërimi i "Irisit" të syrit. Forma e shkronjës “P” është zhvilluar më vonë në latinishten klasike.

Ndërsa paraardhësve të lashtë shkronja “P” mendohet të përshkruajë një lidhje leshi. Origjina e shkronjës pasardhëse në alfabet është pak më interesante. Me vetëm një grimë të imagjinatës, është e lehtë për të parë një mjekër me majucë, ku në mjeken e faraonit dallon shkronjën “R”.

Simboli për shkronjën “S” ishte adaptuar nga shkrimit proto-semit dhe fenikas, ku piktogrami, në fillim e shfaq këtë shkronjë si një 3 përsëprapthi të përfaqësuar si gjoksi i gruas. Ndërsa “T” duket më shumë si simboli që përdorim sot, si simbol kur duam të shënojmë apo të veçojmë. Pjesa tjetër e karaktereve në alfabet do të zhvillohet vite më vonë dhe nuk janë drejtpërdrejt të lidhura me piktograme të veçanta, edhe pse disa mund të ndajnë një origjinë të përbashkët me ndonjë nga simbolet e mësipërme.

Nga paraardhësit tone të lashtë që hartonin shumë thjesht në muret e një shpellë në Francë me thëngjij, është rrënjosur në letrat e një lloji tjetër në kohë të tjera, qoftë edhe tek ky artikull që është i përbërë ndoshta nga shkronjat që kanë lindur nga marrëdhëniet mes qenieve njerëzore dhe botës natyrore dhe që është më i rrënjosur se ç’mund të imagjinohet.

Në një mënyrë ose një tjetër, mund të thuhet, se një prozë e disa klasike të nderuar dhe mendimeve të shkruara në mijëra faqe janë pak a shumë një koleksion lumenjsh, gjarpërinjsh, që janë transformuar në shekuj nga skica të ngjashme në shkronja.

Pra, kini kujdes, është një xhungël simbolesh rreth nesh dhe në këtë fjali mbyllëse një tjetër xhungël.


Argjira Ukimeri
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hieroglifet Empty Re: Hieroglifet

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi