EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Simbolizimi i Jin Jangut

Shko poshtë

Simbolizimi i Jin Jangut Empty Simbolizimi i Jin Jangut

Mesazh  Admin 20.04.09 0:53

Simbolizimi i Jin Jangut, harmonia bardh e zi

Këtë simbol e gjejmë të skalitur në mbajtëse çelsash, varëse, unaza, të pikturuara në mure dhe në bluza, na flet në subkoshiencën tonë, na josh, na magnetizon me një mënyrë krejt misterioze
Simbolizimi i Jin Jangut, harmonia bardh e zi

Simbolizimi i Jin Jangut Jin_ja10

Jin Jangu është një simbol që përdoret nga miliona njerëz të moshave, nacionaliteteve, racave dhe gjinive të ndryshme. Këtë simbol e gjejmë të skalitur në mbajtëse çelsash, varëse, unaza, të pikturuara në mure dhe në bluza. Ashtu sikur edhe të gjithë simbolet e tjerë, dhe Jin Jangu flet në subkoshiencën tonë, na josh, na magnetizon, me një mënyrë krejt misterioze.

Disa thonë se shpreh të mirën dhe të keqen - mbase në një mënyrë krejt sipërfaqësore - dhe kjo është vetëm një interpretim fëminor i këtij simboli. I gjithë mendimi dhe kozmogonia kineze ndodhen brenda këtij simboli, jeta, vdekja, frika, fuqia, errësira, drita. Jini dhe Jangu janë dy polet plotësues dhe të kundërt të natyrës.

Jangu është e bardha. Është ai që ka përgjegjësinë për lëvizjen, agresivitetin, iniciativën, kreativitetin, forcën mashkullore, ndjenjat e konfirmuara, qiellin, dritën, të ngrohtën, të fortën. Jang do të thotë "flamurë që valëzojnë në diell", domethënë diçka që shkëlqen ose që ndriçon.

Jini është e zeza. Është përgjegjës për errësirën, pasivitetin, moslëvizshmërinë, pranimin, elementin femëror, mungesën e jetës, hënën, natën, të ftohtët, fushat e natyrës që marrin dhe mirëmbajnë, që mbrojnë jetën brenda tyre, mitrën në trupin e femrave, shpellat, ujërat e palëvizshme, të butën, gjërat që tërhiqen, ndjenjat e errëta dhe dinake. Jin do të thotë "i errësuar, i vranët". Këto dy lloje energjish përbëjnë shprehje të një realiteti unik që ndodhet përtej çdo lloj forme dhe esence, përtej çdo lloj dualizmi.

Nëse do të vëzhgonim simbolin e Tai - ishi Tu, ashtu sikur quhet, do të shikojmë se përbëhet nga një rreth që është i ndarë në dy pjesë të barabarta. Njëra pjesë është e bardhë me një pikë të zezë brenda dhe pjesa tjetër është e zezë me një pikë të bardhë brenda. Në këtë mënyrë, ngjyrat ndërrohen me njëra tjetrën pa ndalim dhe me këtë mënyrë krijohet bota me të gjithë nuancat e saj.

Ndërsa simboli lëviz, pika zezë që ndodhet në gjysmën e bardhë fillon të zmadhohet dhe të forcohet, deri sa në një moment pushton të gjithë pjesën, e cila zëvendësohet nga e bardhë në të zezë. Kjo lëvizje e energjisë ka si rezultat krijimin e gjendjeve të mesme në natyrë, që e bëjnë botën të jetë e shumëllojshme, të ndërlikuar dhe më të plotë.

Prej kësaj lëvizjeje krijohen dhe katër stinët dhe ndryshimi i tyre, shumëformimi i territorit, ashtu siç na e shpjegon Feng Shui, ndryshimet e kohës, ndryshimet e humorit tonë, lindja e trupave femërore dhe mashkullore. Pa këtë lëvizje, bota materiale, ose "Maja", ashtu sikur e quajnë indianët, do të ishte monotone dhe e njëanshme.

Mësimet që na jep Jin Jangu, fshihen pas Feng Shuit. Ky art i lashtë i gjeomandisë ka për qëllim kuptimin e natyrës dhe harmonizimin e energjive krijuese dhe marrëse të vendit. Qëllimi është ekuilibri që nevojitet në çdo lloj rasti. Kështu, sipas këtij arti, në shtëpitë e të gjallëve duhet të mbizotërojë energjia jetëdhënëse Jang, sidomos në dhomat e fëmijëve.

Ndërsa në dhomat e gjumit përkundrazi, duhet të mbizotërojë energjia Jin, pasi ajo dhomë është një vend pushimi dhe qetësimi. Energjia e tepruar Jin provokon sëmundje, humbje, madje edhe vdekje. Përkundrazi, energjia Jin ndihmon trupin dhe kuron sëmundjet, pasi dridhet, zien nga jeta dhe sjell fat të mirë.

Mësimdhënia e Jin Jangut ka frymëzuar dhe artet marciale. Tao është një burim ushqimi për zhvillimin e arteve marciale tradicionale në Kinë. Puna e tyre është më tepër brendësore dhe një shembull i mirë për këtë janë murgjit e manastireve Shao Lin.

Sipas Taoizmit, të gjitha gjërat kanë dy fuqi të kundërta, Jinin dhe Jangun, dy anë që bashkëmbështeten, ndihmohen dhe luftojnë. Këto principe përdoren në përgatitjen fizike dhe mendore të arteve marciale, të bazuar në energjinë CI, që përbëhet nga Jin Jangu.

Në artet marciale, Jangu është prapë më superior, është jeta, mirësia, trimëria, bukuria dhe virtyti, rregulli dhe të gjithë elementët etikë, shpirtërorë, që nevojitet për të zgjuar brenda nesh, në mënyrë që të mund të bëhemi njerëz. Ndërsa Jin është nëntokësori, ligësia, egoizmi, e shëmtuara, kaosi, degradimi dhe urrejtja. Edukimi i luftëtarëve është një betejë e Jinit dhe Jangut dhe kjo është rruga e vetërealizimit.

Mjekësia tradicionale kineze bazohet në elementët Jin dhe Jang të trupit njerëzor. Çdo sëmundje konsiderohet si një tronditje e ekuilibrit midis këtyre dy elementëve. Në përgjithësi, pjesa brendësore e trupit është Jang dhe pjesa sipërfaqsore quhet Jin. Pjesa përpara është Jang dhe pjesa e pasme e trupit është Jin. Brenda trupit ekzistojnë organe Jin dhe Jang. Ekulibri brenda trupit mbahet falë rrjedhjes së duhur të vazhdueshme të Ci, ose energjisë jetëdhënëse që qarkullon nëpërmes një sistemi.

Nëse kjo rrjedhë e ishit të Jin dhe Jang do të ndalohej, atëherë individi do të sëmurej dhe sëmundja kurohet me vendosjen e gjilpërave në pika të ndryshme të trupit që rregullojnë rrjedhën e ishit.

Këto janë disa nga zbatimet e mësimdhënies së lashtë të Jin Jangut. Një mësimdhënie kaq e lashtë aq sa edhe malet e fushat që krijohen nga levizja e tij. Kaq të mençur sa edhe yjet dhe jeta që ekzistojnë, sepse ai ekziston. Ashtu sikurse edhe në çdo dije të lashtë, ne vetëm mundohemi të dëgjojmë, të interpretojmë madhërinë dhe dijet që ajo fsheh. Ai që bëhet i ndërgjegjshëm i Jin Jangut, është i aftë të interpretojë universin dhe bëhet bashkëpunëtor i rrjedhës së pafund të gjërave dhe të zhvillimit.

http://dituri.wordpress.com
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi