Përgjimet
+3
Berti69
Neo
Admin
7 posters
Faqja 1 e 1
Përgjimet
Të përgjuar hap pas hapi ?
Nga viti i ardhshëm në Gjermani do të ruhen për gjashtë muaj me radhë të dhënat e atyre që telefonojnë, përdorin internetin, dërgojnë e-maile apo sms. Bundestagu pritet ta miratojë ligjin përkatës këtë javë.
Frank Ulrih Montgomeri (Frank Ulrich Montgomery), mjek dhe kryetar i shoqatës së mjekëve "Marburger Bund" i referohet mjekut të Greqisë së Vjetër Hipokratit, që konsiderohet si themeluesi i mjekësisë si shkencë, kur është fjala për raportim mes mjekut dhe pacientit. Që përpara 2500 vjetësh ai e quante si parim të vetkuptueshëm të punës së mjekut, atë që kërkojnë sot mjekët dhe përfaqësuesit e disa profesioneve të tjera që kanë të bëjnë me besimin e njerzve, pra juristët dhe gazetarët:
„Ne mjekët jetojmë prej besimit që kanë pacientët për të na treguar gjithçka që ka të bëjë me shëndetin dhe sëmundjet e tyre. Kjo e drejtë u takon edhe të burgosurve, edhe atyre që konsiderohen si të dyshuar. Kjo bën pjesë në të drejtat themelore të njeriut dhe nuk mund të kufizohet prej askujt.“
Me kritikën e Montgomerit bashkohen edhe të tjerë, që mendojnë se miratimi i ligjit për regjistrimin dhe arkivimin e të dhënave të telekomunicionit përbën një kufzim të veprimtarisë së tyre. Megjithatë miratimi i këtij ligji mund të konsiderohet si i sigurt për shkak të shumicës së votave që kanë në parlament CDU dhe SPD.
Ministrija e drejtësisë, Brigite Cypris Brigitte Zypries (SPD), mendon se kritikat nuk janë të justifikuara. Sipas saj Gjermania zbaton në këtë mes një direktivë të BE-së dhe arkivimi ka të bëjë jo me përmbajtjen e bisedave apo të e-maileve, por vetëm me të dhënat e atyre që komunikojnë. Sipas saj kompetencën për përgjimin e plotë e kanë gjykatat:
„Kjo do të thotë se vendimin nëse vërtet do të përgjohen telefonat apo lidhjet e internetit duhet ta marrë për çdo rast të veçantë gjykata.“ - thekson Zypries.
Deputetët dhe priftërinjtë përjashtohen nga ky ligj. Në ndryshim nga ai i gazetarëve, mjekëve apo avokatëve komunikimi elektronik i tyre mbetet për prokurorinë tabu.
Partitë opozitare në parlamentin gjerman, liberalët, të majtët dhe ekologjistët, janë kundër miratimit të këtij ligji. Sipas tyre pas miratimit të tij do të pasojë ligjit tjetër, i cili sipas modelit amerikan do të lejojë që për 13 vjet me radhë të depozitohen 19 të dhëna personale të pasagjerëve të avionëve. Në Gjermani është tashmë realitet pajisja e pasaportave me shenjat e dy gishtrinjve si dhe të dhëna biometrike.
Një grup aktivistësh për të drejtat e njeriut kanë vendosur që në rast se ligji, sikurse edhe pritet, do të miratohet, do të ngrenë padijë në Gjykatën Kushtetuese Gjermane.
Kryetari i shoqatës së avokatëve gjermanë, Hartmut Kilger thekson:
„Natyrisht që ky ligj do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuse.“
Në vitin 2003 kjo gjykatë e kishte konsideruar mbledhjen e të dhënave të telekomunikacionit si shkelje të rëndë të ligjit për ruajtjen e fshehtësisë së tyre. Në lidhje me këtë çështje pritet të marrë një vendim edhe Gjykata Evropiane. Irlanda ka ngritur padijë në këtë gjykatë kundër direktivës së BE-së për depozitimin e të dhënave të telekomunikacionit.
Nga DW

Admin- 1132
Rritet përdorimi i satelitëve për përgjimin edhe në shtëpi

Administrata e Presidentit Xhorxh Bush ka miratuar një plan që zgjeron përdorimin e disa prej mjeteve më të fuqishme të spiunazhit të shekullit 21.
Ky plan u lejon autoriteteve të shohin të dhëna të marra përmes satelitëve dhe sensorëve të tjerë që shohin përmes reve, madje depërtojnë përtej ndërtesave dhe bunkerëve nëntokësorë.
Spiunimi në shtëpi
Programi i miratuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe Departamentit të Sigurisë së Vendit lejon një përdorim më të gjerë të pamjeve të marra nga satelitët në kohë reale, madje edhe ato në hapësira të mbyllura. Ligji zbatohet që në fillim të vjeshtës dhe u jep agjencive të inteligjencës më shumë të drejta.
Kështu ata janë më të përgatitur në merren me një sërë kërcënimesh, që nga imigracioni ilegal dhe terrorizmi dhe deri tek uraganet dhe zjarret e pyjeve.
Por programi i publikuar nga "Wall Street Journal", i vuri në lëvizje përkrahësit e lirisë qytetare, të cilët thanë se qeveria amerikane po kalon vijën e caktuar kundër përdorimit të mjeteve ushtarake në zbatimin e ligjit.
Edhe pse qeveria federale ka lejuar prej kohësh përdorimin e imazheve të marra nga satelitët për disa funksione shkencore, si për shembull për hartat topografike apo monitorimin e aktiviteteve vullkanike, vendimi i administratës amerikane i jep autoriteteve vendase leje të paparashikuar për foto me rezolucion të lartë dhe në kohë reale nga satelitët. Por vetëm me kaq nuk mjafton.
Përdorimi i satelitëve spiunë
Komunikata e nxjerrë dje nga Departamenti i Sigurisë Vendore tha se zyrtarët nuk janë vetëm të autorizuar të shohin pamjet, por edhe "koleksionin, analizën, mjeshtëritë dhe aftësitë të komunitetit të inteligjencës". Zyrtarët e sigurisë vendase kanë tashmë leje ndaj pamjeve satelitore, përfshirë dhe fotografi me rezolucion të lartë nga shitësit privatë si "Google".
Por satelitët spiunë ofrojnë një rezolucion edhe më të lartë dhe sigurojnë imazhe në kohë reale. Këto satelitë do të vëzhgojnë gjatë kursit në orbitën e tyre gjithë Shtetet e Bashkuara. Ato do të operojnë 24 orë në ditë dhe do të përdorin kamera infrakuq gjatë natës.
Një përdorim i mundshëm i teknologjisë është ai për gjurmimin e rrugëve të kontrabandistëve që transportojnë lëndë narkotike apo emigrantë ilegalë.
Shkruar nga T.O.

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Pergjime pa kufi
Bush, Pergjime pa kufi
Kongresi amerikan miraton ligjin "anti-terror" të përgjimit
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi një ligj që zgjeron kompetencat e qeverisë për përgjimin e të huajve të dyshuar si terroristë.
Ligji lejon këtë survejim pa nevojën e vendimit nga gjykata.
Ligjvënësit e miratuan ligjin mbrëmë vonë me 227 vota pro dhe 183 kundër, një ditë pasi Senati votoi në favor të këtij ligji.
Ligji i ri do të hyjë në fuqi menjëherë pasi Presidenti Bush ta firmosë.
Pra tani te gjithe mund te pergjohen edhe pa autorizimin e gjykatesit.
Per Privacy dhe per liri ne Amerike nuk mund te flitet me.
Bush vazhdon ne rrugen e tij duke shkelur te drejtat e njeriut gjithnje nen parrullen e "Luftes anti-terror"

Përgjimet dhe e drejta njerëzore e privatësisë

Dihet që përgjimet dhe spiunazhi duhet të bëhen në doza të caktuara dhe në dispozita të caktuara, por kush i vendos këto.
Investigatorët mund të vendosin përgjues në makina
Gjykata e Lartë e Italisë ka shkarkuar disa investigatorë privatë sepse vendosnin përgjues në makina private, me qëllim investigimi. Në bazë të vendimit, fakti se nuk egzistonte asnjë normë përsa i përket privatësisë që rezervon fshehtësinë e bisedave që bëhen në makinë.
Më shumë kontrolle për celularët që kontrollohen
Celularët e spiunuar dolën në dukje sepse flitej për përgjime nga operatori telefonik. Që nga ai moment, shumë qytetarë u shndërruan në agjentë dhe vendosën të spiunonin miqtë e tyre, të dashurit, burrat, gratë dhe kolegët.
Celularët spiunë janë telefona celularë të modifikuar, në të cilët është instaluar një software në gjendje të kontrollojë thirrjet në hyrje dhe dalje, sms-të, pozicionin e të kontrolluarit dhe madje është në gjendje të shndërrojë telefonin e atij që kontrollohet në një mikrofon që aktivizohet me një telefonatë pa zë të atij që kontrollon. Shumë ndërhyrje apo jo?
Shitja dhe blerja e këtij celulari nuk është e ndaluar, e ndaluar është mënyra sesi përdoren (në këtë rast pasojat janë burgim deri në 4 vjet). Garanti mundohet ta zbusë, duke propozuar vlerësimin e këtyre celularëve spiunë si "armë", që do të thotë të ligjërohet shitja, duke parashikuar që blerësi duhet të japë të gjitha të dhënat personale, duke parandaluar në këtë mënyrë përdorimin e keq.
Në Shtetet e Bashkuara përgjimet telefonike apo të postës elektronike, janë shumë të reduktuara, vetëm në rastet kur ka të dyshuar për akte terroriste. Dhoma e përfaqësuesve të Italisë ka aprovuar një ligj të ri që rrit fuqitë e përgjimeve. Ligji do të hyjë në fuqi brenda gjashtë muajve.
Është e mundur tani të përgjosh, pa kërkuar më parë autorizim, çdo mesazh, postë elektronike dhe telefonatë, nga dhe drejt shteteve të tjera. 181 demokratë kanë votuar kundra, 41 pro, midis vendeve të tjera dhe Shteteve te Bashkuara. Nancy Pelosi e ka përcaktuar këtë ligj "dhunim ndaj Kushtetutës".
Privatësia e njeriut të zakonshëm
Çdo ditë njerëzit e zakonshëm pësojnë mijëra dhunime përsa i përket pritësisë apo skandaleve, rishikohen vetëm kur kanë të bëjnë me të fuqishmit.
Ca muaj më parë vihet re "rikthimi i dialer": që do të thotë, qindra mijëra njerëz marrin fatura telefonike me detyrime për thirrje drejt numrave të veçantë, që nuk janë bërë ndonjëherë.
Këtë herë bëhet fjalë për përdorues që nuk kanë as kompjuter, pra nuk kanë mundur të ndeshen gjatë qëndrimit në internet, apo site që të shkarkojnë programe për të ndërruar fjalëkalimin e aksesit. Këta përdorues përjetojnë ngjarje dramatike: humbasin orë për të folur me call center, dëgjojnë t`u thuhet se duhet të paguajnë edhe aq, shumë shpesh marrin ndërprerjen e linjës edhe pse paguajnë pjesë të faturës.
Nëqoftëse nuk është vjedhje nga ana e operatorit telefonik, atëherë është dikush që ndërhyn në linja dhe në centrale: bëhet fjalë për vjedhje telefonike dhe informatike, gjithnjë e më të sofistikuara.
Por nuk mjafton me kaq: miliona njerëz marrin dhjetëra telefonata në ditë. Mbledhës fondesh anonimë për shoqata humanitare anonime, abonime dhe revista, e pastaj tarifa, celulare, Adsl. Nuk shërben për asgjë të protestosh se nuk është dhënë kurrë miratimi, është njësoj si të flasësh me murin: pa bërë asgjë e gjen veten të abonuar në një operator tjetër, kaluar nga një operator në tjetrin dhe madje të bësh 2-3 herë në vit këtë kalim, me kontrata që mbajnë një firmë të rreme dhe të dhëna të sakta, që nga Kodi Fiskal dhe deri te datëlindja dhe vendlindja.
Dhe akoma: garantorë që kërkojnë takime dhe që dinë se sa fëmijë ka bashkëbiseduesi, çfarë shkolle bëjnë, sa pension marrin. Dhe publicitet që pengojnë kasetat, spote televizive që vazhdojnë të ngrenë zërin në maksimum për të tërhequr vëmendjen, e-maile pa vlerë që shtohen çdo ditë e më shumë në adresat e postës elektronike gjithnjë e më të numërta.
Në Itali, këto vitet e fundit, nuk është folur kurrë për privatësi dhe dhunimet e saj nuk kanë qenë kurrë kaq të shumta. Por atje nuk ka një Kongresi në Shtetet e Bashkuara ku pengojnë marketingun telefonik apo një Bush që i tregon burgun përgjuesve.
Ligjet që në atë vend godasin lirinë e ndërrmarjeve, kur ndërhyjnë në lirinë e qytetarëve, nuk janë shumë të vlerësuara nga ekonomistët tanë, edhe pse të dhënë marrëzisht mbas sistemit amerikan.
Në Itali klasa politike shqetësohet, skandalizohet, indinjohet dhe kërkon masa egzemplare, vetëm kur ajo që goditet është privatësia e njerëzve të famshëm dhe të fuqishëm. Nëse, për shembull, gjendet një përgjues poshtë tavolinës së punës të Berluskonit, apo shihet llogaria bankare e Prodit, apo kontrollohen për të parë nëse janë të droguar.
Është një privatësi për të fuqishmit, që janë gjithmonë në televizion duke thënë se çfarë këndojnë, apo markën e çorapeve, që shfaqen në timonin e ndonjë jahti apo në ndonjë festë mondane, që flasin për banjot e tyre dhe për ata që duan të gjejnë aty.
Për këtë arsye, tema e vërtetë, autentike e demokracisë, të ngritura nga çështje të tmerrshme si ajo e Tavarolit, nuk vihen re, braktisen nga opinioni publik, sepse ngatërrohen me një vullnet padënimi dhe reticence, pak a shumë mafiozë që klasa politike kërkon për vete.
Edhe kjo është shenjë e rrezikshme e dallimit midis klasës politike dhe qytetarëve.
Privilegje informative dhe privatësie
Çështja e strukturës së inteligjencës paralele, që na qenka gritur në këmbë, në brendësi të Telecom Italias, nga pjesa më e lartë e sigurisë ofron shumë pika reflektimi. I pari: edhe pse vëmendja e shtypit dhe politikës është e përqendruar në përgjimet pak a shumë abuzive, duket se një pjesë e rëndësishme e aktiviteteve informative, ka patur lidhje me hyrjen në arkiva dhe në data-base të rezervuara apo madje në disponibilitetin vetëm të forcave të policisë apo të shërbimeve të inteligjencës.
I dyti: truri i strukturës investigative, do të përbëhej nga personeli i forcave të policisë që, duke abuzuar nga kualifikimi i tyre, na paskan përdorur për qëllime të paligjshme, privilegjin informative të cilin drejtonin.
I treti: sistemet informative në të cilat kanë patur akses investigatorët privatë, nuk parashikonin sisteme kontrolli të përshtatshme për hyrjen, nuk ishin të drejtuar siç duhej, apo të dyja këto.
I katërti: ristrukturimi i shpejtë, i gatshëm i drejtuesve të rinj, që eleminoi strukturën e sigurisë së shoqërisë, me shumë mundësi ka vënë operatorin telefonik dhe internetit në Itali - kështu pra, miliona klientët e tij - në kushtet për të qenë kundërshtari më i mirë, për ata që kishin qëllim të përfitonin nga ky ndryshim.
I pesti: në kundërshtim me publicitetin e sektorit (që kërkon hakerët, piratët dhe multinacionalët e marketingut direkt në kërkim të të dhënave tona personale), pseudoautorët e informacioneve më lëmsh dhe të keqtrajtuar (teorikisht), të mbrojtura nga ligji, qenkan jo dhe aq teknikë dhe për më tepër i përkasin forcave të policisë dhe shërbimeve informatike, nga të cilat duhet të varet dhe siguria e shtetit.
Pika e gjashtë e reflektimit është, edhe pse në dukje i padobishëm dhe ka të bëjë me sekustrimet e kompjuterave të gazetarëve. Prej dhjetë vjetësh denoncohet abuzimi i kësaj mënyre hetimi (dënuar dhe nga gjyqi i drejtësisë europianë), por vetëm tani që prekën interesa të fortë, ngrihet zëri për atentat të lirisë së shtypit.
Kjo na sjell në pikën e shtatë, që është për fat të keq ajo që na godet më shumë në këtë histori: retorika e "na besoni se jemi më të mirët, si për të qenë justifikim i rritjes së pushtetit apo shmangies së procedurave të tjera, nuk na bind më.
Sigurisht që ideja nuk është, të mos i besohet forcave të policisë në përgjithësi. Po në të njëjtën kohë, kjo çështje nxjerr në pah, nëse përgjegjësitë do të siguroheshin, që problemi i kontrollit të kontrolluesve, është çdo gjë, përveçse akademik. Për më tepër, sepse i vetmi kontrollor i pranishëm në treg, garantori i të dhënave personale, gjithçka që ka mundur të bëjë në tetë vjet aktiviteti të strukturës së inteligjencës paralele, është të nxjerrë një komunikatë.
Përgjime dhe dosje të paligjshme
Me shpejtesi të llahtarshme dhe në kompromis me opozitën, qeveria ka nxjerrë një dekret-ligj, mbi përgjimet, për të mbajtur nën fre propagandën e dosjeve të bëra bashkë me një aktivitet ilegal me përmasa të rëndësishme, nga disa ditë në faqe të parë në të gjithë shtypin. Telecom Italia dhe elementë të forcave të policisë dhe shërbimeve, janë autorët. "Dispozicione urgjente për rregulluar sërish normativën për sa i përket përgjimeve telefonike", është titulli i masës së marrë, por nuk është revizioni i pritur i disiplinës në fjalë.
Dekreti, mbi të gjitha, i drejtohet evitimit të rrezikut që nga dosjet të dalë një re e pakontrollueshme me informacione të hidhura. Ka lëvizur edhe Garanti për mbojtjen e të dhënave personale, me një deklaratë që shqetësohet më shumë për përhapjen e lajmeve, sesa për faktet reale. Fakte që hedhin dritë mbi mungesën e efikasitetit në thelb, të mbrojtjes së diskretitimit për vendin tonë.
"Kujdes nga demokracia", dëgjohet kudo. Dikush ka krahasuar këtë çështje me atë të P2. loggia P2. Por sot nuk duket se ka ndonjë komplot kundër demokracisë. Ndoshta, pika e përbashkët midis dy skandaleve qëndron në praninë e shumë emrave të shquar nëpër këto dosje. Kështu, justifikohen alarmet e politikanëve dhe nxjerrja e bujshme e dekretit që imponon shkatërrimin e informacioneve delikate dhe madje ndalon përdorimin në procese penale (me prirje që do të shkaktojnë jo pak diskutime).
Një sy i shpejtë i treqind e dyzet e katër faqeve të urdhrit për rishqyrtim gjyqësor (në website-n e Sole 24 Orë) na lë të tronditur. Numri i njerëzve të përfshirë (qoftë si viktima, qoftë si të fajshëm), modalitete e egzekutimit të të ndaluarve, klima e përgjithshme e shkeljes së ligjit që del nga rindërtimi i çështjes, na japin një tablo të paligjshme që tejkalon çdo imagjinatë.
E kemi shkruar dhe rishkruar, sidomos mbasi atentatet e 11 janarit shtynë qeveritë të merrnin masa të rrepta për të drejtën e privatësisë së qytetarëve të tyre, me arsyen (apo pretekstin) se mbledhja e informacioneve personale është shumë e nevojshme kundër luftës së terrorizmit dhe krimeve.
Kjo, në linjë principi, është e vërtetë. Por është gjithashtu e vërtetë se egzistenca e shumë rrugëve për gjetjen e informacioneve, mbledhje të cilat për më tepër nuk kanë asnjë garanci, mbart në vete një rrezik shumë të lartë (midis të tjerash, kështu kufizohet liria e qytetarëve, jo e terroristëve).
Të dhënat mblidhen dhe ruhen, ligjërisht, për të lejuar forcat e policisë dhe të shërbimeve të inteligjencës të mbledhin informacione të nevojshme për të kryer detyrën e tyre. Një masë e madhe normash përshkruan se si duhen mbledhur të dhënat dhe si duhen ruajtur ato, çfarë garancish i duhen dhënë individëve të këtyre të dhënave dhe çfarë masash sigurie duhen marrë pikërisht për të evituar ato humbje të mëdha të dhënash, që sot shkaktojnë kaq shumë alarm.
Nga ligji 675/96 e këtej, prodhimi normativ përsa i përket mbrojtjes së të dhënave personale ka qenë mbresëlënës, gjithëpërfshirës, i detajuar deri në përtacinë më të madhe. Ligje, dekrete, kode autodisiplinë dhe "sjellje e mirë " (më parë kjo shprehje bënte për të qeshur), masat e marra nga Garanti, autorizime të përgjithshme dhe të tjera: nëqoftëse ajo zyrtarisht, e përcaktuar si "Kodi për mbrojtjen e të dhënave personale", është një tekst me përmasa të tepruara, "kodi i privatësisë thelbësore është një tullë me peshë të papërshtatshme.
E megjithatë, kjo ndërtese normative madhështore nuk ka shërbyer për të evituar aktivitetet ilegale dhe nuk eviton dhunimet e shumta dhe të vogla që hasim çdo ditë.
Cili është problemi? Problemi madhor është se asnjë normë dhe asnjë kontroll nuk mund të anullojë tërësisht rrezikun më të madh, atë që mund të jenë vetë përgjegjësitë e sigurisë, ato që dhunojnë sigurinë dhe në këtë rast na vjen në ndihmë pyetja e lashtë "Quis custodiet ipos custodes" (Kush i kontrollon vetë kontrolluesit?)
Ky, në fakt, është një problem mjaft i madh. Sigurisht që nuk hyjnë në punë në këtë rast "masat minimale të sigurisë", të cilat duken më shumë si formalitete se sa reforma.
Por mbi të gjitha, ka shumë vrima të hapura në kontrollin e organizmave të sigurisë publike dhe të mbrojtjes së shtetit. Këto organizma kanë praktikisht "fletë të bardhë" në mbledhjen e të dhënave, rreth miliona qytetarëve, duke përfshirë edhe ata më perfektët.
Kodi i mbrojtjes së të dhënave personale përmban dispozita të caktuara, të cilat ndalojnë në çdo lloj mënyre aksesin e qytetarëve ndaj të dhënave bankare të forcave të rendit apo të organeve të mbrojtjes së shtetit.
Dihet që përgjimet dhe spiunazhi duhet të bëhen në doza të caktuara dhe në dispozita të caktuara, por kush i vendos këto kufij? Terrori përhapet shpejt, përgjimet parashikojnë dënime të rënda për protagonistët e tyre.
Të shpëtojë kush të mundet, pasi përgjuesit kanë mëshirën minimale për "viktimat" e tyre, e megjithatë siç thamë, dikush duhet t'i kontrollojë kontrolluesit.
KB

Re: Përgjimet
Kujdes, Big Brother ju vëzhgon
Një studim i madh ka zbuluar se në Britani ka nga një kamerë CCTV për çdo 32 qytetarë.
Njoftimi se 1.8 milionë kamera vëzhgojnë çdo veprim të britanikëve, vërteton shkallën tronditëse të mbikëqyrjes në Britani shekullin e 21-të.
Sipas këtij studimi rezulton se CCTV ka bërë që Britania të cilësohet nga vendasit si një shtet Big Brother.
Hulumtimi gjithashtu gjeti se shumica e kamera CCTV në Britani të Madhe kanë gjasa të jenë në pronësi private.
Pavarësisht nga përhapja e kamerave CCTV, policia britanike pranon se vetëm nga një krim është zgjidhur për çdo 1.000 kamera.
Bërja publike e studimit më të fundit britanik, ka ngjallur mjaft debat ne opinionin vendas.
Sipas policisë së shtetit, kamerat e vendosura kishin si qëllim rritjen e sigurisë në vend.

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Përgjimet
Kush dhe si na përgjojnë e mbikëqyrin të gjithëve
Fakte tronditëse, të cilat vërtetojnë se vëzhgimi prej syrit të Vëllait të Madh, është i lehtë dhe i kollajshëm – sigurisht dhe me ndihmën e kompanive private- duke na vëzhguar në mënyrë sistematike për çdo ditë, ka publikuar ditët e fundit stafi i sajtit të famshëm Wikileaks.
Faktet shqetësuese, të Wikileaks janë publikuar dhe nga revista Italiane L’Espresso, duke përforcuar së tepërmi një frike unike të përhapur në gjithë botën: Se ‘ata’ na vëzhgojnë për çdo ditë, hollësisht, na ndjekin në çdo hap dhe dinë gjithçka për ne, në kundërshtim me pafajësinë tonë, që nuk jemi në dijeni dhe nuk mund të vërtetojnë se Kush na vëzhgon imtësisht!
Sipas reportazhit të publikuar, me anë të rrjetit të disa kompanive private, kontrollohen dhe arshivohen me miliarda informacione që merren nga telefonat celular, e-mail, sms etj.
Bëhet fjalë për një situatë të rrezikshme “Kolosale” –siç quhet nga mediat e sipërpërmendura- me një bazë të dhënash e cila vërteton se jeta e gjithkujt mund të “vidhet” në çdo moment, mund të kopjohet, mund të arshovohet e më pas të analizohet me anë të një programi të automatizuar.
Në dokumentet e bëra publike theksohet se gjithçka vëzhgohet dhe kontrollohet: Fax, Telefona Fiks, Celularë, H/Y, programe të ndryshme siç janë Skype, Facebook etj. Në spiunazh marrin pjesë dhe ofrojnë shërbimet e tyre shumë kompani private, të cilat vihen në dispozicion të “Demokracive” dhe të shumë Diktatorëve.
Në dokumentet e publikuara, gjenden dhe raste konkrete siç ishte krijimi i kompanisë “Hacking Team”, në Milano, “Remote Control System”, e cila “Merret me qira” kundrejt shumës prej 200,000 eurosh për një vit dhe luan rolin e një agjenti “007”.
“Remote Control System”, përgjon dhe ndërhyn në çdo kompjuter si dhe në çdo smartphone, duke e shndërruar të në një spiun të vërtet, duke na zbuluar gjithçka: Regjistron dhe ridërgon çdo e-mail, kodet e hyrjes (fjalëkalimet) të çdo sajti të cilin ne vizitojmë dhe të çdo teksti që ne shkruajmë.
Munden akoma dhe të aktivizojnë pa dijeninë tonë viedeokameran, aparatin fotografik, ose mikrofonat e të gjitha aparaturave elektronike që kanë lidhje me teknologjinë, duke regjistruar dhe transferuar të gjitha bisedimet dhe të dhënat tona personale në çdo moment.
Një rast tjetër - gjithmonë sipas dokumenteve - është ai i kompanisë Gjermane “Ultimaco”, e cila ofron një sistem informativ ‘grackë’, i cili ka aftësi bllokuese të çdo lloj informacioni e të dhëne që vijnë nga telefonat fiks dhe celularë, interneti, Skype etj.
Sistemi i ‘rezervimit’ të informacioneve, pasi mbledh të gjitha informacionet, më pas i grupon ato në baza të mëdha të dhënash, me një aftësi deshifruese mbi 100,000 të dhëna në sekondë.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Përgjimet
Britani: Do të përgjon telefonatat, mesazhet, interneti
Detajet e çdo telefonate, mesazhi të shkëmbyer, trafiku në postën elektronike dhe faqet e internetit të vizituara do të mund të grumbullohen në një database të posaçëm, sipas një plani të ri të qeverisë britanike, në kuadër të luftës anti-terror.
Të gjithë operatorët e telefonisë dhe ata të shërbimit të internetit do të urdhërohen që të ruajnë gjithçka për një vit dhe të jetë po ashtu gjithçka e mundshme për tu përgjuar e vëzhguar për nevoja të sigurisë kombëtare.
Të dhënat që do të ruhen nuk përfshijnë përmbajtjen e telefonatave, teksteve sms apo të e-maileve, por numrin e tyre dhe adresat e personave të cilëve u janë drejtuar apo pranuar.
Forcat e sigurisë do të mund të ketë për herë të parë edhe informacionet e formës se kush është duke komunikuar me kë në një rrjet social, siç janë për shembull Facebook apo Twiter.

CIA ju përgjon nëpërmjet televizorit tuaj
Televizorët e rinj me internet, nga të cilët mund të daunlodohet edhe një film apo të dëgjohet radio uebi, “Netflix”, mund të përgjojnë duke regjistruar çfarë po bëjnë dhe ku ndodhen pronarët e shtëpisë nëpërmjet apps-ve (aplikacioneve).
“Agjentëve nuk iu duhet më të vendosin përgjues në shtëpitë tuaja, pasi ka aparatura të lidhura që kontrollohen nga apps-et, që do të thotë se njerëzit përgjojnë vetë shtëpitë e tyre”, tha drejtori i CIA-s, David Petraeus, sipas “Daily Mail”.
CIA deklaroi se do të jetë në gjendje t’i kontrollojë këto pajisje nëpërmjet internetit, madje edhe nëpërmjet valëve radiofonike nga jashtë shtëpisë.
Përveç kësaj, kompania e çipeve, ARM, së fundi ka prodhuar çipe që shpenzojnë fare pak energji, të cilat mund të përdoren që nga frigoriferi, deri të zilja e derës. Rezultati do të jenë një tufë pajisjesh të lidhura me aparaturat tuaja që mund të lexohen njëlloj si një libër, madje edhe të kontrollohen nga larg, sipas drejtorit të CIA-s.

Zattoo- 600
Re: Përgjimet
Të vëzhguar në çdo hap?
Të shohësh apo të shihesh, kjo është forma e dilemës hamletiane, e përkthyer në epokën moderne të videoregjistrimit dhe videotransmetimit që po jetojmë në ditët e sotme
Kujt nuk i kanë rënë në sy videokamerat e montuara në vitrinat e dyqaneve të elektronikës, falë të cilave fytyra jote, prej kalimtari tuhaf, shfaqet me bujë në dhjetëra ekrane televizorësh ofruar për shitje? Të shohësh apo të shihesh, kjo është forma e dilemës hamletiane, e përkthyer në epokën moderne të videoregjistrimit dhe videotransmetimit që po jetojmë në ditët e sotme.
Njeriu e ka mbjellë tashmë botën e vet me mijëra sy elektronikë: kamera televizive, kamera mbikëqyrëse të rrugëve e të dyqaneve, live cams që transmetojnë 24 orë në ditë për sajte në internet, web-cams, kamera telefonash celularë, kamera të trafikut e të shpejtësisë, kamera të Google që fotografojnë qytetet poshtë, kamera që filmojnë pyllin e virgjër tropikal, folenë e urithit, hapësirën kozmike, thellësitë e nënujshme, gurët në tëmth, ose botën mikroskopike deri në nivel të molekulave dhe atomeve; kamera që ruajnë kamerat nga sulmet e vandalëve.
Thuhet se çdo banor i Londrës del në kamera mesatarisht 300 herë në ditë. Programe kompjuterike për analiza imazhesh analizojnë parregullsitë e sjelljeve në rrugë për të dalluar vjedhësit, të ikurit, të kërkuarit, keqbërësit, të dyshimtët, terroristët dhe i identifikojnë ato nëpërmjet tipareve të fytyrës.
Përparimi teknologjik e ka ulur në mënyrë dramatike koston e kapjes, manipulimit dhe ruajtjes së imazheve. Thuhet, përsëri, se në Londër, që është edhe metropoli teknologjikisht në pararojë të mbikëqyrjes video, gjen afërsisht një videokamera për çdo 14 qytetarë.
Forcat e ruajtjes së rendit, madje ndonjëherë edhe shoqatat e komuniteteve të shpjegojnë se prania e kameras në rrugë ndihmon për të frenuar impulset kriminale e për t'i bërë qytetarët të ndihen më të qetë e më të mbrojtur.
Të tjerë protestojnë për dhunimin e privatësisë, nga syri vëzhgues dhe i padëshiruar i një aparati policor që imponon praninë dhe autoritetin e vet në publik.
Në Shoreditch, një nga lagjet e Londrës, rrjeti i televizionit Digital Bridge ka eksperimentuar me transmetimin, drejtpërdrejt në televizorët privatë të banorëve, të pamjeve çfarëdo nga rruga: njerëz që parkojnë automjetin, takojnë tezet, bëjnë pazar, nxjerrin qenin shëtitje, luajnë domino në lulishte apo çdo aktivitet i përditshëm. Imagjinoni pra, sikur kamerat t'ju ndjekin ditë e natë, në shtëpi dhe jashtë saj.
Madje, as nuk është e nevojshme ta imagjinoni, pasi tashmë në metropole e përditshmja e mërzitshme e të gjithëve regjistrohet dhe ruhet në miliona dosje dixhitale.

Odin- 513
Re: Përgjimet
Në Gjermani përgjimeve nga ana e autoriteteve dhe shërbimeve informative u vihen kufij të rreptë. Por kjo nuk e shqetëson aspak shërbimin sekret të SHBA-së. Indinjata është e madhe në BE dhe Gjermani.
Skandali i përgjimit rreth shërbimit sekret të SHBA-së, NSA, po zgjerohet. Sipas informacioneve të gazetës britanike "Guardian" janë përgjuar edhe përfaqësitë diplomatike të Francës, Italisë dhe Greqisë në Uashington dhe pranë Kombeve të Bashkuara.
Gazeta informon se, NSA ndër të tjera ka instaluar atje aparate përgjimi dhe ka ndërhyrë në linjat kabllore të komunikacionit. Ashtu si në të gjitha rastet e tjera të bëra të publike më parë në këtë skandal mbarëbotëror përgjimi, edhe këtë herë dokumentet informuese vijnë nga ish- punonjësi i shërbimit sekret amerikan, Edward Snowden.
Në fundjavë u ngritën akuza se NSA përgjon me qëllim BE-në. Sipas këtyre akuzave, në institucione të BE-së janë vendosur aparate përgjimi dhe vetëm në Gjermani çdo muaj janë përgjuar rreth gjysmë miliardë telefonata, e-mail-e apo SMS. Në revistën informative "Spiegel" thuhet më tej se SHBA e shohin Gjermaninë vërtet si partner por edhe si objekt sulmi. Indinjata është e madhe. Komisionerja e BE-së për drejtësinë Viviane Reding kërcënoi se mund të pezullojë negociatat për një marrëveshje tregtie të lirë mes BE-së dhe SHBA-së, nëse këto informacione do të rezultojnë të vërteta: "Partnerët nuk e spiunojnë njëri-tjetrin", tha Reding në Luksemburg.
Përpjekje për rutinë diplomatike
Për të ngarkuarin gjerman me mbrojtjen e të dhënave, Peter Schaar, veçanërisht shqetësues është fakti që "pala amerikane nuk i ka përgënjeshtruar këto informacione". Bëhet fjalë për "një cenim të rëndë të të drejtave tona themelore", tha Schaar për "Ruhr Nachrichten".
Uashingtoni hesht vërtet ende lidhur me akuzat. Vetëm nëpërmjet kanaleve diplomatike do të jepen përgjigje "të përshtatshme", deklaroi zyra e shefit të shërbimeve sekrete amerikane, James Clapper. Sqarime do të ketë edhe në dialogun dypalësh të ekspertëve për shërbimet sekrete, të cilin SHBA e ka njoftuar disa javë më parë.
Ky reagim nuk ka shumë gjasa të zbusë indinjatën në radhët e politikanëve gjermanë, edhe pse kancelarja Angela Merkel deri tani nuk është pozicionuar për akuzat e fundjavës. Ministrja gjermane e drejtësisë Sabine Leutheusser-Schnarrenberger, është e para anëtare e kabinetit qeveritar që u shpreh në lidhje me akuzat: është jashtë çdo përfytyrimi që "miqtë tanë" në Uashington na shohin ne evropianët si armiq, tha politikania liberale (FDP). Për "shërbimet sekrete të dala jashtë çdo kontrolli" diskutohet me zjarr në të tre partitë e koalicionit qeverisës.
Azil në Gjermani për Snowden?
Për opozitën tani është në radhë të parë detyrë e kancelares të veprojë: ajo duhet të sqarojë sa më shpejt nëse ka pasur një "bashkëpunim të fshehtë" mes shërbimeve informative gjermane me NSA-në, tha kryetari i grupit parlamentar të të gjelbërve në Bundestag, Jürgen Trittin në kanalin e parë televiziv gjerman ARD.
Njëkohësisht ai u shpreh me forcë për mbrojtjen e "informatorit" Edward Snowden nga pasojat juridike në SHBA: "Kush bën publike praktika të paligjshme, duhet të mbrohet", tha Trittin. Për Snowden duhet garantuar një "qëndrim i sigurt" në Evropë, tha politikani i gjelbër. /DW/
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

Albaniaa- 409
Re: Përgjimet
NSA ka përgjuar “lidhjet sociale” midis amerikanëve
The New York Times ka raportuar se për gati tre vjet, Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara (NSA) ka përgjuar të dhënat e disa amerikanëve, për të përcaktuar lidhjet e tyre sociale.
Gazeta thotë se përgjimi i ka mundësuar qeverisë të identifikojë lidhje të caktuara midis amerikanëve, lokacionet e tyre në kohë të caktuar dhe informata të tjera personale.
The New York Times ka cituar dokumentet e siguruara nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.
Gazeta thotë se Agjencia për Siguri Kombëtare ka nisur përgjimin e thirrjeve telefonike dhe emaileve në nëntor të vitit 2010.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi