EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tre sitat e Sokratit

Shko poshtë

Tre sitat e Sokratit Empty Tre sitat e Sokratit

Mesazh  F786 27.09.17 21:34

Tre sitat e Sokratit Athenes

Një ditë, i vjetri i mençur, Sokrat, po ecte në rrugë, kur befas një i huaj i afrohet, duke i thënë:
- Sokrat, a e di ç'kam dëgjuar për studentin tënd të ri? Dua të të tregoj...
- Prit një moment,-e ndalon Sokrati, dhe vazhdon:
- Për ç'ka do të më rrëfeni, i kaluat në provë tri sitat?
- Nuk ju kuptoj Sokrat, ç'doni të thoni? Për ç'sita po flisni?
Sokrati, duke parë reagimin plot habi të të huajit, i tha:
- Në rregull, do ta provojmë! Sita e parë, është ajo e së vërtetës! Para se të më flasësh për studentin tim, të shohim se çfarë doni të thoni. A jeni i sigurt se ajo që doni të më tregoni është e vërtetë?
Me habi, i huaji ia ktheu:
- Jo! Por dëgjova se po flitej rreth tij!
- Në rregull,-thotë Sokrati,-të shohim, sita e dytë: e së mirës! A është ajo ç'ka doni të më thoni për studentin tim, diçka e mirë?
- S'e besoj! Është pikërisht e kundërta e saj!
- Pra, ju kërkoni të më tregoni diçka të keqe rreth studentit tim, edhe pse ju nuk jeni i sigurt nëse është e vërtetë, apo jo!
I huaji reagoi, duke ngritur supet, dhe Sokrati vazhdoi sërish:
- Të vazhdoj, me sitën e tretë, sitën e dobishmërisë. Pra, a është e dobishme për mua, që të kem këtë informacion për studentin tim?
I huaji mohoi me kokë.
- Mirë pra! Nëse ajo çka doni të më thoni, nuk është as e vërtetë, as e mirë e as e dobishme, atëherë pse ju duhet të më thoni, o njeri?-i tha Sokrati, dhe i huaji u largua në heshtje, kokëulur.

Tre sitat e Sokratit 1280px-Metropolitan_David_Socrates_3
F786
F786

11


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi