Masoneria në "fillesat" e Amerikës
Faqja 1 e 1
Masoneria në "fillesat" e Amerikës
Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara ka shumë lidhje me shkrimet e frimasonit francez, James Anderson, dhe librin e tij të vitit 1723: “Rregullat e frimasonëve”. Një libër. i cili u redaktua dhe ribotua nga Benxhamin Franklin njëmbëdhjetë vjet më vonë, në vitin 1734, i cili ishte po ashtu një mason.
Ekziston një dakordësi e gjerë, se ky ishte libri i parë masonik që u shtyp në Shtetet e Bashkuara dhe ndikimi i tij në shumë amerikanë të shquar të kohës, është me sa duket mjaft i thellë. Në kushtet e Kushtetutës së Shteteve të bashkuara, që hyri në fuqi në mars të vitit 1789, disa pjesë duket se janë marrë tërësisht nga teksti masonik, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me fjalën e lirë, të drejtat për nënshtetësinë dhe faktin që secili ka një votë.
Duke pasur parasysh pretendimet e hedhura nga Manly Hall, është ndoshta e lehtë të shihet pse disa bëjnë lidhjen, kur një ideal i aplikuar në lozhat më private të Evropës, më pas u vu në zbatim në një shkallë shumë më të madhe, për një shtet të tërë.
Por jo vetëm! Sikurse guri i themelit të ndërtesës së Capitolit, ishte subjekt i një rituali masonik, kështu ka ndodhur edhe me gurin e themelit në Shtëpisë së Bardhë. Xhorxh Uashingtoni vetë do ta mbikëqyrte këtë ritual, ashtu si dhe projektimin dhe paraqitjen e përgjithshme të Shtëpisë së Bardhë. Shumë nga ndërtuesit e saj, gjithashtu kishin lidhje të forta me masonët. Megjithatë, vendndodhja e gurit të themelit fillestar pretendohet të jetë e panjohur.
Historia tregon se pas përfundimit të ceremonisë, të pranishmit ngritën nga një dolli me rastin e nisjes së punimeve. Por me sa duket pinë më shumë se një, pasi mëngjesin e të nesërmes, kujtimet e tyre kolektive ishin kaq të mjegullta, saqë askush nuk mund të mbante mend vendndodhjen e gurit të themelit. Gjatë presidencës së Harry Trumanit në fund të viteve 1940, ndërsa Shtëpia e Bardhë iu nënshtrua restaurimeve, u bë një përpjekje për të gjetur gurin e humbur, megjithëse për aq sa dihet, këto kërkime ishin të gjitha të pasuksesshme.

F786- 11
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi