EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

20 idete me te thella per samurajt japoneze.

Shko poshtë

20 idete me te thella per samurajt japoneze. Empty 20 idete me te thella per samurajt japoneze.

Mesazh  AlbiSeli 24.07.17 10:44

20 idete me te thella per samurajt japoneze. Samura11

Më poshtë po rendisim 20 prej ideve më të thella që udhëhiqnin jetën e samurajëve, luftëtarët-filozofë të mesjetës dhe fillimeve të epokës moderne në Japoni. Për ta, përsosmëria ishte vlera më e lartë.


Pavarësisht kalimit të kohës dhe dallimeve në kultura, të gjithë mund të mësojmë gjëra të rëndësishme nga idetë e tyre.

Para se t’i thoni dikujt mendimin tuaj, konsideroni nëse do të jenë në gjendje për ta pranuar atë.

Njeriu duhet të korrigjojë gabimet e veta, sapo i bën. Nëse e bën këtë pa vonesë, të gjitha shkeljet do i falen shpejt.

Ai që përdor dhunën kur është i dehur, nuk është vetëm i nxituar, por edhe burracak.

Njeriu gjithmonë duhet të shmangë sasitë e mëdha të alkoolit, krenarisë së tepruar dhe luksit të madh.

Të bësh një pyetje edhe kur e di përgjigjen, është thjesht një akt mirësjelljeje. Të bësh pyetje kur nuk e di përgjigjen është një domosdoshmëri absolute – nuk duhet të jesh kurrë shumë krenar, për ta bërë këtë.

Kur hasni dështime dhe vështirësi, është jetike që të vazhdoni të ecni përpara, me guxim dhe me gëzim.

Një person nuk ka fare vlerë, nëse nuk e kupton vlerën e vërtetë të momentit të tanishëm.

Ai që nuk ka zotëruar trupin dhe mendjen e vet, që në krye të herës, nuk do e kapërcejë kurrë armikun.

Njeriu duhet të marrë përgjegjësi, vetëm për atë që mund të arrihet në një ditë të vetme. Çdo ditë e re, duhet të shihet si një mundësi për arritjen e objektivave individuale.

Asgjë tjetër nuk ka me të vërtetë rëndësi, përveç qëllimit themelor që keni vënë në këtë moment të tanishëm të kohës. Jeta e një njeriu është, një seri momentesh të tashëm, të njëpasnjëshëm.

Njeriu duhet që gjithmonë të peshojë vlerën dhe të konfirmojë të vërtetën e çdo fjale që ka ndërmend të thotë.

Mësimdhënia e bën atë që është nga natyra inteligjent, edhe më të mencur. Por, natyrisht nuk duhet hequr dorë nga ata që s’kanë inteligjencë.

Ne s’mund ta dimë kurrë se sa shumë supozimet tona mbi të tjerët janë të vërteta.

Fatkeqësia u vjen atyre që, të vetëkënaqur, mendojnë se suksesi në të ardhmen është i pashmangshëm, dhe për këtë arsye lejojnë t’u ikë nga duart, kontrolli mbi çështjet e tyre. Eshtë marrëzia më e madhe që të lësh për nesër, zgjidhjen e problemeve më urgjente.

Nëse iluminoheni në një fushë të jetës, në këmbim do të gjeni iluminim edhe në tetë fusha të tjera.

Edhe një fjalë e vetme e folur, shpesh është e mjaftueshme për të zbuluar forcën apo burracakërinë e një njeriu.

Ajo që quhet shpesh bujari, është në fakt dëshmi e një ndjenje të thellë dhembshurie.

Njeriu duhet të kalojë gjithë jetën e vet, duke mësuar me zell, sa më shumë që të mundet. Në këtë mënyrë do të bëhet një njeri më i zhvilluar dhe i realizohen, me çdo ditë që kalon. Objektivi i përsosmërisë totale nuk ka fund.

Njeriu kurrë nuk duhet ta trajtojë një person tjetër me vrazhdësi, në qoftë se tjetri vjen tek ai për ndihmë – edhe në qoftë se është i zënë.

Qëndrojuni fort atyre që besoni dhe mos u largoni prej tyre. Në vend që të rraskapiteni duke u përpjekur për të pranuar shumë këndvështrime të ndryshme, qëndrojini fort besimit të asaj që duket përjetësisht e vërtetë për ju.
AlbiSeli
AlbiSeli

" Shkalla me e madhe e marrezise eshte te kujtosh se je i mencur."

21


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi