EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Helena

2 posters

Shko poshtë

Helena Empty Helena

Mesazh  ines 27.03.09 19:08

HELENA

Helena (greq. Helene) - e bija e Zeusit, zotit suprem dhe e dashnores së tij Ledës, më e bukura prej të gjitha grave vdekatare.

E ëma e saj, Leda, ishte gruaja e Tindareut, mbret i Spartës me të cilin ka pasur dy fëmijë, bijën Klitemnestrën dhe djalin Kastorin. Me bukurinë e vet Leda e ka magjepsur edhe vetë Zeusin dhe me të i ka pasur dy fëmijë: Helenën dhe djalin Polideuk. Tindareu nuk ka pasur asgjë kundër pjesëmarrjes së Zeusit në shumimin e familjes së tij, andaj fëmijët e vet dhe thjeshtrit, i ka rritur si duhet. Me djem nuk ka pasur vështirësi të posaçme.

Që të dy u bënë trima të famshëm dhe arritën në qiell ku edhe sot ndriçojnë si Bineqët ose Dioskurët. Edhe me Klitemnestrën, së paku deri sa ishte e re, nuk ka pasur vështirësi. E martoi për Agamemnonin, mbretin e Mikenës. Vështirësi më të mëdha ka pasur me Helenën.

Ishte ende vajzë tejet e re, ndërsa për bukurinë e saj është folur larg, andaj e dëshironte Tezeu, mbreti i Athinës dhe me ndihmën e shokut të vet Piritout, e rrëmbeu. E çliruan vëllazërit Kastor dhe Polideuk dhe e këthyen në shtëpi.Së shpejti në Spartë erdhën krushqarët e rinjë për Helenën. Me kohë aty u gjenden të gjithë mbretërit dhe fëmijët e mbretërve akeas, të cilët dëshironin të martohen.

Grindjet e tyre rreth Helenës gati e sollën Greqinë deri te gremina e luftës. Katastrofën e pengoi mendjeprehtësia e Odiseut, mbretit të Itakës. Ai në mënyrë të thjeshtë, origjinale, e këshillon Tindareun: që t'i lejë anash të gjitha konsideratat dinastike dhe politike e t'i lejojë Helenës që ta zgjedhë burrin sipas dëshirës së vet. Krushqarët u pajtuan me këtë mendim dhe me betim u obliguan se zgjedhjen e saj do ta pranojnë pa kurrfarë kundërshtimi dhe se fituesin nuk do ta vrasin dhe në asnjë mënyrë nuk do ta fyejnë, por në çdo gjë do t'i ndihmojnë.

Me fat ose pa fat, i zgjedhuri i saj ishte Menelau, vëllau i Agamemnoit. Pas martesës i lindi e bija Hermiona dhe kur Tindareu vdiq, Menelau e trashëgoi fronin spartan. Çdo gjë ka qenë në rregull madje as Menelau dhe as Helena nuk kanë parandjerë se çka po u pergatit ndërkohë fati.

Atëbotë në shpellën e kentaurëve ishte dasma e Peleut, mbretit të Ftisë me Tetidën, hyjneshën e detit, në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë zotërat. Vetëm Erida, hyjnesha e grindjes, nuk ka qenë e ftuar që mos t'ua prish harenë. Erida e fyer për t'u hakmarrë në mesin e hyjneshave Afrodita, Hera dhe Ethena e hudh mollën e artë, në të cilën shkruante „më të bukurës". Hyjneshat menjëherë si një, donin ta merrnin mollën, sepse secila prej tyre, gjë që është e kuptueshme, e konsideronte veten më të bukur.

Ndërkaq nga kjo lindi grindja në zgjidhjen e së cilës nuk ka dashur të ndërhyjë as zoti suprem Zeusi. Dëshironte ta ketë qetësinë e vet andaj i urdhëroi zotit Hermes që ta marrë mollën dhe t´i dërgojë hyjneshat në malin Ida, jo larg Trojës, ku jeton bariu i quajtur Parid. Ky le ta zgjidhë këtë mosmarrëveshje.

Paridi ishte i biri i Priamit, mbretit trojan. Arsye e mirë e vendimit të Zeusit ka qenë, sepes jetonte në mal e jo në pallatin mbretëror. Para lindjes së Paridit e ëma e tij ka ëndrruar se do ta lindë një vravashkë të ndezur, e cila do ta ndezë Trojën.

Magjistari ëndrrën e ka shpjeguar në mënyrë që djali që do të lindë do të jetë shkaktar i shkatërrimit të Trojës. Për këtë arsye mbreti i Trojës urdhëroi që fëmija menjëherë pas lindjes të dërgohet në malin Ida dhe atje të vendoset në kaçubën e pyllit. Fëmijën e mori dhe e ushqeu arusha, e pastaj e gjet bariu Agelau dhe e rriti si fëmijë të vetin. Për prejardhjen mbretërore të Paridit ka ditur vetëm Zeusi.

Kur Paridi e pa Hermesin, lajmëtarin e Zeusit, deshti të ikë, por i ra ndërmend se Hermesi do ta zë gjithsesi dhe kështu e dëgjoi urdhërin e tij. Paridi e mori mollën dhe filloi t'i shikojë hyjneshat. Të triat i dukeshin njesoj të bukura. Mendoi gjatë dhe vendosi mu atëherë kur hyjneshat ndikuan në të në mënyrë që ligjet dhe gjyqet njerëzore në esencë nuk lejojnë. Gruaja e Zeusit, Hera, i premtoi pushtet mbi tërë Azinë, hyjnesha e luftës Athena, famën luftarake, ndërsa hyjnesha e dashurisë dhe e bukurisë Afrodita gruan më të bukur në botë. Dhe Paridi mollën ia dha Afroditës.

Për Helenën atëbotë as që kishte ndëgjuar, por Afrodita bëri që Paridi sa më shpejtë ta njohë. Rrugëve të fatit Paridi së shpejti arriti në Trojë, ku e njohu motra e tij, Kasandra, magjistare dhe profeteshë e famshme. Mbreti Priam, i cili ka vuajtur gjatë për shkak të braktisjes së të birit të vet, kështu që e pranoi me gëzim të madh dhe e fut në pallatin mbretëror. Këtu Afrodita e porosit Paridin që ta ndërtojë anijen dhe të lundrojë për në Spartë, vend i njohur për nga bukuria e grave të tyre. Paridi e ndëgjoi përkundër pikëllimit të madh të Herës dhe Athenës të cilat për shkak të shkeljes së sedrës, si atij, ashtu edhe Trojës i kanë dëshiruar çdo gjë më të keqe.

Mbreti Menelau e pranoi Paridin dhe shokun e tij, Enenë, i cili e ka përcjellë ashtu siç u ka hije mysafirëve nga Troja e famshme. Për nderë të tyre ua përgaditi gostinë dhe i njohtoi me gruan e vet. Po se Paridi u gjet fytyrë për fytyrë me gruan më të bukur prej të gjitha grave vdekatare, në shikim të parë u dashurua në të. Edhe ai i pëlqeu asaj. Ditën e dytë Menelau kërkoi ndjesë prej mysafirëve të vet, sepse, për shkak të nje pune të ngutshme, ka qenë i detyruar të udhëtojë për në Kretë.

U dëshiroi qëndrim të këndshëm, ndërsa Helenës i urdhëroi që t'ua plotësojë të gjithë dëshirat. Arsyeja pse Helena fjalët e burrit ia ka shpjeguar vetes mjaft gjërë, para së gjithash fajin e kishte Afrodita. Ka nxitur te Helena aso dashurie, sa që ka harruar burrin vet, të bijën dhe atdheun dhe fshehtas lundroi me të në Trojë.

Prandaj Helena me Paridin shkoi vullnetarisht. Ndërkaq, versioni i dytë pohon se Paridi e ka detyruar, madje edhe me dhunë e ka marrë. Nuk dihet a kanë lundruar drejt për në Trojë. Siç duket, së pari kanë shkuar në udhëtim dasmor në Egjipt, pastaj një kohë kanë kaluar në Sidon, dhe në Trojë arritën pas disa vjetësh. Sidoqoftë, kështu apo ashtu, Helena u zhduk nga Sparta dhe me të edhe thesari mbretëror.

Kuptohet se Menelau nuk ka mundur të kalojë mbi gjithë këtë dhe të qëndrojë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Shkoi në Mikenë te vëllau i vet, Agamemnoni dhe e luti për ndihmë. Agamemnoni e këshilloi që me mbretin e Itakës, Odiseu, të shkojë në Trojë dhe ta lutë mbretin e Trojës Priamin, që t'ia kthejë Helenën. Poqese Priami nuk e sheh të arsyeshme ta korrigjojë veprën e Paridit t'i kërcnohet me luftë. Priami e refuzoi lutjen Menelaut dhe Agamenoni kaloi prej kërcënimit në vepër.

I luti për ndihmë të gjithë mbretërit e akeasve të cilët dikur i kishin premtuar Menelauit se si burrit të Helenes, në çdo gjë do t'i ndihmojnë. Këtë ndihmë ia premtuan edhe të gjithë sundimtarët e tjerë akeas. Të gjithë, iu kanë përgjegjur, ose vetë ose i dërguan djemët e tyre, dhe secil e ka sjellë ushtrinë e vet sipas mundësive të veta. Më në fund nën udhëheqjen e Agamemnonit u nis ushtria prej njëqind mijë akeasve kundër Trojës.

Kështu pra, për shkak të Helenës dhe Paridit, shpërtheu lufta e gjatë dhe e përgjakur trojane, e cila përfunodi me shkatërrimin e Trojës dhe vrasjen e trimave më të mirë akeas. Helena u pendua së shpejti për veprën e vet, të vjetër dhe atij të ri u ka sjellë aq shumë vuajtje. Mbreti Priam, në të vërtetë, kurrë nuk e ka çortuar, mirëpo ajo ka ditur se e tërë Troja e ka urrejtur si shkaktare të luftës dhe secila grua që në luftë e ka humbur burrin ose djalin ia ka bërë këtë me dije me shikim të vetin.

Mbi të gjitha, shpjet u erdhi në vete nga dashuria e Paridit. Siç u tregua, ai edhe nuk ka qenë burrë ideal. Vërtet, ka qenë i bukur dhe kujdesej për pamjen e vet. Mirëpo, në asgjë tjetër nuk ka mundur të krahasohet me burrin e saj të parë. Gjatë luftës ndjenjat e saj ndaj Paridit u ftofën dhe, më në fund, shndërruan në urretje. Në luftë shpesh tregohej si frikacak dhe mashkulli i cili nuk sjellej siç i ka hije burrit te gruaja e humb çdo dinjitet.

Paridi në luftë ka korrur edhe disa suksese, por asnjë me trimërinë e vet. Madje, e ka vrarë edhe Alkilin, kreshnikun më të madh akeas, mirëpo, jo në betejë te drejtpërdrejtë, por me shigjetën trathtare nga prita, të cilën e ka drejtuar zoti Apollon. Edhe vetë vdekja në mënyrë të ngjashme. Deri sa shetiste nëper mure e goditi shigjeta e helmuar e Filoktetit, shigjitarit akeas dhe ia shkaktoi plagën e pashërueshme.

I çmendur prej dhëmbjeve Paridi iku prej Troje dhe shkoi në malin Ida, ku vdiq i braktisur prej të gjithëve. Shokët e tij të mëparshëm e gjetën aty të futur në kaçub dhe ia përgatitën varrimin modest. Helena nuk iu afrua stivës së tij. Në ndërkohe ngushllohej te vëllau i tij, Deifobi i ri. Nuk u dëfrye gjatë me të. Me rastin e pushtimit të Trojës e vrau mbreti Menelau në odën e saj.

Takimi i sërishëm i Helenës me Menelaun për të kaloi që është për t'u befasuar, mirë. Në të vertetë, Menelau kurrë nuk ka besuar se ka shkuar vullnetarisht me Paridin dhe ka qenë i bindur, se me shkatërrimin e Trojës vetëm e ka çliruar prej ofshameve dhe vuajtjeve. Kuptohet se Helena e perkrahte në këtë bindje dhe ia ka shprehur gëzimin e pakufijshëm, që më në fund, e ka çliruar. Me triumf të madh hyri në anijen e tij dhe udhëtoi për në Spartë.

Pas shtatë viteve bredhjesh Helena e pa vendlindjen e vet. Menjeherë pas ujëdhesës Lezbos shtërngata i shpartallon anijet e Menelaut te kepi i Suniut. Menelau e humb timonierin e vet, ndërsa para kepit Mele sërish e kap shtërngata dhe anijen e tij e çon deri te buzëderdhja e Nilit. Kështu Helena përsëri u gjet në Egjipt, të cilin e ka njohur gjatë udhëtimit me Paridin. Vite të tëra ka bredhur me Menelaun përgjatë brigjeve të Nilit, nëpër Libi, Feniki dhe vende të tjera. Arriti në Sidon.

Më në fund, sërish kthehet në Egjipt, ku Menelau e shpagoi lundrimin e tij fatlum për në atdhe me flijimin e begatshëm. Para largimit mbretëresha egjiptiane Polidamna ia dha Helenës barin e rnrekullueshëm të përgaditur prej hirit të bimëve magjike. Kush e pi me verë ai i harron të gjitha mjerimet. E mjaftueshme ka qenë një gote e vogël dhe Helena harroi dy burrat e mëparshëm në Trojë, ndërsa Menelau mundimet që për shkak të saj i ka vuajtur.

Në Spartë Helena jetoi e lumtur me Menelaun. Ishin përsëri të lidhur me dashurinë fatlume madje jo vetëm deri në vdekje, por dhe pas saj, sepse zotërat të dy i kanë sjellë në Elize, ku i kalojnë ditët në lumturi të amshueshme.

Helena është njëra prej shembëlltyrave më interesante të miteve greke dhe deri më sot jeton në vetëdijen e njerëzimit si simbol i gruas së bukur dhe avanturiste. Gjatë dy mijë e pesëqind vjeteve të shkuara ka kaluar nëpër ndryshime të shumta. Homeri e përshkruan si grua tërësisht simpatike. Euripidi në tragjedinë Trojanet (e viti 415 para e.s.) e gjykon, duke menduar se i ëshë shmangur dënimit edhe pse ka qenë shkas i shkatërrimit të Trojës, ndërsa gratë e tjera trojane për shkak të saj kanë përjetuar vuajtje të shumta.

Në tragjedinë Helena (e vitit 412 para e.s.) Përkundër kësaj, mendon se Hlelena kurrsesi nuk ka qenë në Trojë, por pas ikjes prej Spartes ka mbetur në Egjipt, ku ka jetuar me ndere deri në kohën e ardhjes së Menelaut. Sofokliu e paraqet në dramen Dasma e Helenës, si grua besnike dhe të dashuruar. Kështu flasin autorët antikë, sepse kjo dramë nuk është ruajtur. Filozofi Gorgia në Fjalimin mbi Helenën nga fillimi i shek. IV para es. e mbron tezën se ikja e saj prej burrit nuk meriton vlerësim negativ. Poeti Simonid, gjaja në një këngë e dënon, ndërsa në tjetrën e lavdëron. Lidhur me këtë asgjë nuk do të ishte e jashtëzakonshme, por pas këngës se parë poeti verbohet, dhe pas të dytës sërish sheh. Poeti romak Ovidi ndaj saj ka pasur aq mirëkuptim (në Heroidet) sa ka pasur Vergjili fjalë ndëshkimi. Edhe më kontradiktorë është kuptimi për të në veprat e shkrimtarëve, poetëve dlhe muzikantëve modernë.

Pasi që gruaja e bukur, e cila përveç bukurisë e ka edhe atë që rëndom quhet e kaluara përherë i ka tërhequr artistët, Helena hyn në radhën e figurave të femrave antike, e cila më së shumti është trajtuar nga asrpekti artistik. Nga antika janë ruajtur gati njëqind e njëzet vaza me pamjen e saj.

Këto janë: Tezeu dhe Helena pesë vaza (njëra prej tyre është me siguri nga mesi i shek para e.s., dhe gjendet në Muzeun Popullor në Sofje), Menelau dhe Helena më se njëzet (njëra nga mesi i shek. VII para e.s. dhe sot gjendet në Muzeun e Iraklionit - Kretë), Rrëmbimi i Helenës më se tridhjetë (më e njohura e Maikronit është me siguri e vitit 480 para e.s. dhe gjendet në Muzeun e Arteve të Bukura në Boston), Menelau e ndjek Helenën më se gjashtëdhjetë etj. Paridi dhe Helena, ndërkaq, janë ruajtur vetëm në një (në vazën nga fillhni i shek. VII para e.s., dhe sot gjendet në Muzeun Metropolitan në Nju Jork). Prej veprave skulpturale antike veçmas është i njohur basrelievi Rrëmbimi i Helenës i shek III - II para e.s., dhe gjendet në Muzeun e Lateranit në Romë.

Prej pikturave të kohës së re vlen të përmendet Rrëmbimi i Helenës, me siguri vepër e një nxënësi të Fra Angelico (Fra Angjelikut) ndoshta e Benozzo Gazzoliut (Benoxo Gaxohu), sepse kjo është vepër e parë me tematikë antike prej mbarimit të botës antike (me siguri mesi i shek. XV dhe gjendet ne Galerinë Kombëtare në Londër). Prej pikturave të mëvonshme po e përmendim vetëm Paridin dhe Helenën e Jacques Louis (Zhak Lui) Davidit (e vitit 1788 dhe sot gjendet në Luver të Parisit).

Në vitin 1966 Rrëmbimin e Helenës publiku ka mundur ta shohë në goblenin e madh nga seria me pamjet nga lufta e Trojës, i punuar në mesin e shek. XVII, që, sipas modelit evropian, e kanë endur vektarët kinezë në Macau, koloni portugeze (sot gjendet në Muzeun Metropolitan në Nju Jork), Fati i Helenës ka qenë, kuptohet, temë e shpeshtë edhe në vepra të muzikës serioze dhe të lehtë.

Si „grua frivole dhe aventuriste çfarë ka kudo" e ka paraqitur në operetë Helena e bukur e Jacques Offenbachut (Zhak Ofenbahut), si ,grua bujare dhe krenare e cila, më në fund, iu nënshtrua epshit të nxitur me dinakrinë e djaloshit të dashuruar e ka paraqitur Christoph Willibaild Glucku (Kristof Villibald Gluku) në vitin 1770 në operen Paridi dhe Helena. Është e qartë se shumica nuk ka shkuar pas fjalëve të Herodotit: „Burrat me mendje të shëndoshë kurrë nuk mërziten për gratë e rrëmbyera. Sikur ato mos të kishin dashur, nuk do të rrëmbeheshin".

Në fund edhe një shënim: në qoftë se sot nuk dyshojnë se lufta e Trojës vërtet është ngjarje historike (me siguri kah mbarimi i shek. XIII para e.s.), Helenën mund ta lëmë anash nga kërkimet e shkaqeve të saj reale. Për shkak të një gruaje, madje edhe aq të bukur sikur se e përshkruan Homeri, nuk do të nisen në lundrim dhe në luftë më se njëqind anije me njëqind mijë ushtarë në kuverta. Duket se lufta e Trojës, ndonëse jashtëzakonisht madhështore ka qenë thjeshtë ekspeditë kusarësh e grekëve evropianë kundër bashkëfishorëve të vet të Azisë së Vogël dhe se ka qenë e motivuar me dëshirën që ta marrin pasurinë legjendare të „qytetit të mbretit Priam".

Se ky qytet vërtet ka qenë i pasur, kanë dëshmaur gërmimet e Kajnrih Shlimanit në vitin 1871-1878, i cili në gërmadhat e Trojës e ka zbuluar pasurinë, vlera e së cilës i tejkalon të gjitha masat ekzistuese.Vetëm "diademi i Helenës nga Argu" përbëhet prej 16.533 copëzash që jane të karakterit të argjendarisë më të pastër dhe i cili me stilin e vet artistik nuk i përngjet asgjë që deri më atëherë ka qenë e njohur nga bota antike.

Shlimani në Trojë ka gjetur gjithësej dhjetë grumbuj të objekteve prej arit. Pjesa më e madhe e tyre, për fat të keq, është zhdukur në mbarim të Luftës së Dytë Botërore në Berlin.
ines
ines

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Helena Empty Re: Helena

Mesazh  Albaniaa 23.07.13 12:26

Laomedonti, mbreti i parafundit i Trojes, ishte ai qe refuzoi t’u jepte
shperblimin per punen e bere ndertuesve te Ilionit me kryemjeshter
Aeakun, te atin e Peleut dhe Telamonit, dhe per me teper i kercenoi ata
se do t’ju priste veshet nese e merzisnin prape me kerkesen e tyre. Kjo
grimce nga legjenda e Ilionit, sa loje e nje mbreti prepotent, fsheh
brenda saj edhe zanafillen e nje kercenimi te mundshem te Trojes, nje
mbreteri qe aso kohe ishte shume e fuqishme dhe qe mbrohej nga nje
sistem fortifikues teper i sofistikuar .
Shqetesimi dhe frika nga ndonje agresion i mundshem teukro-dardan ishte
nje arsye e mjaftueshme qe 100 mbreter dhe princer nga gjithe
gadishulli i Hemit, te mblidheshin nen drejtimin e Agamemnonit te
Mikenes, per te ndeshkuar mburravecet trojane. Ndeshkuesit e ketij
rreziku u vetequajten Akej, qe pak a shume do te thote besetare te se
drejtes se mohuar dhe te sproves burrerore hakmarrese. S’do mend qe
prijesit akeas e kishin kuptuar se Troja ishte nje rrezik i afert per
secilin prej tyre, ndaj asnjeri nuk nguroi te merrte pjese ne
ekspediten me te tmerrshme ndeshkuese te kohes, qe coi ne shkaterrimin
e saj. Te gjithe besetaret e Aulides, njeqind mije fryme dhe njemije e
njeqind e tetedhjete anije, te udhehequr nga me shume se njeqind
mbreter pranuan si naltmadhni Agamemnonin. Ne ngjarjen epokale te
luftes se Trojes protagoniste ishin luftetaret akeas nga njera ane dhe
ata teukro-dardane bashke me qytetaret e Ilionit nga ana tjeter, ndersa
si deshmitare te gjitha hyjnite e Olimpit. Dhe padyshim qe nuk mungonte
asnje nga burrat e lashtesise te shquar per trimeri, te cilet ne kete
lufte do te provonin fuqine e rinise, mencurine dhe bujarine e me te
vjeterve, tmerret e luftes, dhembjen e humbjes, dredhine pellazge per
ta shkrumbuar Trojen nga themelet, lavdine e fitores se akeasve dhe
perjetesimin e kesaj ngjarjeje. Ishte kjo ngjarje trimerore qe e ktheu
ne epos perplasjen e akeasve me Trojen dhe qe e kurorezuan Homerin ne
perjetesine e universit letrar. Per te fituar besimin e te gjithe
akeasve, Agamemnoni, sipas keshillave te orakullit te Delfit flijoi te
bijen, Efigjenine, qe kjo fushate te shkonte mbare, por Ilioni, per
akeasit kishte qene dhe vazhdonte te mbetej nje enigme madheshtie dhe
force.
Prepotenca trojane e manifestuar nga mbreti i tyre Laomedont perbente
nje rrezik real, qe nuk u kalua aq lehte, as nga brezi pasardhes i
kryemjeshtrit Aeak, i cili arriti ta ndeshkonte arrogancen e Trojes te
pasardhesit e Laomedontit, me sakte tek i biri i tij Priami. Rreziku i
vertete i Trojes vinte para se gjithash nga trimeria teukre me ne krye
Hektor zemadhin. Teukrit ishin trima te cartur, dhe nese nje dite do te
mesynin drejt perendimit, mund t’ju prisnin akeasve jo vetem veshet,
por edhe kokat. Per trimeri mund te krahasoheshin me Hektorin vetem
Akili dhe Ajaksi, te dy nipa te Aeakut. Ne keto kushte urtia akease e
kishte kuptuar se pa nje plan te miremenduar, Troja do te vazhdonte te
mbetej per ta nje yll rrezellues sa ndjelles aq dhe i frikshem. Akeasve
nuk u mungonte as rinia, as trimeria, as shpirti i aventures, por keto
nuk mjaftonin per nje ndermarrje kaq marramendese, ku duheshin
llogaritur mire sakrificat e jeteve njerezore.
Pra ishte vendosur te shkaterrohej Troja, simboli i fuqise, pasurise,
mireqenies, e cila per akeasit ishte nje rrezik i vertete, mirepo
zberthimi i misterit trojan, per cdo mendje te thjeshte te asaj epoke,
qe i pamundur, ndaj dukej si nje aventure vrasese per kedo qe do te
perpiqej ta arrinte. Kjo beri qe akeasit te mos vleresonin si faktore
te luftes te armiku vetem forcen fizike dhe ate numerike, por t’i
jepnin perparesi rrahjes dhe mbrujtjes se mendimit ne kuvendin e tyre.
Ata kuptuan se diferenca ne kete perplasje do te kishte te bente
kryesisht me forcen e te menduarit dhe te gjykuarit. Ne rrafshin kohor
akeasit mendonin ne menyre komplekse tre dimensionale dhe i benin
vleresimet kolegjialisht ne kuvendin e burrave, qe ishte institucioni
me i rendesishem i zhvillimit te mendjes dhe i te menduarit abstrakt, i
cili drejtohej nga inteligjenca dhe keshilli i te urteve, ku benin
pjese Nestori, Odisea e te tjere. Kuvendi akeas vertet e respektonte
hierarkine e postit, por nuk perjashtonte pjesemarrjen ne te te asnje
luftetari e per me teper te mendimit te tij, si ne rastin e Tersidit, i
cili pasi morri mbeshtetjen e Akilit shprehu hapur ne kete kuvend
mendimin e tij. Ky kuvend ishte kudhra ku rrihej mendimi dhe nga ku
kalohej ne vendimmarrje te njezeshme e te pakundershtueshme. Nga kjo
pikepamje, akeasit kishin perparesi ndaj trojaneve, te te cilet
vendimmarrja ishte hierarkike dhe ashtu si pushteti, ishte atribut i
trashegueshem nga mbreti te pinjolli i tij me i forte. Pra akeasit
kishin mberritur ne nje stad me te larte te zhvillimit shoqeror se
trojanet dhe trikohesia ne te menduarit e tyre bashke me fjalen e
kuvendit ishin armet e tyre me te efektshme,
Prej kohesh akeasit ishin perpjekur te depertonin menderisht ne
keshtjellen e Ilionit, por ky qytet u fanitej si nje mit, ndaj ata duke
i dhene rendesi rrahjes se mendimit, i hapen udhe emancipimit te tyre.
Ketu nuk duhet harruar se vendimi kolegjial i akeasve bazohej edhe te
forma e besimit zeusian, qe ata e kishin shpirtezuar. Madje rolin e
femres jo vetem ne jeten familjare, por edhe shoqerore, ata kishin
filluar ta pervetesonin si vlere emancipuese. Kjo eshte e kuptueshme po
te veme re organizimin e hierarkise ne Olimp, ku jo rastesisht ka
baraspeshe ne raportin e hyjnive me hyjneshat. Te dyja linjat, si
mashkullorja dhe femerorja gezonin adhurim te vecante nder akeasit, ne
besimin e te cileve nje vend te vecante zinte hyjnesha Hera, qe ishte
mbrojtesja e jetes familjare, e bashkeshortesise dhe hyjnesha, te cilen ciftet e besonin si mbrojtesen e fatit te tyre.
Ne shoqerine akease dallohen qarte kater tipe femrash: Penelopa, femra
ideale per ruajtjen e shtratit bashkeshortor; Klitemnestra, femra
tipike e tradhtise dhe e krimit bashkeshortor; Circea, Briseida dhe
Kriseida, bukuroshet e flirteve dashurore qe i tundojne dhunshem te
dashurit e tyre, kujtojme Akilin per Briseiden dhe Odisene per Circean;
dhe Helena, bukuroshja e pashoqe e cila, mendojme se per motivin madhor
te mbrojtjes se qenies akease, duhet te kete pranuar marrjen persiper
te misionit per zbulimin e misterit trojan, duke vene ne sherbim te
ketij qellimi hiret dhe bukurine e saj.
Helena, protagonistja kryesore e luftes 10-vjecare midis akeasve dhe
Trojes, edhe pse na shfaqet perhere e mbeshtjelle me nje tis misteri,
nuk eshte pergojuar nga asnje mendje e zgjuar per veprimet e saj. Sot,
pas afro me shume se 30 shekujsh, Helena nuk na shfaqet vetem permes
pershkrimit te saj fizik dhene nga Homeri, por edhe permes gjendjes se
saj shpirterore dhene nga studiuesit, qe jane marre me te e qe kane
analizuar motivet, sjelljen, pasionet dhe vleresimet e saj. Por nga ana
tjeter, ajo ndoshta eshte e vetmja figure femerore artistike, qe eshte
dashur te misherohet te figura te tjera reale te shfaqura apo te
heshtura te historive konspirative, qe lidhen me ngjarje te tjera
epokale,
padyshim duke ruajtur vetem thelbin e saj. Manteli i Helenes eshte
ngjallur dhe veshur nga mjaft femra te zgjuara qe kane sherbyer
ne misionet e mistershme te sherbimit inteligjent te te gjitha koherave
duke neutralizuar e deri shkaterruar madheshtine e shume burrave te
shquar e te lavdishem.
Madheshtia e nje qyteti qendron te shpirti i qytetareve te tij dhe te
arkitektura e tij mbrojtese. E tille ishte Troja, e cila kishte
terhequr vemendjen jo vetem te akeasve, por edhe te hyjnive te Olimpit,
te cilat do t’i frymezonin ata per ta sfiduar Ilionin. Urtia akease
duhet ta kishte pikasur se Ilioni kishte disa perparesi: ishte nje
keshtjelle e fuqishme mbrojtese, banoret e tij dalloheshin per shpirtin
e paepur luftarak dhe kishin aleate te shumte, ndaj largpamesia e tyre
e drejtuar nga Odisea eshte befasuese, kur e fillon perplasjen me
trojanet paraprakisht duke u ngritur atyre nje gracke shpirterore. Ne
rrefimet e Homerit, protagonisti i shkaterrimit te Trojes, Odise
itakasi, eshte i kudondodhur, diku si mik, diku si tregtar, diku si
udhetar i larget, nje model i plotesise se nje burri udheprijes, keshtu
qe, nje sy vezhgues me lehtesi e kupton se ky ideator mendjemprehte i
bie te jete themeluesi i armes me te sofistikuar, asaj te sherbimit
inteligjent, qe edhe pse fillimisht lindi per qellime mbrojtese, nen
drejtimin ekspansionist u shnderrua ne vrases dhe shkaterrues. Virgjili
kete arme e quante “Dredhia Pellazge”, ”Dredhia e Odisese” apo “Dredhia
Mirmidonase”.
Dihet se ne kohe paqeje, burrat, trimerine e tyre e harxhonin me se
shumti pas bukurise femerore, gjuetise, ngrenie-pirjeve gazmore dhe
tregtise. Bukuria femerore ua ngaste mendimin te gjitheve kur degjonin
te flitej per te, por ca mjaftoheshin duke e soditur, ndersa ca te
tjere duke u trallisur si te marre pas saj. Mirepo bukuria qe do te
mbahej mend ne jete te jeteve, ishte ajo e bukuroshes se Spartes,
Helenes marramendese, e perzgjedhur si me e bukura nder vdekataret ngavete hyjnesha Afrodite, pa misteret e se ciles, shpirtrave njerezore do
t’ju mungonte personaliteti, karakteri dhe vullneti i stuhishem, qe
shenjojne tere historine njerezore. Helena, e bija e Tindarit, mbretit
te Spartes, ishte vertet aq e bukur, sa edhe vete Odisea qe marre
mendsh pas saj, por jo si gjithe te tjeret, pasi qellimi i tij i
vertete ishte ta dergonte Helenen si te besuaren e tij ne Troje.
Sipas legjendes, Menelau nuk ishte metonjesi i vetem per shtratin e
Helenes, pasi ne pallatin e Tindarit, u mblodh e tere paria akease. Por
a thua te ishte dalldia pas kesaj femre, shkaku i luftes se Trojes? Po
sipas legjendes deshirat e ketyre trimave do te qene kthyer ne tragjedi
sikur Nestori te mos e kishte keshilluar Tindarin qe zgjedhjen ta bente
vete Helena, e cila zgjodhi per burre me te druajturin prej tyre,
Menelaun, ndersa te tjeret i njohu si vellame. Cdokush sot do ta
komentonte dasmen e tyre si nje rit, ku akeasit me teper improvizuan
nje spektakel “metonjesish” per te nxitur kureshtjen dhe imagjinaten e
kujtdo qe e degjonte, cka as me pak e as me shume ishte si nje lloj
“Miss Ballkani” i Shek. XII p.e.s., ku konkuronte vetem Helena.
Po pse u mblodhen gjithe mbreterit e rinj akeas ne Sparte, kur dihej se
ishte fjala vetem per nje bukuri? Pse ata u rane aq fort tamtameve kur
vetem njeri prej tyre do ta kishte fatin ta shijonte ate bukuri
hyjnore? Te gjitha hamendjet te cojne ne gjasen se mbreterit dhe
princat e rinj akeas kishin rene ne nje mendje te kurdisnin nje dredhi.
Se kush e pati fatin te binte pre e kesaj dredhie, ne sot e dime te
gjithe. Eshte e thjeshte per t’u kuptuar se akeasit ne ate martese
kishin ardhur jo vetem si dasmoret, por edhe si ahengxhinjte e dasmes
tragjike te shpirtit trojan. Prej kohesh ata e kishin vleresuar
shpirtin trojan si me te frikshmin, ndaj u mblodhen dhe vendosen te
“ofronin” nje dhurate aq te rralle, qe cdo burre do ta kishte zili,
Helenen e Spartes, se ciles pervec ditirambeve, iu thur edhe nje
legjende. Sipas saj, hyjnesha e grindjes, ngaqe nuk e kishin ftuar ne
nje martese hyjnish, vjen ne kete dasme dhe nga meria hedh nje molle te
arte, ne te cilen qene gdhendur fjalet “me te bukures”. Kaq ishte
dashur qe te niste sherri midis Afrodites, Heres dhe Atenes. Hyjneshat,
per te zgjidhur grindjen mes tyre iu drejtuan Paridit, princit te
Trojes, dhe Afrodita, per te siguruar mbeshtetjen e tij, i premtoi si
shkembim se do t’i jepte gruan me te bukur ne bote. Me kete premtim
Afrodita u be shkak per fillimin e nje prej ngjarjeve me epike te
lashtesise.
Troja, sipas Homerit ndoshta do te kishte pasur nje fat tjeter po te
mos ekzistonin hiret e hyjneshes Afrodite, prej bukurise se te ciles,
Paridi i Trojes, me i vogli djale i Priamit, u verbua kur iu desh te
zgjidhte me te bukuren nder tre hyjneshat. Per syte e nje djaloshi, por
jo vetem te tij, ne kete bote nuk kishte gje me te bukur se Afrodita,
prandaj krejt pafajesisht, Paridi nuk do te nguronte t’ia jepte mollen
asaj. Qe nga ai cast, molla e me te bukures u kthye ne “mollen e
sherrit”, ngaqe ai mori prej Afrodites premtimin se do ta gezonte me
Helenen e Spartes, gruan me te bukur te gadishullit te Hemit.
Para-mithija ne kete rast, nuk eshte thjesht nje perralle, por nje
motiv per ta terhequr Paridin drejt kurthit, ku s’kishte moshatar te
tij qe nuk do te binte. Nuk qe e befte ardhja e Paridit te Trojes ne
Sparte. Legjenda thote se Paridi ia kishte ndiere zerin kesaj bukurie
edhe atje larg ne pyjet e Dardanise, kur ishte pjekur me tre hyjneshat:
Heren, Atenen dhe Afroditen.



Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Helena e Trojes dhe misteri i saj

Mesazh nga Vizitor prej Sun Mar 01, 2009 12:05 pm
Kostas Varnalis na thote me gojen e Menelaut: Nuk do t’ju veme vetem
nderin ne vend, por edhe do t’ju ngopim me pasuri, me ara dhe me
livadhe pa cak, me ranishte gjithe ar; me shpella me gure te cmuar,
kope lopesh te panumerta, me kuaj dhen dhe dh... Edhe me gra te bukura e
te kolme. Do te kaloni tere diten me banje, sherbete dhe gjelle te
zgjedhura. Ato cmenden per te huajt! I ndukin nga menga dhe i cojne
vete ne shtepi. Te gjitha keto do te behen tonat dhe, per me teper,
edhe ato pesedhjete pallatet e Priamit, qe jane me te pasura se edhe
vete Olimpi! Sekush nga ju do te behet nje mbret me pallatin dhe
haremin e vet. Dhe kush do te qendroje atje pergjithmone, paste uraten
tone! Ai qe do te kthehet ne Atdhe, do te kete cdo mundesi per te blere
nje mbreteri te tere. Dhe te gjithe ju do te beheni pasardhes
mbreterish dhe perendite do te jene pasardhesit tuaj! Keshtu do te
shpetojme kulturen nga rreziku, por edhe veten tone. Por, po s’i
ndeshkuam, atehere gjer edhe mullixhinjte do te na sulen te na
rrembejne grate!... Trojanet edhe sikur te mos na kishin turperuar,
prape nuk duhet te ekzistojne .
Parajsa Ilion duhej te pushtohej patjeter e gjithsekush prej tyre te
bente realitet endrren e tij. Troja qe koka e perbindeshit aziatik qe
shume here me pas do ta tentonte nusen e ujerave te planetit(Hemin).
Si ndertim Ili-oni, qe edhe nga vete emri do te thote “Dielli i
Gjithesise”, ishte vertet arritja me e madhe arkitektonike e kohes dhe
mbahej si i papushtueshem, cka do ta nxiste pellazgun e mencur Odise te
vriste mendjen per dredhine e duhur. Sic thame me lart, pas shume
dilemave, ai duhet ta kete ndare mendjen t’i ofronte si “dhurate” këtij
“Dielli te Gjithesise” nje bukuri si Helena, qe vete hyjnesha Afrodite
e kishte aq fort per zemer, e cila me deshire pranoi te mbiquhej Helena
e Trojes, nje cilesor ky, qe jo vetem e largon ate shume nga Sparta,
por e mbulon edhe me mister. Nisur nga keto, i bie te besojme se:
Helena nuk vendosi te arratisej nga marrezia e dashurise per Paridin
dhe se bashke me “dhuraten” e dyte, kalin e drunjte, perbejne dyshen
vrasese dhe shkaterruese te sherbimit inteligjent akeas, te cilesuar si
“Dredhia e Odisese”. Nuk eshte e nevojshme ta risjellim ketu linjen e
kalit te drunjte, i cili gjoja u ndertua nga akeasit si dhurate
kushtuar Pallada Atenes dhe u be aq gjigant qe trojanet te mos kishin
mundesi ta fusnin brenda ne qytet permes portes Skee, duke i
paralajmeruar indirekt qe nese, nisur nga deshira per ta bere kete
dhurate te tyren, ata do ta demtonin kalin kushtuar hyjneshes, ne nje
menyre apo ne nje tjeter do ta pesonin prej furise se saj dhe
katastrofa e tyre do t’ishte e sigurt.
Deri me sot te gjithe kane menduar se lufta shpertheu ngaqe Paridi
kishte cenuar besen dhe mikpritjen akease si edhe sedren e burrave
akeas, qe nuk munden t’ia fitonin zemren Helenes, cka u be sebepi qe
nxiti krijimin e “Beselidhjes Akease”, e cila nuk shihte shpage tjeter
vec luftes kunder Trojes. Por asnje nuk mund ta marre si shume bindes
kete argument, sapo sjell ndermend dredhite e panumerta te pellazgeve
dhe dinakerine e Odisese. Veshtire se ndokush nuk do ta besonte mekatin
e Helenes, e aq me teper mitin e molles se arte qe paracaktoi fatin e
Trojes. Mirepo dilema qe na mundon eshte: kemi te bejme me nje loje
dashurie, si rezultat i premtimit qe Afrodita hyjnore i beri Paridit,
apo me nje vendim te hyjnive per te ndeshkuar sfiden e Trojes ndaj vete
Olimpit, qe e pare ne planin njerezor mund te perkthehet si nje pranim
me deshire i Helenes per t’u bere pjese e nje misioni teper sekret
pellazgo-hyjnor, natyrisht me qellim ndeshkimin e sfides trojane. Fundi
i Trojes na ben te besojme se Helena ka mbartur brenda vetes jo vetem
kete ndeshkim, por edhe misterin e tij te madh.
Nje nder enigmat qe jemi perpjekur te sqarojme ne kete shkrim, eshte si
arriti Helena dhe Paridi te largoheshin aq lehte dhe pse aq papritur?


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Helena e Trojes dhe misteri i saj

Mesazh nga Vizitor prej Sun Mar 01, 2009 12:40 pm
Thua ajo e beri kete e
shtyre nga dashuria apo thjesht nuk priste koha per detyren qe i kishin
ngarkuar? Kur Paridi mberriti si mysafir ne Sparte, Helena ishte nena e
Hermiones, ndaj dhe mundesia qe ajo te goditej nga shigjetat e Erosit,
sic pretendon Gorgia ne Lavd Helenes, ishte shume e vogel. Por me pak i
besueshem eshte edhe fakti tjeter, qe ne pallatin mbreteror te Spartes
te kishte roje kaq teveqele dhe te pabesa ndaj mbretit Menela. Mirepo
ka edhe dicka qe na ben te bindemi se largimi i saj i papritur, ose
nxitimi i saj drejt Trojes, nuk kishte te bente me shpirtin, por vetem
me mendjen. Helena jo vetem duhet te jete instruktuar gjeresisht per
ate qe do te bente, por ka qene dhe e vetedijshme se e fshehur nen
petkun e nje tradhtie bashkeshortore, askujt prej trojaneve nuk do t’i
shkonte ndermend qe kjo bukuri mund te shkrumbonte diellin e tyre,
Ilionin. Mire fshehja e misionit të saj fale hireve femërore, do te
bente te mekej cdo mendje teukre. Homeri nuk harron te na tregoje se
gjate luftes 10-vjecare, Helena eshte takuar me se njehere me Odisene
dhe Diomedin, te cilet kishin hyre ne Troje te maskuar si tregtare,
zanat qe Odisea e ushtronte shpesh gjate misioneve te tij zbuluese, qe
sot quhen misione te sherbimeve inteligjente. Labirintin arkitektonik
te portes Skee, qe ishte nje hyrje mbrojtese e pakalueshme per forcat
akease, Odisea duhet ta kete pare me syte e tij vetem fale ndihmes se
Helenes dhe pikerisht ne kete kohe atij duhet t’i kete lindur edhe
ideja e kalit te drunjte. Por pervec dhenies se informatave, thelbi i
misionit te saj duhet te kete qene zhberja e shpirtit trojan, duke i
dhene Diomedit te dhena lidhur me te fshehtat e besimit te tyre. Madje
duke qene se Helena jetoi ne Troje rreth 10 vjet, eshte e arsyeshme te
besojme se ajo do t’ia kete shtene atij ndermend grabitjen e statujes
se Pallades ne tempullin e hyjneshes Atena, mbrojteses se Trojes, qe do
te sillte te trojanet ndjenjen e fatalitetit dhe renien e shpirtit te
tyre luftarak. E kush mund ta kryente kete mision me mire se nje e
besuar si Helena, me hire femerore aq te lavderuara.
Por le te kthehemi te statuja e Pallades ne tempullin e hyjneshes
Atena, e cila si per gjithe qytetet e lashtesise, ishte edhe mbrojtesja
e Trojes. Rrembimi nga Diomedi i Pallades se Atenes trojane do t’i
jepte menjehere frytet e veta. ”Vjedhja” e saj mbolli te trojanet
pasigurine dhe ua bjeri atyre shpirtin luftarak. Fakti qe Troja
perfundoi ne flake e verteton me se miri ndikimin qe kishte te njerezit
e lashte besimi te hyjnite dhe ne vecanti besimi tek Atena. Ndjenja e
fatalitetit duhet ta kete pushtuar teresisht jeten e Trojes dhe ndoshta
shume trojane te perpunuar nga Helena e shiten shpirtin duke pranuar te
bashkepunonin me Odisene dhe Diomedin ne vjedhjen e Pallades per ndonje
perfitim teper te majme. Pas kesaj vjedhjeje shoqeria trojane nisi te
humbte unitetin e saj shpirteror. Fjalet e verteta te orakullit
Laokoont apo parashikimin e Kasandres per fatin tragjik qe e priste
Trojen nuk i besonte me njeri. Hyjnesha Atene nuk ishte me mbrojtesja e
kuvendit dhe e te drejtes, nuk kujdesej me per femijet, te semuret dhe
per mireqenien e trojaneve. Diomedi u kishte grabitur trojaneve besimin
te fitorja dhe kurajon per te luftuar.
Pas kesaj, i kishte ardhur radha dredhise tjeter pellazge, kalit te
drunjte, qe do te shnderrohej ne “lodren” me mashtruese dhe me te
frikshme te te gjitha koherave, me te cilen Odisea do ta mbyllte kete
konflikt kaq te gjate e te mundimshem. Kureshtjen per kete ngrehine me
permasa gjigante ua fashiti trojaneve nje fare Sinoni nga Argosi, ish
luftetar akeas i fshehur diku ne nje kenete prane pyllit te Trojes, i
cili gjoja kishte shpetuar per fat prej te veteve ngaqe ishte grindur
fort me Odisene. Kur Priami pyeti cfare te bejme me kalin gjigant prej
druri, Laokoonti i ndezur prej zemerimit dhe i ndjekur prej nje turme
te madhe, vrapoi tatepjetë qytetit duke bertitur: “O derezinj, ejani ne
vete, c’kujtoni ju se armiku eshte bujar? Kujtoni se dhuratat e Danajve
jane pa dredhi? Keshtu e njihni ju Odisene?” Por mashtrimi funksionoi.
Trojanet i shemben vete me duart e tyre muret e portes Skee, qe kjo
“loder” te hynte pa u demtuar brenda ne qytet, duke u shkaterruar
keshtu edhe modeli me i shkelqyer mbrojtes i asaj kohe.
Tani te vijme edhe njehere te Helena dhe te fakti domethenes pse ajo
nuk u largua pa u shkrumbuar Troja gjer në fund. Kjo mund shpjegohet me
statusin e saj si misionare teper e vecante e strategjise akease per
shkaterrimin perfundimtar te Trojes, qe mendojme se e mbeshtet edhe me
teper hipotezen e hedhur ne kete shkrim. Sa me siper mund te
perforcohet edhe nga ngjarja ku Menelau vret Paridin, qe sipas nje
arsyetimi, do ta detyronte Helenen te largohej nga Troja. Mirepo ajo jo
vetem nuk u largua, por pranoi te martohej me te kunatin, Dejfobin, qe
sipas nje arsyetimi tjeter, na shtyn te mendojme se e kreu kete akt
ngaqe nuk mund ta linte te pa perfunduar misionin e saj, cka mund te
behej shkak qe akeasit te humbnin burimin e informacionit per gjendjen
dhe fuqine e Ilionit. Ja perse Helena u largua nga Troja vetem atehere
kur e pa ate te shkrumbuar teresisht, duke mbetur keshtu deshmitarja me
e fundit e fundit te tmerrshëm te Ilionit.
Pas gjithe ketij parashtrimi eshte e arsyeshme te besojme se suksesi i
gjithe ndermarrjes akease u arrit fale taktikes brilante te ideatorit
te saj, Odise mendimtarit dhe forces se dinakerise se tij, qe qendronte
te shkathtesia e te menduarit, vleresimi i situates ne tere
kompleksitetin e saj dhe te besimi qe ai kishte te aftesite e te gjithe
beselidhesve. Si perfundim mund te themi se misteri qe vesh triumfin e
akeasve mbi Trojen, para se gjithash duhet kerkuar te forca e arsyes
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Helena Empty Re: Helena

Mesazh  Albaniaa 23.07.13 12:28

Emri i saj vjen nga larg, shumë larg… Janë 2 500 vjet që kur Helena e Trojës, më e bukura e grave vdekatare , u dashurua nga të gjithë burrat dhe me të njëjtën forcë u urrye nga femrat. Jo pa shkak… Prej saj u shkatërruan shtete dhe popuj. Thonë se gjithçka ishte prej dashurisë së saj me Paridin. Sa e vërtetë është kjo? Ndiqni një rrëfim ndryshe për Helenën e Trojës, për të mësuar mbi legjendat dhe të vërtetat e një historie 2500-vjeçare.

Bija e Zeusit

E ëma e saj, Leda, ishte gruaja e Tindareut, mbret i Spartës me të cilin ka pasur dy fëmijë, Klitemnestrën dhe djalin, Kastorin. Me bukurinë e vet Leda e ka magjepsur edhe vetë Zeusin dhe me të ka pasur dy fëmijë: Helenën dhe djalin Polideuk. Tindareu nuk ka pasur asgjë kundër pjesëmarrjes së Zeusit në shumimin e familjes së tij, prandaj fëmijët e vet dhe thjeshtrit, i ka rritur si duhet. Me djemtë nuk ka pasur vështirësi të posaçme.
Që të dy u bënë trima të famshëm dhe arritën në qiell ku edhe sot ndriçojnë si Bineqët ose Dioskurët. Edhe me Klitemnestrën, së paku deri sa ishte e re, nuk ka pasur vështirësi. E martoi me Agamemnonin, mbretin e Mikenës. Vështirësi më të mëdha ka pasur me Helenën. Ishte ende vajzë tejet e re, ndërsa për bukurinë e saj është folur larg, andaj e dëshironte Tezeu, mbreti i Athinës dhe me ndihmën e shokut të vet, Piritout, e rrëmbeu. E çliruan vëllezërit Kastor dhe Polideuk dhe e kthyen në shtëpi. Së shpejti në Spartë erdhën krushqit e rinj për Helenën. Me kohë aty u gjenden të gjithë mbretërit dhe fëmijët e mbretërve akeas, të cilët dëshironin të martohen. Grindjet e tyre rreth Helenës gati e sollën Greqinë deri te gremina e luftës. Katastrofën e pengoi mendjemprehtësia e Odiseut, mbretit të Itakës. Ai në mënyrë të thjeshtë, origjinale, e këshillon Tindareun që t i lërë anash të gjitha konsideratat dinastike dhe politike e t’i lejojë Helenës që ta zgjedhë burrin sipas dëshirës së vet. Krushqit u pajtuan me këtë mendim dhe me betim u obliguan se zgjedhjen e saj do ta pranojnë pa kurrfarë kundërshtimi dhe se fituesin nuk do ta vrasin dhe në asnjë mënyrë nuk do ta fyejnë, por në çdo gjë do t’i ndihmojnë. Me fat ose pa fat, i zgjedhuri i saj ishte Menelau, vëllau i Agamemnonit. Pas martesës i lindi e bija, Hermiona, dhe kur Tindareu vdiq, Menelau trashëgoi fronin spartan. Çdo gjë ka qenë në rregull, madje as Menelau dhe as Helena nuk kanë parandjerë se çka po u përgatit ndërkohë fati.


Molla për më të bukurën

Atëkohë në shpellën e kentaurëve ishte dasma e Peleut, mbretit të Ftisë me Tetidën, hyjneshën e detit, në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë zotërat. Vetëm Erida, hyjnesha e grindjes, nuk ka qenë e ftuar që të mos ua prishte harenë. Erida e fyer, për t u hakmarrë, në mesin e hyjneshave Afrodita, Hera dhe Athina e hodhi mollën e artë, në të cilën shkruante “Më të bukurës". Hyjneshat menjëherë dëshironin ta merrnin mollën sepse, secila prej tyre, e konsideronte veten më të bukur. Ndërkaq nga kjo lindi grindja në zgjidhjen e së cilës nuk ka dashur të ndërhyjë as zoti suprem, Zeusi. Dëshironte të kishte qetësinë e vet, prandaj i urdhëroi zotit Hermes që ta marrë mollën dhe t´i dërgojë hyjneshat në malin Ida, jo larg Trojës, ku jeton bariu i quajtur Parid. Ky le ta zgjidhë këtë mosmarrëveshje. Paridi ishte i biri i Priamit, mbretit trojan. Arsye e mirë e vendimit të Zeusit ka qenë sepse jetonte në mal dhe jo në pallatin mbretëror. Para lindjes së Paridit, e ëma e tij ka ëndërruar se do të lindë një eshkë të ndezur, e cila do ta ndezë Trojën. Magjistari ia ka shpjeguar ëndrrën në mënyrë që djali që do të lindë do të jetë shkaktar i shkatërrimit të Trojës. Për këtë arsye mbreti i Trojës urdhëroi që fëmija menjëherë pas lindjes të dërgohet në malin Ida dhe atje të vendoset në kaçubën e pyllit. Fëmijën e mori dhe e ushqeu arusha, e pastaj e gjet bariu Agelau, që e rriti si fëmijën e tij. Për prejardhjen mbretërore të Paridit e ka ditur vetëm Zeusi.
Kur Paridi e pa Hermesin, lajmëtarin e Zeusit, deshi të ikë por, i ra ndërmend se Hermesi do ta arrijë gjithsesi dhe kështu e dëgjoi urdhrin e tij. Paridi e mori mollën dhe filloi t’i shikojë hyjneshat. Të triat i dukeshin njësoj të bukura. Mendoi gjatë dhe vendosi atëherë kur hyjneshat ndikuan në të në mënyrë që ligjet dhe gjyqet njerëzore në esencë nuk lejojnë. Gruaja e Zeusit, Hera, i premtoi pushtet mbi tërë Azinë, hyjnesha e luftës Athina, famën luftarake, ndërsa hyjnesha e dashurisë dhe e bukurisë Afrodita, gruan më të bukur në botë. Dhe Paridi mollën ia dha Afroditës.

Arratia e Helenës me Paridin

Për Helenën as që kishte dëgjuar, por Afrodita bëri që Paridi sa më shpejt ta njohë. Rrugëve të fatit Paridi arriti në Trojë, ku u njoh nga motra e tij, Kasandra, magjistare dhe profeteshë e famshme. Mbreti Priam, i cili vuajti gjatë për shkak të braktisjes së të birit të vet, e pranoi me gëzim të madh dhe e futi në pallatin mbretëror. Afrodita e porosit Paridin që ta ndërtojë anijen dhe të lundrojë për në Spartë, vend i njohur për nga bukuria e grave të tyre. Paridi e dëgjoi, përkundër pikëllimit të madh të Herës dhe Athinës, të cilat për shkak të shkeljes së sedrës, si atij, ashtu edhe Trojës, i kanë dëshiruar çdo gjë më të keqe. Mbreti Menelau e pranoi Paridin dhe shokun e tij, Enenë, i cili i ka pritur ashtu siç u ka hije miqve nga Troja e famshme. Për nder të tyre ka përgatitur gostinë dhe lajmëroi gruan e tij që të vinte pranë miqve. Sapo erdhi ajo, Paridi u gjet ballë për ballë me gruan më të bukur prej të gjitha grave vdekatare. Në shikim të parë u dashurua në të. Edhe ai i pëlqeu asaj. Ditën e dytë Menelau u kërkoi ndjesë miqve, sepse, për shkak të një pune të ngutshme, është i detyruar të udhëtojë për në Kretë. Ndërkaq, Afrodita ka nxitur te Helena një dashuri që ka harruar burrin e saj, të bijën. Vullnetarisht, braktis atdheun dhe fshehtas lundroi me Paridin në Trojë. Ndërkaq, versioni i dytë pohon se Paridi e ka detyruar, madje e ka marrë me dhunë. Nuk dihet a kanë lundruar drejt për në Trojë. Siç duket, së pari kanë shkuar në udhëtim dasmor në Egjipt, pastaj një kohë kanë kaluar në Sidon, dhe në Trojë arritën pas disa vjetësh. Sidoqoftë, kështu apo ashtu, Helena u zhduk nga Sparta dhe, me të, edhe thesari mbretëror.

Lufta për Helenën

Pas arratisë së gruas, Menelau nuk mundi të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Shkoi në Mikenë te vëllai i vet, Agamemnoni dhe e luti për ndihmë. Agamemnoni e këshilloi që me mbretin e Itakës, Odiseun, të shkojë në Trojë dhe ta lutë mbretin e Trojës, Priamin, që t ia kthejë Helenën. Nëse Priami nuk e sheh të arsyeshme ta korrigjojë veprën e Paridit, të kërcënohet me luftë. Priami e refuzoi lutjen e Menelaut dhe Agamemnoni kaloi prej kërcënimit në vepër. I luti për ndihmë të gjithë mbretërit e akeasve. Të gjithë iu përgjigjën dhe, ose shkuan vetë në luftë, ose dërguan djemtë e tyre. Më në fund, nën udhëheqjen e Agamemnonit u nis ushtria prej njëqind mijë akeasve kundër Trojës. Kështu pra, për shkak të Helenës dhe Paridit, shpërtheu lufta e gjatë dhe e përgjakur trojane, e cila përfundoi me shkatërrimin e Trojës dhe vrasjen e trimave më të mirë akeas. Helena u pendua shpejt për veprën e vet, që u solli shumë vuajtje të gjithëve. Mbreti Priam, në të vërtetë, kurrë nuk e ka qortuar, por ajo e dinte se e gjithë Troja e urreu si shkaktare të luftës. Secila grua që humbi burrin ose djalin në luftë, ia bëri të ditur urrejtjen edhe me një shikim. Mbi të gjitha, shpejt erdhi në vete nga dashuria e Paridit. Siç u tregua, ai nuk ka qenë as burrë ideal. Vërtet, ka qenë i bukur dhe kujdesej për pamjen e tij, por në asgjë tjetër nuk ka mundur të krahasohet me burrin e saj të parë. Gjatë luftës, ndjenjat e saj ndaj Paridit u ftohën dhe, më në fund, u shndërruan në urrejtje. Në luftë, shpesh tregohej frikacak dhe një mashkull që nuk sillej aspak si siç i ka hije një burri. Paridi në luftë ka korrur edhe disa suksese, por asnjë me trimërinë e vet. Madje, vrau edhe Akilin, kreshnikun më të madh akeas, por jo në betejë të drejtpërdrejtë: me shigjetën tradhtare nga prita, të cilën e ka drejtuar Perëndia Apollon. Edhe vetë vdekja i erdhi në mënyrë të ngjashme. Ndërsa shëtiste nëpër mure, e goditi shigjeta e helmuar e Filoktetit, shigjetarit akeas dhe i shkaktoi plagën e pashërueshme. I çmendur prej dhembjeve, Paridi iku prej Troje dhe shkoi në malin Ida, ku vdiq i braktisur prej të gjithëve. Shokët e tij të mëparshëm e gjetën aty të futur në kaçub dhe i përgatitën varrimin modest. Helena nuk iu afrua stivës së tij. Ndërkohë, ngushellohej te vëllai i tij, Deifobi i ri. Nuk u dëfrye gjatë me të. Me rastin e pushtimit të Trojës, ai u vra nga mbreti Menela, në odën e saj.

Helena dhe Menelau

Takimi i Helenës me Menelaun është për t u befasuar. Kaloi për mirë. Në të vërtetë, Menelau kurrë nuk ka besuar se Helena shkoi vullnetarisht me Paridin dhe ka qenë i bindur se, me shkatërrimin e Trojës, vetëm e ka çliruar Helenën prej ofshameve dhe vuajtjeve. Kuptohet se Helena e përkrahte në këtë bindje dhe ia ka shprehur gëzimin e pakufishëm, që më në fund, e ka çliruar. Me triumf të madh hyri në anijen e tij dhe udhëtoi për në Spartë. Pas shtatë viteve bredhjesh, Helena e pa vendlindjen e vet. Menjëherë pas ujëdhesës Lezbos, shtërngata i shpartallon anijet e Menelaut te Kepi i Suniut. Menelau humbi timonierin e tij, ndërsa para Kepit Mele sërish e kap shtërngata dhe anijen e tij e çon deri te buzëderdhja e Nilit. Kështu Helena përsëri u gjet në Egjipt, të cilin e ka parë gjatë udhëtimit me Paridin. Vite të tëra udhëtoi me Menelaun përgjatë brigjeve të Nilit, nëpër Libi, Feniki dhe vende të tjera. Arriti në Sidon. Më në fund, sërish kthehet në Egjipt, ku Menelau shpagoi lundrimin e tij fatlum për në atdhe, me flijimin e begatshëm. Para largimit, mbretëresha egjiptiane Polidamna i dha Helenës barin e mrekullueshëm të përgatitur prej hirit të bimëve magjike. Kush e pi me verë, ai i harron të gjitha mjerimet. E mjaftueshme ka qenë një gotë e vogël dhe Helena harroi dy burrat e mëparshëm në Trojë, ndërsa Menelau mundimet që, për shkak të saj, i ka vuajtur. Në Spartë Helena jetoi e lumtur me Menelaun. Ishin përsëri të lidhur me dashurinë fatlume, madje jo vetëm deri në vdekje, por dhe pas saj, sepse zotërat të dy i kanë sjellë në Elize, ku i kalojnë ditët në lumturi të amshueshme. Dilema e historianëve :Luftë për më të bukurën apo për pasurinë ?

Helena është njëra prej shembëlltyrave më interesante të miteve greke dhe deri më sot jeton në vetëdijen e njerëzimit si simbol i gruas së bukur dhe aventuriere. Gjatë dy mijë e pesëqind vjeteve të shkuara, ka kaluar nëpër ndryshime të shumta. Homeri e përshkruan si grua tërësisht simpatike. Euripidi në tragjedinë “Trojanët” (e vitit 415 para e.s.) e gjykon, duke menduar se i është shmangur dënimit, edhe pse ka qenë shkas i shkatërrimit të Trojës, ndërsa gratë e tjera trojane për shkak të saj kanë përjetuar vuajtje të shumta. Përkundër kësaj, mendon se Helena kurrsesi nuk ka qenë në Trojë, por pas ikjes prej Spartës ka mbetur në Egjipt, ku ka jetuar me nder deri në kohën e ardhjes së Menelaut. Sofokliu e paraqet në dramën “Dasma e Helenës”, si grua besnike dhe të dashuruar. Kështu flasin autorët antikë, sepse kjo dramë nuk është ruajtur. Filozofi Gorgia, në “Fjalimin mbi Helenën” nga fillimi i shek. IV para es, e mbron tezën se ikja e saj prej burrit nuk meriton vlerësim negativ. Poeti Simonid, gjoja në një këngë e dënon, ndërsa në tjetrën e lavdëron. Lidhur me këtë , asgjë nuk do të ishte e jashtëzakonshme, por pas këngës së parë, poeti verbohet dhe, pas së dytës, sërish sheh. Poeti romak Ovidi ndaj saj ka pasur aq mirëkuptim (në Heroidet) sa ka pasur Virgjili fjalë ndëshkimi. Edhe më kontradiktor është vleresimi për të në veprat e shkrimtarëve, poetëve dhe muzikantëve modernë. Kjo, pasi gruaja e bukur, e cila përveç bukurisë ka edhe atë që rëndom quhet e kaluara, përherë i ka tërhequr artistët. Helena hyn në radhën e figurave të femrave antike, e cila më së shumti është trajtuar nga aspekti artistik. Nga antikiteti janë ruajtur gati njëqind e njëzet vazo me pamjen e saj.
Në fund edhe një shënim:
Në qoftë se sot nuk dyshojnë se lufta e Trojës, vërtet është ngjarje historike (me siguri nga mbarimi i shek. XIII para e.s.), Helenën mund ta lëmë anash nga kërkimet e shkaqeve të saj reale. Për shkak të një gruaje, madje edhe aq të bukur sikurse e përshkruan Homeri, nuk do të nisen në lundrim dhe në luftë më se njëqind anije me njëqind mijë ushtarë në kuverta. Duket se lufta e Trojës, ndonëse jashtëzakonisht madhështore, ka qenë thjesht ekspeditë kusarësh e grekëve evropianë kundër bashkëfishorëve të vet të Azisë së Vogël dhe se ka qenë e motivuar me dëshirën që ta marrin pasurinë legjendare të “qytetit të mbretit Priam". Që ky qytet, vërtet ka qenë i pasur, kanë dëshmuar gërmimet e Kajnrih Shlimanit në vitin 1871-1878, i cili në gërmadhat e Trojës ka zbuluar pasurinë, vlera e së cilës i tejkalon të gjitha masat ekzistuese. Vetëm "diademi i Helenës nga Argu" përbëhet prej 16.533 copëzash që janë të karakterit të argjendarisë më të pastër dhe i cili, me stilin e vet artistik, nuk i përngjet asgjë që deri më atëherë ka qenë e njohur nga bota antike. Shlimani, në Trojë, ka gjetur gjithësej dhjetë grumbuj të objekteve prej ari. Pjesa më e madhe e tyre, për fat të keq, është zhdukur në mbarim të Luftës së Dytë Botërore në Berlin.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Helena Empty Re: Helena

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi