ARKIMEDI
Faqja 1 e 1
ARKIMEDI
Eshtë viti 212 para Krishtit në Sirakuzë, një prej polis-ëve më të pasur të Mesdheut, të cilit i është vënë zjarri e flaka, nga romakët e komanduar nga konsulli Marco Claudio Marcello. Urdhërat janë të qartë: Marcello dëshiron të ketë me çdo kusht njeriun më të famshëm të qytetit, atë Arkimedin gjenial që e ka bërë aq shumë të mendohet duke i përdorur kundër, makineri diabolike lufte. Dhe e do të gjallë. Matematicienin e moshuar e gjen një ushtar, i cili i kërkon ta ndjekë pas. Sipas legjendës, studiuesi është duke reflektuar mbi figura gjeometrike, që i ka vizituar mbi rërë:
"Ma disturbare”, i thotë. (“Të lutem mos e shkatërro këtë projekt”). Ushtari e humbet durimin, dhe duke shkelur edhe urdhërat që ka marrë, e qëllon me shpatë. Përfundon kështu, në mënyrë tragjike, jeta e Arkimedit të Sirakuzës matematicieni më i madh i lashtësisë, studimet e të cilit mbi spiralet, mbi pasqyrat dhe levat – për të dhënë disa shembuj – janë edhe sot e kësaj dite, burim frymëzimi për shkencëtarët dhe inxhinierët në të gjithë botën.
Nëse veprat e gjeniut të Sirakuzës janë të pavdekshme, ngjarjet e jetës së tij janë pothuajse të gjitha të mbështjella me mister, aq sa episodi për të cilin ekzistojnë më shumë lajme është pikërisht vdekja. Për të, megjithatë, historianët vazhdojnë të investigojnë: sipas një teze të kohëve të fundit, nuk u shkaktua nga zelli i tepruar i një ushtari, por ishte frut i një përllogaritjeje politike. Dhe për të kuptuar motivin, duhet që të shikohet që nga fillimi, jeta e gjeniut të Sirakuzës. Siç tregon ai vetë në librin e tij “Arenario”, në bazë të rindërtimit të filologut gjerman Friedrich Blass, Arkimedi ishte një bir shkencëtari: lindi në vitin 287 para Krishtit në Sirakuzë nga një astronom me emrin Fidia. Jetoi kështu në shekullin që njohu shkëlqimin më të madh të helenizmit, epoka e nisur në 323 para Krishtit me vdekjen e Aleksandrit të Madh, dhe që përfundoi me betejën e Aktiumit në vitin 31 para Krishtit, kur Oktavian Augusti mposhti Antonin dhe Kleopatrën duke inkorporuar Egjiptin, i fundmi shtet pasardhës i perandorisë së madhe, krijuar nga luftëtari maqedonas.
Sirakuza, e krijuar në 734 para Krishtit nga kolonët e Korintit, ishte atëherë një monarki: në kohën e Arkimedit qeverisej nga Geroni II, i hipur në fron në 720 para Krishtit, në fillim i vetëm e më pas që nga 240, nën shoqërinë e të birit Geloni II. “Për jetën e shkëncëtarit, për të cilin Plutarku na thotë se ishte i afërm e këshilltar i sovranëve të tij, kemi shumë pak të dhëna të sigurta”, shpjegon Lorenzo Braccesi, docent i historisë greke në Universitetin e Padovës. “Nga Diodor Sikuli (historian i shekullit I) mësojmë se u transferua në Aleksandrinë e Egjiptit rreth vitit 243 para Krishtit, dhe që u kthye në Sirakuzë në 240, kur Geroni nuk kishte më tashmë ekskluzivitet mbi pushtetin”.
Në transfertë
Pikërisht në Egjipt, Arkimedi u projektua për t’u ngjitur në skenën intelektuale të Mesdheut, direkt nga skena e privilegjuar e Museionit (qendër e rëndësishme e kërkimit shkencor në Aleksandri) dhe Bibliotekës së themeluar në shekullin III para Krishtit. “Eshtë e vërtetë që shkencëtari shkoi në Aleksandri për arsye studimesh”, thotë Braccesi. “Por ndoshta ishte transferuar pas një ftohje të marrëdhënieve me Geronin, që nga burimet është përshkruar si një despot”.
E sigurtë është që udhëtimi ishte dobiprurës. Të gjithë veprat që i janë atribuar – nga studimet për rrethin, spiralet dhe parabolat, deri tek ata për sferat dhe poliedrët – Arkimedi i prodhoi në fakt, pas rikthimit në atdhe. Këtu jetoi 30 vitet e fundit të jetës, duke mbetur në kontakt epistolar me miqtë e njohur në Egjipt, si gjeografi Eratosten i Cirenës dhe nxënësit e matematicienit Conone i Samos, vdekjen e parakohshme të të cilit Arkimedi e ka përmendur në shumë shkrime.
Sirakuza, edhe pse nuk mund të rivalizonte me Aleksandrinë, i vetmi vend ku Arkimedi mund të gjente bashkëbisedues në lartësinë e tij, ishte një prej qyteteve më të pasur, të kulturuar dhe të populluar të Mesdheut, i barabartë me Athinën dhe Kartagjenën. Kur Geroni II u vu në krah të Geronit II në pushtet, polisi siçilian njohu një prosperitet të jashtëzakonshëm, i destinuar të vazhdojë pa ndërperje deri në vitin 212 para Krishtit. Dhe qershia mbi tortën e oborrit të tij të rafinuar ishte pikërisht Arkimedi, i cili u shfrytëzua për lavdinë e dy tiranëve, dhe për të mirën e komunitetit.
Sipas Ateneos, shkrimtar grek që ka jetuar mes shekullit II dhe III pas Krishtit, kontributi i tij i parë gjenial ishte ndërtimi i një mekanizmi për të pompuar ujin e nevojshëm për ujitjen e fushave, duke e zhvendosur nga poshtë lartë: Arkimedi e realizoi duke përsosur një mekanizëm që kishte parë në Egjipt. Kjo shpikje mrekulloi, veç të tjerëve, edhe Galileo Galilein, i cili e quajti “të mrekullueshme” në librin e tij “Mekanikat”. Dhe gjen sot e kësaj dite zbatime, në teknologjinë moderne.
Një tjetër kryevepër e prodhimit shkencor të Arkimedit është parimi i levës. Skematikisht, një levë përbëhet nga një bosht (pikë mbështetje) që e ndan në dy “krahë”. Dhe parimi pohon që, sa më i gjatë të jetë krahu i levës ku ushtrohet forcë, aq më shumë forcë arrin të ushtrojë mbi tjetrin. Arkimedi e demonstroi publikisht parimin me një shfaqje të jashtëzakonshme: përmes një leve, arriti përmes duartrokitjeve që të ngrinte një anije të ngarkuar, vetëm me forcën e krahëve të tij. Sipas rrëfimit të Ateneos, bëhej fjalë për “Sirakuzian”, një prej anijeve më të mëdha të lashtësisë (e gjatë 55 metra) e ndërtuar, me dëshirën e Geronit, nga Arkia i Korinthit, nën mbikëqyrjen e vetë Arkimedit.
Një pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së shkencëtarit i dedikohej megjithatë plotësimit të kënaqësive të tij. Shembulli më spektakolar ishte një planetarium, një sferë qiellore që riprodhonte lëvizjet e diellit, hënës dhe planetëve me një saktësi të tillë, saqë demosntronte madje edhe eklipset. Një tjetër shembull është anektoda e kurorës së artë, në vijim të së cilës shkencëtari arriti të formulojë parimin e njohur, që ka hyrë në histori me emrin e tij.
Nuk dihen shumë gjëra në fakt për marrëdhëniet mes Arkimedit dhe Geronit II, por miqësia që e lidhi me Gelonin II duket e padiskutueshme. E dëshmon fakti që pikërisht për të Arkimedi dedikoi Arenarion, një vepër për studimin e numrave të mëdhenj dhe në mënyrë të veçantë llogaritjen e sasisë së kokrrave të rërës që nevojiten për të mbushur universin (që sipas dijeve të kohës ishte sfera e yjeve të palëvizshëm). “Mungesa e përmendjes së Geronit në këtë vepër nuk mund të jetë me qëllim”, argumenton Braccesi, “dhe shfaq në fakt një zgjedhje preçize mes dy sovranëve që nuk kultivonin orientime të njëjtë politikë: ndërkohë që Geroni ishte një përkrahës pa kushte i aleancës me Romën, Geloni ishte vendosmërisht filo kartagjenas”. Politika e tij martesore në fakt duket një manifest i krenarisë helenistike: në vitin 232 para Krishtit u martua me Nereidën, princeshë bijë e Pirros, një armik i vendosur i Romës dhe pasardhës i Olimpiades, nëna e Aleksandrit të Madh. Sipas Braccesit, Arkimedi ishte më pranë pozicionit të Gelonit, i cili ishte kundër Romës se sa pozicionit të Geronit.
Duar metalike dhe pasqyra
Në fakt, që atëherë duhej të ishte evidente kërcënimi që paraqisnin “barbarët” romakë, që pritën vitin 218 për të sfiduar sërish kartagjenasit, njerëz me prejardhje fenikase, por me një kulturë greke të pranuar. Në mesin e Luftës së Dytë kartagjenase ishte 15 vjeçari Jeronim, pas vdekjes së babait Gelonit në vitin 216, që ndërpreu marrëdhëniet me Romën, për të zgjedhur aleancën me Hannibalin dhe provokuar në 212, si pasojë, ndërhyrjen e konsullit Marcello.
Plutarku, libri i të cilit “Jeta e Marcellos” është burimi ynë kryesor, thotë që gjatë rrethimit, ndaj forcës brutale të Romës, Sirakuza e rafinuar nuk mund t’i kundërvihej përveçse me anë të gjenisë së një plaku. Arkimedi iu dedikua kështu krijimit të makinave të luftës, mes të cilave manus ferrea, një artilie mekanike në gjendje të sprapste anijet armike dhe pasqyrat konkave me veshje metalike që reflektonin dritën e diellit duke e përqëndruar atë tek armiqtë. Galeni, mjeku i famshëm i shekullit III rrëfen që me këtë mënyrë shkencëtari arriti t’u vërë flakën shumë anijeve tri-rremëshe romake. Por nuk pati shumë vlerë: superfuqia romake ishte shkatërrimtare.
Plutarku tregon që pas rënies së qytetit Arkimedi duhet të ketë vdekur si një i pandërgjegjshëm, duke iu lutur një ushtari injorant që të mos shkatërronte projektin e tij – apo ndoshta të paktën ta linte të përfundonte një demonstrim – pa e kuptuar që në këtë mënyrë do ta lodhte, duke u vetëdënuar me vdekje. Po a shkuan vërtetë kështu gjërat? Si mundet që shpikësi i madh të ketë vdekur nga mungesa e një sensi praktik? Sipas Braccesit, realiteti është krejt tjetër: “Në momentin e larjes së hesapeve mes Romës dhe Kartagjenës, ishte vetë Arkimedi që këshilloi Jeronimin e ri e pa përvojë, që të prishte aleancat e të lidhej me Hannibalin. Marcello, që nuk mund ta injoronte, urdhëroi kështu vdekjen e tij, duke i besuar vrasësit të radhës”.
Eleminimi fizik u pasua me fshirjen nga kujtesa: më pak se një shekull e gjysmë u mjaftoi sirakuzianëve për të harruar krejtësisht Arkimedin, varri i të cilit përfundoi i braktisur jashtë mureve të qytetit. Në vitin 75 para Krishtit atë e identifikoi i riu Ciceron, duke ndjekur treguesit që përmbaheshin në një dokument, ku thuhej se bashkë me të ishte varrosur një sferë. Oratori i famshëm i lindur në Arpino, nuk arriti të përmbajë zhgënjimin: “Kështu qytetaria shumë fisnike e Greqisë, dikur vërtetë shumë e fortë, kishte injoruar monumentin e qytetarit të vet të vetëm shumë të mençur, po të mos kish qenë një njeri nga Arpino”. Pra një pasardhës i barbarëve romakë.

Donald D'ARANEO- 32
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi