EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thesari ne shtepine e ndricuar

Shko poshtë

Thesari ne shtepine e ndricuar Empty Thesari ne shtepine e ndricuar

Mesazh  Pansophia 17.02.17 14:16

Ishte nje shtepi ne mes te nje pylli. Ishte nate dhe te gjitha dhomat e saj ishin ndricuar fort prej llambave.Por gjeja e cuditshme ishte se dritaret nuk kishin kanate dhe ishin shume te uleta. Ne nje nga dhomat qendronte nje burre I vjeter, I cili po numeronte parate dhe bizhuteri, te vendosura keto mbi nje tavoline. Jashte dritareve u degjuan zhurme hapash dhe zera njerezish qe peshperinin. Pastaj, nje fytyre u shfaq ne dhomen e ndricuar dhe pastaj u kuptua se kishte edhe te tjere te fshehur ne erresire. Ata po shihnin burrin e vjeter dhe thesarin e tij. Ai u ngrit I alarmuar dhe menjehere filloi te mblidhte arin duke u perpjekur ta fshihte diku.

“Kush jane ata?”- e pyeta burrin.
“Jane hajdute dhe vrases”- tha ai me nje fytyre te te zbardhur nga tmerri.” Ata gjuajne ne kete pyll. Tani do me vrasin dhe do ma marrin thesarin tim.”
“Nese eshte keshtu,-I thashe,- pse e ndertove shtepine ne mes ten je pylli dhe pse s’ka asnje kanat per te mbyllur dritaret? A je I cmendur apo budalla qe s’e kupton se cdokush mund te te shohe nga jashte Brenda shtepise tende?”
Ai pa nga une me nje shprehje naïve:” S’me shkoi ne mendje per kanatet,”-tha.


Ndersa ne flisnim, me shume njerez po grumbulloheshin jashte. Burri mori thesarin dhe shkoi tek nje dhome tjeter. Por edhe ajo ishte shume e ndricuar dhe dritaret pa kanate. Hajdutet e ndoqen dhome pas dhome ne gjithe shtepine. S’kishte asnje vend ku te fshihej. Pastaj degjova zhurma cekicesh, sepatash, daltash dhe u kuptua se ata po mesynin ne shtepi. Shume shpejt pronari I shtepise do vdiste dhe thesari I tij do binte ne duart e vrasesve.
avatar
Pansophia

97


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi