EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Iluzionet e mëdha që na mbajnë të skllavëruar

2 posters

Shko poshtë

Iluzionet e mëdha që na mbajnë të skllavëruar Empty Iluzionet e mëdha që na mbajnë të skllavëruar

Mesazh  Siroco 15.02.17 15:40

Iluzionet e mëdha që na mbajnë të skllavëruar Man-standing-at-lighted-door-within-green-matrix-post

Nëse dëshironi me të vërtetë të jetoni të lirë, si fillin duhet të kuptoni gjërat që ju pengojnë për ta bërë një gjë të tillë. Jeta nuk është, ashtu siç duhet të ishte për shumëkënd. Të lindësh në epokën e sotme është shumë më ndryshe se të kishe lindur, për shembull, 5000 vjet më parë.

Atëherë, do kishe lindur buzë një lumi, do ishe rritur duke mësuar se si të bëje mjetet e gjuetisë dhe të gjuaje. Tani, që kemi lindur në këtë epokë, kemi një kartë qeveritare identiteti, jemi tejmbushur me programe kulturore, jemi futur në një sistem të kontrolluar publik apo të ndikuar jopublik, na shpërlahen trutë 24/24 ndërsa përballemi me pritshmëritë shoqërore.
Matrica është një kombinim filozofishë, ideshë, institucionesh, strukturash sociale, dhe programesh që na i mbajnë sytë mbyllur, për të mos parë jetën tonë, ashtu siç është vërtetë. Disa njerëz, investohen aq shumë në matricë, saqë mendojë se janë me të vërtetë, ata që janë.

Ja 5 iluzionet e mëdha që e mbajnë njerëzimin të skllavëruar në matricë. Nëse dëshironi të jeni të lirë, si fillim duhet të mësoni si të liroheni nga këto. Pasi të keni lexuar këtë artikull, do të shihni qartë, që jetojmë në një matricë të madhe, të dizenjuar për të na mbajtur në gjumë.


1. Iluzioni i lirisë së zgjedhjes

Qeveria e sotme apo opozita e djeshme mund t'ju thotë që jeni të lirë, por çfarë ndodh kur përpiqeni të rrisni një lloj bime në bahçen tuaj për qëllime medicinale apo rekreative? Si mund të jetojmë të lirë në një shoqëri, ku, bimët e rritura nga vetë natyra, i quan ilegale?

Telefoni juaj mund të monitorohet në çdo kohë. Kërkimi juaj në internet monitorohet në çdo çast. Emailet tuaja mund të shihen çdo herë nga "inteligjenca".

Në disa raste, nuk ju lejohet as të filmoni në vendet publike. Nuk jeni të lirë. Jeni të lirë vetë për një qëllim sjelljeje që duhet të ndiqni, që iu është imponuar nga 1% e njerëzve të planetit.


2. Sistemi politik

Mendoni me të vërtetë se vota është e rëndësishme? Votat kanë rëndësi nëse jetoni në demokraci, por sipas një studimit ë fundit të universitetit Princeton, SHBAt-të (që janë kulmi i demokracisë) janë një demokraci e detyruar. Kjo do të thotë që ligjet dhe politikat e saj bëhen sipas interesave të koorporatave dhe elitës ekonomike, në vend që të bëhen sipas dëshirave të mirëqenies së njerëzve.


3. Sistemi edukativ

Shkolla ju mëson të memorizoni, përsërisni, dhe të zbrazni. Ju mëson aftësitë e duhura që ta shpenzoni jetën duke punuar për ëndërrën e dikujt. Arti, është e vetmja gjë qe rikthen besimin, sepse inkurajon të menduarit kritik, organizimin e mendimit dhe kreativitetin.

Sistemi është i dizenjuar në këtë mënyrë. Shkon në shkollë, mos kalo caqet, momorizo dhe përsërit, merr nota të mira, merr një diplomë, dhe më pas behesh një punonjës i dikujt për gjithë jetën.

Çfarë bëjnë Bill Gates, Michael Dell, Tiger Woods, Richard Branson, Simon Cowell, dhe shumë të tjerë? Sigurisht që në këtë listë nuk mund të futen "milionerët" e tranzicionit shqiptarë. Pra, të gjithë milionerët e sipërpërmendur janë personazhe të suksesshme (disa miljarderë e të tjerë milionerë), dhe asnjëri prej tyre nuk ka një diplomë universiteti. Në fakt, rreth gjysma e tyre e la në mes shkollën e lartë.

Shkolla nuk ju mëson se si të gjeni pasionin tuaj, të zhvilloni taltentet apo identitetin. Madje nuk ju mëson as edhe si të paguani taksat, të blini një shtëpi, të rrisni një familje. Thjeshtë ju përgatit për të punuar për dikë, derisa të vdisni.


4. Ndjekja e lumturisë

Ky është një qëllim i vdekur, sepse shpërlahemi trushë nga reklamat, marketingu dhe propaganda, për të menduar se lumturia vjen në formën e posedimeve materiale. Dhe pastaj shpenzojmë tërë jetën tonë duke u përpjekur për të fituar "garën e minjve", pa u munduar për të reflektuar asnjë moment, se çfarë do të thotë me të vërtetë "lumturi".

Marrëdhënje të përzemërta. Shpirtërimi. Natyra. Meditimi. Refleksioni. Marrëdhënja me Zotin. Zbulimi i vetvetes dhe zhvillimi personal. Vetërealizimi. Të jetuarit në momentin e tanishëm. Kontrolli i emocioneve dhe i mendimeve. Këto janë gjërat që përbëjnë lumturinë. Por ne na mësohet se lumturia është të gjeturit e një pune, një partneri apo blerja e një shtëpie. Nëse kjo është çështja, atëherë përse rreth gjysma e martesave përfundojnë me ndarje? Pse depresioni, ankthi dhe sëmundjet mendore janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave?


5. Ideologjitë, fetë dhe kultura

Ti nuk je një shqiptarë. Nuk je mysliman. Nuk je biznesmen, humanist, amerikan, gjerman, kristjan, i klasës së mesme. Të gjitha këto gjëra janë tituj jo natyrorë që na janë mësuar për të jetuar në mënyrë sipërfaqësore, në kundërshtim me gjendjen natyrore të kulluar të momentit.

Për shembull, mund të pyesni dikë, "Kush jeni ju? Ai mund t'ju përgjigjet "Jam një biznesmen i djathtë, dhe kam një diplomë për ekonomik të marrë në një universitet privat." Këta bien në konfuzion me identitetin pa formë të shpirtit të tyre, duke e ngatërruar me etiketimet shoqërore, duke i ardhur përshtat matricës.

Besimi. Trashëgimia. Qëndrimet politike. Feja. Titujt e punës. Ushqimi dhe dietat. Kultura. Të gjitha këto gjëra janë të mësuara. Na janë mësuar nga shoqëria, dhe ka të ngjarë që t'i mbajmë gjithmonë me vete si pjesë e identitetit tonë. Është e natyrshme të identifikohemi përmes disa titujve, por konsideroni këtë: Nëse goditeni në kokë me një gurë dhe më pas vuani nga amnezia, nuk do të mbani mend asgjë nga identiteti juaj shoqërorë. Akoma do ekzistoni, por tani do ekzistoni në këtë çast, me gjithë qenien e kulluar tuajën. Do të jesh "TI", më shumë se kurrë në jetën tënde. Kur shpirti jonë nuk mban mbi supe peshën e lëndëve kulturore, fillojmë ta shohim botën dhe veten tonë me një palë sy krejtësisht të pastër.

Shpirtit tonë nuk i bëhet vonë për këta tituj apo etiketime, emra, pikëpamje kulturore. As Zotit apo Universit. Një ndër gjërat më të rëndësishme që lidhet me të jetuarit në matricë, është konfuzioni i madh i identitetit të vetes tonë, dhe një ndjenjë distancimi nga vetja jonë e vërtetë.

Kush jam unë? Ndihemi sikur diçka na mungon, pasi në vend që të ushqejmë shpirtin tonë, na është mësuar të përdorim një etiketim për t'i dhënë vetes një lloj kuptimi. Matrica, jo vetëm që po ndërhyn fuqishëm në mënyrën tonë të jetesës, por po fillon të futet tek sensi ynë i individualitetit. E vetmja mënyrë për t'u liruar nga ndikimi i matricës që ka mbi identitetin tonë, është meditimi. Sa më të urtë të bëhemi, aq më shumë do shohim.

/spiritscience/
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Iluzionet e mëdha që na mbajnë të skllavëruar Empty Re: Iluzionet e mëdha që na mbajnë të skllavëruar

Mesazh  Toniramun 16.02.17 20:40

Shum postim me vler dhe interesant, kto jan absolutisht te verteta pa pik dyshimi, flas per vete. Un duke meditu kam arrit qe te shof pak jeten ne big picture, dmth shumica e njerzve sot jetojn me genjeshtra, nuk ka zemer, nuk ka mendje te forta, ne mendojm se i kemi disa gjera, po e verteta esht se jemi zhyt ne iluzion.
Toniramun
Toniramun

Knowledge is powerful

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi