EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dita e shën Valentinit - origjina

Shko poshtë

Dita e shën Valentinit - origjina Empty Dita e shën Valentinit - origjina

Mesazh  Donald D'ARANEO 14.02.17 16:37

Dita e Shën Valentinit është një kohë për të festuar romancën, dashurinë e besnikërinë. Por origjina e këtij festivali me ëmbëlsira dhe perëndi dashurie është në fakt e errët, e përgjakshme por edhe pakëz e ngatërruar.
Ndonëse askush nuk ka treguar me saktësi origjinën e saktë të kësaj feste, një vend i mirë për t’ia filluar është Roma e lashtë, ku burrat u vardiseshin grave, duke i goditur. Nga 13 shkurti deri në 15 shkurt, romakët festonin festën e Lupercalias. Burrat flijonin një dh.. dhe një qen, më pas i rrihnin gratë me lëkurën e kafshëve që sapo kishin therur.
Romantikët romakë ishin “të dehur. Ata ishin lakuriq”, thotë Noel Lenski, historian në Universitetin e Colorados në Boulder. Gratë e reja në fakt viheshin në resht që burrat t’i godisnin, thotë Lenski. Ato besonin se kjo gjë do i bënte më pjellore.
Kremtimi brutal përfshinte një llotari mblesërie, në të cilën të rinjtë tërhiqnin emrat e grave nga një kavanoz. Çifti më pas do të shoqërohej përgjatë gjithë kohëzgjatjes së festivalit – apo më gjatë, nëse ishin të duhurit për njëri-tjetrin.
Romakët e lashtë mund të jenë gjithashtu përgjegjës për emrin e ditës sonë moderne të dashurisë. Perandori Claudius II ekzekutoi dy burra – të dy quheshin Valentin – në 14 shkurt të viteve të ndryshëm, në shekullin e tretë. Martirizimi i tyre u nderua nga Kisha Katolike, me festimin e Ditës së Shën Valentinit.
Më pas, Papa Gelasius I i ngatërroi gjërat në shekullin e pestë, duke kombinuar Ditën e Shën Valentinit me Lupercalian, për të dëbuar ritualet pagane. Por festivali ishte më shumë një interpretim teatror i asaj që kish qenë dikur. Lenski shton: “Ishte më shumë një dëfrim të dehurish, por të krishterët i kthyen rrobat. Por kjo nuk e ndaloi që të ishte sërish një ditë pjellorie dhe dahsurie”.
Përreth të njëjtës kohë, normanët festonin Ditën e Galatinit. Galatini ishte “dashnori i grave”. Në një moment, gjasat janë që ky të jetë ngatërruar me Ditën e Shën Valentinit, qoftë edhe sepse kanë një tingëllimë të ngjashme.
Dita e shën Valentinit - origjina Saint_Valentine


Dita e shën Valentinit - origjina Hith-st-valentine-E


Dita e shën Valentinit - origjina St-Valentine
Donald D'ARANEO
Donald D'ARANEO

32


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi