EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sa mirë e njihni vetëveten?

Shko poshtë

Sa mirë e njihni vetëveten?  Empty Sa mirë e njihni vetëveten?

Mesazh  Berti69 31.01.17 22:06

Sa mirë e njihni vetëveten?  Lamour-1024x682

Shpenzojmë 100% të kohës me vetëveten. Pavarësisht kësaj, shumë nga ne habiten që nuk e njohin akoma mirë veten e tyre.

Në fakt, shumë nga ne janë të lindur për të menduar që "ajo se cilët jemi", nuk ka shance të dëgjohet. Ndezim zhurmuesit - televizionin, radion, internetin apo telefonin - çdo herë, në një moment të qetë, kur duam të dëgjojmë zërin tonë të brendshëm. Kërkojmë jashtë vetes për përgjigje, në vend që të marrim kohën e nevojshme e të dëgjojmë, kërkojmë e të eksplorojmë të vërtetën tonë.


Ndërsa jemi tërësisht të vetëdijshëm për botën jashtë nesh, - botën që kemi studiuar, ku kemi përvojën dhe praktikën. Po për botën brenda nesh?

Më kujtohet njëherë kur isha e re, në prag lidhjes, ai më pyeti nëse më pëlqente një pikturë, kur ishim në një ekspozitë. Nuk dija si të përgjigjesha. Jo vetëm se kisha frikë se mos thoja gjënë e gabuar, por nuk e njihja veten aq mirë, sa të dija nëse më pëlqente apo jo ajo pikturë. Nuk i besoja vetes time që të jipja një opinion. Thjeshtë luajta me kartën "nuk e di", dhe e pyeta se çfarë ai mendonte. Nuk mora asgjë si shkëmbim.

Megjithëse ky detaj më falet për shkak se isha e re në atë kohë, shumë nga ne, të të gjitha moshave, druhen të ndajnë opinionet me të tjerët për shkak të mungesës së njohjes të së vetëvetes dhe mungesës së vetëdijes.

Është e sigurtë që nëse nuk njohim vetëveten, të tjerët nuk ka shance të na njohin.

Nëse nuk kemi besim në vetëvete, është e garantuar që asnjëri nuk mund të ketë besim tek ne.

Ja disa pyetje të brendshme për të eksploruar dhe njohur veten, ose për t'ia prezantuar vetes vetëveten.


Çfarë beson - Zotin, Dashurinë, Fenë, Shpirtin?

Çfarë beson në të vërtetë? A keni menduar ndonjëherë nëse besimet tuaja janë të vërteta? A keni pyetur ndonjëherë se nga kanë ardhur besime tuaja, nëse me të vërtetë tuajat dhe nëse kanë me të vërtetë kuptim? Osho thoshte: "Sistemi i besimit bëhet pengesë për sytë e tu, nuk mund ta shohësh të vërtetën. Dëshira e madhe për të gjetur të vërtetën, zhduket." Besimet na ndalojnë të kërkojmë të vërtetën. Ju ftoj të kërkoni në të vërtetën e besimeve tuaja.


Cilat janë vlerat tuaja?

Cilave principe, qualiteteve dhe karakteristikave i qëndroni? Është thjeshtë aksident, të jetuarit në sinkroni me vlerat tuaja, nëse nuk keni pasur kohë t'i identifikoni ato? Duke bërë një listë të vlerave mbi të cilat bazoheni, mund të jetoni në mënyrë të ndërgjegjshme dhe në sinkroni me to.


Çfarë dashuroni? Kur jeni më të lumtur?

Ndonjëherë ne fiksohemi aq shumë duke menduar se çfarë është e gabuar dhe çfarë duhet bërë, saqë harrojmë të shohim se çfarë dashurojmë. Ndonëherë ne neglizhojmë të shohim edhe që jemi të lumtur, kur jemi.


Cila pjesë e vetes tuja ka nevojë akoma për shërim?

Gjërat që duhet të zgjidhim, janë gjërat që shkaktojnë emocione. Nëse jemi akoma të inatosur, të lënduar apo të turpëruar nga e shkuara, nevojitet akoma shërimi.


Cilat aspekte të vetes tënde dashuron, admiron dhe vlerëson?

Në fakt jemi shumë të shpejtë kur bëhet fjalë për të gjetur të meta tek vetja. Njihni pikat e forta, talentet, sukseset, arritjet, miqësitë, marrëdhënjet, qëndrimet tuaja - për gjërat që falënderoni jetën.

Kur të kemi kohë ta njohim veten në mënyrë më të plotë, jo vetëm që zhvillojmë aftësitë tona për të krijaur marrëdhënje më të mira, por e vendosim veten në një pozicion më të mirë për të jetuar me integritet.
Më pas, në ato momente kur jemi të vetëm, mund ta shijojmë mjaftueshëm shoqërinë me veten tonë, sa të shuajmë zhurmat e jashtme e t'i kthehemi mençurisë së brendshme.

Nga Eve Hogan
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi