EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luçiferi dhe akuzat kundër masonëve

Shko poshtë

Luçiferi dhe akuzat kundër masonëve Empty Luçiferi dhe akuzat kundër masonëve

Mesazh  Solomoni 08.01.17 18:05

Masonët dhe Iluminatët kanë qënë të përndjekur prej qeverive ndër shekuj. Një ndër akuzave që u është bërë atyre, është lidhja me Djallin, Satanain.
Por, ata që kanë ngritur këto akuza dhe më vonë kanë “nxitur” dhe “manipuluar” popullin për të qënë pro këtyre akuzash, kanë qënë anti-masonët.
Në lidhje me Iluminatët, është bërë një ngatërresë shumë e madhe që e ka bërë popullin të mendojë gjëra mjaft të çuditshme për ta.
Iluminatët “adhurojnë” një krijesë të quajtur Luçifer. Në Bibël, Luçiferi është emri i djallit, dhe anti-masonët e morën këtë fakt si arsye për t’i shfaqur Iluminatët si satanistë, pra si njerëz negativë.
Por në fakt, iluminatët e konsiderojnë Luçiferin si sjellësin e dritës, dhe jo si Satanain. Në mitet biblike, Luçiferi ishte ëngjëlli më i fortë i Parajsës, por ai kundërshtoi Perëndinë për të krijuar njerëzimin, ndaj Perëndia e dënoi atë, dhe Luçiferi u njoh si “ëngjëlli i rënë” dhe u bë kundërshtari i Perëndisë.
Por sipas përkthimeve nga hebraishtja dhe latinishtja, emri “luçifer” lidhet gjithnjë me dritën, ndriçimin dhe fuqinë hyjnore. Emri “luçifer” është emri latin i planetit Venus (Afërdita) si dhe ylli i mëngjesit.
Prapë së prapë, Luçiferi, edhe në Bibël, cilësohet si ëngjëlli më i rëndësishëm i Parajsës, pavarsisht pjesës ku shoqërohet me Djallin. Por prapë në Bibël, emri “luçifer” nuk nënkupton djallin, por gjendjen e rënies së një ëngjëlli të rëndësishëm; tregon se emri “luçifer” thjesht përdoret për të përshkruar gjendjen e rënies (engjëllit të rënë).
Solomoni
Solomoni

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi