Ekzistenca dhe origjina e Illuminati-t
Faqja 1 e 1
Ekzistenca dhe origjina e Illuminati-t
Në fund të shekullit 17-të ishte një lëvizje kulturore e intelektualëve, e cila tani njihet si Epoka e Përndritjes apo Epoka e Arsyes Qëllimi i tyre ishte reformimi i shoqërisë duke përdorur arsyen për të sfiduar idetë e bazuara në traditë dhe religjion dhe ta avancojnë diturinë përmes metodave shkencore. Kjo lëvizje promovoi mendimin shkencor, skepticizëm dhe shkëmbimin intelektual, dhe në atë kohë ishte revolucion në mendimin njerëzor, derisa në vitin 1776 një filozof gjerman Johann Adam Weishaupt formoi një shoqëri sekrete në Bavaria të Gjermanisë të quajtur: Rendi i Iluminatit, por vetëm pas ca viteve në 1785, ai u infiltrua dhe u shtyp nga agjentë të qeverisë të udhëheqësit të ri Charles Theodore. Theodore pa se si po u rritet popullariteti shoqërive të fshehta, si Rendi i Iluminatit, dhe i shihte si kërcënim që mund të përmbyste monarkinë bavariane. Prej asaj kohe nuk dihet se çka i ndodhi Rendit, i cili thuhet të ketë pasur rreth 2000 e më shumë anëtarë në gjithë Evropën.
Prej asaj kohe deri më sot ka pasur shumë teori konspirative që Iluminatit ende ekzistojnë, dhe janë pas ngjarjeve si Revolucionit francez, vrasjes së John Kennedy dhe shumë besojnë se i kanë infiltruar qeveritë rreth globit dhe se po kontrollojnë dhe manipulojnë ngjarjet botërore për të krijuar një rend të ri botëror me një qeveri globale e cila do ta udhëhiqte tërë njerëzimin. Mirëpo nuk ka prova se iluminati bavarian i shpëtoi shtypjes në 1785.
Sot ka disa organizata që pretendojnë se janë iluminatit e vërtetë, por asnjëra prej tyre nuk ka ndonjë provë. Ndryshe nga Iluminati origjinal bavarian të cilët dëshironin të qëndronin si shoqëri e fshehtë, organizatat sot nuk janë të frikësuar ta bëjnë ekzistencën e tyre publike – përmes faqeve të internetit dhe rrjeteve sociale, dhe shumicën e herëve e bëjnë këtë gjë për të tërhequr anëtarë të rinj. Është e çuditshme se si sot iluminati është sinonim për teori konspirative dhe shumë shpesh cilësohen nga mediat si grup që rrinë në hije dhe i kryejnë punët “prapa skenës.” Arsyeja pse Iluminati u formuan në rend të parë ishte të kundërshtonin paragjykimet/bestytnitë, ndikimin e religjionit në jetën publike dhe keqpërdorimin e forcës së shtetit. Pikërisht ato ide të cilat ata i kundërshtonin, tani pretendojmë se i bëjnë sot.
Cka i bën Iluminatit special nga shoqëritë tjera të fshehta që u shtypën në vitin 1785?! Arsyeja për këtë janë disa romane dhe pak fat. Në vitin 1798 u botua një libër i quajtur “Prova të një konspiracioni” me teorinë që Iluminati kishin shpëtuar dhe përbënte një konspiracion ndërkombëtar të vazhdueshëm. Libri u bë shumë i njohur në atë kohë, por pas disa dekada spekulime kjo teori u shua. Një shekull më vonë, në vitin 1975 seria e librave “Triologjia e Iluminatit” i solli përsëri teoritë në jetë. Disa besuan se libri ishte i vërtetë dhe teoritë për iluminati u bënë më të njohura se ndonjëherë.
Emri Illuminati vjen nga fjala latine – illuminatus që do të thotë i përndritur. Illuminati mund të përdoret edhe si fjalë dhe do ta ketë kuptimin e një: “grupi që pretendon ndriçim superior në një temë të veçantë, sidomos në religjion”, por vështirë që do të keni pse ta përdorni këtë fjalë në jetën e përditshme.
Një ndër simbolet e Illuminatit është syri mbi trekëndesh. Nuk dihet se pse syri është aq shumë i lidhur me Illuminatit, por spekulohet se arsyeja është se shumë religjione e kanë përdorur syrin për të prezantuar Zotin apo ndonjë lloj të fuqisë më të lartë, ku prej më të vjetrave është Syri i Horusit – një simbol i vjetër egjiptian për mbrojtje dhe fuqi mbretërore. Prandaj edhe ky simbol asocohet me Illuminati – duke u bazuar në atë se ata e vëzhgojnë çdo lëvizje tonën. Kurse trekëndëshi lidhet me atë se i ka 13 hapa – sikur 13 kolonitë që kanë ekzistuar në Amerikë. E si kjo do të thotë Illuminati nuk e dimë, por teoritë konspirative gjithmonë e gjejnë një mënyrë.
Disa teori konspirative për Illuminati janë: Weishaupt pasi iku nga Bavaria shkoi në ShBA ku edhe vrau presidentin George Washington duke e marrë vendin e tij si mashtrues, dhe fytyra e Washington-it në dollarin amerikan faktikisht është ajo e Weishaupt. Edhe pse kanë disa ngjashmëri, në atë kohë pothuajse çdo njeri është dukur ashtu.
Gjithësesi, Illuminati mbetet një ndër shoqëritë e fshehta më të njohura dhe të pushtetshme, por çuditërisht nuk është e vetmja... pas saj vijnë Masoneria, Masonët Myslimanë, Klubi i Jakobinëve, Skull&Bones, Seklorumi, Klubi Bohemian, KKK-ja, Opus Dei etj., etj., që qëndrojnë në prapaskena dhe presin momentet e sundimit...

Donald D'ARANEO- 32
Similar topics
» Illuminati
» ILLUMINATI! ÇFARË dim ne ?
» Rendi Ri Botëror dhe ‘të Ndriturit’ (Illuminati)
» Konspiracion - VIDEO
» Hapja e Syrit të Tretë: Çfarë Illuminati nuk dëshiron që ju të dini

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi