EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të flesh e të ëndrrosh

Shko poshtë

Të flesh e të ëndrrosh Empty Të flesh e të ëndrrosh

Mesazh  Admin 04.03.09 1:34

Të flesh e të ëndrrosh. Çfarë ankthi!

Gjumi është një gjendje qetësie. Gjatë kësaj gjendje je ndodhin ndryshime të ndërlikuara në nivelin e trurit, që nuk mund të shpjegohen vetëm me një gjendje të thjeshtë pushimi trupor e mendor.

Ky ritëm apo cikël rregullohet çdo ditë (pra çdo 24 orë) dhe ndikohet nga shumë ngacmime, ku në pjesën më të madhe të rasteve nga shkaqe të njohura që kanë të bëjnë me dritën diellore, pra ciklin ditë-natë.

Nga ky cikël varet niveli i melatoninës, i cili rritet gjithmonë kur ne biem te flemë.

Gjumi është funksion ripërtëritës i trupit dhe trurit, siç vërehet nga shumë simptoma të keqfunksionimit, të cilat hasen tek një individ kur nuk fle. Për shembull, janë disa qeliza
cerebrale, që në disa faza të gjumit kanë një veprimtari 5-10 herë më të lartë në krahasim me zgjimin.

Çdokujt i ka ndodhur që të ngrihet medoemos në mes të natës e të fillojë të hajë diçka, dikujt tjetër i ka ndodhur të flasë përçart, apo të ngrihet somnambul. Por, ka edhe nga ata që kanë parë ëndrra të frikshme dhe janë ngritur duke qarë.

Këto sjellje shkenca i quan paraëndrra, ose shqetësime të gjumit.

Sipas një kërkuesi, i cili është drejtor në laboratorin e gjumit "Eppendorf", në Hamburg, të paktën 42 për qind e popullsisë vuan pjesërisht ose vazhdimisht nga shqetësimet e gjumit.

Pra, rreth 3 miliardë persona kanë pasur ndonjë problem me atë që është përçuesi kryesor për të rigjeneruar fuqitë e humbura gjatë ditës. Për shumë kohë shkencëtarët
kanë mundur vetëm të katalogojnë problemet e ndryshme të gjumit, por kohët e fundit velloja e misterit që qëndron pas tyre po bie dalëngadalë.

"Ka shqetësime psikiatrike që të kujtojnë paraëndrrat, edhe pse në shumë raste ekziston një turbullim i veprimtarive psikike dhe neuropsikike, që zakonisht punojnë në mënyrë plotësuese gjatë qëndrimit zgjuar", pohon kërkuesi.

Sot, falë makinave që janë gjendje të monitorojnë njëkohësisht elektroencefalogramin, lëvizjet pamore, disa parametra respiratore, elektrokardiogramin dhe tonin muskulor të personave gjatë gjumit, është kuptuar se problemet mund të ndodhin gjatë të gjitha fazave të pushimit të natës.

Madje një gjë e tillë ndodh edhe gjatë kalimit nga një fazë tjetër, por që zakonisht nuk zgjat më shumë se një minutë.

Në disa raste paraëndrrat u japin jetë disa sjelljeve shumë të ndërlikuara, për shembull kur ngrihesh për të ngrënë në mes të natës, apo dëshirën për një seks të zjarrtë, ose sjellje seksuale me anomali me personin që ndodhet prajnë jush gjatë natës.

Ndoshta zbulimi më interesant i këtyre viteve të fundit qëndron pikërisht në faktin se disa probleme gjatë natës kanë një përbërës të trashëguar. Tetëdhjetë për qind e personave që vuajnë nga somnambulizmi, apo e folura përçart në gjumë, këtë shqetësim e kanë pasur më parë të pranishëm edhe te prindërit e tyre.

Sipas shkencëtarit, fakti që manifestojnë në gjumë është një tregues i rëndësishëm i një prirjeje gjenetike mjaft problematike.

Më pas janë edhe shkaqe të tjera që ndryshojnë nga njëri-tjetri. Mes tyre mund të përmendim alkoolin, turnet e punës, të cilat janë një ndër shkaqet kryesore për çakordimin e gjumit, gjithashtu dhe sëmundjet si emikrania, epilepsia dhe demenza e pleqërisë.

"Shqetësimet e trurit, që lidhen me ushqimin dhe seksin, janë të lidhura gjithashtu
me fiksimet që mund të shfaqen edhe gjatë ditës", pohon kërkuesi. Fiksimi për ushqimin i bën individët të ngrihen somnambul, të hapin frigoriferin e të hanë më mes të natës. Ndërsa fiksimi për seksin mund ta bëjë personin të kryejë akte e sjellje seksuale, të cilat nuk do t'i bënte kurrë zgjuar.

Megjithatë, në të dyja rastet personat pasi ngrihen në mëngjes nuk mbajnë mend asgjë.

Sipas kërkuesit, këto shqetësime lidhen me nevojat primare, që te disa persona të veçantë këto dëshira lirohen papritur gjatë gjumit.

Sot trajtimet kundër shqetësimeve të tilla nuk kanë rregulla të zakonshme, por duhet të përshtaten sipas secilit individ. Ekzistojnë disa ilaçe, por faktikisht të gjitha janë konsideruar të rrezikshme, sepse mund të sjellin efekte anësore edhe me doza të vogla.

Kërkuesit pohojnë se ka rregulla të cilat çdo kush mund t'i ndjekë me lehtësi.

Për shembull, kush vuan nga somnambulizmi mund të shtrihet në një vend jo shumë të lartë, me qëllim që kur të ngihet të mos vritet. Kush vuan nga problemet e "sulmeve seksuale" duhet të marrë masa për të mësuar partnerin. Gjithashtu këta persona duhet të ndjekin edhe seanca të veçanta për qetësim, duke filluar nga joga e deri te hipnotizimi.

Këto të fundit kanë treguar se kanë dhënë rezultate të mira për ata që vuajnë nga shqetësimet e lartpërmendura. Për fëmijët që zgjohen natën duke qarë, gjëja e parë që duhet të bëni është të siguroheni që të mos vriten, duke larguar nga krevati çdo lodër apo objekt të rrezikshëm. Për t'i shmangur sa më shumë këto probleme, duhet t'i vini në orar të vegjlit për të fjetur, në mënyrë që të plotësojnë numrin e duhur të orëve për
moshën e tyre dhe në rastin e ndonjë trembjeje të fortë, t'i qetësoni menjëherë.

TRAJTIMET

Sot trajtimet kundër shqetësimeve të tilla nuk kanë rregulla të zakonshme, por duhet të përshtaten sipas secilit individ.

Ekzistojnë disa ilaçe, por faktikisht të gjitha janë konsideruar të rrezikshme, sepse mund të sjellin efekte anësore edhe me doza të vogla. Kërkuesit pohojnë se ka rregulla të cilat çdo kush mund t'i ndjekë me lehtësi

SJELLJET

Çdokujt i ka ndodhur që të ngrihet medoemos në mes të natës e të fillojë të hajë diçka, dikujt tjetër i ka ndodhur të flasë përçart, apo të ngrihet somnambul.

Por, ka edhe nga ata që kanë parë ëndrra të frikshme dhe janë ngritur duke qarë.
Këto sjellje shkenca i quan paraëndrra, ose shqetësime të gjumit. Sipas një kërkuesi, të paktën 42 për qind e popullsisë vuan pjesërisht ose vazhdimisht nga shqetësimet e gjumit

SHQETËSIMET E GJUMIT

SOMNAMBULIZMI

Ndodh veçanërisht në një periudhë stresi apo ankthi.

KËRCITJA E DHËMBËVE

Shkakton mpirje, dhimbje të muskujve të gojës.

EROTIZMI

Shqetësim që të shtyn drejt sjelljeve seksuale anormale gjatë gjumit.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi