46 milionë njerëz vuajnë nga skllavëria në botë
Faqja 1 e 1
46 milionë njerëz vuajnë nga skllavëria në botë
Rreth 45.8 milionë njerëz vuajnë nga skllavëria në botë. Këto janë të dhënat më të reja të indeksit të skllavërisë globale 2016 që u publikuan nga fondacioni “Walk Free” me qendër në Australi.
Sipas indeksit, dy të tretat e 45.8 milionë personave -që janë skllavëruar si pasojë e abuzimeve seksuale, martesave të detyruara, trafikimit, punës së detyruar, robërisë së borxhit- jetojnë në rajonin Azi-Paqësor.
Themeluesi i fondacionit Andrew Forrest, njoftoi se për të përgatitur këtë studim u zhvilluan 42 mijë takime në 167 vende dhe në 53 gjuhë të ndryshme, ndërsa shtoi se duhet të merren masa të ashpra për t’i dhënë fund trafikimit të qenieve njerëzore dhe skllavërisë moderne.
Shteti i parë në listë, ku ndodhen më shumë skllevër është India me 18.3 milionë persona të detyruar në skllavëri, ku kjo normë në krahasim me dy vite më parë ka shënuar rritje prej 28%.
Ndërsa në vend të dytë vjen Kina me 3.9 milionë persona, pastaj Pakistani me 2.1 milionë, Bangladeshi me 1.5 milionë, Uzbekistani me 1.2 milionë, Indonezia me 736 mijë, Mijanmari me 515 mijë dhe Malajzia me 129 mijë persona skllevër.
Në bazë të përqindjes së popullatës, në indeks thuhet se vendi ku përmasat e këtij fenomeni janë më të mëdha është Koreja e Veriut me një masë e cila përbën 4.37% të popullatës.
Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi