EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shenja që Bota Shpirtërore po përpiqet t'ju kontaktojë

Shko poshtë

Shenja që Bota Shpirtërore po përpiqet t'ju kontaktojë  Empty Shenja që Bota Shpirtërore po përpiqet t'ju kontaktojë

Mesazh  Equinox 05.03.16 17:56

Shenja që Bota Shpirtërore po përpiqet t'ju kontaktojë  Bota%2Bshpirt%25C3%25ABrore

Ndiheni ndonjëherë sikur po ju vëzhgojnë, kur asnjëri nuk ndodhet rreth jush? Ju vjen automatikisht një mesazh në kokë, dhe e dini që nuk vjen nga ju por nga një botë e ndryshme?

Ekzistojnë disa mënyra që bota shpirtërore përpiqet të ketë vëmendjen tuaj, qoftë nga të dashurit tuaj që kanë ikur nga kjo jetë apo nga shtytjet shpirëtore.

Ja disa shenja që tregojnë si bota shpirtërore po përpiqet t'ju kontaktojë:


1. Keni ëndërra të gjalla ose vizione gjatë meditimit

Bota shpirtërore përçon mesazhe përmes ëndërrave. Ajo mund të na japë gjithashtu mini-filma gjatë meditimit e të hapë ndërgjegjen për të përfutar mesazhe. Ata mund të krijojnë skenare apo të prodhojnë arketipa për të pasur vëmendjen tonë. Ndërsa jeni në gjumë, ndodheni në botën shpirtërore.Shpirtërat do ndajnë gjëra me ju. A gjitha çfarë mund të bëni është të pyesni lirshëm përpara se të flini.

"Bota shpirtërore është e aftë të vijë tek ju lehtësisht edhe kur mednja juaj është e qartë dhe e pastër. Kurdo që të arrini anën shpirtërore nga kjo anë, uluni që qëndroni në qetësi." James Van Praagh.


2. Ndjesitë zmadhohen

Shpirtërat komunikojnë përmes erës, shihes, prekjes, shikimit dhe tingullit. Ata ndërhyjnë në shqisat tuaja duke mundësuar që, për shembull, të nuhasni një lule të veçantë. Kur tingujt udhëtojnë në dimensione të ndryshme, vijnë në veshët tonë me një ritën të lartë. Mund të përdorin shikimin tuaj periferik për t'u shfaqur në formën e hijes. Këto janë momentet kur po prekeni nga bota shpirtërore. Qëndroni të hapur dhe shihni të shpalosen mrekullitë.


3. Elektriciteti vihet në lëvizje

Shpirtërat do përdorin dritën dhe të tjerë elementë për t'ju thënë se janë pranë. Jemi bërë nga materia, dhe elektriciteti shpërndahet nga karikimi. Ata mund të reduktojnë ndriçimin, të ngrenë volumin e radios apo të ndryshojnë kanalet. Mund të fiksojnë një këngë speciale për ju, që t'ju bëjnë me dije se kush është pranë jush. Kompjuterët pushojnë së funksionuari, madje as makina nuk ndizet, derisa ata të kenë vëmendjen tuaj.

"Mos harroni se megjithëse trupat ikin nga kjo botë, energjia që ju lidh ju me një të dashur është e përjetshme dhe mund të ndihet gjithmonë kur jeni të hapur për ta pranuar." Doreen Virtue.


4. Keni një njohje të pashpjegueshme

Ju ka ndëdhur ndonjëherë të keni një njohje të diçkaje, dhe nuk e dini se si ky mendim u shfaq në mendjen tuaj? Këto janë udhërrëfyesit e shpirtit dhe të dashurit tuaj. Përdorin telepatinë për të komunikuar me ne. Dëgjojeni zërin që ju pëshpërit e ju shtyn për të bërë diçka, dhe ndiqni brendinë tuaj. Sa herë kërkoni drejtin, prisni zërin, që t'ju tregojë çfarë duhet bërë.


5. Rrëqethja e të dridhurat shfaqen shpesh

Kur jeni të radhitur nga shpirtërorja, temperatuar e trupit ndryshon. Merrni atë valën e ftohtë që bën t'ju rrëqethet mishi. Keni folur për një të dashur të sëmurë dhe menjëherë ju është rrëqethur mishi. Ata ju bëjnë me dije se janë me ju. Mbi të gjitha, jemi qenie shpirtërore me përvojë njerëzore. Lidhja me botën shpirtërore është shtëpia. Rrëqethjet na kujtojnë se bota dhe bota shpirtërore janë shumëdimansionale.


6. Udhëhiqeni nga sinkronizimi

Ju ka ndodhur ndonjëherë që kur keni menduar për diçka, dhe keni parë orën, është shfaqur 11:11? Ky është shpirt i "gjallë". Çdo mundësi që shfaqet përbën gur themeli për të parë thellë në ekzistencën tonë. Koicidencat janë shenja që ju sigurojnë se jeni në rrugën e drejtë. Këto shtytje të lehta janë pjesë sistemit universal GPS.

"Nuk e ndërtojmë fatin tonë; marrim pjesë në të. Koicidenca funksionon si një shtytje për të punuar në drejtim të këtij fati." David Richo.

Nuk ekzistojnë ndarjet në mbretëritë tona. Jemi të gjithë të bashkuar me njëri-tjetrin. Bota shpirtërore do ju udhëheqë, po të jeni të hapur të merrni mesazhe. Sa më shumë të meditoni, të krijoni, të dashuroni e toleroni, aq më e thjeshtë është për botën shpirtërore t'ju kontaktojë. Mirënjohja është një shpërblim i mirë për ndihmën e tyre. Numëroni bekimet tuaja çdo ditë dhe mos harroni se nuk jeni të vetëm.
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi