EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Druidët

Shko poshtë

Druidët Empty Druidët

Mesazh  Siroco 11.02.16 0:58

Druidët Druide10

Figura fetare legjendare, të mbështjella me intrigë dhe mister, në Gali, Britani, Irlandë, në Epokën e Hekurit


Të gjithë Druidët ishin meshkuj

Jo vetëm që Druidët adhuronin perëndesha femra, por kishte dhe femra Druide. Duke qenë se Druidët vlerësoheshin lart në shoqëri, gratë Druide përfitonin gjithashtu. E pazakontë për periudhën, ato konsideroheshin njësoj të barabarta me meshkujt, mund të merrnin pjesë në luftëra dhe madje kishin fuqinë të divorcoheshin nga bashkëshortët.


Ata bënin flijime njerëzore

Kjo është një prej pikave më të debatuara në lidhje me Druidët. Shumë burime raportojnë se Druidët kryenin rite flijimi njerëzish, por këto gjëra janë shkruajtur nga njerëz si Jul Cezari, i cili kishte arsye t’i paraqiste keltët në mënyrë barbare. Nuk ka prova konkrete që Druidët janë angazhuar në flijime njerëzore, dhe nëse e kanë bërë, kjo s’ka qenë e zakonshme.


Ata ishin të gjithë priftërinj

Ndonëse lidhja e njerëzve me perënditë ishte një pjesë e vecantë e rolit të Druidëve, ata kishin gjithashtu pozicione të tjera në shoqëri. Ishin mësues, shkencëtarë dhe filozofë, mes të tjerave. Druidët kishin shumë ndikim në botën e keltëve, e madje kishin edhe fuqinë të dëbonin njerëzit nga shoqëria.


Mbanin rroba të bardha

Nuk ka patur ndonjë zbulim që mund të lidhet në mënyrë të sigurtë me Druidët, kështu që nuk kemi prova të forta se cfarë vishnin. Ideja që mbanin rroba të bardha bazohet në një përkthim të gabuar, dhe në përputhje me ligjet e veshjeve të kohës, Druidët mund të vishnin deri gjashtë ngjyra.


Ishin monoteistë

Me shumë gjasë, kjo legjendë ka lindur prej praktikave të disa Druidëve të kohëve moderne, të cilët kanë bashkuar Druizmin me besimet e tyre kristiane.
Historikisht, Druidët adhuronin një numër të madh perëndish dhe perëndeshash për qëllime të ndryshme, si perëndeshën e verës dhe perëndinë e detit, pak a shumë si fetë romake dhe greke.

bota.al
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi