Si të fillojmë të Kujtojmë Jetët e Shkuara
3 posters
Faqja 1 e 1
Si të fillojmë të Kujtojmë Jetët e Shkuara
Kurioziteti për kuptimin e jetës është një mjet i fuqishëm që të gjithë e posedojmë, dhe kuptimi mund të ndryshojë në çdo çast kur do jemi në gjendje të marrim informacione nga mishërimet e kaluara.
Mbi të gjitha, rruga e jetës sonë është një fragment tepër i vogël i rrugëtimit të pafundë shpirtërave tanë. Sa më shumë informacione të përfitojmë rreth kësaj teme, aq më shpejt do ta shohim rrugën e jetës përpara nesh.
Sigurisht që është e lehtë për ta thënë këtë, por mund të jetë e vështirë për të nxjerrë kuptim nga jetët e shkuara, pa ndihmën e telepatisë së specializuar në prapavajtjen e jetës së kaluar. Jo vetëm kaq, por është punë më vete të gjesh telepatik të besueshëm dhe të ndershëm që do të pranonte të angazhohej në këtë punë të vështirë. Për këtë arsye, ne do të donim të ndanim me ju disa mënyra ku mund të filloni vetë, kështu që kur të gjeni një telepatik të mirë, do jeni në rrugën e duhur.
Meditoni
Shpirti ka kaluar shumë mishërime trupore përpara se ishte ky që është, kështu që përse nuk e lini jashtë këtij ekuacioni trupin sa të jetë e mundur? Mendja është pjesë trupit, dhe kur mendja pushon, shpirti mund të flasë pa ndërprerje. Ndërsa meditoni, jini të vëmenshëm se çfarë ju vjen. Janë kujtime vendesh, njerëzish apo ndodhish? Është me të vërtetë emocionuses që këto përvoja të hidhen në letër pasi kjo praktikë të mbarojë, dhe më pas shihni nëse mund të nxirrni informacione që mund t'i krahasoni me shënimet e historisë.
Konsultohuni me mishërimin tuaj aktual
Çfarë keni bërë gjatë jetës? Ka mundësi të keni pasur përvoja shumë të fuqishme që mund t'ju kenë ndihmuar të jeni personi që praktikisht jeni. Këto përvoja kanë ndodhur për një arsye: janë pjesë e rrugëtimit që shpirti juaj ka ndjerë për t'i dhënë formë qenies së tij të përgjithshme. E vërteta është se fati mban me vete nga jetët e shkuara, dhe vështirësitë e së tashmes mund të jenë një shenjë e transgresioneve të shkuara. Çfarë i ndodhi shppirtit të kaluar që nxiti nevojën e të mësuarit të mësimeve që keni mësuar në jetë?
Konsiderojeni të çuditshmen të zakonshme
Çdo njeri përjeton ndjenjën që dikush e ka përjetuar më parë, ose mund të ndihet në një vend të panjohur, çuditërisht, sikur të ishte në shtëpinë e tij. Ky është rezultati direkt i njohurive nga jetët e shkuara. Në fakt, shpirti orientohet në mënyrë natyrale tek ajo që është familjare për të, kështu që mund ta gjeni veten duke ndjekur rrugë që mishërimi juaj i kaluar i ka ndjekur tashmë. Kështu që është e rëndësishme të vëreni se çfarë është familjare apo çfarë shkakton ndjenjën e romancës.
Shkruajini që të mos i harroni.
Kushtojini vëmendje ndjenjave tuaja në lidhje me kujtimet e shkuara
Në një pikë, mund të hasni në "kujtime" që nuk i keni përjetuar në jetë. Që do të thotë se nuk i keni përjetuar në mishërimin aktual. Nëse rastësisht imagjinoni diçka që befasisht ju bën të ndjeni një emocion të fortë shpirtërorë, kushtojini vëmendje kësaj gjëje! Mund të jetë një kujtim i vërtetë i shpirtit tuaj, i po vjen në këtë jetë.
/SP/
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Si të fillojmë të Kujtojmë Jetët e Shkuara
Kujtimi I jetes se pare, pavaresisht periudhes, kerkon me teper kohe. Por mund te vije edhe Atehere kur nk e pret. Pastaj jetet e tjera vijne me natyrshem. Gjths varet cfr roli ke pasur ne ato jete, per njerezimin. Eshte me e lehte te kujtohen jetet kur ke qene nje personazh historik qe mund ta gjesh edhe ne Google.
Gjthsh, pavaresisht epokave kur ke jetuar, karakteri thuajse mbetet I pandryshuar.
Gjthsh, pavaresisht epokave kur ke jetuar, karakteri thuajse mbetet I pandryshuar.
Pansophia- 97
Re: Si të fillojmë të Kujtojmë Jetët e Shkuara
mund te gjesh me ane te hipnozes
Albi4all- “Kur të shohësh një njeri të mirë, mundohu të tejkalosh
shembullin e tij, kur të shohësh ndonjë njeri të keq, kthehu e
hulumtoje veten mos i ke edhe ti të njëjtat të meta.”
36
Re: Si të fillojmë të Kujtojmë Jetët e Shkuara
Syri 3te te ndihmon sh per te zgjuar vizionet. Une perdor edhe disa nr si udhezues.
Pansophia- 97
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi