Bimët, të afta të mendojnë dhe të thurin strategji
Faqja 1 e 1

Në një studim të ri, një grup shkencëtarësh prestigjiozë hamendësojnë se bimët kanë plane të zgjuara për të konkurruar me njëra-tjetrën, por edhe për të ndihmuar bimët në nevojë …
Është e lehtë të mendohet se bimët janë pasive dhe se kanë vetëm qëllim t’u shërbejnë qenieve të tjera në këtë botë. Por çfarë mund të thoni nëse ekosistemet në botë i marrin format e ndryshme, për shkak të “vendimeve” të bimëve?
Një teori e re, e prezantuar nga kërkuesit e Universitetit Princeton në revistën “Bimët natyrore”, sugjeron se në disa raste, kjo mund të jetë saktësisht ajo që ndodh. Në një nga teoritë e para globale për evolucionin e florës dhe faunës në tokë, kërkuesit shkruajnë se bimët mund të jenë sjellë në disa mënyra që të kenë përfitime jo vetëm ato, por edhe të përcaktojnë produktivitetin dhe përbërjen e ambientit rrethues.
“Teoria jonë shpjegon se flora dhe fauna janë bazuar në një ide të re, sipas së cilës, bimët janë inteligjente dhe veprojnë me strategji”, tha drejtuesi i studimit, Lars Hedin, një profesor i Princeton për ekologjinë dhe biologjinë revolucionare dhe njëkohësisht kryetar i departamentit.
“Kjo është një teori globale që shpjegon përse biomasa ndryshon në kushtet e ushqimit, në aftësinë për t’iu përgjigjur çrregullimeve dhe për të thithur dyoksidin e karbonit nga atmosfera.”
Kërkuesit zhvilluan teorinë e tyre për të zgjidhur një mister të ngritur prej kohësh në ekologji mbi çështjen, përse pemët nuk mund të prodhojnë fertilizuesit e tyre nga nitrogjeni atmosferik, aty ku e bëjnë aktualisht – që sipas shkencëtarëve nuk duhet të ishte kështu – dhe mundohen në kushte në dukje ideale.
Këto bimë, të njohura si “kapëset e nitrogjenit”, përdorin sekrecione për të ftuar baktere toke që të infektojnë qelizat e rrënjëve të tyre. Në këmbim të karbohidrateve që bima prodhon në fotosintezë, bakteret e tokës konvertojnë nitrogjenin në ajër në formën e fertilizuesit për të cilin kanë nevojë bimët. Duke krijuar një cikël të tillë nitrogjeni, përfitojnë edhe bimët apo pemët fqinje. Shumica e këtyre “kapëseve të nitrogjenit”, ndodhen te bimët bishtajore dhe te pemët.
Çuditërisht, pemët bishtajore lulëzojnë në toka tropikale me nitrogjen të lartë, ku përfaqësohen nga qindra specie. Megjithatë, në nëntoka me pak nitrogjen, pemët që kapin nitrogjenin nuk janë aq mbizotëruese apo jetëgjata. Këtu ndodhet misteri, sipas Hedin.
Ekologjistët mund të supozojnë se në tokat me pak nitrogjen, një pemë që e prodhon vetë do të kishte përparësi ndaj një peme që nuk e kap nitrogjenin. Megjithatë, siç rezulton, pemët që kapin nitrogjenin në këto mjedise lihen në hije nga pemët fqinje, ndërsa në zonat tropikale, ato që kapin nitrogjen konkurrojnë më lehtë me pemët e tjera.
Për të kuptuar këtë gjë, Hedin dhe bashkautorët e tij përdorën një model teorik të lojës evolucionare për të analizuar se si pemët që kapin nitrogjenin do t’ia dilnin në pyje tropikale dhe jo tropikale që janë trazuar nga zjarri, rrëshqitja e dheut, uraganet dhe fenomenet e tjera natyrore.
Kërkuesit zbuluan se në pyje tropikale, pemët që kapin nitrogjen e përdorin aftësinë e tyre për të ofruar një zhvillim ushqimor gjatë rritjes së hershme, por e çaktivizojnë atë pasi nitrogjeni në tokë arrin nivele të larta. Kjo i lejon pemët të konservojnë energji të mjaftueshme, e cila shkonte për kapjen e nitrogjenit për të konkurruar më shumë për dritën e diellit me pemët e tjera.
Nga ana tjetër, për shkak se nivelet e nitrogjenit në pyjet e butë nuk rikuperohen aq shpejt, pemët që e kapin nitrogjenin në këto mjedise vazhdimisht gjenerojnë nitrogjen. Kjo e pengon disi zhvillimin e tyre, pasi ato kontribuojnë në zhvillimin e pemëve fqinje. Si rezultat, këto pemë nuk arrijnë gjithnjë t’u mbijetojnë fazave të para të rikuperimit të një pylli, sipas kërkesave.
“Në përgjithësi, ne mendojmë se bimët përgjigjen pasivisht ndaj mjedisit të tyre, por zbuluam se ato në fakt mund të jenë shumë strategjike”, tha Hedin. “Teoria jonë sugjeron se shpërndarja e nitrogjenit nëpër florën dhe faunën përreth dhe suksesi i pemëve kapëse të nitrogjenit në pyje tropikale, vjen si rezultat i evolucionit të strategjive të zgjuara të bimëve, në veçanti në pyjet tropikale.
“Bimët tropikale që kapin nitrogjenin janë mjaftueshëm të zgjuara sa për të ditur kur ta aktivizojnw metodën e kushtueshme të kapjes së nitrogjenit, për të konkurruar me bimët fqinje, dhe kur ta çaktivizojnë atë”, tha ai.
Për shkak se këto bimë nuk planifikojnë në mënyrë afatgjatë, ndodh që ato t’u japin më vonë nitrogjen bimëve përreth, duke u dhënë atyre gjithashtu mundësinë që të konkurrojnë me to.
“Përparimi madhor i këtij studimi përdor lentet e evolucionit për të kuptuar format e pemëve që kapin nitrogjen kudo në botë. Ne ende nuk e dimë si funksionon në tërësi kjo fushë, por teoria ofron një shans për të eksperimentuar në mënyrë që shkenca të çohet përpara”, tha një studiues. Kjo na çon më afër kuptimit të botës së bimëve dhe daljes nga stereotipat e vjetër.
Burimi: Universiteti Princeton

gjilanasi- 361
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi