EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

France - UFO

3 posters

Shko poshtë

France - UFO Empty France - UFO

Mesazh  Admin 01.02.09 3:16

Franca zbulon arkivat sekrete mbi UFO-t

Franca zbulon arkivat e saj sekrete mbi UFO-t, pasi agjencia kombëtare hapi një faqe interneti që dokumenton më shumë se 1.600 pamje të rralla, të siguruara gjatë pesë dekadave.

Arkivi online që do të rifreskohet herë pas here me detaje të reja, paraqet raste të rralla të pamjeve të UFO-ve që vazhdojnë të shqetësojnë mendjet e shkencëtarëve të famshëm.

Pas 30 vjetësh publikohet një numër shumë i madh dokumentesh lidhur me rreth 1600 raste të studiuara nga Geipan, struktura e qendrës hapësinore franceze. 28 përqind e këtyre rasteve mbeten të pashpjegueshme.

UFO-t gjithnjë kanë nxitur një interes shumë të madh dhe bashkë me të edhe teoritë e pafundme të konspiracionit për arkiva të fshehta të zbulimeve, të cilat qeveritë i konsiderojnë tepër të rrezikshme e alarmante për konsum publik.

Shumë raste përfshijnë pamje të shumëfishta si dhe një rast, kur mijëra vetë në Francë vunë re shenja zjarri në qiell dhe radarët regjistruan gjurmë të fluturimeve apo përshpejtimeve që bien ndesh me ligjet e fizikës dhe të cilat po merren shumë seriozisht.

Nga 1.600 rastet e regjistruara që prej vitit 1954, rreth 25 për qind janë klasifikuar si raste të tipit "D", gjë që nënkupton se pavarësisht nga dëshmitarët e besueshëm dhe të dhënat shumë të sakta, ka gjëra të cilat nuk shpjegohen.

Edhe vende të tjera mbledhin informata në lidhje me objektet fluturuese të paidentifikuara, kryesisht Britania dhe SHBA-ja.

Synimi është të bëhet më i lehtë për shkencëtarët grumbullimi i informacioneve. Faqja e internetit, ku janë publikuar fotot tregon pamje të qarta ku duken objekte të çuditshme fluturuese, është e mirëorganizuar dhe e kompletuar.

Zyrtarët thonë se shumë prej rasteve kanë mbetur tërësisht të errëta dhe të pashpjeguara, por pikërisht publikimi i tyre në internet mund të ndihmojë, përveçse për njohjen e publikut me fenomenin, edhe për studime më të hollësishme për të.

Edhe vende të tjera si Britania e SHBA-ja kanë shprehur interes për të hapur arkivat e tyre për publikun dhe për të bashkëpunuar më shumë në lidhje me studimin e UFO-ve.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

France - UFO Empty France - UFO

Mesazh  Jon 19.02.10 12:21

Ne naten mes se shtunes dhe se dieles me 13 – 14 shkurt 2010 ne qytetin Lorient te Frances jane pare disa drita te çuditshme.

France - UFO Lorien10
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

France - UFO Empty Flota e Ufo-ve ne France

Mesazh  Fikrro 17.02.11 11:57

Flota e UFO-ve mbi Francë?

France - UFO F.0216235252617_m

Këto ditë janë gjithnjë e më të shpeshta xhirimet e jo vetëm një objekti të panjohur fluturues – UFO, por flotave të tëra të cilat pa zë shëtisin nëpër qiell. Xhirimi i fundit i kësaj dukurie bizare është shënuar mbi qiellin e Francës.

Pasi që flota e fluturakeve në formë pjate vizitoi Amerikën Jugore dhe Veriore, duket se i erdhi radha Evropës. Javët e fundit xhirimet e fluturakeve të ngjashme janë publikuar njëra pas tjetrës, ndërsa tash i kemi edhe në kontinentin tonë.

Flota është parë për Shën Valentin, ndërsa për të gjithë ata entuziastë të cilët shpresojnë për shkëmbimin e dashurisë ndërmjet racës njerëzore dhe jashtëtokësorëve kemi një lajm zhgënjyes – flota nuk provoi as të renditet në formë zemre mbi qiellin e Francës.

Por gjithmonë ekziston shpresa se nuk kanë kohë për gjëra kaq të parëndësishme pasi po punojnë me nguti për ta shpëtuar racën njerëzore nga katastrofat e mundshme. /Telegrafi/

Sido që të jetë, xhirimin e UFO-ve, ose nëse dëshironi – flotës jashtëtokësore – mund ta shihni këtu: