Dosjet qe po e çudisin Ameriken
Faqja 1 e 1
Dosjet qe po e çudisin Ameriken
DOSJET QE PO E ÇUDISIN AMERIKEN
CIA ka kryer shpeshherë eksperimente apo projekte, të cilat më pas janë hapur për publikun. Disa janë projekte që kanë dalë në shtyp në kohën kur kanë ndodhur, të tjera janë dosje të hapura pasi ka kaluar numri i caktuar i viteve për deklasifikim.
Një prej tyre është eksperimenti "MKULTRA"
Projekti "MKULTRA" ishte emri i koduar i një programi kërkimor të CIA-s për kontrollin e
mendjes, i zhvilluar nga Zyra e Inteligjencës Shkencore.
Programi nisi në fillim të viteve 1950-a dhe përdori qytetarët amerikanë si subjekte testimi.
Të dhënat e publikuara dëshmojnë se ky projekt përfshinte përdorimin e shumë drogave, si dhe metodologji tjera për të manipuluar gjendjet mendore të individëve, apo për të ndryshuar funksionin e trurit.
Por, nuk janë vetëm operacionet e CIA-s ato që janë bërë publike. Shumë sekrete janë hapur për publikun pas një numri të caktuar vitesh.
SEKRETET MË TË MËDHA TË HAPURA PËR PUBLIKUN
Churchill-i dhe ekzekutimi i Hitlerit
Kryeministri britanik i kohës së luftës, Winston Churchill kishte në plan ta ekzekutonte
Hitlerin në karrige elektrike, nëse lideri nazist do të binte në duart e forcave aleate. Është ky një prej sekreteve të zbuluara shumë vite më vonë. Dokumente të zbardhura zbulojnë se Churchill ishte kundër planeve të aleatëve për gjyqet e luftës. Sipas dokumenteve, ai donte të ekzekutonte të gjitha figurat udhëheqëse naziste duke përfshirë këtu edhe Hitlerin, të cilin e konsideronte si "zembereku i së keqes" dhe një "gangster".
Faktet për urrejtjen e thellë të Churchillit ndaj Fyhrerit janë shfaqur nga disa dokumente që janë bërë publike nga arkivat kombëtare në Britani. Në shënimet e sekretarit të kabinetit,
Norman Book shfaqen mendimet dhe diskutimet gjatë takimeve më të rëndësishme në kohën e luftës. Kryeministri më pas thekson metodën e tij të preferuar për ekzekutimin e Hitlerit: karrigen elektrike. Ai madje bën shaka me kolegët e kabinetit, duke u shprehur se një të tillë mund ta merrnin hua nga SHBA-ja.
Operacioni "Gladio"
Dokumente amerikane të deklasifikuara në vitin 1970 dëshmojnë se gjenerali italian Giovanni de Lorenzo, shefi i "Sifar" (Inteligjenca Ushtarake Italiane) bashkëpunoi me SHBA-në në vitin 1950, për përgatitjen e një plani kundër një triumfi të mundshëm të komunistëve, por nuk informoi qeverinë e tij.
Sipas këtij dokumenti të bërë publik nga Andreotti, CIA dhe Sifar hartuan në nëntor të vitit 1956 një plan të koduar me emrin "Gladio" për formimin e një force prej një mijë njerëzish të aftë për beteja guerile dhe spiunazh. Për stërvitjen e tyre ishte krijuar një bazë në Sardenjë dhe depot e armëve dhe municioneve u fshehën në veri të Italisë.
Në vitin 1990, ushtria sekrete italiane u ekspozua nga kryeministri Giulio Andreotti në Senatin italian. Shtypi italian u shpreh se bëhej fjalë për "sekretin e ruajtur më mirë dhe më të dëmshëm politiko-ushtarak që prej Luftës II Botërore".
Masakra "My Lai"
Masakra "My Lai" ishte një seancë e vrasjes masive të rreth 504 qytetarëve të paarmatosur në republikën e Vietnamit. Ata ishin thuajse krejtësisht civilë dhe shumica e tyre gra dhe fëmijë.
Masakra u krye nga forcate ushtrisë amerikane më 16 mars 1968. Përpara se të vriteshin disa prej viktimave u përdhunuan, torturuan dhe gjymtuan. Gjashtë muaj më vonë, Tom Glen, një ushtar 21-vjeçar amerikan, i shkroi një letër gjeneralit Creighton Abrams, komandanti i ri i Përgjithshëm i forcave të armatosura amerikane në Vietnam, ku përshkruante brutalitetin e rregullt ndaj civilëve vietnamezë.
Letra ishte e detajuar dhe përmbajtja u bënte jehonë ankesave të tjera të njëjta nga ushtarët. Colin Powell, në atë kohë një major 31- vjeçar, u ngarkua të hetonte letrën dhe në një raport ai shkruante: "...marrëdhëniet mes ushtarëve amerikanë dhe vietnamezëve janë të shkëlqyeshme".
Në vitin 2004, Powell i tha Larry King në "CNN": "Unë shkova atje pasi My Lai kishte
ndodhur. Në luftë këto gjëra të tmerrshme ndodhin herë pas here, por ato duhet të dënohen".
Çështja "Plame"
Në mes të korrikut 2003, sipas procesverbaleve të Gjykatës Federale, zyrtarë të administratës Bush, duke përfshirë këtu Richard Armitage, Carl Rove dhe Lewis Libby, diskutuan me disa reporterë punësimin e një agjenteje të CIA-s, Valerie E. Wilson, e njohur si Valerie Plame.
Më 16 tetor 2003, CIA i dërgoi një letër Departamentit amerikan të Drejtësisë, ku shkruante se statusi i Plame si operative sekrete ishte informacion sekret dhe nuk duhej të ishte bërë publik. Prokurori i Përgjithshëm, John Ashcroft ia referoi çështjen Këshillit Special të Zyrës së Departamentit të Drejtësisë, të drejtuar nga Patrick Fitzgerald, i cili mblodhi jurinë.
Sidoqoftë, hetimi i jurisë nuk rezultoi me dënimin e dikujt për ndonjë krim në lidhje me nxjerrjen e informacionit. Sidoqoftë, ndaj I. Lewis Libby-t, shefi i stafit të zv. presidentit Dick Cheney, u bënë pesë akuza për pengim të drejtësisë, shkelje betimi dhe deklarim të rremë para jurisë. Libby dha dorëheqjen disa orë më vonë.
Operacioni "Paperclip"
I bindur se shkencëtarët gjermanë do të ndihmonin SHBA-në, presidenti Harry Truman ra dakord në shtator 1946 të autorizonte projektin "Paperclip".
Ky program synonte të merrte në SHBA shkencëtarë gjermanë të zgjedhur, të cilët do të punonin për Amerikën gjatë Luftës së Ftohtë. Më i famshmi i këtyre shkencëtarëve ishte Werner Von Braun, njeriu që ishte truri i krijimit të fotove të hënës, si dhe anëtar i shumë organizatave na-ziste. Ai gjithashtu kishte një rang të lartë në "SS".
Dosja e tij e hershme e inteligjencës e përshkruante si një "rrezik të sigurisë".
Presidenti Truman kishte kërkuar që shkencëtarët gjermanë të mos ishin të përzier me nazizmin dhe fillimisht mendohej që ata të qëndronin për një kohë të shkurtër, por duke parë njohurinë dhe ekspertizën e tyre, Departamenti i Luftës vendosi t'i mbante.
Në vitin 1958, ky operacion ishte informacion i zakonshëm për të gjithë dhe madje është përmendur hapur në një artikull të revistës "Time".
Projekti "Casandra"
Projekti "Cassandra" është një term arti i përdorur për të përshkruar një projekt parashikimi të financuar nga CIA apo agjenci të tjera inteligjence.
Me asistencën e sovjetikëve dhe operativëve të CIA-s, faza fillestare e projektit ishte të zbuloheshin dhe trajnoheshin individë, të cilët kishin aftësinë për të lëvizur gjërat me shikim. U bë progres, por projekti u braktis, i cilësuar si shumë i paparashikueshëm.
Projekti "MKDELTA"
Ky ishte një operacion për kontrollin e mendjes i përdorur nga CIA.
Operacioni përfshinte përdorimin e lëndëve biokimike dhe veprime klandestine. Fillimisht në këtë operacion përdoreshin substancat e ndryshme, si ndihmë për të ecur përpara me hetimin e personave.
Një procedurë speciale e krijuar nga "MKDELTA" u krijua për të kontrolluar përdorimin
e materialeve të "MKULTRA" jashtë vendit.
Projekti "ARTICHOKE"
Projekti "ARTICHOKE" ishte një projekt i CIA-s që bënte kërkime mbi metodat e marrjes në pyetje dhe e ka burimin nga projekti "BLUEBIRD" më 20 gusht 1951.
Ky projekt u krye nga Zyra e Inteligjencës Shkencore.
Projekti studioi hipnozën, varësinë e detyruar nga morfina, si dhe përdorimin e substancave të tjera, ndër metodat e marrjes në pyetje, për prodhimin e amnezisë apo gjendjeve të tjera të pavullnetshme te subjektet.
Operacioni "Merlin"
Operacioni "Merlin" është një operacion i dyshuar i SHBA-së, nën administratën e Clintonit, për t'i dhënë Iranit skica me të meta të ndërtimit të një programi bërthamor, në mënyrë që të shtyhej programi i armëve bërthamore të Iranit.
Në librin e tij "Gjendje lufte", autori dhe korrespondenti i inteligjencës, James Risen, pretendonte se CIA kishte zgjedhur një shkencëtar bërthamor rus për të prodhuar pajisje jofunksionale bërthamore.
Operacioni "Mockingbird"
Operacioni "Mockingbird" ishte një fushatë e CIA-s për të ndikuar medien vendase dhe të huaj, i cili filloi në vitet 1950-a. Ekzistenca e këtij operacioni u bë publike gjatë hetimit të "Church Comittee" në vitin 1975.
Sipas librit të Deborah Davis, pjesë të medias ishin rekrutuar dhe infiltruar nga CIA për qëllime propagandistike, por deklaratat e saj janë cilësuar si kontradiktore pasi ka pohime të gabuara.
Operacioni "PBFORTUNE"
Ky ishte emri i një plani të krijuar nga CIA në vitin 1951, i cili synonte rrëzimin e presidentit Jacobo Arbenz, nëse ai përcaktohej si kërcënim komunist në hemisferë. Plani ishte pararendës i operacionit "PBSUÇESS", emri i koduar për operacionin e fshehtë që u vu në jetë me sukses në vitin 1954. Edhe pse "PBFORTUNE" u aprovua zyrtarisht më 2 shtator 1952, më përpara atë vit ishin ndërmarrë plane të tjera.
Operacioni "WASHTUB"
Operacioni "WASHTUB" ishte një operacion i organizuar nga CIA për të krijuar një depo të fshehtë armësh sovjetike në Nikaragua, për të demonstruar lidhjet e Guatemalës me Moskën.
Ishte pjesë e përpjekjes për të rrëzuar presidentin e Guatemalës, Jacobo Arbenz Guzman, në vitin 1954. Ngjarja u bë publike nga presidenti Somozoa më 7 maj 1954, por nuk u bë shumë publike dhe shtypi e publiku u shfaqën skeptikë.
Blendina Cara

Admin- 1132
Similar topics
» Familja që zbuloi Amerikën
» Dan Brawn, mbi masonët dhe Amerikën
» Dosjet sekrete te KGB-se - UFO 2
» Dosjet Paranormale 1
» Dosjet Paranormale 2
» Dan Brawn, mbi masonët dhe Amerikën
» Dosjet sekrete te KGB-se - UFO 2
» Dosjet Paranormale 1
» Dosjet Paranormale 2
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi