Gjermanët besojnë në jashtëtokësorë
4 posters
Faqja 1 e 1
Gjermanët besojnë në jashtëtokësorë
S’bëhet fjalë për adhuruesit e fanta-shkencës. Një hulumtim serioz i realizuar kohë më parë ka dëshmuar se një numër i madh i gjermanëve beson në ekzistencën e jashtëtokësorëve.
E shkencëtarët gjithnjë e më pak po i kundërvihen kësaj ideje.
A jemi të vetëm në gjithësi? Më shumë se gjysma e gjermanëve të anketuar s’e beson këtë. Agjencia për hulumtimin e tregut “YouGov” ka anketuar më shumë se 1.170 njerëz në lidhje me atë nëse besojnë në jashtëtokësorë.
E 56 për qind e kanë pohuar.
Anketimi me më shumë se një mijë respodentë në Gjermani konsiderohet meritor. Anketa është realizuar nëpërmjet pyetësorëve online prej 18 deri më 22 shtator.
Anna Schneider, konsulente e lartë në institutin “YouGov”, ka thënë se nuk është e befasuar me numrin e madh të atyre që besojnë në ekzistencën e jashtëtokësorëve.
“Shkak për këtë lloj bindjeje është njëfarë përzierje e shpresës me frikën”, ka thënë Schneider. “Njerëzit e kanë të vështirë ta mendojnë se jemi të vetëm dhe të veçantë në galaksi, kufijtë e së cilës nuk i njohim. Po ashtu nuk është lehtë të mendohet se nuk jemi qenia e vetme inteligjente. Unë kam pritur një rezultat gjysmë-gjysmë”.
Ideja që jashtëtokësorët do të mund të ekzistonin nuk është vetëm një bindje e thatë e të anketuarve, por është një temë e cila trajtohet nëpër qarqe serioze shkencëtarësh, shkruan DW.
“Lindja e jetës në gjithësi, në cilëndo pjesëz të saj, me siguri është krejt proces natyror”, ka thënë Klaus Jäger, astronom në institutin e astronomisë “Max Planck“.
Ai ka bërë të ditur faktin se format e thjeshta të jetës mund të mbijetojnë edhe në kushte të pamundshme, si për shembull në thellësi të paparamenduara detare.
"Përse atëherë do të ishte e pamundur në planetë të largët? Zbulimet në misione të ndryshme kozmike i shkojnë për shtat idesë se diku ekzistojnë jashtëtokësorët”, thotë Jäger.
“Faktet shkencore fort qartë na e bëjnë me dije se ka jetë edhe jashtë planetit Tokë”, ka thënë Jäger, njëherësh zëdhënës i Shoqatës së Astronomëve të Gjermanisë.
Ai megjithatë nuk beson se jashtëtokësorët janë në mesin tonë, por shton se zbulimi i formave të tjera të jetës është një skenar të cilin mund ta presim në një të ardhme të afërt.
Martin Schädler, redaktor i ueb-faqes dhe shoqatës online Alien.de, nuk pajtohet me ketë tezë. Për jashtëtokësorët është interesuar qysh para 20 vjetëve, kur lexoi librin për alienët që rrëmbyen njerëz. Ai jo vetëm që beson se jashtëtokësorët ekzistojnë, por është i sigurt se ata janë në tokë, në mesin tonë.
“Gjithësia është pafundësisht e madhe dhe ekziston aq kohë të gjatë dhe përse ne do të ishim qeniet e vetme të gjalla në këtë hapësirë?, pyet ai. “Për këtë nuk mund ta paramendoj se ndonjëra prej atyre krijesave nuk ka provuar të vijë tek ne”.
Schädler, i cili merret edhe me koordinimin e postës elektronike, thotë se jo pak njerëz besojnë në ekzistencën e jashtëtokësorëve edhe për shkak të pranisë së astronomisë në jetën e përditshme.
“Mediat raportojnë për zbulimet në gjithësi e televizionet transmetojnë dokumentare dhe njerëzit gjithnjë e më shumë janë të vetëdijshëm për pafundësinë e gjithësisë”, thotë ai.
Femrat në raport me meshkujt megjithatë janë më skeptike sa i përket ekzistencës së jashtëtokësorëve. Siç ka dalë nga anketa e “YouGov”, 61 për qind e meshkujve dhe vetëm 51 për qind e femrave të anketuara besojnë në ekzistencën e qenieve të tjera inteligjente.
“Mbase shkak kryesor për këtë është këndvështrimi i ndryshëm për dashurinë dhe aventurën, apo edhe ndikimi i kinematografisë. Mendoj se edhe Hollywoodi ka dorë në këtë”, ka thënë Anna Schneider nga “YouGov”.
Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Re: Gjermanët besojnë në jashtëtokësorë
Jane me shume se 5 kadrilion (5,000,000,000,000,000 ) planete dhe te mendosh qe jemi vetem...
Shkencëtari- 2
Re: Gjermanët besojnë në jashtëtokësorë
Jeta eshte universale dhe eshte pjese perberese e pandashme e gjithesise.
Ne,njerezimi qe popullojme planetin toke,nuk jemi privilegji i vetem.Ne jemi nje qelize mikroskopike si tregues i ekzistences se jetes ne teresine e pafundme te kozmosit.Formate e ekzistences se jetes jane te ndryshme dhe te larmishme e te pafundme.Ed?he ne planetin tone ka patur ne qindra e mijera vjecare ripopullime te planetit tone.
Nga kane ardhur keto ?
Njihet boterisht ekzistenca e kulturave apo e qyteterimeve teper te paperfytyrueshme nga ana e njerezimit sot sic jane p.sh kultura e piramidave e cila nuk eshte me tabu as per Evropen,qyteterimi me ndertimet megalitike qe shkojne tej mundesive te ndertimit prej njerezve te sotem qofte edhe me ndihmen e teknologjise me moderne.
Atehere shtrohet nje pyetje e thjeshte Kush i ndertoi keto mega ndertime njeriu i sotem ? Pse atehere nuk ka mundesi ti ndertoje edhe sot ? Kush i ndertoi ato ?
Supozojme se njeriu eshte zhdukur si rezultat i fatkeqesive te ndryshme e te shume llojshme natyrore atehere kush e risolli njeriun ose me mire kush e ripopulloi planetin toke???
Ata qe ne i quajme jashtetokesore jane ata te cilet diku ekzistojne na monitorojne , nuk na e kane nevojen per shkak te prapambetjes dhe sa here lind nevoja per te bere eksperimente me ne e bejne mjafton qe fara e jetes ne toke te ekzistoje edhe si model laboratori per ta.
Sec do te behet ne te ardhmen nuk e di por mendoj se per shkak te ndonje fatkeqesie natyrore njerezimi edhe mund te shfaroset por ndoshta jo krejtesisht dhe serish te duken ne horizont "RA" te tjere per te ringjallur jeten ne planetin toke persa kohe kushtet per te ekzistojne.

Dimitrov Xhunga- 100
Re: Gjermanët besojnë në jashtëtokësorë
Qysh njeriu parahistorik ka shikuar nga qielli dhe ka besu qe atje lart ka dicka qe e terheq.? Ndoshta se jemi ardh nga lart dhe ky nuk eshte shtepia jone per ate edhe ndoshta nuk ndihemi rehat? Megjitha ka shume raportime nga gjith vendet e globit qe kane pare apo komunikuar me ta.. Ish nje fis afrikan i izoluar qe kishin trashëguar besimin se ata vin nga nje yllesi per cilen shum njihuri posedojsbin cka astrologeve ju ka ber përshtypje nga ata njerz gjysm te eger te ken njohuri aq te thell mbi ate yllesi cilen e kishin te vizatuar nga paraardhësit e tyre. Dhe ata ishin vizituar nga alient shum me heret dhe ju kishin treguar qe njerzimi vjen nga ajo yllesi
Arian88pr- 5
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi