EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një Theia ekziston brenda në Tokë

2 posters

Shko poshtë

Një Theia ekziston brenda në Tokë Empty Një Theia ekziston brenda në Tokë

Mesazh  Neo 06.09.15 22:21

Një Theia ekziston brenda në Tokë Largea_theia1441568830

Ekipi i shkencëtarëve të Universitetit të Harvardit besojnë që mbetjet e një toke antike, të quajtur ‘Theia’, e cila ishte përplasur me planetin tonë për ta krijuar hënën, mund të jenë ngujuar në brendësi të planetit tonë!!!

Ata madje pretendojnë që kanë mbledhur prova të mjaftueshme për ta dëshmuar një pretendim të tillë.

Ekipi beson që proporcionet e pashpjeguara të izotopeve nga brendësia e tokës mund të jenë sinjal nga materialet e një planeti që ishte përplasur me tokën në të cilën jetojmë për të krijuar hënën. Ata gjithashtu thonë që jehona e dëgjuar më parë mund të jetë pikërisht jehona e këtij planeti që kishte ekzistuar shumë vite para se të përplasej me tokën.


Përplasja para 4.5 miliardë viteve

Teoria më e besueshme momentalisht thotë që hëna është krijuar para 4.5 miliardë viteve kur toka ishte përplasur me një planet me madhësi të Marsit. Kjo teori thotë që nxehtësia e liruar pas përplasjes së planetëve mund të ketë ndikuar në shkrirjen e planetit në tërësi ndërsa pjesët e shkëputura nga ai janë bashkuar për të krijuar hënën. Ndërsa tani shkencëtarët e Harvardit thonë që kanë provat për të dëshmuar që vetëm një pjesë e asaj toke është shkrirë, ndërsa pjesa tjetër qëndron ende brenda mantelit të tokës.


Energjia e liruar

Sipas profesorit të Harvardit, i cili po udhëheq ekipin që po merret me këto hulumtime, Sujoy Mukhopadhyay, energjia e liruar pas përplasjes së Tokës me ‘Theia-n’, planeti me të cilin dyshohet që është përplasur toka, ka qenë e mjaftueshme për të shkrirë në tërësi planetin. Mirëpo, nuk besojmë që e gjithë ajo energji është liruar pasi që shumica e saj është mbyllur në thellësinë e tokës, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e saj ka ndikuar në shkrirjen e rreth gjysmës së planetit ‘Theia’, pjesa tjetër e të cilit ka mbetur nën mantelin e Tokës.

Teoria e amerikanëve mbështetet edhe nga proporcioni i elementeve kimike, të cilat gjenden në hapësirën nëntokësore ku ata dyshojnë që është e vendosur pjesa e planetit që është mishëruar me tokën para miliarda vjetësh.

Një tjetër fakt interesant është që në të njëjtën javë kur është prezantuar kjo teori është bërë edhe prezantimi i një studimi të shkencëtarëve gjermanë, të cilët gjithashtu pretendojnë që hëna është krijuar para 4.5 miliardë pas një përplasje të tokës me një planet tjetër.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një Theia ekziston brenda në Tokë Empty Re: Një Theia ekziston brenda në Tokë

Mesazh  elektronika 07.09.15 4:11

Persa i perket Henes ne i dime te gjitha misteret e saj dhe dime se mosha e Henes (e dale kjo nga kampionet e dheut Henor) eshte 1,5 miliard vjet me e vjeter se Toka. Dhe ceshte me e rendesishmja perberja kimike eshte komplet e ndryshme nga ajo e Tokes. Teoria e formimit te Henes nga mbeturinat e Tokes ka kohe qe nuk besohet me. Dhe une nuk e kuptoj fare kete teorine e re. (Nuk dua te perseris edhe nje here shkrimin per misteret e Henes. Shkrim te cilin mund ta gjeni pikerisht tek ky forum.) Eshte e vertete qe Toka eshte perplasur me nje trup tjeter qiellor dhe mbeturinat formojne te ashtuquajturin "Brez i asteroideve". Perplasja ka ndodhur pikerisht aty ku ndodhet oqeani Paqesor ku planetit Toke i eshte hequr nje cope (Gropa e Marjaneve 11 km e thelle).
elektronika
elektronika

Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........



58


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi