EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muaji i lindjes parashikon sëmundjet

Shko poshtë

Muaji i lindjes parashikon sëmundjet Empty Muaji i lindjes parashikon sëmundjet

Mesazh  gjilanasi 21.06.15 15:45

Muaji i lindjes parashikon sëmundjet 6d73c9ad5517445dbce257a1c70be190

Nga historia, astronomia dhe astrologjia ishin një pjesë e rëndësishme e mjekësisë. Rreth 2,500 vjet më parë Hipokrati, babai i Mjekësisë Perëndimore, vëzhgoi lidhjet mes lëvizjes së yjeve dhe sëmundjeve, duke shkruar se "ndikimi që ka astronomia tek mjekësia nuk është i vogël." Mjekët në atë kohë besonin se trupat dhe planetet qiellore, kishin shumë ndikim të fuqishëm tek shëndeti i njeriut.

Muaji juaj i lindjes mund të parashikojë për sëmundjet me të cilat mund të prekeni në të ardhmen, sipas një studimi të ri.

Në këtë studim, shkencëtarët zbuluan se muaji i lindjes lidhet me prekjen nga 55 sëmundje të ndryshme.

Nga studimet e mëparshme u zbulua se personat që kishin lindur në dimër — kur dita është më e shkurtër se nata dhe njerëzit nuk marrin aq sa duhet vitaminë D— ishin më të predispozuar të vuanin nga mungesa e kësaj vitamine, si dhe të kishin rrezik për sëmundje kardiovaskulare.

Më thuaj se në çfarë muaji ke lindur të të them se nga çfarë lloj sëmundjeje vuan', është ky titulli i një studimit të 'Universitetit Columbia' në Nju Jork, i cili ka identifikuar një koincidencë të madhe mes muajit dhe vitit në të cilin lind një person dhe disponueshmërinë e prekjes nga një sërë sëmundjesh.

Nga rezultatet e analizave të kryera në më shumë se 1.7 milionë persona, është dalë në përfundimin se njerëzit e lindur në muajin maj, kanë tendencë më të ulët që të preken nga sëmundjet. Ndërsa më me pak fat janë ata që kanë lindur në muajin tetor, sepse rrezikojnë që të preken më shumë nga sëmundjet mendore dhe hiperaktiviteti.

Për të lindurit në mars, rreziqet janë të lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa të lindurit në dhjetor mund të preken nga problemet e frymëmarrjes.

Raporti është publikuar nga gazetën 'Medical Informatics Association' , ku studimi ka përdorur një metodë që llogarit ngjashmëritë midis lindjeve në 1.7 milionë njerëz gjatë një periudhe prej 28 vjetësh dhe praninë e rreth 1.700 sëmundjeve. Pjesa më e madhe e tyre ishin të moshave 20 deri 60.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi