EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Karakteristikat e partnerit sipas shenjës së horoskopit

Shko poshtë

Karakteristikat e partnerit sipas shenjës së horoskopit Empty Karakteristikat e partnerit sipas shenjës së horoskopit

Mesazh  Luli 27.05.15 19:56

Dëshironi të zbuloni sesi do të jetë jeta juaj me partnerin? Jeni kokëfortë dhe nuk e dini cili temperament ju përshtatet më shumë? Hidhini një sy karakteristikave të secilës shenjë horoskopi dhe zbuloni mashkullin ideal për ju...

Mashkull i shenjës: DASH

Keni në krah një mashkull me ide të qarta që di sesi t'i japë vlerë feminilitetit tuaj edhe nëse nuk bënë asnjëherë gjatë zënkave, me siguri nuk do t'ju bëjë të mërziteni asnjëherë.

Mashkull i shenjës: DEMI

Do të dijë t'ju bëjë të shijoni, bashkë me të, kënaqësitë e jetës, që nga ushqimi deri tek seksi i mirë. Besnik si pak shenja të tjera të horoskopit, ndonjëherë mund të shfaqet kokëfortë, por do t'ju shkrijë me ëmbëlsinë e tij.

Mashkull i shenjës: BINJAKËT

Çdo ditë me të është e ndryshme. Edhe pse ndonjëherë është pak kapriçozë, është plot me fantazi dhe me shpirtin e tij të aventurës, ia del t'ju përfshijë e stimulojë edhe ju.

Mashkull i shenjës: GAFORRJA

Do t'ju bëjë të ndiheni të dashuruara pa ju kërkuar asgjë në këmbim. I ëmbël dhe i mendueshëm, me rrezikun e të qënit shumë i ndjeshëm, është një mashkull me zemrën e një fëmije, i gatshëm të bëjë gjithçka për ju.

Mashkull i shenjës: LUANI

Do të bëjë të ndihesh e mbrojtur dhe e sigurtë. Është një mashkull i fortë shpesh pak i tërhequr, por si mund t'i rezistosh sharmit dhe pamjes së tij si mbret i zodiakut?

Mashkull i shenjës: VIRGJËRESHA

Do të jetë gjithmonë aty për ty. Të njeh si askush tjetër dhe di gjithmonë si të të këshillojë apo mbështesë në çdo moment. Ndonjëherë pak i bezdisshëm por është një shok i kujdesshëm dhe besnik.

Mashkull i shenjës: PESHORJA

Di të bëjë të paharrueshëm çdo moment të kaluar me ty. Solar dhe i qetë, ndonjehrë i humbur në mendimet e veta, nuk pëlqen zënkat dhe do të bëjë të jestosh një lidhje plot harmoni.

Mashkull i shenjës: AKREPI

Ke në krah një aleat kundër fatkeqësive të jetës. Ka tendencën të jetë pak i ngrysur, por kjo është pjesë e sharmit të tij. Bashkëpunëtor ideal, i pëlqen femrave, por çmendet pas asaj që ka në krah.

Mashkull i shenjës: SHIGJETARI

Ajo çfarë jeton në krah të tij, nuk është një lidhje por një aventurë. Atij i pëlqen të luajë, ndoshta pak si shumë, por kur gjen shoqen e lojës ideale bëhet i papërmbajtshëm.

Mashkull i shenjës: BRICJAPI

Keni në krah një person më këmbë në tokë, serioz dhe i besueshëm. Ndonjëherë pak dinak, nuk pëlqen të jetë në mesin e shumë njerëzve, por di si t'i dedikohet i gjithi femrës së vetme që dashuron.

Mashkull i shenjës: UJORI

Keni pranë vetes një pikë referimi. Idealist, udhëheqës i vetmuar, i pëlqen t'ju angazhojë edhe ju në betejat e tij e nëse ndonjëherë të duket pak i largët apo i ftohtë, mos u shqetësoni, do të kthehet gjithmonë te ju.

Mashkull i shenjës: PESHQIT

Të rrethon me përkujdesjen dhe ndjeshmërinë e tij. Ndonjëherë pak me humor të rëndë, por mos u shqetësoni. Preferon lojrat e përkëdheljet.

Burimi: Al Femminile
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi