EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteret e luginës së vdekjes

Shko poshtë

Misteret e luginës së vdekjes Empty Misteret e luginës së vdekjes

Mesazh  Jon 25.01.09 16:57

Misteret e luginës së vdekjes

Misteret e luginës së vdekjes Tungus10

Përreth një zone të gjerë dhe pak të populluar, Yakutia, në Siberi, gjenden struktura të çuditshme metalike dhe evidenca të shpërthimeve shkatërruese të tipit bërthamor çdo gjashtë ose shtatë shekuj.

Në veriperëndim të vendbanimit Yakutia, në Siberi, në pjesën e sipërme të Lumit Viliuy, ndodhet një zonë që është e vështirë ta arrish dhe që përmban gjurmë të një kataklizmi të tmerrshëm, e që ka ndodhur rreth 800 vjet më parë dhe që mbuloi një pyll të tërë me mbeturina gurësh, në një sipërfaqe prej qindra kilometrash katrore.

Të shpërndara në këtë zonë janë edhe disa objekte metalike misterioze, të cilat ndodhen thellë në nëntokën e ngrirë. Në sipërfaqe, prania e tyre tregohet vetëm nga disa ‘arna’ gjelbërimi të çuditshëm. Emri i lashtë për këtë zonë është Uliuiu Cherkechekh, që do të thotë “Lugina e Vdekjes”.

Në mënyrë që të paraqitet e gjithë pamja, materiali është ndarë në tri pjesë: Pjesa e parë përmban faktet dhe raportet nga dëshmitarët okular, në mënyrën origjinale se si kanë raportuar.

Pjesa e dytë paraqet legjendat e lashta të njerëzve që jetojnë në këtë zonë, si dhe epika poetike e njerëzve fqinj, të cilët kanë vënë re fenomenin e çuditshëm. Kjo është e rëndësishme pasi në këtë mënyrë ju mund të kryeni hetimet tuaja dhe të vlerësoni vetë çdo detaj të ngjarjeve.

Ç’ thonë dëshmitarët okularë?

Zona në fjalë mund të përshkruhet si një masë solide moçalesh, e alternuar me tajgen, pothuajse të pakalueshëm, që mbulon një zonë prej 100 mijë kilometrash katrore. Në kohët e lashta, Lugina e Vdekjes bënte pjesë në rrugën e rrahur nga popullsia nomade Evenk, nga Bodaibo, për në Annybar dhe në brigjet e detit Laptev.

Deri në vitin 1936, një tregtar i quajtur Savinov, vazhdonte të tregtonte përgjatë kësaj rruge dhe kur ai e braktisi biznesin, edhe vetë banorët i braktisën gradualisht ato zona!

Më në fund, tregtari i moshuar dhe e mbesa e tij, Zina, vendosën të lëviznin në Siuldiukar, në një tokë ndërmjet dy lumenjve, që njihet si Kheldyu (‘Shtëpia prej hekuri’, në gjuhën lokale), i moshuari e çoi atë në një si hark ose qemer me ngjyrë të kuqërremtë, ku kishte dhoma metalike, ku e kaluan natën. Por, më pas, ata u sëmurën. Dhe, ata që kishin kaluar disa net nëpër këto dhoma, vdiqën brenda një kohe të shkurtër.

Kazani gjigant prej hekuri

Në vitin 1936, përgjatë Lumit Olguidakh (“vend me kazan”), një gjeolog, i drejtuar nga të moshuarit vendas, u gjend para një hemisfere metalike të lëmuar, me ngjyrë të kuqërremtë, që dilte nga toka me një kënd shumë të thepisur. Muret e tij ishin rreth 2 cm të trashë dhe të dalë nga toka rreth 1/5 e diametrit të tij.

Në vitin 1979, një ekspeditë arkeologjike nga Yakutsk, u përpoq të gjente hemisferën e zbuluar nga gjeologu. Anëtarët e ekspeditës kishin me vete një shoqërues, i cili e kishte parë strukturën disa herë, por ai u shpreh se nga ajo kohë zona kishte ndryshuar shumë dhe përpjekjet për ta gjetur dështuan.

Në vitin 1853, R. Mak, një eksplorator i njohur i kësaj zone, ka shkruar: “Në Sutar (një vendbanim i Yakut), më kanë thënë se në pjesën e sipërme të Viliuy është një përrua i quajtur Algy Timirbit (që përkthehet Kazani i Madh i Zhytur) dhe që pluskon në ujërat e Viliuyt. Në afërsi të bregut, në pyll, ndodhet një kazan gjigant prej hekuri. Madhësia e tij është e panjohur, pasi vetëm një pjesë fare e vogël ndodhet mbi tokë, por disa pemë rriten në brendi të kazanit...”.

Kazanët mitologjikë

E njëjta gjë është regjistruar nga N. D. Arkhipov, studiues i kulturave të lashta në Yakutia: “Në aradhet e popullsisë së basenit të Viliuyt, përmendet një legjendë nga kohë shumë të lashta, që flet për ekzistencën e kazanëve prej bronzi, ose olguis, dhe që ndodhen në pjesën e sipërme të lumit.

Kjo legjendë meriton t’i kushtohet vëmendje, pasi zonat, të cilat supozohet se janë vendndodhja e kazanëve mitologjikë, kanë përrenj të ndryshëm dhe që mbajnë emrin Olguidakh (Përrenjtë e Kazanit)”.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi