Përndritja
Faqja 1 e 1
Përndritja
Njeriu i përndritur ka shkallë shumë të lartë të mundësive normale.
Praktikisht nuk ka gjëra të paqarta, duke filluar që nga funksionimi i organizmit të njeriut; është njohës i natyrës së karaktereve dhe sjelljeve të njerëzve; ka aftësi të të ndikuarit në masë; dallohet me pjesëmarrjen sugjestive për të siguruar paqe e tolerancë ndërmjet njerëzve; i orienton njerëzit nga Gjithë krijuesi si parakusht që në njeriun të vendoset ekuilibri i përgjithshëm; homogjenizon masat si parakusht për të mbizotëruar në mes popujve e shteteve paqja dhe harmonia. Me fjalë të tjera, njeriu i përndritur e tërheq njerëzimin kah DRITA E GJITHËKRIJUESIT, ngase ai është i udhëzuar nga drita e Gjithëkrijuesit.
Përndritja paraqet të arriturat më kulminante të njeriut.
Virtytet themelore të njeriut të përndritur janë:
- të realizuarit e ideve humane, të cilave ai plotësisht u është përkushtuar;
- të arriturit e funksionimit të përkryer të organizimit të tij e veçanërisht të sistemit nervor dhe
- të arriturit e fuqive supreme paranormale.
Procesi i përndritjes, natyrisht, sjell me vete ndryshime që nuk mund të përshkruhen e as të ëndërrohen nga njeriu i zakonshëm. Është e nevojshme që disa ndryshime themelore t’i vemë në dukje. Ndryshimet themelore janë: ndryshimet fizike, psikike, të fuqive paranormale dhe të fuqive normale.
Ndryshimet fizike në njeriun e përndritur para së gjithash manifestohen me përtëritje të mbarë organizmit: ai rinohet, vitalizohet, është adaptibil në kushte të ndryshme atmosferike etj.
Ndryshime të mëdha manifestohen në natyrën psikike. I përndrituri bëhet indiferent për shumë gjëra të cilat më parë e kanë nevrikosur, brengosur, shqetësuar. Kjo gjendje nuk është pasojë e mosinteresimit të tij, por me të vërtetë është rritje e mundësisë për të vërejtur burimin e shqetësimit, edhe kur ai është joreal, dhe të mos preokupohet me to. Në të vërtet ky zvogëlim i brengosjes dhe preokupimit rreth shqetësimeve joreale rezulton me një gjendje të qetësuar e të lumtur, të përmbushur e të realizuar.
Kjo gjendje e krijuar është karakteristikë e gjendjes së tij permanente psikike. Kësaj gjendje i ndihmon edhe mungesa e befasive, sepse të gjitha situatat paraprakisht i parashikon. Vlera e veçantë e gjendjes së këtillë është qetësia, kënaqësia e heshtur, ndikimi i madh pozitiv në rrethin e tij.
Te njeriu i përndritur gjithsesi ndryshime më spektakulare bëhen me ngritjen e fuqive paranormale. Befasishëm, pothuaj brenda natës, për të gjithë ato që ka ditur se ekzistojnë, që i ka dëshiruar, që kanë qenë ëndërr e tij, menjëherësh realizohen. Arrin deri te një shkallë shumë e zhvilluar e ndjenjave të perceptimit, deri te parashikimi i ngjarjeve nga e kaluara apo e ardhmja, deri te identifikimi i saktë rreth llojit të sëmundjes tek i sëmuri, deri te shkaktari i tyre, si dhe mënyra e shërimit të tyre.
Zhvillohet mundësia për të mbajtur kontakt me QENIE SPIRITUALE që janë burim i njohurive dhe urtësive shumë të mëdha.
Njeriu i përndritur ka shkallë shumë të lartë të mundësive normale. Praktikisht nuk ka gjëra të paqarta, duke filluar që nga funksionimi i organizmit të njeriut; është njohës i natyrës së karaktereve dhe sjelljeve të njerëzve; ka aftësi të të ndikuarit në masë; dallohet me pjesëmarrjen sugjestive për të siguruar paqe e tolerancë ndërmjet njerëzve; i orienton njerëzit nga Gjithë krijuesi si parakusht që në njeriun të vendoset ekuilibri i përgjithshëm; homogjenizon masat si parakusht për të mbizotëruar në mes popujve e shteteve paqja dhe harmonia. Me fjalë të tjera, njeriu i përndritur e tërheq njerëzimin kah DRITA E GJITHËKRIJUESIT, ngase ai është i udhëzuar nga drita e Gjithëkrijuesit.
Me sa e kuptojmë Gazaliun, ai këto i shpjegon në këtë mënyrë: zemrat e të përndriturve janë të ndriçuara në atë masë sa që kanë aftësi t’i njohin çështjet e fshehtësive hyjnore në esencë, saktësisht dhe drejtë, ngase zemra e tyre ka një dritare që çelet në botën e padukshme të shpirtrave. Kjo dritare, që çelet në botën e padukshme të shpirtrave, hapet dhe njeriu e parashikon të ardhmen.
Njerëzit e tillë arrijnë shkallë të lartë të fuqisë së vullnetit të mirë dhe kontrollojnë dhe e zotërojnë trupin e tyre, shëndetin e tyre të mirë. Kur të arrijnë shkallën e lartë të fuqisë së vullnetit të mirë, ata kontrollojnë dhe ndikojnë në shëndetin e mirë të të tjerëve. Po deshën këta njerëz që një i sëmurë të shërohet, ai edhe do shërohet. Dituritë, të cilat njerëzit e zakonshëm i marrin me sakrifica e mundime, duke shpenzuar kohën, të përndriturit i vjen vetvetiu.
Nga Kamber Kolloni
Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi