EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Inteligjenca emocionale

Shko poshtë

Inteligjenca emocionale Empty Inteligjenca emocionale

Mesazh  Luli 06.04.15 21:37

Inteligjenca emocionale 90367d4c3781490f8dc85d6f779aa3da

Kur dëgjojmë se dikush është i suksesshëm menjëherë mund të mendojmë se ai njeri ka koeficient të lartë inteligjence. Megjithatë, studimet sot tregojnë se suksesi në jetë nuk varet vetëm nga koefiçienti i inteligjencës, por një rol të madh për këtë luan inteligjenca emocionale.

Po çfarë është inteligjenca emocionale dhe pse na shërben ajo?

Këshilla e Sokratit "Njihe veten tënde" është element kryesor i inteligjencës emocionale, njohja e ndjenjave kur ato shfaqen. Në pamje të parë mund të na duket sikur kemi ndjenja të qarta, por kur mendojmë më thellë, kuptojmë se kemi qenë të pavetëdijshëm për një ndjenjë të caktuar dhe vetëm më vonë jemi ndërgjegjësuar rreth asaj ndjenje.

Inteligjenca emocionale është aftësia për të identifikuar, përdorur, kuptuar dhe menaxhuar emocionet pozitivisht në mënyrë që të shmangim stresin, të komunikojmë në mënyrë efektive, të fitojmë simpatinë e të tjerëve, të përballemi me sfidat dhe të shmangim konfliktet. Inteligjenca emocionale ndikon në aspekte të ndryshme të jetës së përditshme siç është sjellja dhe ndërveprimi me të tjerët. Studiuesit e kanë përmbledhur inteligjencën emocionale në katër cilësi kryesore:

1. Vetëndërgjegjësim- Kjo ka të bëjë me njohjen e emocioneve dhe mënyrën se si ato ndikojnë në mendimet dhe në sjelljet tona. Ne shpesh e ndjejmë se si një emocion negativ apo pozitiv ndikon tek mendimet tona për një gjë të caktuar apo edhe në sjelljen tonë. Kur jemi të mërzitur e gjithë bota na duket e zymtë dhe pesimizmi zë vendin kryesor në mendimet tona, fillojmë të sillemi ashpër dhe pakuptim ndaj të tjerëve por edhe ndaj vetes. Po ashtu edhe kur ndihemi të lumtur, menjëherë këndvështrimi jonë për botën ndryshon, sjellja jonë bëhet shumë e ëmbël me të tjerët edhe pa një arsye të caktuar. Të jesh i vetëdijshëm gjithashtu do të thotë të dish pikat e tua të forta dhe të dobëta si dhe të kesh besim tek vetja jote.

2. Vetëmenaxhim ka të bëjë me aftësinë për të kontrolluar ndjenjat dhe sjelljet impulsive, për të menaxhuar emocionet në mënyrë të shëndetshme apo për t'u përshtatur me ndryshimet e mjedisit. Përveçse të jesh i ndërgjegjshëm që tashmë po përjeton një emocion negativ apo pozitiv, është e rëndësishme të kesh aftësinë për ta kontrolluar këtë emocion dhe për të reaguar në mënyrë të shëndetshme.

3.Ndërgjegjësimi social është aftësia për të kuptuar emocionet, shqetësimet dhe nevojat e njerëzve të tjerë. Kur je pjesë e një grupi të caktuar social duhet të kuptosh që grupi karakterizohet nga energji dhe dinamizëm. Që të funksionojmë mirë në një shoqëri duhet që përveç ndërgjegjësimit për emocionet personale të kemi aftësinë të kuptojmë që ashtu si ne edhe të tjerët përjetojnë emocione të caktuara, andaj kur dikush kryen një sjellje të padëshiruar karshi nesh, duhet të jemi të aftë të kuptojmë që ai mund të jetë i mërzitur për një arsye të vetën dhe reagimi ynë në këtë rast duhet të jetë mirëkuptues dhe jo sulmues. Kështu mund të ndihmojmë veten dhe të tjerët të krijojmë një marrëdhënie pozitive dhe të shëndetshme.

4. Menaxhimi i marrëdhënieve, nënkupton aftësinë për të krijuar dhe ruajtur një marrëdhënie të mirë me të tjerët. Një marrëdhënie e mirë ndërtohet nëpërmjet një komunikimi të mirë, të qartë dhe korrekt, nëpërmjet ndikimit pozitiv që mund të kesh tek të tjerët si dhe nëpërmjet menaxhimit të konflikteve. Në këtë botë jemi krijuar që të bashkëjetojmë me të tjerët, sado të përpiqemi të qëndrojmë brenda guaskës sonë nuk mund të bëjmë pa të tjerët, andaj është e rëndësishme të përpiqesh që kjo bashkëjetesë të jetë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pse ka rëndësi inteligjenca emocionale?

Njerëzit me inteligjencë të lartë nuk janë më të suksesshmit apo më të plotësuarit në jetë. Dimë shumë raste të njerëzve të shkëlqyer intektualisht por që nuk janë të aftë në aspektin shoqëror, janë të pasuksesshëm në punë dhe që nuk kanë marrëdhënie personale të shëndetshme. Inteligjenca intelektuale mund të na ndihmojmë të fitojmë një shkollë të mire, por është inteligjenca emocionale ajo që na ndihmon të menaxhojmë stresin dhe emocionet kur përballemi me një provim të rëndësishëm. Pra, mund të themi se inteligjenca emocionale është edhe më e rëndësishme se inteligjenca akademike.

Një inteligjencë emocionale e lartë na ndihmon të kemi performancë më të mirë në punë, të jemi më të motivuar dhe të mund të motivojmë edhe të tjerët. Ditët e sotme kompanitë e mëdha e shohin inteligjencën emocionale po aq të rëndësishme sa dhe aftësitë profesionale, madje shumë prej tyre kërkojnë dhe bërjen e testit të inteligjencës emocionale (EQ) përpara se të të punësojnë.

Inteligjenca emocionale ndikon në shëndetin fizik dhe atë mendor. Nëse nuk jemi të aftë të menaxhojmë nivelin e stresit mund të kemi probleme serioze me shëndetin tonë fizik. Stresi rrit presionin e gjakut, dobëson sistemin imunitar, rrit riskun e një infarkti, mund të nxisë infertilitet dhe përshpejton proçesin e plakjes. Stresi i pakontrolluar po ashtu mund të ndikojë dhe në shëndetin mendor duke na bërë vulnerabil ndaj ankthit dhe depresionit. Paaftësia jonë për të kuptuar dhe menaxhuar emocionet na bën të kemi gjendje të çrregullt të humorit. Prandaj, të mësosh si të reduktosh stresin është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të inteligjencës emocionale.

Inteligjenca e lartë emocionale na ndihmon të kemi marrëdhënie të shëndetshme më të tjerët. Nëse ne do jemi të aftë të kuptojmë emocionet tona dhe të dimë si t'i menaxhojmë ato, rrjedhimisht do jemi të aftë të shprehim se si ndihemi dhe të kuptojmë se si ndihen të tjerët gjithashtu. Kështu mund të komunikojmë në mënyrë efektive dhe të krijojmë marrëdhënie të forta si në punë dhe në aspektin personal.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi