Europa mund të jetë shtëpia e alienëve
Faqja 1 e 1
Europa mund të jetë shtëpia e alienëve
Imagjinoni fundin e një oqeani.
Uji është akull i ftohtë, i errët dhe i padepërtueshëm, pa asnjë dritëz të diellit. Por nga fundi i oqeanit, buron uji i nxehtë. Ky ujë është i përbërë nga kimikate jetëdhënëse, dhe rreth tij mblidhet një koleksion mikroorganizmash të çuditshme.
Këto organizma janë ekstremisht të vogla. Por kjo nuk është një çudi, sepse ne nuk po flasim për Tokën. Jemi 630 milionë km nga Toka, në planetin e quajtur Europa, një prej hënave të Jupiterit.
Europa është një nga vendet e pakta në sistemin tonë diellor ku mund të ekzistojë jeta. Besohet se në këtë planet mund të ketë një oqean deri në 100 km të thellë, dhjetë herë më i thellë sa çdo oqean në Tokë, që mund të përmbajë dy herë më shumë ujë se i gjithë planeti ynë.
Të gjitha kushtet për jetë aty të mund të plotësohen, edhe në ujërat e errta pa dritë. Thellë, edhe nën akullin e trashë të Antarktidës, ka me qindra liqene të fshehura. Disa prej tyre kanë qenë të izoluara për miliona vjet. Por në vitet e fundit, shkencëtarët kanë filluar t’i eksplorojnë ato, me shpresën për të gjetur jetë.
Liqenet e Antarktidës janë analogjia më e mirë që kemi për oqeanet e fshehur në planetin Europa. Pra, në qoftë se jeta mund të durojë kushtet nën akullin Antarktik, ekzistojnë edhe shanset e gjetjes së jetës në Europë.
Europa ka rritur shpresat për ekzistencën e jetës aliene në të, që nga viti 1979, kur anija kozmike e NASA-s Voyager 2 fluturoi mbi të. Voyager zbuloi se sipërfaqja në planetin Europa është një shtresë e trashë akulli. Por ka linja të gjalla në këtë kore të akullt, që depërtohen nga mineralet.
Shumica e shkencëtarëve besojnë tani se ka një oqean me ujë të kripur që rrjedh nën akullin e planetit. Në këtë ujë, besohet se mund të kenë evoluar mikroorganizma njëqelizorë. Në 2022, Agjencia Evropiane e Hapësirës do të nisë një hetim në hapësirë të quajtur Eksplorimi i hënave të Jupiterit (JUICE), për të studiuar tre prej hënave të Jupiterit, duke përfshirë edhe planetin Europa.
"Misioni do të bëjë një punë fantastike të zgjeruar të kuptuarit tonë të të gjithë sistemit ngjashëm me Jupiteri", thotë Kevin Hand, një astrobiologist te Jet Propulsioni Laboratori NASA-s në Pasadena, Kaliforni.
JUICE nuk do të kërkojë në mënyrë specifike për jetën, por do të përpiqet të gjejë se si është oqeani në planetin Europa, çfarë përmban ai. JUICE do të përpiqet të zbulojë nëse Europa ka kimikatet e duhura për t’u krijuar jeta. Kjo për shkak se jeta nuk ka nevojë vetëm për ujë. Ajo ka nevojë për kimikate të tjera, të tilla si karboni dhe azoti, si dhe një burim energjie për ta mbajtur atë.
nga Eva Hoxha

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
..........
Une mendoj se shume mundesi ka edhe ne mars te kete mikro organizma nen siperfaqe, por edhe Europa ka shume mundesi. Spresoj te mbledhin mendjen popujt e botes te shtrengojne qeverite e tyre qe te behet me teper, te investohet me shume ne fushen e shkences dhe teknologjise. Pasi vetem me ane te dijes do te kemi mundesi te hapim rruge te reja ne univers. Mos shpenzohen lek edhe kohe per armatime berthamore por te investohen per energjii te riciklueshme nanoteknologji biofizike etj.. Vetem nepermjet clirimit nga zinxhiret e kompanive te energjise do te kete mundesi njerezimi te ece perpara, duhet te rrezohet ky mentalite kjo filozofi e kamjes pa kufi dhe skamjes pertej vdekjes. Humanitet, dije, shkence, teknologji.. keto jane drita qe do i cele rrugen te ardhmes.
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Si mund te jete nje bote tjeter?
» Pse rrufeja godet ne njerez?
» Amuletet, talismanet dhe hajmalit
» Shtepia e Mallkuar
» Shtëpia e mallkuar
» Pse rrufeja godet ne njerez?
» Amuletet, talismanet dhe hajmalit
» Shtepia e Mallkuar
» Shtëpia e mallkuar
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi