Ostara - Ekuinoksi pranveror
Faqja 1 e 1
Ostara - Ekuinoksi pranveror
Ekuinoksi i Pranverës - Ostara është një simbol i rilindjes për jetë, gjallërimit, gëzimit dhe lumturisë.
Ditë është e njëjtë si kohëzgjatja e natës.
Kjo është një portë që hapet dhe ne jemi të ftuar që të kalojmë atë dhe të mirëpresim energji të reja që vijnë së bashku. Duhet të angazhohemi me besim në rrugët e së ardhmes. Ka ardhur koha që të mbjellim farën e jetës në rrugën e së ardhmes. Kjo është gjithashtu një fazë e të mësuarit dhe të zbulimit.
Ky sezon është i karakterizuar me daljen e filizave dhe sythave, nëpërmjet lulëzimit.
Pranvera promovon ndërgjegjësimin e jetës së re që të çon në zgjerimin e saj; sjellë ngrohjen e parë të së ardhmes; realizimet e ardhshme.
Ostara është një festë pagane që festohet çdoherë rreth mars 21 (që do të thotë në kohën e ekuinoksit të pranverës).
Eostre është perëndesha e Lindjes ekuivalente me perëndeshën gjermanike Ostara, perëndeshën romake të agimit Aurora, perëndeshën greke Eos, perëndeshën hindu Ushas. Ato të gjitha rrjedhin nga i njëjti prototip indo-evropian të quajtur Hausos.
Elementi i Ostara-s: Ardhja e pranverës, elementi i ajrit, mbirjes, feston zgjimin dhe ripërtëritjen e natyrës, forcën dashamirëse që pushton bimët. Gjatë këtij pastrimi, paganët mendoj se çdo lëvizje duhet të bëhet në drejtim të akrepave të orës, ajo e mbush shtëpinë me energji të mirë.
Ostara eshte e njohur edhe me emrin Eoster dhe Alban Eilir.
Hagel- 61
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi