EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse në ëndërr vrapojmë më ngadalë?

Shko poshtë

Pse në ëndërr vrapojmë më ngadalë? Empty Pse në ëndërr vrapojmë më ngadalë?

Mesazh  Equinox 18.03.15 12:38

Pse në ëndërr vrapojmë më ngadalë? Endrra-1

Dini si të vraponi. Por, kur jeni në ëndërr, kjo duket si diçka shumë e rëndë. Ndiheni të pafuqishëm, të lodhur dhe e mezi e shtyni trupin. Njëlloj sikur të vraponi në mënyrë të ngadalësuar.

Pse ndodh kjo?

Disa hulumtime thonë që ndoshta ëndrrat tona zhvillohen të ngadalësuara. Daniel Erlaker, psikolog në Universitetin e Bernit në Zvicër, ka zbatuar eksperiment për analizë të aktivitetit të trurit gjatë fjetjes.

Ai ka punuar me njerëz të aftë për ëndërrim lucid për të fituar rezultate më të sakta. Kur Erlaker ka kërkuar prej tyre të bëjnë aktivitet në ëndërr, ata i kanë zhvilluar aktivitetet për 50% kohë më të gjatë sesa derisa janë të zgjuar.

Por, sa është i shpeshtë vrapimi i ngadalshëm në ëndrra? Ijan Voles, psikolog dhe ekspert për ëndrra, thotë që është gjë e popullarizuar, por jo aq e shpeshtë.

Ai ka analizuar rreth 200.000 ëndrra të klientëve të tij dhe vrapimi është në vendin e 55të për shpeshti. Ai thotë që njerëzit ëndërrojnë edhe vrapim me shpejtësi normale, ose edhe me shpejtësi aq të madhe, jashtë normales.

Ai jep shpjegim për vrapimin e ngadalshëm. Sipas tij, këmbët e paraqesin fuqinë udhëheqëse në jetë. Kur ndiheni që këmbët ju lëvizin më ngadalë, atëherë ndjeni që diçka ju ngadalëson në përparimin e jetës.
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi