EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Masoneria; Problemi i origjinës dhe origjinat e problemit

Shko poshtë

Masoneria; Problemi i origjinës dhe origjinat e problemit Empty Masoneria; Problemi i origjinës dhe origjinat e problemit

Mesazh  Big Bang 16.01.09 15:22

Masoneria; Problemi i origjinës dhe origjinat e problemit

“Origjina e masonerisë, sipas historianes angleze Frances Yates, është një ndër problemet më të diskutuara e të diskutueshme në të gjithë fushën e kërkimit historik”. Megjithatë, nëse vërtet duhet kuptuar se ç’është masoneria e nga ana tjetër, përse masoneria “përbën problem” për kishat e komunitetin kristian, çështja e origjinës nuk mund të mos përballet.

Problemi i origjinave


Duhet bërë dallim mes origjinës sociologjike dhe asaj historike të masonerisë, meqenëse bëhet fjalë për dy probleme, për dy origjina, që tërhiqen me njëra-tjetrën.

Origjina sociologjike

Problemi i masonerisë nuk mund të trajtohet ndryshe, veç të përfshihet në fushën e një hetimi të çështjes së modernizmit. Karakteristika më thelbësore e modernizmit është pluralizmi jo vetëm social, por doktrinal; prezenca e konsideruar normale, e deri edhe promovuar prej grupesh shoqërisht domethënëse, mbajtës të ideve të ndryshme e të papajtueshme mbi origjinën e mbi fatin e botës e të njeriut, mbajtës pra të vizioneve të ndryshme mbi botën, mbi filozofi të ndryshme, mbi besime të ndryshme.

Mesjeta, nga kjo pikë vështrimi, nuk ishte një shoqëri pluraliste në kuptimin modern të termit. Komunitetet hebraike dhe myslimane, megjithëse prezente, nuk konsideroheshin pjesë të plota të shoqërisë; por grupe të ndryshme heretike, rrallëherë shoqëri domethënëse; uniteti e integriteti i besimit konsideroheshin një rast i mirë për t’u ndjekur dhe prania e vizioneve të botës kontradiktore në brendësi të popullit kristian, një e keqe për t’u luftuar.

Shoqëria moderne pluraliste ka lindur pas Reformës e luftërave fetare, si përfundim i të cilave ka ardhur prania (e kësaj shoqërie moderne pra) në shumë kombe evropiane, në çdo rast në Evropë, pasi këtu konsiderohesh si pjesë e të tërës, përfshi edhe grupe fetare, mbajtës idesh mes të cilave edhe ato të pakonceptueshmet.

Kjo situatë pluralizmi do të vijë duke u rritur që nga vitet pesëqind. Nëse në fillim bashkëjetojnë katolikë e protestantë, shumë shpejt protestantët do të fragmentarizohen në dhjetëra emërtesa rivale (ndërsa zbulimet gjeografike bëjnë evidente përpara të gjithë publikut përfshirjen në ekzistencën botërore të qindra besimeve të ndryshme).

Më vonë, me iluminizmin, bëhen shoqërisht domethënës edhe racionalizmi dhe ateizmi. Duke u nisur nga tetëqindta, merr hapësirë gjithnjë e më të madhe prania në Perëndim, e besimeve jokristiane, si dhe lëvizje të reja fetare.

Përballë pluralizmit doktrinal lind, gjithsesi më shumë në vendet

ku ky u importua me vonesë e në mënyrë të papritur, një shqetësim social i përhapur, që manifestohet në dy mënyra të ndryshme. Nga njëra anë, qëndrojnë ata që tentojnë shkëputjen nga pluralizmi, i cili u shfaqet intelektualisht i pakuptueshëm, duke gjetur strehim në një “botë të vogël” ku pluralizmi mohohet e ku pluraliteti i mesazheve kontradiktore reduktohet në dëgjimin selektiv të vetëm një mesazhi.

Është rasti i “shtatave”, që fizikisht apo të paktën psikologjikisht, ndahen nga shoqëria pluraliste për të ndërtuar mikroshoqëritë jo më pluraliste ku dëgjohet njëshi, “e vërteta” e reduktohen kontaktet ( minimalisht ato intelektuale) me botën e jashtme.

Nga ana tjetër, janë edhe ata që, jo vetëm që nuk ikin nga pluralizmi, por kërkojnë një çelës leximi që i bën të arsyeshëm e që i lejon psikologjikisht të përshtaten.

Në ekstremin tjetër të “shtatave”, si rrjedhim në anën më të ashpër, ka një të vërtetë të vetme, ajo e “sektit” dhe e krerëve të tij, lindin kështu grupe të karakterizuara nga sinkretizmi (mund të konsiderohet çdo lloj tendence për t’u pajtuar me elementë kulturalë, filozofikë apo fetarë heterogjenë, të cilët i përkasin dy apo më shumë doktrinave të ndryshme.

Termi aplikohet në shkencën e besimeve fetare, në të cilën tregon atë kompleks fenomenesh e botëkuptimesh të ndërtuara nga takimet e shpërndarjet me forma të ndryshme fetare) e nga relativizmi. (Relativizmi është një pozicion filozofik, i cili mohon ekzistencën e të vërtetës absolute).

Për këtë arsye, të gjitha mesazhet kontradiktore që vijnë në kohët pluraliste janë në të njëjtën kohë të vërteta dhe është e mundur të jetosh mes palosjeve të kontradiktave të tyre, mjafton të gjesh çelësin që të lejon të shfaqësh e rregullosh vizionet e ndryshme të botës në një ndërtim të logjikshëm, në njëfarë mënyre.

Megjithëse relativizmat e sinkretizmat janë shumëfishuar, një pjesë e mirë e tyre mbartin një element ekzoterik. Duhet pohuar, që në nivel sipërfaqësor ekzistojnë besimet diferente me njëra-tjetrën, vizionet për botën, dhe filozofitë që ndryshojnë, por duhet thënë gjithashtu që secila sjell me vete edhe një pjesë thellësisht sekrete, e që bërthamat sekrete të këtyre besimeve e filozofive, por jo vetëm, nuk kundërshtohen gjithnjë, por përkundrazi edhe koinçidojnë mes tyre.

Ky itinerar sociologjik tregon, paradoksalisht, nevojën për vërtetësi të njerëzve e dëshirën për të jetuar në një botë kontradiktash. Kur në shoqëritë pluraliste moderne kontradiktat manifestohen, njerëzit ndiejnë nevojën për t’i zgjidhur, duke ikur drejt “sektarizmave” ose duke nxjerrë një arsye për këto kontradikta përmes relativizmit apo sinkretizmit.

Origjina historike e masonëve

Përgjigja sinkretike dhe ekzoterike përballë dëshirës për të zgjidhur kontradiktat e shoqërisë pluraliste, në lindje e sipër, shtjellon në mënyrën më karakteristike lindjen e legjendës së Rosenkruetz ose Rosacroce, sipas së cilës, “bërthama sekrete”, që rri mbrapa besimeve të ndryshme (e që edhe i bashkon) është vënë re që në fund të Mesjetës në një bashkësi vëllezërish të fshehtë themeluar nga njëfarë Christian Rozenkreutz, varri i të cilit, i fshehur në një pyll gjerman, do të kishte pikërisht çelësin për të arritur sekretin.

Legjenda hyri në qarkullim që prej pesëqindës, por mori shpërndarje të madhe në vitet gjashtëqind falë publikimeve të tre teksteve: “Jehona vëllazërore” 1614, “Rrëfimi “1615, “Martesa kimike e Christian Rosenkreutz” 1616. Këto tekste u morën seriozisht, derisa një personazh si Cartesio i dedikoi më shumë se një vit të jetës së tij duke kërkuar misteriozët Rosakroçe në Gjermani.

Sot historianët e dinë me qartësi që ishte e pamundur të gjeje Rosacroçe-t për një arsye të vetme, nuk ekzistonin. Nuk kishte ekzistuar në Mesjetë asnjë vëllazëri e Rozakroçes. Legjenda ishte pikërisht legjendë, e krijuar, mes të tjerësh, edhe nga prifti protestant luterian gjermani Johann Valentin Andreae (1586-1614), i cili pas historisë së Rosacroce-ve fshihte temën relativiste të unitetit, mes bërthamave sekrete të besimeve (në versionin ekzoterik) e së bashku edhe një program politik koalicionesh mes të gjitha forcave protestante e “iluminante” të Evropës kundër kishës katolike, Papatit e Asburgut.

Tema filozofike e ajo politike nuk ishin, në fund të fundit, heterogjene. Johann Valentin Andrea dhe miqtë e tij e dinin shumë mirë që kisha katolike ishte e paepur përballë cilësdo skeme uniteti, pak a shumë ekzoterike, por edhe mes besimeve e kishave të themeluara mbi premtimet e llojit relativist e sinkretistik.

Pra, Rosacroçe-t nuk gjendeshin, por për gjatë gjithë gjashtëqindës deri në vitet shtatëqind, rritej numri i atyre që i kërkonin. Mes vendeve të shumta ku kërkoheshin ishin edhe Anglia e Skocia, ku ndodheshin korporatat e vjetra të artit e mjeshtërive, që po humbnin vlerën e tyre ekonomike, por ruanin një korpus të pasur simbolesh e legjendash.

Korporata e muratorëve të lirë (free masons në anglisht apo franc maçons në frëngjisht, prej tyre fra massonë e massonë italianë), që përfshinte punëtorët e ndërtimit nga muratorët te arkitektët, kishte një legjendë goxha të zhvilluar të frymëzuar nga ndërtime të famshme të antikitetit, nga arka e Noes në kohën e Solomonit. Nuk mund të gjendeshin në këtë korporatë, pyeste ndokush, edhe sekretet e Rosakroçes?

Përgjigja natyrisht ishte negative (thjesht për motivin se Rosakroçet nuk kishin ekzistuar asnjëherë); por kjo nuk frenoi fisnikët dhe borgjezët të apasionuar pas ekzoterizmit dhe mistereve të rozikruçianëve të pranohen, duke paguar aq sa duhej “lozhave” (por ky term është i vonë) të korporatave të “muratorëve të lirë”, megjithëse nuk ishin as arkitektë e as muratorë.

Fenomeni, që sipas studimeve të Davis Stevensonit kishte filluar në Skoci në vitet e fundit të shekullit të katërmbëdhjetë, në fund të 15-ës, ishte kaq i shpërndarë sa tashmë në Britaninë e Madhe nuk ishte më e mjaftueshme të flisje për free masons apo masons.

Duhej specifikuar që bëhej fjalë për masonë “aktivët” (pra punëtorë të kooperimit të vjetër ) ose “të pranuar” ( pra ekzoteristë që kishin hyrë në lozha në kërkim të sekretit rozikruçian ose kuriozë që kërkonin të “pranoheshin” për arsye sociale apo pasione antikuariate për të traditën e korporatave).

Shprehja “spekulativët” u bë e njohur në dhjetëvjeçarin e parë të shtatëqindës për të treguar se jo “aktivët” që kishin aderuar në lozha për arsye ekzoterike apo filozofike kulturalisht impenjative, duhen dalluar nga “të pranuarit” që ishin vënë në lëvizje nga motive të thjeshta kurioziteti apo sociale.

Çfarë gjenin në lozhat e korporatave të muratorëve “të pranuarit” e “spekulativët? Ndoshta gjenin shumë më pak nga ç’prisnin. Në Angli organizatat lokale “aktivistë”, në Mesjetë quheshin “misters”, fjalë që më vonë u transkriptua në mystery, mister me sa duket emociononte ekzoteristët.

Në fakt, filologët modernë kanë pranuar që fjala angleze e vjetër “mistere” ishte thjesht një devijim i fjalës italiane të ardhur nga latinishtja “mestiere”, “zanat”, e që pra nuk aludonte për asnjë “mister” okult. Elementët vendimtarë për formacionin e ritualit të mëtejmë “spekulativ” që u gjendën në masonerinë “vepruese” britanike ishin përmbajtësisht dy.
Big Bang
Big Bang

210


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Masoneria; Problemi i origjinës dhe origjinat e problemit Empty Re: Masoneria; Problemi i origjinës dhe origjinat e problemit

Mesazh  Big Bang 16.01.09 15:23

Nga njëra anë, ishte një trup legjendash që përmbaheshin në të ashtuquajturën “Kushtetuta të dorëshkruara të mosonerisë”, tekstet e të cilëve kryesisht janë dy dorëshkrime, “Regius” e “Cooke”, që shfaqen në vitet 1390-1341.

Këto dorëshkrime mbajnë dy legjenda të ndryshme mbi origjinën e muratorisë: njëra më e vjetra, e cila quhet “Historia antike e shkurtër”, dhe njëra më e vonshme, “Historia e re e gjatë”. “Historia e vjetër e shkurtër” niset nga një udhëtim mitik në Egjipt i Euclide-s, ku themeloi një shkollë të artit të gjeometrisë e të ndërtimit, transmetuar pastaj popujve të ndryshëm e në veçanti anglezëve në epokën e mbretit Athestlan, i cili u kishte dhënë muratorëve të lirë rregulla e kushtetuta.

“Historia e re e gjatë” nis në fakt nga pjesa e parë e Diluvio-s dhe manipulon personazhe të ndryshëm biblikë, mes të cilëve Jabal, që do kishte qenë një mjeshtër ndërtimi i punësuar nga Kaini, dhe Enoch-u, i cili do i kishte transmetuar sekretet e artit të muratorisë në fletë floriri e kolona të fshehura (më vonë të ngatërruara këto me kolonat Jachin e Boaz të tempullit të Solomonit, me të cilët në origjinë nuk identifikoheshin).

Më tej këto sekrete do t’i kalonin prezente Abramos, prej të cilit do kishte mësuar Euklidi, i cili nga ana e tij do ia kishte mësuar artin egjiptianëve. Nga egjiptianët arti do t’u ishte transmetuar hebrenjve e do kishte gjetur kulmin me Solomonin dhe tempullin e tij. Pas shkatërrimit të tempullit të tij, arti do u kishte kaluar kristianëve, mes të cilëve katër martirëve evropianë, ndërtues në profesion, Katër Shenjtët e Kurorëzuar.

Arti do ishte mbrojtur në Angli nga Sant’ Albano dhe i kodifikuar nga Athelstan-i. Materiali, pjesë e dorëshkrimeve të “Regius” e “Cook”, që burojnë para Reformës, dhe që është pra korpusi i legjendave të një korporate katolike, do t’i nënshtrohet më tej një ripërpunimi në dhjetëra dorëshkrime, që do të shtojnë temën e Arkës së Noes e do të shpërhapen në tempullin e Solomonit e të arkitektit të tij Hiram Abiff.

Douglas Knoop e G.P. Jones vënë re se legjenda e Hiram Abiff-it, siç masonët e sotëm e njohin, e cila përfshin vrasjen nga ana e tre tradhtarëve, të cilëve nuk u duhej treguar “fjala e mjeshtrit”, shfaqet vetëm në dorëshkrimet e shtatëqindës.

Alexander Horne në një studim shumë të detajuar mbi temën, të publikuar në vitin 1972 zbulon precedentë më të vjetër për ciklin e tempullit të Solomonit e për Hiram Abiffin, duke pretenduar që dyshime të vjetra relative rreth Arkës së Noes mund të kishin qenë zhvendosur e referuar tempullit të Solomonit, por shumë pak nga këta precedentë kanë të bëjnë me korporatat e muratorëve. Është e mundur që në pjesën më të madhe legjenda e Hiram-it nuk do jetë gjendur, por e sjellë nga “të pranuarit” e nga “spekulativët” në brendësi të masonerisë “vepruese”, pra “aktiviste”.

Elementi i dytë u referohet zhvillimeve të mëtejshme “spekulative” që “të pranuarit” gjenin në lozhat e muratorëve është “fjala masonike”, një fjalë apo shenjë rinjohjeje të sekretit në të cilin lexohen shpesh pasaktësi të dukshme. Qëllimi i “fjalës masonike”, lindur në Skoci në 500-ën, e panjohur në Mesjetë dhe e panjohur edhe mes “aktivistëve” në Angli, ishte me karakter praktik: “u shpik sepse ishte e dobishme”.

Por “është e mjaftueshme një reflektim i shpejtë për të kuptuar që fjala masonike do kishte shërbyer pak a shumë thjesht për të dalluar mjeshtërit ndërtues të aftë e të zotë nga të tjerët”. Për këtë qëllim, kishte ekzistuar një metodë më e sigurt: “një provë praktike”. Në realitet “fjala masonike” i përgjigjej një problemi të ri, pranisë në Skoci të punëtorëve të industrisë së ndërtimit, të quajtur cowan, të cilët ishin teknikisht të aftë të kryenin detyrën e tyre (e të kalonin një lloj prove).

Por këta nuk kishin kaluar përmes rregullatorit mësimor të korporatës ose ndryshe, punonin jashtë këtyre korporatave, ndonjëherë duke pranuar edhe paga të vogla nga korporatat. “Fjala masonike” i lejonte krerët e skuadrave dhe sipërmarrësit të lidhur me korporatat, të njihnin punëtorët që nga ana e tyre u përkisnin korporatave masonike e të mbronin sistemin e korporatës, që tashmë kishte filluar të njihej në të gjithë Evropën. Kjo arrihej duke u përpjekur të merrnin në punë veçse “muratorë të lirë” e jo cowan abuzivë.

Gjithsesi, “fjala masonike” është një risi e viteve pesëqind, e në fund të këtyre viteve filluan të shfaqen në lozha “të pranuarit” dhe ekzoteristët. Përreth “fjalës masonike” fillojnë kështu, pothuaj nga fundi i origjinës së saj, të lindin legjenda, si ajo që thotë se kemi të bëjmë me një fjalë magjike të aftë të na kthejë në të padukshëm. Për shpërndarjen e kësaj legjende luan një rol vendimtar prifti Robert Kirk (1644-1692).

Ky prift presbiterian skocez është mbi të gjitha i njohur për veprën e tij të shpalljes në besimin në zana. Edhe pse “Mbretëria Sekrete” iu botua vetëm në vitet tetëqind, ai ishte një figurë e njohur gjatë jetës së tij,

Dhe kur vdiq, qarkulloi legjenda që nuk kishte vdekur vërtet, por ndoshta ishte rrëmbyer nga fatet në mbretërinë e tyre. Robert Kirk ishte i interesuar për të gjitha misteret e Skocisë, mes të cilave listonte “fjala masonike” nga e cila pohohej që “është si një traditë rabinike, si mënyrë komenti mbi Jachn e Boaz, dy kolonat të ngritura në tempullin e Solomonit (I MBRET 7,21), me shtimin e ndonjë shenje të transmetuar nga dora në dorë, përmes të cilave njihen e bëhen familjarë njëri me tjetrin”.

Në vitin 1652 autoritetet presbiteriane kishin deklaruar që në “fjalën masonike” nuk kishte asgjë mëkatare dhe është e mundur që prifti Kirk të ishte një mason “i pranuar” në lozhën e Scone e Perthn.

Robert Kiek shkruante, duke iu referuar disa “shenjave” që mund të tregonin, pra, të pesë pikat e vëllazërisë: “Këmbë më këmbë, gju më gju, zemër më zemër, dorë me dorë, vesh më vesh”. Këto janë përshkruar pa shpjeguar origjinën e tyre në një dorëshkrim të 1696-ës, ndërsa janë shpjeguar në dorëshkrime të mëtejshme si tentativa makabre të radhitura bashkë, duke i nxjerrë nga varri trupat e Noes dhe Hirma Abiffit, duke pretenduar nga këta trupa sekretet e tyre (me këto legjenda lidhet shprehja e ritualeve masonike “ka ende palcë në këto kocka”)

Gjithsesi, gjejmë këtu një element me origjinë korporatave e praktike: “fjalën masonike”, e lindur, në dallim nga legjendat mbi origjinën e artit, në ambientet protestante e jokatolike, që më tej u pasurua me një domethënie okulte falë veprës së ekzoteristëve, si Robert Kirk, të cilët kishte mundësi të ishin masonë “të pranuar”.

Dhe është si rrjedhojë e veprës së këtij lloj personazhi që legjendat mbi historinë antike të artit e të “fjalës masonike”, origjina përkatëse e të cilave ishte tjetër, bashkohen mes tyre, e del që “fjala masonike” i referohet një “ tradite rabinike, priftërinj hebrenj” dhe e kohërave të Solomonit.

Sido që të jetë, sekretet ekzoterike nuk ishin sigurisht të shumtëa në numër kur “të pranuarit” e parë u pranuan në lozhat “aktiviste” në fund të shekullit të 14-të. Pas një shekulli, numri i sekreteve ekzoterike në lozhat masonike britanike, në fakt ishte rritur vërtet. Kjo sepse kishin ardhur në lozha tendencat më ekzoterike që në një numër të madh ishin pranuar në bashkësi.

Data e 24 qershorit 1717, bashkërisht e pranuar si data e themelimit të masonerisë moderne, themeloi aktin e një situate të re, në të cilën lozhat e muratorëve të lirë janë të përbëra tashmë gati ekskluzivisht nga “të pranuarit”, në mazhorancë tashmë janë “spekulativët” e vërtetë. Masoneria “spekulative” moderne lind në Londër, edhe pse të parët “të pranuar” ishin pranuar në korporatën e Skocisë, ku në fillim të shtatëqindtës, “aktivistët” dhe “ të pranuarit” bashkëjetonin në të njëjtat lozha.

Ndërsa në Angli tashmë kishin lozha të ndara e të përbëra ekskluzivisht nga “joaktivistë” (kishte edhe mundësi të ndodhte që një ndërtues i apasionuar pas ekzoterismit t’i përkiste dy lozhave; njëra “aktiviste”, ku diskutoheshin problemet e profesionit të tij, e një tjetër te “ të pranuarit”, ku kultivonte interesa filozofiko-ezoteriste).

“Aktivistët”, të fundit që kishin mbetur të pastër, tashmë gati të gjithë si të huaj, u spostuan pak nga pak në periferi të lozhave londineze, ndërsa këto vendosën t’u kushtohen kushtetutave të reja, të dobishme, sepse realitetit të lozhave i ishte mbyllur goja: nga korporata, arti e zanati në qarqe filozofike-ezoterike tashmë komplet të privuar nga çdo lloj funksioni korporativ.

Massimp Introvinge / Përktheu Klodi Meshi
Big Bang
Big Bang

210


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi