Praktikat magjike të mjekësisë popullore
Faqja 1 e 1
Praktikat magjike të mjekësisë popullore
Të gjitha ritet, ritualet dhe festimet pagane i kushtohen shëndeti dhe pjellorisë. Populli ynë ka respektuar edhe disa rregulla të jetës së përditshme. E gjitha kjo bëhej për të pasur mbrojtjen e fuqive të mira dhe për të shmangur ato të këqijat. Sekreti i mjekësisë popullore njihte shërueset popullor, fallxhorë dhe medium. Ato kishin fituar respektin e çdokujt. Ndërsa dijet ato ia përcillnin pasardhësve.
Sipas besimit popullor sëmundjet janë qenie të padukshme. Natyra e tyre është e mbinatyrshme, por kanë edhe cilësi njerëzore – parapëlqejnë disa lloje ushqimi, pëlqejnë që t'ju flitet me përkëdheli dhe dashuri. Shfaqen me figurën e gruas. Në përgjithësi i përshkruajnë me rroba të reckosura, të dobët, me flokë të pakrehura dhe të pa lara. Jetojnë në fund të botës. Së bashku me gratë e urta ose orët, nimfat e pyllit, zanat dhe dragonjtë.
Atje, në fund të botës është pallati i Diellit. Ose shtëpia e Perëndisë në Tokë. Ai i udhëheq të gjitha këto qenie, të cilat janë midis pragut të botës së njerëzve dhe asaj të përjetshme. Sëmundjet enden nëpër tokë vetëm nëse kanë urdhër nga Perëndia. Ai u jep një listë me emrat e njerëzve të cilët duhet të sëmuren ose të kalojnë në botën tjetër. Edhe pse janë nën udhëheqjen e të plotfuqishmit, shpesh herë sëmundjet shfaqin karakter njerëzor. Atëherë ato harrojnë për listën dhe përhapen ngado.
Populli ynë na ka lënë një sistem të tërë me rite dhe rituale të ndryshme, të cilat kanë fuqinë të fitojnë mëshirën dhe simpatinë për të larguar të ashtuquajturat “gjyshe”, “halla” apo “motërza”. Sipas besimit popullor Perëndia i dërgon njerëzve sëmundje për t'i ndëshkuar për mëkatet që kanë bërë. Përpara se të hyjë në fshat sëmundja kthehet në grua plakë. Ajo ulet ose në çezmën e fshatit, ose në ndonjë pus, ose poshtë pemës dhe pret kalimtarët. Flet me njerëzit, i pyet për familjet e atyre që janë në listën e mëkatarëve. E më pas niset për të mbaruar punën që i ka besuar Perëndia.
Në shtëpinë e të sëmurit e presin me tavolinë të shtruar me ushqime të ndryshme dhe dhurata që t'i tërheqin vëmendjen. Në tavolinë duhet të ketë pite të lyer me mjaltë, verë dhe kripë. Të moshuarit tregojnë, se në kohë epidemie në çdo shtëpi zonjat e shtëpisë përgatisnin darkë me të gjitha ushqimet e nevojshme. Në vende të dukshme vendosin edhe këmishë të re, legen me ujë, krehër, sapun. Kështu kur të vijë sëmundja do të shikojë legenin me ujë dhe në fillim do të lahet, do të krihet dhe do të veshë rroba të reja. Më pas kur të ushqehet mirë do të ndryshojë mendje dhe nuk do të shkaktojë sëmundje te familja.
Hajmalit
Për t'u ruajtur nga sëmundjet dhe të këqija të tjera një rol të madh kanë luajtur edhe të ashtuquajturat “magjitë kontakte”. Në traditë është një praktikë e përhapur mbajtja e amuletit/hajmali. Të përgatitura nga barna ose materiale të tjera magjike ato sigurojnë shëndet dhe ju ruajnë nga sëmundjet. Nëse njerëzit prekin bimë, metale dhe minerale me energji pozitive do të jenë të mbrojtur nga probleme të ndryshme. Kur kontakti me këto mjete që kanë fuqi shëruese është më i madh, cilësitë e tyre kalojnë te njeriu që i mban.
Njerëzit që arrijnë të njohin sëmundjet, në gjuhën popullore i quajnë shërues, mjekë popullor dhe mediume ose fallxhorë. Në fushën e mjekësisë popullore ka pasur dije dhe aftësi që i mbartnin vetëm gratë. Ato, dijet dhe aftësitë, ia linin si trashëgimi vajzave të tyre. Nëse në familjen kishte vetëm pasardhës meshkuj, dijet ia linin djalit më të madh ose fëmijës që kishte fuqi të lindura për të shëruar.
Fallxhorët në fillim kërkonin te personi që kishte vajtur për ndihme te to se nga cila sëmundje vuanin, e më pas nga ç’vend dhe nga kush vinte sëmundja. Nëse do të përdornim gjuhën e sotme të mjekësisë përcaktonin diagnozën e pacientit. Më pas vendosnin a kishin aftësi për ta shëruar personin. Nëse nuk arrinin ta shëronin e dërgonin te tjetër fallxhor. Në rastet kur kishin mundësi të shëronin të sëmurin, atëherë ato përzgjidhnin barnat e duhura dhe i përgatisnin. Fallxhorët ose mediumet rrallë herë përdornin magjinë – vetëm atëherë kur sëmundja vinte nga tjetër magji. Atëherë përdornin hedhjen në fall ose “namatisje” përsërisnin formulën me tekstin e përshtatshëm për sëmundjen disa herë. Fjalët e fshehta i tregoheshin vetëm personit që do ta zëvendësonte.
Për magjinë me fjalë Mediumet përdornin edhe gjeste dhe veprime të caktuara me fuqi magjike. “Namatisja” përdorej në vartësi të fazave të hënës ose të pozicionit të diellit nga lindja në perëndim. Për sëmundje të ndryshme “namatisja” përdorej në kohë të ndryshme të ditës. Për shembull – një bebeje që nuk pushon së qari i “namatisej” para lindjes së diellit. E rëndësishme është edhe gjinia e të sëmurit. Meshkujve u “namatisej” të dielën pasdite ose ditën e enjte. Ndërsa grave të premten për të shtunën dhe të martën për të mërkurën. Praktikën shëruese mediumi e praktikon në pragun e derës, në udhëkryq ose në urë.
Nëse sëmundja është shkaktuar nga shpirt i keq – hije e keqe, shërohet njëkohësisht me “namatisje”, duke u larë dhe duke pirë barna. Për ta larguar sëmundjen nga trupi I të sëmurit dhe për të mos u kthyer më tek ai përdoret edhe një tjetër mjet – mallkimi/premtimi. Pasi ka mbaruar kura me “namatisje”, larjen, pirjen e barnave etj. Vazhdon riti I premtimit. Zonja e shtëpisë përgatit pite të freskët për sëmundjen – bukë rituale me dekorim të veçantë. E lyen me mjaltë, e vendos në tavolinë afër zjarrit, ku vendos dhe një kotë me verë.
Medium kap të sëmurin dhe e shpie deri tek pragu i derës. Ai atje përulet. Kthehen afër zjarrit dhe mediumi fillon të spërkat kokën e të sëmurit me ujë dhe të urdhërojë sëmundjen: “Ky ushqim është për ty, e shijshme dhe prej mjalti. Ngopu, pi dhe largohu me shëndet. Ndërsa ky njeri (thotë emrin e personit) për shëndetin tënd dhe të tijin premton se nuk do të hajë më mish prej dhie”... ose “të mos lajë kokën të hënën”, “të mos punojë të mërkurën”, etj. Premtimi nuk duhet të shkelet për asnjë arsye, që të mos kthehet sëmundja. Ushqimi apo veprimi që nuk duhet të bëjë i sëmuri i cakton mediumi. Askush para ritualit nuk duhet të dijë se nga se duhet të heqë dorë për të gjithë jetën. Pasi mbaron premtimi mediumi këput një kafshatë buke për sëmundjen, një për të sëmurin, ndërsa pjesa tjetër e pitë i ndahet pjesëmarrësve që ndodhen atje.
Tjetër ishte roli i “shëruesve popullorë”– njerëz, që shëronin thyerje të kockave, ndrydhje dhe trauma të tjera. Në përgjithësi ato ishin meshkuj. Rrallë herë takoheshin gra – të cilat ishin vajzat e shëruesve. Për aftësitë e më të mirëve rrëfeheshin legjenda. Sot gjenden njerëz të tillë, veprimtaria e të cilëve është pranuar zyrtarisht nga autoritetet e mjekësisë.
Sofika Male
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Ana magjike e njeriut
» Mbrojtje me anë të simboleve magjike islandeze
» Besëtytni popullore
» Demonologjia Popullore
» Bestytnite ne kulturen popullore
» Mbrojtje me anë të simboleve magjike islandeze
» Besëtytni popullore
» Demonologjia Popullore
» Bestytnite ne kulturen popullore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi