EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Psikometria

4 posters

Shko poshtë

Psikometria Empty Psikometria

Mesazh  Admin 16.01.09 15:13

Psikometria

Psikometria B2367-10

Një teleskop për të kaluarën

Në dimrin e ftohtë të vitit 1921, pjesëtarët e Institutit të Metafizikës në Paris u mblodhën për të vënë në provë një mendjemprehtë. Dikush kishte shpërndarë një letër, e cila duke kaluar dorë më dorë mes të pranishmëve do të duhej të përfundonte në duart e atij, që do të sinjalizonte për përmbajtjen e saj.

Kur një prej anëtarëve, shkrimtari Pascal Forthunny kishte shtrënguar zarfin në duar, kishte thirrur menjëherë: "E vështirë të shpikësh diçka që nuk i përket absolutisht asnjërit prej nesh". Pas kësaj, duke mbyllur sytë, kish thënë: "Ah, po; shoh një krim, një vrasës..."

Në fund të xhiros, njeriu që kishte shpërndarë letrën zyrtare kishte deklaruar: "Zotërinj, bëhet fjalë për një letër të shkruajtur nga Henry Landru". Ky ishte një "Mjekërrblu", për momentin në burg i akuzuar se kishte eleminuar plot njëmbëdhjetë femra. Forthunny kish zbuluar në mënyrë të papritur se kish një dhunti psikike që studiuesit e quajnë psikometri, ose aftësinë e rindërtimit të "historisë" së një objekti thjeshtë, duke e mbajtur në duar.

Sipas studiuesit që shpiku këtë neologjizëm - një mjek amerikan që quhej Joseph Rodes Buchanan - bëhet fjalë për një dhunti që në fakt e posedojmë të gjithë, vetëm se shumica prej nesh nuk e kuptojmë dhe nuk bëhemi të vetëdijshëm se e kemi në dispozicion. Buchanan - Profesor i Mjekësisë në Kentucky - filloi të dyshojë për ekzistencën e saj që në vitin 1841. Në atë vit kishte njohur një prelat me emrin Leonidas Polk, i cili i kish rrëfyer se ishte në gjendje që të njihte tunxhin- edhe në errësirë të plotë - që në momentin që në gojë i vinte një shije e caktuar.

Buchanan, i cili ndërkohë kish nisur të interesohej për frenologjinë - ajo shkencë që pretendon të përcaktojë karakterin e personit, duke vlerësuar aspektet e pamjes dhe formës së kafkës - mbeti shumë i tërhequr nga Polk dhe kish premtuar se do të thellonte dijen dhe studimin, duke e konsideruar një subjekt "frenologjik" shumë interesant. Më pas kishte menduar që të eksperimentonte me nxënësit e tij.

Pasi kish paketuar disa kampionë metalesh me letër të trashë, i kish lënë të vlerësoheshin prej nxënësve, duke zbuluar për kënaqësinë e tij se shumë prej tyre nuk lodheshin shumë për të njohur tunxhin, hekurin, plumbin e kështu me radhë, thjeshtë, duke vendosur duart mbi pakot ku ndodheshin metalet.

E njëjta gjë ndodhte me substanca të tilla si kripa, sheqeri, piperi dhe açetoni. Sipas Buchanan, përgjigja duhej gjetur në praninë e një grupi nervash tek mollëzat e gishtërinjve të duarve, të cilët mundësonin dallimin e llojeve të ndryshëm të metalit, në po të njëjtën mënyrë siç kjo gjë ndodh kur vendos sipër tyre majën e gjuhës.

Më tej, kjo ide dukej e konfirmuar nga vëzhgimi që, kur subjekti vepronte me duar të djersitura, aftësia e tij fitonte avantazh, në bazë të parimit që një lëkure e djersitur përcjell dhe transmeton më mirë se sa një lëkurë e thatë.

Por, hipoteza kish nisur të konkretizohej kur një prej studentëve të tij me më shumë dhunti - një farë Charles Imman - arrinte që të deshifronte jo vetëm atë që ishte e shkruajtur në një letër të vulosur, por edhe të nxirrte tiparet e karakterit të letërshkruesit. Për Buchanan, kjo ishte e mundur gjithmonë falë aureolës së nervave që, ai që kish shkruajtur letrën i linte mbi të.

Inman, jashtëzakonisht shumë i ndjeshëm, arrite që të kapte këtë gjurmë përmes aureolës së nervave të tij dhe në këtë mënyrë të sintonizohej me atë që dukej e pakapshme.

Shkurt, Inman arrinte kaq mirë, sepse posedonte një ndjeshmëri jashtë të zakonshmes, pak a shumë si ndodh me qentë e gjahut - nuhatja e të cilëve zhvillohet jashtë normales. Por, edhe njëherë teoria kish marrë zhvillim kur Inman demonstroi se mund të kish të njëjtën performancë edhe me fotografi, të cilat ishin të mbyllura në zarfa të vulosur.

Edhe përpara kësaj prove, Buchanan kishte mbrojtur teorinë e tij: fotografia kish qenë në kontakt me subjektin dhe aureolën e tij, duke ndezur kështu reagimin e psikometrit të ndjeshëm. Profesorit iu desh që të tërhiqej kur zbuloi që, edhe pamjet anonime të marra nga gazetat bënin të njëjtën funksion.

Kur një gjeolog i Universitetit të Bostonit, profesor William Denton kish lexuar studimet fillestare mbi psikometrinë - kujtojmë që kjo fjalë përkthehet "madhësia e shpirtit" - të kryer nga Buchanan, kish mbetur i magjepsur dhe kish vendosur që të eksperimentonte edhe vetë.

Në shtëpi, Denton kishte një subjekt ideal, motrën e tij Anne "shumë të ndjeshme", e cila demonstroi dhunti psikometrike dhe më të mëdha se sa ato të inman, dhe gjithashtu bashkëshortja e tij jepte shenja aftësish të dukshme. Zonja jo vetëm ishte në gjendje që të përshkruante dërguesin e një letre, por edhe të përshkruante profilin fizik të tij dhe të ambientit ku jetonte. Që këtu, Denton kish bërë një hap përpara.

Nëse një medium i ndjeshëm dhe në gjendje të kapte impresionet në një letër, përse të mos imagjinohej që edhe një shkëmb të jetë "impresionuar" nga ajo që i ka ndodhur rreth e rrotull, nëse mbahet parasysh se procesi i tij i absorbimit ndodh për vite të tërë? Kështu, duke filluar nga viti 1853, filloi të testojë subjektet, duke u dhënë atyre kampionë gjeologjikë dhe arkeologjikë "duke zbuluar, për kënaqësinë time të madhe, se pa patur asnjë kontakt të mëparshëm me kampionët dhe pa i parë kurrë më parë ata, disa subjekte ishin në gjendje të përshkruanin historinë, sikur kjo të ishte duke u kaluar para syve në një ekran të madh, në një panoramë të plotë".

Një ditë i kish dhënë Anne një copë llave vullkanike që vinte nga Ishujt Hauai dhe vajza kishte përshkruar në çast "një oqean zjarri që dilte nga një hon, duke provokuar shkëputje gjigande". Gjithashtu, ajo kishte përshkruar edhe praninë e disa anijeve.

Duke kryer një studim të kujdesshëm, Denton kish arritur të mësonte se pikërisht gjatë atij shpërthimi, që kish ndodhur në 1840, në detet e Hauait kish qenë e pranishme një flotë amerikane. Ndërsa, një fragment kocke i mbështjellë në një copë gëlqere kishte provokuar përshkrimet mbresëlënës të një kafshe parahistorike, një plazhi shumë të lashtë me dinosaurë.

Një copë qeramike indiane kishte sjellë vizionin e tribuve lëkurëkuqe. Një cifël meteorike, kish sjellë imazhin e hapësirës së pafundme, me yjet e përshkruar si shumë të afërt dhe shumë të mëdhenj.

Një copë gur me origjinë nga kaskadat e Niagarës kish sjellë imazhet e një rryme të fuqishme; ndërkohë që një fragment stalaktidi kish sjellë imazhet e një shpelle me maja shkëmbinjsh. Për të qenë i sigurtë që subjektet e eksperimenteve nuk merrnin spunto frymëzimi fantazie, duke parë kampionët mbi të cilët duhej të shpreheshin, Denton i paketonte në mënyrë që t'i bënte absolutisht të padeshifrueshëm.

Një tjetër vëzhgim i rëndësishëm konsistonte në faktin që kur, ndoshta edhe me një distancë muajsh, prezantonte në vëzhgim një kampion që tashmë ishte testuar, përgjigja ishte gjithnjë e njëjtë, domethënë përkonte me atë që ish dhënë një herë kohë më parë, ndonëse ndonjëherë përshkrimi ishte disi i ndryshëm.

Gjatë njërit prej shumë eksperimenteve të tillë, Denton i kish treguar bashkëshortes një fragment të një mozaiku që vinte nga një vilë romake, që i kish përkitur Ciceronit. Gruaja kish nisur menjëherë të përshkruante vilën, por edhe reshta me ushtarë që dukej se ishin nën urdhërat e të zotit të shtëpisë, një njeri i bëshëm që dukej se ishte komandant i tyre. Gjatë këtij eksperimenti, Denton nuk kish mundur të fshihte zhgënjimin, edhe pse është përcjellë në breza se Ciceroni ishte i vogël. Pra, eksperimenti nuk kish qenë tërësisht i suksesshëm.

Disa kohë më vonë, kur Denton po shkruante librin e tij thelbësor mbi psikometrinë, kish mësuar se vila në fjalë i kish përkitur edhe diktatorit Silla, një personazh që i përshtatej përsosmërisht përshkrmit që kish bërë bashkëshortja pak kohë më parë. Një tjetër eksperiment mbresëlënës kish qenë ai i leximit të një guri vullkanik që vinte nga shpellat e Pompeit. Zonja Denton nuk kish idenë se për çfarë bëhej fjalë, dhe nuk kish mundur as ta shihte kampionin.

Por, menjëherë kish patur vizionin e një shpërthimi vullkanik dhe pikërisht atë të Vezuvit që kish shkatërruar Pompein. Edhe Sherman, djali i Denton kish patur të njëjtin vizion, të pasuruar me shumë detaje arkeologjikë - si përshembull një anije "me një mjelmë" - që më vonë u zbuluan si të pranueshëm historikisht.

Pas shumë suksesesh, Denton ishte tashmë shumë i kënaqur: Buchanan dhe ai kishin zbuluar një aftësi të re njerëzore, një lloj "teleskopi për të parë të kaluarën" që do t'i kish mundësuar njeriun modern të penetronte në të kaluarën, duke rikrijuar skenarët e mëdhnj të historisë. Sepse, duke i qëndruar teorisë së tij, çdo gjë që ndodhte në botë mund të ruhej gjithmonë në një lloj "kinogazete".

Por, përtej sigurisë së pamohueshme që dhuntia e psikometrisë ofronte, Deton nuk arriti të kuptojë që, po kështu, kjo dhunti mund edhe të sillte shmangje apo gënjime. Libri i tij i tretë mbi këtë argument, "Shpirti i gjërave" i vitit 1888 përmban përshkrime të vizioneve të disa planetëve që duken, për të thënë më të paktën, të ekzagjeruar. Në Venus, për shembull, rriten pemë dhe kërpudha gjigande apo kafshë monstruoze, që as edhe fantazisti Hieronymus Bosch nuk do të kish mundur t'i imagjinonte.

Marsi ka një temperaturë gjithmonë verore (në realitet, në fakt duket se nuk bën shumë ftohtë) dhe është i populluar nga qenie njerëzore me katër gishtërinj, sy bojëqiell dhe flokë të verdhë. Edhe në Jupiter jetojnë qenie me sy bojëqiell dhe flokë të gjatë, që janë në gjendje të lëkunden lehtësisht në ajër si tollumbace. Me sa duket sherma, djali i Denton, prej të cilit burojnë pjesa më e madhe e këtyre përshkrimeve, duhej të kish të zhvilluar atë që Jungu e quan "imagjinata aktive", duke mos arritur më të bëjë dallimin mes asaj që kjo imagjinatë i sugjeronte dhe imazheve që buronin prej aftësive të tij psikometrike.

Ajo që lë më shumë mbresa se çdo gjë tjetër tek lexuesi modern qëndron në prerjen e tyre të pamohueshme shkencore, një gjë kjo që impresionoi shumë edhe bashkëkohësit e tyre. Por, për fatin e tyre të keq, momenti historik në të cilin eksperimentuan me psikometrinë përkoi me atë të lindjes dhe kulmit të spiritizmit, që u përhap me shpejtësi në Amerikë dhe Europë.

I lindur zyrtarisht me rastin e motrave Cox, aty rreth fundit të 1840, brenda dy dekadash spiritizmi kishte pushtuar miliona njerëz. Shkenca u gjend krejt e papërgatitur, duke u hedhur në kundërsulm me akuza të dhunshme mashtrimesh dhe iluzionesh të përgjithësuar.

Për këtë arsye, çdo gjë që në atë kohë kish të bënte me "të mbinatyrshmen" u bë objekt kritike dhe skepticizmi dhe studiues si Buchanan dhe Denton, seriozë e të motivuar, nuk u morën asnjëherë në konsideratë sado vlerë që kishin realisht. Denton vdiq në 1883 dhe Buchanan në 1900, krejt të harruar e në anonimat.

Eksperimentet e mëvonshëm në psikometri u kryen në vitet tetëdhjetë të shekullit XIX nga doktor Gustav Pagenstecher, një gjerman i transferuar në qytetin e Meksikos, i deklaruar një materialist i bindur.

Pak vite pas fundit të Luftës së Parë, Pagenstecher po trajtonte përmes hipnozës rastin e një pacienteje që vuante nga pagjumësia, zonja Maria Reyes de Zieroid. Një ditë, ndërkohë që ishte në gjendje hipnoze, ajo i kish thënë Pagenstecherit se m'u në atë moment, e bija po përgjonte tek dera. Dhe kështu ishte.

Që nga ajo ditë, doktori nisi të kryejë teste paranormale me Marian, duke zbuluar mes të tjerash se kur ndodhej në gjendje hipnoze ajo mund të ndante ndjesitë e saj.

Kështu, për shembull, nëse ai vendoste pak kripë apo sheqer në majën e gjuhës së tij, edhe Maria merrte të njëjtën shije, apo nëse ai i afronte flakën njërit gisht të tij, Maria menjëherë sprapsej, sepse kish ndjesinë e djegies.

Në një moment, Pagenstecher kish nisur të eksperimentonte me psikometrinë.

Siç ndodhte me subjektet e Dentonit, edhe Maria e përshkruante objektin dhe historinë e tij thjeshtë, duke e marrë në dorë. Me një guackë, përshkruante një skenë nëndet; me një copë meteori, përshkruante udhëtimin e gjatë në hapësirë dhe rënien përfundimtare në atmosferën e tokës.

Doktor Walter Franklin Prince, i cili e kish ftuar Marian për të kryer disa teste në emër të shoqatës amerikane për kërkime psikike, i kish dhënë një "guackë deti" që ish gjetur në një plazh. Por në vend të detit, maria përshkroi një pyll tropikal. Dhe në fakt, botanistët kishin konfirmuar se ajo ishte një lloj arre kokosi e prodhuar nga një pemë tropikale, e cila ish hedhur në det.

Një tjetër eksperimentues i njohur në këtë fushë ishte doktor Eugene Osty, drejtor i Institutit të Metapsikikës në Paris, pikërisht aty ku Pascal Forthunny kish njohur përmes psikometrisë letrën e famshme të Landru.

Në klasikun e tij të famshëm tashmë "Aftësitë Supernormale të Mari Osty", ai përshkruan disa teste interesante të psikometrisë të kryer nga ai vetë. Rrëfen se në 1921 i ishte sjellë një fotografi në të cilën dukej qartë një kapsulë e mbyllur mirë me xham transparent e që përmbante një lloj lëngu. Objekti ish marrë pranë tempullit të madh të Baalbek.

Një prej subjekteve me aftësi më të forta, zonja Moral, sapo e mori fotograinë në duar kish nisur të thoshte se ai objekt i kujtonte një vend ku kishte të vdekur dhe në mënyrë të veçantë, syve të mendjes i paraqiste një njeri shumë të moshuar. Shihte një vend shumë të madh, me tempuj, me kisha: më pas kish përshkruar burrin.

Kapsula e qelqtë përmbante gjakun e një burri që ishte flijuar në një tokë të largët dhe ishte vendosur në varrin e plakut të vjetër, si shenjë përkujtimi. Vetë Osy nuk kishte ide se çfarë përmbante fotografia, por mbeti shumë i befasuar kur inxhinieri që ia kish sjellë i kish rrëfyer se objekti në fotografi kish qenë pjesë e sendeve funebër që ishin gjetur pas zbulimit të një varri në luginën Bekaa.

Sigurisht, një rast i tillë vë në diskutim nga fillimi të gjithë hipotezat zyrtare mbi mistern e psikometrisë.

Në fakt, teoria e Buxhanan - sipas të cilës bëhet fjalë për ngacmim të aureolës nervore që e bën subjektin të ndjeshëm para sendeve - pushon së qeni e pranueshme në momentin kur informacionet psikometrike bëhen të kapshëm edhe përmes fotografisë anonime të shfaqur në një të përditshme, teorikisht e privuar nga gjurmë personale. Edhe ideja e propozuar nga Denton, sipas të cilës një objekt arrin në një farë mënyre misterioze që të fotografojë apo rregjistrojë gjithçka ndodh përreth, nuk bind.

Në rastin e mozaikut me prejardhje nga vila romake, vëzhgimi i botës do të kish qenë i kufizuar dhe vizioni i legjionarëve romakë nga zonja Denton, nga ai këndvështrim do të ish kufizuar vetëm tek këmbët në lëvizje. Ndoshta, hipoteza që u përgjigjet më mirë realiteteve të fakteve na çon tek ajo dhunti psikike që na bën të dijmë atë që po ndodh në një vend të caktuar dhe në një orë të caktuar, pa qenë të pranishëm.

Megjithatë, ndjeshmëria e Folk për të njohur jo përmes prekjes, por shijes llojet e ndryshëm të metalit duket se pak ka të bëjë me këtë dhunti. Edhe në këtë rast, ashtu si në shumë fusha të tjera të kërkimeve të paranormales, duket e pamundur të heqësh një vijë ndarëse mes një fenomeni dhe një tjetri.

Disa psikometra të shquar modernë, si Gerard Croiset, Peter Hurkos dhe Suzanne Padfield, kanë vënë cilësitë e tyre në shërbim të policisë për të zgjidhur çështje të vështira. Suzanne Padfield ka arritur madje të sinjalizojë policinë sovjetike për gjeneralitetet e vrasësit të një fëmije pa lëvizur fare nga shtëpia e saj në Dorset, Angli.

Duhet kujtuar megjithatë se disa prej tyre, si përshembull Croiset, nuk duan që të quhen psikometra, por pëlqejnë termin "paragnost", një fjalë që, thënë më thjeshtë, tregon aftësitë e një njeriu për të "njohur" atë që ndodh përtej kufirit të ndjesive, ashtu si i njohim ne.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikometria Empty Re: Psikometria

Mesazh  Neo 10.08.09 0:32

Psikometria (Pikepamje Evangjeliste)

Fjala "psikometri" do të thotë të masësh mendjen e shpirtit. Ky term u përdor së pari nga profesori amerikan Buhanan. Është shumë e vështirë të përshkruash esencën e psikometrisë. Po le të shohim më mirë disa shembuj.

Shemb.40 Një djalë i ri që erdhi tek unë për këshillim e ndihmë kishte një aftësi të çuditshme për të zbuluar identitetin dhe karakterin e një personi nëpërmjet një objekti që i takonte personit. Fjala vjen, një ditë doktori i familjes, për ta vënë në provë, i dha disa rrjeshta me shkrim dore, pa i thënë se i kujt ishte shkrimi. Djali u përqëndrua dhe pas ca kohe gjeti saktësisht kush i kishte shkruar këto rrjeshta,duke dhënë emrin dhe adresën, historinë familjare, semundjen e personit etj. Doktori i verifikoi të gjitha të dhënat.

Dikush mund të pyesi nëse ky është ndoshta një rast telepatie. Ndoshta djali i rri e mori informacionin nga doktori dhe jo nga shkrimi.Kjo mund të jetë vetëm pjesërisht e vërtetë, sepse djali gjeti të dhëna që edhe doktori vetë nuk i dinte, po që i verifikoi më pas.

Shemb.41 Gjatë një shërbimi në Zvicër takova një klervuajant që erdhi në seancat e mia të ndihmës dhe këshillimit, i cili kishte fuqi psikometrike dhe gjente gjëra me 100% saktësi.

Nëse dikush i jepte një objekt të një pacienti që ai nuk e njihte, si fjala vjen një shami, ai mund të thoshte me saktësi semundjen nga e cila vuante personi. Një profesor në Zyrih e vuri në provë dhe konfirmoi saktësinë e gjetjeve të tij.

Ky person mund të bente edhe gjëra të tjera. Mund të gjente për shembull shkakun nga i cili kishin vdekur persona të ndryshëm. Edhe në shembullin 18 është përshkruar një shembull psikometrie.

Lind një pyetje e vështirë, se si lindin këto aftësi psikometrike. Shumë parapsikologë si Rishet,Geli, Osti, Prais, Gumppenberg, Gaterer, besojnë se rrobat dhe në fakt çdo objekt që përdor personi, gjatë përdorimit, ngarkohen me esencën e personit vetë në një mënyrë ose në një tjetër.

Mendohet se klervuajanti psikometër ka aftësi t'i kapë dhe t'i interpretojë këto impresione mendore psiqike që personi le mbi objektet e tij. Megjithatë ky shpjegim nuk është shumë i kënaqshëm, sepse klervuajanti jo vetëm zbulon të kaluarën, po edhe të ardhmen e personit.Pa dyshim këtu gjejmë veprimin e aftësive prej mediumi në parashikimin e së ardhmes.Ky konkluzion përforcohet po të shikojmë fatin e këtyre personave.

Gjatë punës sime kam ndeshur shumë raste të tilla. Për shembull personi në shembullin 40 donte të besonte Krishtin, po menjëherë zhvillohej brenda tij një kundërshtim i vendosur.

Kaq i fortë ishte ky kundërshtim ndaj gjërave spirituale, saqë kur përpiqej të lutej, humbiste krejt përqëndrimin, po më pas, qartësohej përsëri.Nuk arrinte as të thoshte permendësh një lutje të mësuar, ndonëse ishte njeri inteligjent dhe donte të lutej. Fjala e Zotit nuk depërtonte dot tej kësaj barriere.

Gjatë lutjes, i ndodhte që të humbiste ndjenjat. Më vonë mësova se ky person kishte përdorur librin e rrezikshëm të magjisë, librin e gjashtë dhe të shtatë të Moisiut. Kjo tregon karakterin e psikometrisë si pjesëmarrëse në magjinë e zezë.

Ka edhe forma të tjera të parashikimt të fatit që mund të diskutohen, si fjala vjen ajo që mbështetet në analizën e psiqikës e të shpirtit. Këtu mund të përfshijmë edhe pyetjet që dalin në fushën e shkencës kristiane,teosofisë, anthroposofisë.

Në librin "Seelsorge und Okkultismus" numërohen rreth 20 forma të parashikimit të fatit (shiko faqe 92). Gjejmë shpesh të ndryshojnë teknikat e parashikimit, po fryma dhe forcat që e sundojnë janë po ato.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikometria Empty Re: Psikometria

Mesazh  Neo 10.08.09 0:43

Psikometria

Psikometria eshte kampi i studimit te teorise dhe teknikes se mases ne psikologji, e cila permbledh, matjen e njohjes, aftesite, veprimet dhe karakteristikat e personalitetit. Kampi i studimit eshte i zhvendosur ne menyre te vecante drejt studimit te ndryshimeve ndermjet individeve.

Permbledh dy aspekte te rendesishme te kerkimit;

⇒ ndertimin e strumenteve dhe procedurave per matjen
⇒ zhvillimin dhe perfeksionimin e metodave teorike te matjes

Instrumentat e pare psikometrik jane perdorur per te matur konceptin e inteligjences. Metoda me e njohur historikisht, konsiston ne shkallen Stranford-Binet per matjen e "Quoziente te inteligjences", e zhvilluar fillimisht nga psikologu francez Alfred Binet.

Psikometria eshte e aplikuar pergjithesisht ne vlersimin e edukimit, ne menyre te vecante ne literature, ne te shkruar dhe ne matematike. Metodat kryesore ne aplikimin e provave kane qene modele te teorise klasike te proves dhe te asaj te matjes.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikometria Empty Re: Psikometria

Mesazh  Albaniaa 07.09.13 15:15

avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikometria Empty Re: Psikometria

Mesazh  gjilanasi 28.11.14 1:12

Të matësh mendjen e shpirtit

Psikometria Psicometria-o-que-e-isso

Psikometria, lënda e re parapsikologjike që po sfidon studiuesit në njohjen e vetvetes nga njeriu.

Instrumentet e parë psikometrike janë përdorur për të matur konceptin e inteligjencës. Metoda më e njohur historikisht konsiston në shkallën “Stranford-Binet” për matjen e “koeficientit të inteligjencës”, e zhvilluar fillimisht nga psikologu francez Alfred Binet.

Në mënyrë më koncize psikometria është aftësia e përjetimit të ngjarjeve të së kaluarës nëpërmjet çdo lloj objekti.

Psikometria është fusha e studimit të teorisë dhe teknikës së masës në psikologji, e cila përmbledh matjen e njohjes, aftësitë, veprimet dhe karakteristikat e personalitetit. Fusha e studimit është zhvendosur në mënyrë të veçantë drejt studimit të ndryshimeve ndërmjet individëve.

Në mesin e shekullit XX filluan kërkimet e para shkencore për këtë temë, por pa arritur në nivele të plota, në mënyrë që të krijohej një shkencë e re e veçantë. Për këtë arsye, parapsikologjia përbën një degë të psikologjisë.

Në lashtësi të gjitha qytetërimet e lashta u morën me zhvillimin dhe ushtrimin e këtyre fuqive të njeriut. Dhe madje, nuk bëhej fjalë për një studim në fenomene të vështira dhe të pakuptimshme, por për zbatimin e drejtë të ligjeve të natyrës, të dukshëm ose të padukshëm.

Ky mendim është bashkëkohor, por dhe njëkohësisht edhe shumë i vjetër dhe tradicional. Lidhja harmonike e këtyre pjesëve ose “trupave” përbën krijesën e plotë njerëzore.

Psikometria si fushë përmbledh dy aspekte të rëndësishme të kërkimit: atë të ndërtimit të instrumenteve dhe procedurave për matjen si dhe zhvillimin dhe perfeksionimin e metodave teorike të matjes.

Instrumentet e parë psikometrike janë përdorur për të matur konceptin e inteligjencës. Metoda më e njohur historikisht, konsiston në shkallën “Stranford-Binet” për matjen e “koeficientit të inteligjencës”, e zhvilluar fillimisht nga psikologu francez Alfred Binet.

Në mënyrë më koncize psikometria është aftësia e përjetimit të ngjarjeve të së kaluarës nëpërmjet çdo lloj objekti. Njeriu që ndodhet në këtë gjendje udhëhiqet nga një objekt i caktuar, që përfaqëson momentet dhe ndodhitë që janë zhvilluar gjatë ekzistencës së tij të kaluar.

Studime dhe mendime bashkëkohore na tregojnë se në të vërtetë njohim shumë pak gjëra për veten tonë. Njeriu zotëron një dinamikë, aftësi dhe mundësi që janë gati krejt të panjohura.

Le ta krahasojmë njeriun me një ajsberg që 10% e ekzistencës së tij ndodhet mbi sipërfaqen e detit (koshiencë) dhe 90% ndodhet e fundosur brenda ujit (subkoshiencë). Në këtë zonë të madhe subkoshiente, pra, ekzistojnë dhe shfaqen të ashtuquajturat fenomenet parapsikologjike. Në këtë mënyrë, kuptojmë se parapsikologjia si një shkencë, është studimi i një zone “të errët”.

Sigurisht, kjo pjesë e errët subkoshiente, me edukimin e përshtatshëm, hetimin dhe kanalizimin mund të ndriçohet dhe kështu pjesa koshiente të mund të zgjerohet.
Ashtu sikur njeriu i verbër është i paaftë të shikojë fenomenet fizike ose sikur shumë fenomene fizike kanë nevojë për makineri të veçanta për t’u bërë të dukshme, kështu dhe “i verbëri yjor/astral” nuk shikon asgjë dhe shumë gjendje të tilla i kalojnë konceptimit të tij sikur të mos ekzistonin kurrë.

Nevojitet që ndërgjegjja/koshienca të stërvitet dhe të mësohet të veprojë në këtë nivel. Dhe kur kjo gjë të ndodhë, duhet të përparojë më tej në studimin e trupit mendor dhe akoma dhe të trupit shpirtëror. Kuptojmë në këtë mënyrë se sa e gjatë është rruga e vetënjohjes dhe e diturisë së vërtetë për fenomenet psikologjike ose metafizike. Por dhe pa këtë zhvillim dhe dije, të quajturat fenomene parapsikologjike ndodhin dhe i përballojmë për çdo ditë.

Nuk është e nevojshme që një njeri i privilegjuar me aftësi parapsikologjike të jetë dhe i zhvilluar shpirtërisht, në mënyrë që të dijë të njohë dhe të kontrollojë këto fuqi të tij. Më e zakonta është të ketë lindur me to dhe me të vërtetë nuk i kontrollon dhe nuk i kanalizon sipas vullnetit dhe dëshirës së tij.

Kjo është një arsye e rëndësishme për të cilën shkencëtarët dhe studiuesit nuk kanë arritur në rezultate të caktuara dhe në konkluzione, por vetëm vëzhgojnë, regjistrojnë dhe testojnë gjithçka që u përket këtyre fenomeneve parapsikologjike.

Vetë psikometria është e aplikuar përgjithësisht në vlerësimin e edukimit, në mënyrë të veçantë në letërsi, në të shkruar dhe në matematikë.
Psikometria më në fund po trajtohet si disiplinë shkencore, por është pjesë e paranormales dhe sidomos e parapsikologjisë.

Fjala “psikometri” do të thotë të masësh mendjen e shpirtit. Ky term u përdor së pari nga profesori amerikan Buhanan. Është shumë e vështirë të përshkruash thelbin e psikometrisë.

Është e vështirë të gjesh një përgjigje se si lindin aftësitë psikometrike. Shumë parapsikologë, si Rishet, Geli, Osti, Prais, Gumppenberg, Gaterer besojnë se rrobat dhe në fakt çdo objekt që përdor personi, gjatë përdorimit, ngarkohen me esencën e personit vetë në një mënyrë ose në një tjetër.

Mendohet se njeriu psikometër ka aftësi t’i kapë dhe t’i interpretojë këto impresione mendore psikike që një person tjetër lë mbi objektet e tij. Megjithatë, ky shpjegim nuk është shumë i kënaqshëm, sepse psikometriku jo vetëm zbulon të kaluarën, por edhe të ardhmen e personit. Pa dyshim këtu gjejmë veprimin e aftësive prej mediumi në parashikimin e së ardhmes. Ky konkluzion përforcohet po të shikojmë fatin e këtyre personave.

Sigurisht që ka dhe forma të tjera të parashikimit të fatit që mund të diskutohen, si fjala vjen, ajo që mbështetet në analizën e psikikës e të shpirtit. Këtu mund të përfshijmë edhe pyetjet që dalin në fushën e shkencës kristiane, teozofisë, antropozofisë.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikometria Empty Re: Psikometria

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi