Parashikimi me shkop e pendul
Faqja 1 e 1
Parashikimi me shkop e pendul
Parashikimi me shkop e pendul (Pikepamje evangjeliste)
Ashtu si edhe me praktikat e tjera okulte, njerëzit janë përpjekur ta paraqesin përdorimin e pendulit si shkencërisht të pranueshëm. Është zhvilluar një teori sipas së cilës materia lëshon reze. Fallxhori që përdor pendulin mendohet se vendoset në rezonancë me këtë radiacion. Aspekti shkencor i këtij problemi është trajtuar në "Seelsorge und Okkultismus". Po këtu, siç e thamë, do të merremi me aspektet praktike që lindin gjatë praktikës së ndihmës dhe këshillimit pastoral.
Sa për të sqaruar ata që nuk kanë dijeni me këto fenomene, duhet thënë se përdorimi qoftë i shkopit, qoftë i pendulit, është pak a shumë i njëjtë. Ndryshimi i vetëm është se penduli është një tregues më i ndjeshëm. Për ta parë problemin me objektivitet, po fillojmë me disa shembuj që nuk duket të kenë pasur pasoja negative për personat e implikuar.
Ka mjekë, pastorë, misionarë, inxhinjerë që janë të bindur për dobinë dhe saktësinë e rezultateve të arritura me një shkop a pendul.Ata thonë se me përjashtim të një sasie energjie nervore që thithet me këtë aktivitet, nuk ka efekte të tjera negative.
Shemb 18.Një burrë 28 vjeçar bëri vetëvrasje.Meqë nuk e dinin se ku ishte, policia filloi ta kërkojë. Kunati i tij u këshillua edhe me një praktikant të parashikimit me pendul. Ky i fundit kërkoi të shihte një objekt që i takonte personit të zhdukur dhe i dhanë disa çorape. Pasi i vuri çorapet mbi dysheme, ai filloi të ecë rreth tyre duke përshkruar një katror e duke mbajtur në dorë një shkop metalik. Si bëri këtë, ishte në gjendje të identifikonte personin e zhdukur, duke thënë emrin, datën e tij të lindjes dhe vendin ku mund të gjendej.
Përveç kësaj mori një hartë dhe një pendul për të kontrolluar parashikimin që bëri lidhur me vendndodhjen e personit të humbur. Pastaj kunati i të humburit vajti tek vendi i caktuar me policinë dhe vërtet e gjetën trupin e personit në një kasolle të vogël në pyll ku kishte vrarë veten.
Shemb.19 Një doktor nga Alsasa merret edhe ai me këtë punë, dhe e konsideron këtë si dhunti të Zotit. Duhet thënë gjithashtu se ka shumë rezerva ndaj fjalës së Zotit dhe është në përgjithësi shumë nervoz.
Shemb.20 Një nënpunës i postës ka aftësi të gjejë burime uji duke përdorur një shkop ose pendul. Ai mund të përcaktojë gjithashtu pozicionin e saktë të kabllove telefonike nëpërmjet pendulit.Ky person është shprehur se pas kësaj pune e ndjen veten të lodhur.
Shemb.21 Një mjek ndërtoi një shtëpi të tijën. Donte të kishte edhe një burim uji në oborr. Një miku i tij, një pastor protestant e mori vesh këtë. I kërkoi doktorit që t'i jepte një plan të shtëpisë dhe të oborrit.Pastaj mori një pendul dhe me bazë planin përcaktoi se ku gjendej uji. Parashikimi i tij ishte i saktë dhe tamam atje ku gërmuan sipas fjalës së tij, doli ujë.
Shemb.22 Një misionar mund të gjente, duke përdorur një pendul në katin e dytë të shtëpisë, a kishte njeri në katin e parë dhe nëse ky ishte burrë apo grua. Po të qe grua, mund të gjente gjithashtu nëse ishte ose jo shtatzënë, dhe nëse po, nëse fëmija do të ishte vajzë apo djalë. Këto eksperimente ai i bënte shpesh në prezencë të miqve të tij dhe ishin gjithnjë të suksesshme. Po kështu ai mund të vizitonte një varr dhe të gjente nëse varri i takonte një burri apo një gruaje pa lexuar emrin e shkruar në pllakën e varrit.
Shemb. 23 Një oficer ushtrie përdorte pendulin prej shumë vjetësh. Gjatë luftës, nuk dihej se ku ishte i biri i tij dhe ai përdori një pendul mbi fotografinë e të birit për të mësuar në qe gjallë a jo i biri.Pas luftës, i vodhën një herë valixhen dhe ai përdori pendulin për ta gjetur përsëri. Penduli e drejtoi në vendin e duhur. Kur e pyeta nëse kishte përjetuar pasoja negative si rrjedhim të kësaj praktike, më tha se jo, dhe se jeta e tij si kristian nuk ishte dëmtuar aspak.
Pasi i pamë këta gjashtë shembuj, kemi mjaft material në dorë që të na ndihmojë të formulojmë një opinion mbi këtë çështje. Së pari këto gjëra nuk mund të hidhen thjeshtë poshtë si kotësira. Ka shumë praktikantë të pendulit që bëjnë parashikime ekzakte, edhe pse gjeologët ose shkencëtarët mbështesin pikpamje të kundërta. Nga ana tjetër edhe shumë të dhëna që dalin nga përdorimi i pendulit, përmbajnë një informacion konfuz dhe pa vlerë.
Del gjithashtu nga shembujt se shumë veta e mbështesin përdorimin e pendulit. Përmendëm një pastor, një mjek, një misionar e të tjerë që janë marrë me këtë gjë. Kush ka atëhere të drejtë? Ata që e mbështesin përdorimin e pendulit me fanatizëm, apo ata që e kundërshtojnë me pasion? Nga ana tjetër do të ishte e gabuar të mendonim se, meqë njerëz të tillë si pastorë përdorin pendulin, atëhere kjo është një praktikë e padëmshme.
Është e qartë se tradhëtia bashkëshortore nuk justifikohet edhe kur një misionar është kapur në flagrancë. Prandaj nuk qëndron as argumenti i mëposhtëm: Nëse disa njerëz që mendohet se janë besimtarë, nuk kanë përjetuar pasoja të dëmshme pas praktikës me pendul, atëhere rastet në të cilat dëshmohet e kundërta, nuk duhet të merren seriozisht.
Është e vërtetë se unë vetë di disa raste njerëzish që kanë bërë gjetje e parashikime me shkop, të cilët nuk kanë vuajtur në jetën e tyre, të paktën në dukje, nga ndonjë shqetësim. Po ama pasojat mund të gjenden ndonjëherë tek personi edhe në formë latente. Ndonjëhere shumë njerëz e nxjerrin të vërtetën në shtratin e vdekjes, ose ajo mund të shfaqet kur personi kërkon të gjejë rrugën tek Krishti. Përveç kësaj, duhet të çlirohemi nga mendimi se kushdo që predikon fjalën e Perëndisë është kristian.
Bibla thotë:"Ata thonë: "Kështu thotë Zoti" kur Zoti nuk i ka dërguar"(Jezeqil 13:6). Një pastor që përdor pendulin mund të ketë pasoja si gjithkush në çdo profesion tjetër. Në punën time kam mbledhur materiale që tregojnë qartë se prifti katolik Emmenegger, duke përdorur pendulin mbi pacientët e tij, kishte sjellë shumë shqetësime tek shumë nga ata. Para disa kohësh, një pastor protestan u gjykua dhe dënua si pasojë e disa gabimeve që kishte bërë gjatë praktikave të tij terapeutike me pendul.
Të ngatërrosh aftësinë për të përdorur pendulin me një dhunti të Perëndisë, është një gabim fatal. Doktori nga Alsasa nuk është i vetmi që e bën këtë. Ka shumë pastorë e diakonë që kanë të njëjtin mendim me të. Po ne me kë të bashkohemi? Duke parë historinë familiare në raste të ndryshme, shikojmë se aftësia për të përdorur shkopin ose pendulin, aftësitë shëruese, klervuajanca, i ashtuquajturi second sight, ëndërrat parashikuese ndodhin tek persona ndër paraardhësit e të cilëve ka pasur ndonjë magjistar apo spiritist. Këto aftësi të pazakonta nuk janë dhunti e Frymës së Shenjtë, por janë aftësi si medium. Shumë veta i kanë këto aftësi pa ditur se i kanë.
Shpesh ato dalin në pah rastësisht. Ndodh që dikush me këto aftësi shpëton dhe bëhet kristian. Pastaj, duke qënë besimtar, zbulon që ka këto aftësi të jashtëzakonshme dhe arrin në përfundimin se është dhunti e Frymës së Shenjtë. Kjo s'është e vërtetë. Ndonjëherë këto aftësi prej mediumi, zhduken kur personi beson tek Krishti, po ndonjëherë ato transferohen në jetën e tij të re. Po një besimtar kristian që lutet me gjithë zemër që të çlirohet nga këto aftësi, do të marrë përgjigje për lutjen e tij. Për shumë besimtarë kristianë aftësi të tilla janë vetëm një barrë.
Markus Hauser thoshte se klervuajanca për të nuk ishte një dhunti, po një torturë. Këto aftësi prej mediumi nuk duhet t'i shohim kurrë si dhunti të Frymës së Shenjtë, as nuk shenjtërohen nepërmjet konvertimit të besimit. Ato çka ka grumbulluar një nga të parët e një personi në shërbimin që i ka bërë Satanit, nuk mund të përdoren më vonë nga Fryma e Shenjtë.
Lidhja midis praktikës së pendulit dhe fuqive si medium mund të sqarohet me ndihmën e dy shembujve:

Admin- 1132
Re: Parashikimi me shkop e pendul
Shemb.24 Një burrë i ri,i semurë,vajti tek një shërues, i cili përdori pendul dhe fuqi magjike. Pas terapisë, pacienti konstatoi aftësi si medium në veten e tij. Pa pritur u bë klervuajant dhe mund të përdorte sugjestionimin mendor në një distancë të caktuar.
Shemb. 25 Pas luftës, një grua i dha fotografinë e të shoqit një praktikanti të pendulit që të gjente se ku ndodhej. Pas kësaj, ajo vetë filloi të zbulojë simptoma klervuajance. Pati raste sonambulizmi dhe ndjente sikur kishte aftësi ta dërgonte shpirtin e saj diku larg jashtë vetes. Si e pa veten në veshtirësi të madhe, ajo kërkoi ndihmën e një diakoni dhe si u pendua e ia dorëzoi jetën e vet Krishtit, aftësitë prej mediumi u zhdukën.
Transferimi i aftësive prej mediumi mund të jetë koshient ose jo koshient. Nëpërmjet terapisë së një okultisti me aftësi të theksuara prej mediumi, pacienti mund të bëhet edhe vetë medium. Kjo është një kundërvënie demoniake ndaj asaj që tregohet në Veprat e Apostujve se si apostujt venë duart mbi besimtarët dhe këta marrin dhuntinë e Frymës së Shenjtë (Veprat 8:17, 19:6).
Ekziston gjithashtu edhe një formë koshiente e transferimit që lidhet me praktikantët e pendulit. Gjatë seancave ndihmëse e këshilluese me persona të ndryshëm, shumë prej tyre pranuan se filluan të ndjejnë aftësinë e tyre për të përdorur pendulin ose shkopin, pasi një praktikant shumë i zoti u kishte prekur duart duke kërkuar ujë. Kishin ndjerë një veprim të shkopit në veten e tyre dhe kjo u kish mbetur edhe më pas.
Në shembullin e mëposhtëm gjejmë një ndryshim shumë të rëndësishëm midis aftësive si medium dhe fuqive spirituale për të cilat flet Bibla,më mirë se në çdo shpjegim teorik.
Shemb.26 Një grua që vuante nga një sëmundje organike do të vente tek një praktikant i pendulit. Nëpërmjet pendulit, iu bë diagnoza dhe iu dha një terapi. Gruaja, e cila kishte një botëkuptim e sjellje kristiane në jetë, pas kësaj, e ndjeu veten të sulmuar nga forca jo të kësaj toke. Këto sulme vazhduan për disa muaj. Gjatë kësaj periudhe ajo kërkoi ndihmën e një diakoni kristian, sepse e mundonte shumë një frikë e brendshme.
Shemb.27 Një vajzë kishte pasur që në vogëli aftësinë e quajtur second sight. Kishte shpesh vegime. Përveç kësaj ishte edhe shumë antagoniste ndaj problemeve fetare. Megjithatë gjatë një misioni, e pranoi Krishtin si shpëtimtarin e saj. Që nga ajo kohë, nuk ishte antagoniste ndaj çështjeve që lidhen me Perëndinë. Po një ditë u sëmur dhe pa e kuptuar, vajti tek një praktikant i pendulit. Pas kësaj, ajo u sëmur papritur dhe kundërshtimet ndaj Biblës iu kthyen përsëri.
Në shembullin e mësipërm shikojmë këto aspekte. Thamë më lart se dhuntia e vizioneve është pasojë e aktivitetit okultist të njërit prej paraardhësve. Një tjetër simptomë është kundërshtimi ndaj çështjeve të fesë e të besimit. Në shembullin 27, vajza i kishte të dyja simptomat. Kur besoi tek Krishti, aftësitë si medium iu zhdukën, po pas terapisë me pendul, iu shfaqën përsëri. Këtu duket qartë karakteri prej mediumi i praktikës së përdorimit të pendulit. Ndërsa kundërshtimin tipik që shoqëron simptomat e tjera do ta shohim në shembujt e mëposhtëm.
Shemb.28 Gjatë një semundjeje, një grua kërkoi ndihmën e një praktikanti të dëgjuar të pendulit. Nuk e vrau shumë mendjen,se nuk kishte dëgjuar gjë kundër këtyre praktikave. Megjithatë, tek po priste për të hyre tek shëruesi, filloi të kishte shqetësim dhe shqetësimi u rrit gjatë terapisë. I mori ilaçet që i dha shëruesi, po shqetësimet psiqike iu intensifikuan.
Nuk lutej dot më dhe filloi të ndjejë një lloj agresiviteti ndaj Biblës dhe çështjeve të besimit. Me iniciativën e saj, i la ilaçet. Pas kësaj, erdhi tek unë dhe kërkoi të këshillohet me mua si njeri të besimit kristian e në shërbim të Ungjillit dhe më pyeti se çfarë mendoja për praktikën e pendulit në diagnozën dhe terapinë e semundjeve.
Shemb.29 Një herë, erdhi tek unë një praktikant i pendulit dhe pranoi se veprimtaria e tij ishte një njollë në jetën e tij dhe i merrte energjinë mendore.Ai ishte specialist në përcaktimin e përbërësve të ushqimeve nëpërmjet pendulit.Sipas tij, sheqeri i bardhë kishte veprim negativ tek ai, kurse ai bojë kafe kishte veprim pozitiv. Gjatë viteve kishte vënë re ndryshime psiqike në veten e tij. Kishte humbur energjinë dhe aftësinë për të marrë vendime.
Përveç kësaj, ishte bërë hipersensibël, kishte pësuar një tik nervor, ishte gjithashtu i ndjeshëm ndaj erës dhe ujit.Kur lexonte Biblën, kishte një ndjenjë pështirosjeje dhe antagonizmi. Po ashtu, edhe shenjën e kryqit nuk e shihte dot. Duke kuptuar se këto shqetësime ishin të lidhura me veprimtarinë e tij me pendulin, kërkoi ndihmë pastorale dhe u gjend i gatshëm për t'iu dhënë Krishtit.
Të dy shembujt tregojnë se,si gruaja, ashtu dhe vetë personi që merrej me pendulin, kuptuan veprimin e dëmshëm të këtyre praktikave nëpërmjet vetë gjykimit të tyre të shëndoshë. Në të dy rastet, ata e hodhën poshtë këtë praktikë, përpara se të merrnin këshillën e një pastori a diakoni kristian.
Në tre shembujt që vijojnë shikojmë antagonizmin që ekziston midis praktikës medium të pendulit dhe fuqisë spirituale të lutjes.
Shemb.30 Një herë,një profesor i mjekësisë, i kërkoi një praktikanti të dëgjuar të pendulit që të ecte nëpër pavionet e klinikës me një shkop në dorë dhe të vinte re reagimet e tij. Arsyeja për këtë kërkesë ishte se në një ndarje të klinikës regjistroheshin shumë vdekje. Zakonisht kur transferohej një i sëmure rëndë në këtë pjesë të klinikës, gjendja e tij keqësohej.Po kjo nuk iu tha praktikantit, sepse doktori nuk donte të influenconte përfundimet që do të dilnin nga prova.
Praktikanti eci nëpër ndarjet e klinikës dhe vuri re se në pjesën e quajtur "shtëpia e vdekjes", impulset ishin më të forta. Profesori,që në fakt ishte skeptik lidhur me përfundimin,vendosi të ngrihej një si punë ekrani për të pritur këto të ashtuquajtura impulse. Rezultati ishte i çuditshëm. Menjëherë u zvogëlua numri i vdekjeve. Po për të evituar thashethemet, profesori hesht lidhur me çështjen.
Praktikanti në shembullin që pamë, jo vetëm përdor shkopin, po është edhe klervuajant.Fjala vjen mund të thotë në çdo moment ku janë njerëzit e familjes së tij. Përveç kësaj, i marrin mendimin edhe siguri shoqërimesh dhe agjentë pronash të patundura kur duan të informohen për gjendjen e ndërtesave. Ky person ka pranuar se nuk është në gjendje të lutet. Një forcë e brendshme nuk e lejon.
Shemb.31 Një besimtar kristian donte të zbulonte a kishte ndonjë burim në oborrin e tij. Një person përcaktoi dy vende me pendul, po kur gërmuan, nuk gjetën gjë. Personi u çudit dhe tha: "Kjo s'më ka ndodhur kurrë më parë".Besimtari tha se ishte lutur me parë për këtë gjë, se nuk kish qënë i sigurtë nëse si kristian mund,ose jo të kërkonte ndihmën e një praktikanti të pendulit. "Aa, prandaj" tha praktikanti,"Sigurisht që në këtë rast s'kam si e gjej".
Shemb.32 Një praktikant i pendulit thotë formula magjike për shërimin e ekzemave dhe xhumbave.Perveç kësaj bën edhe eksperimente në magjinë e vdekjes. Ai deklaron se mund t'i sëmurë dhe t'i shërojë njerëzit. Një grua besimtare që nuk i dinte gjithë këto, dhe duke menduar se ishte thjesht një shërues me mjete të natyrës, vajti tek ai për terapi. Para se të hynte brenda, u lut në heshtje. Papritur sheruesi iu drejtua dhe i tha:"Ju shkoni, nuk ju ndihmoj dot".
Pas kësaj gruaja filloi të ketë atake depresive dhe mendime vetëvrasjeje. I shoqi i kësaj gruaje, që nuk kishte një lidhje personale me Krishtin, u kurua nga po i njëjti person.Fëmijët e tyre, të lindur pas kësaj terapie, kanë të gjithë probleme. Duhet thene se edhe një mjek që gjendet pranë tyre, i dërgon shpesh pacientët te ky shërues.
Të tre shembujt tregojnë se praktikat e pendulit mund të paralizojnë dëshirën e një personi për t'u lutur, kurse nga ana tjetër lutja e besimtarit kristian mund të paralizojë praktika të tilla. Një grua që lutej në dhomën ngjitur, e pengoi veprimtarinë e praktikantit. Fuqia e Frymës së Shenjtë dhe aftësitë prej mediumi përjashtojnë njëra-tjetrën.
Së fundi do të flasim për pasojat përfundimtare që rrjedhin nga përdorimi i pendulit. Nuk do të kemi të bëjmë thjesht me pasojat në jetën e një besimtari kristian, po me shqetësime të vërteta mjekësore.
Shemb.33 Një person, duke lëvizur pendulin mbi kollonën e "vendeve vakante" që përmbahet në gazetë, ndihmoi një të ri të gjente punë. I riu, ndonse gjeti punë menjëherë, pas ca ditësh u detyrua ta lërë se kishte shumë shqetësime emocionale. Pas kësaj kaloi disa javë në një psikiatri. Si u bë më mirë, u këshillua me disa murgjër,të cilët i thanë të kërkonte ndihmën e një praktikanti të pendulit. Së fundi,vajti të këshillohet me një hipnotizues. Përfundimi qe, që pas ca ditësh, pati një krizë çmendurie dhe e çuan përsëri në psikiatri.
Shemb.34 Një djalë i ri me asmë bronkiale kurohej nga një praktikant i pendulit, i cili përcaktonte si diagnozën, ashtu edhe terapinë.Përveç pendulit, ky shërues përdorte edhe formula magjike duke e hipnotizuar djalin:" Gjak bëhu ujë, ujë bëhu qelb, qelb dil jashtë". Pastaj e fashonte pacientin në pjesë të ndryshme të trupit, si i kish lyer fashot me pomadë.
Pas ca ditësh, nën fashot qe mbledhur me të vërtetë qelb. Qelbi u tha, po azma bronkiale nuk u shërua. Po që nga ajo kohë, djali filloi të ketë shqetësime nervore. Filloi të humbasë memorien, nuk përqëndrohej dot në studimet e tij, se e ndjente kokën të mpirë. Si pasojë vajti te një diakon për ndihmë.
Shemb.35 Një diakon protestant përdorte pendulin për të zbuluar ujë dhe mineral. Përveç kësaj, diagnostikonte sëmundjet dhe përcaktonte karakterin e ilaçeve, gjithmonë duke përdorur pendulin. Një profesor universiteti nga Zvicera i vuri në provë aftësitë e tij. Në prani të asistentëve dhe studentëve, i paraqiti këtij personi 20 pacientë. Duke përdorur pendulin, personi bëri një diagnozë të drejtë në 20 rastet. Për vetë praktikantin, ky aktivitet nuk ishte pa pasoja.Gruaja e tij pati një aksident fatal. Të gjithë fëmijët e tij vdiqën nga vdekje jo të natyrshme. Edhe ai vetë është prej disa vjetësh në një klinikë.
Shemb.36 Një diakon në Gjermani përdorte pendulin për semundje të ndryshme. Përveç kësaj, përdorte edhe shërimin nga distanca. Të sëmurët i dërgonin fotografitë dhe ai mbante pendulin mbi fotografitë për të gjetur se çfarë ilaçi duhej të merrte i
sëmuri. Edhe një grua besimtare kristiane i dërgoi një fotografi për të njëjtin qëllim. Ai i përcaktoi diagnozën dhe ilaçet. Po pas ca kohësh, gruaja u çmend dhe e çuan në një psikiatri. Antarët e familjes ia referuan çështjen autoriteteve të kishës dhe më vonë diakoni u nxor në gjyq.
Këta katër shembuj tregojnë një fakt që ndeshet edhe në qindra raste të tjera. Terapia e pendulit mund të shkaktojë një farë lehtësimi në anën organike,po ky lehtësim organik paguhet me pasoja në anën psiqike. Edhe vetë diakoni që merrej me praktikën e pendulit, nuk qe i imunizuar nga pasojat.
Shkalla e shqetësimeve psiqike është e ndryshme vetëm në raport me vetë praktikantin, i cili kalon sëmundje më të komplikuara si pasojë e aftësive të tij si medium,në krahasim me personat që kuron. Karakteri okult i këtyre praktikave, duket në shumë raste në faktin që praktikanti i pendulit merret paralelisht edhe me aktivitete të tjera okulte, si psh hipnozë, spiritizëm,klervuajancë etj. Ky kombinim nuk është i rastit se, siç e thotë edhe proverba: "Sipas llojit të puplës, bashkohen zogjtë"!

Similar topics
» Parashikimi i fatit me Domino
» Parashikimi me anë të gishtërinjëve
» Runat dhe parashikimi
» Parashikimi i fatit nepermjet monedhes
» Parashikimi i vitit me numerologji

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi