Shtatë të pavërtetat e debatit të globalizimit
Faqja 1 e 1

Lufta për pasuri.Çfarë dimë për globalizimin?
E pavërteta Nr. 1:
Ecuria e natyrshme për një ekonomi të zhvilluar është që të kalojë nga një ekonomi me bazë industriale në një ekonomi me bazë shërbimet. E parë në këtë prizëm, zhdukja e vendeve të punës industriale është bile një shenjë e mirë, për shkak se hap rrugën për ekonominë e re. Lamtumirë të gëzuar punëtorit! Kjo është ajo çka kemi mësuar. Na është thënë se është thjesht një përsëritje e ndryshimit nga një ekonomi me bazë bujqësore në epokën e industrializimit.
Por historia nuk pëlqen ta përsërisë veten. Ajo çka shikojmë përreth mund të mos jetë fundi i epokës industriale, por thjesht një spostim i punës industriale drejt Azisë. Në të gjithë botën ka më shumë njerëz që bëjnë punëra industriale se asnjëherë më parë. Sot në të gjithë botën ka 600 milion punëtorë të tillë. Bile dhe në Indi, shumica e vendeve të reja të punës janë në sektorin industrial. Vetëm 1.3 milion nga pothuajse 500 milion punëtorë në krahun e punës indian punojnë në industrinë e softuerëve. Gjithë pjesa tjetër është e punësuar në bujqësi, tregti, dhe industri të zakonshme.
Vetëm vendet perëndimore po i humbasin këto vende pune. Gjermania ka humbur 29 përqind dhe Franca 17 përqind të vendeve të punës në këta sektorë qysh nga viti 1991. në Shtetet e Bashkuara, ekonomia ka humbur më shumë se çerekun e vendeve të punës industriale qysh nga fundi i viteve Shtatëdhjetë.
Shumë ekonomistë vazhdojnë të mbrojnë teorinë e vjetër se indianët dhe kinezët thjesht po përjetojnë të njëjtat etapa industriale që shoqëritë perëndimore tashmë i kanë lënë prapa krahëve të tyre. Por kjo mënyrë të menduari dështon që ta shpjegojë siç duhet zhvillimin e sotëm në Indi dhe Kinë, sepse ato po ndërtojnë sektorë industrialë dhe shërbimesh në të njëjtën kohë. Dukshëm, ne po përjetojmë jo një epokë psindustriale mbarëbotërorë, por një seri zhvillimesh simultane për të cilat nuk kemi qenë të përgatitur. Është njëlloj sikur Mesjeta dhe epoka moderne po ndodhin në të njëjtën kohë. Deri më tani, ne jemi qetësuar me pretendimin se bota e premtuar e një ekonomie shërbimesh është pasuesja e shoqërisë industriale, por balanca tregtare tregon një të vërtetë të ndryshme. Eksportet industriale perëndimore po zëvendësohen me një boshllëk të madh. Sukseset mbresëlënëse e eksportit të së kaluarës nuk janë gjë tjetër vetëm hendeqe boshe sot.
Ndoshta ekonomia e sektorit të shërbimeve është thjesht një pjesë e shoqërisë industriale: vendet e punës në shërbime ndodhen në fund të zinxhirit të prodhimit, nuk janë një njësi e pavarur. Për shembull, piloti i jep një avioni, njërit prej produkteve industriale më të avancuara. Kamerieri servir ushqime të bëra nga industria e ushqimeve. Bankieri investues po shet pjesë të një impianti automobilistik të vërtetë apo fabrike prodhimi farmaceutik, edhe sikur ajo çka ai realisht shet janë produkte artificiale të tilla si aksione fitimprurëse apo të këqija. Në fund të zinxhirit ne gjejmë të gjitha punët me të cilat jemi mjaft të familjarizuar: kërkues, punëtorë të sektorit industrial, specialistë marketingu, njerëz në departamente administrative dhe staf shitës.
Le ta shtjellojmë këtë në termat e familjes: vendet e punës në sektorin e shërbimeve sipas të gjitha gjasave nuk janë djemtë dhe vajzat e babait industrial, por thjesht vëllezërit dhe motrat e tij. Kjo tingëllon banale, por ka pasoja serioze për sjelljen tonë politike. Nëqoftëse sektori i shërbimeve dhe ai industrial janë pjesë të së njëjtës familje, ne nuk mund ta ndajmë veten nga ajo pa e shkatërruar familjen si të tërë. Për ta thënë në mënyrë më provokatore, nëqoftëse ne lejojmë vendet e punës në sektorin e prodhimeve që të shkojnë përtejdetit pa na u dridhur qerpiku, atëhere shumë shpejt do të pasojnë edhe ato në sektorin e shërbimeve. Familjet duan të qëndrojnë sëbashku, jo të ndahen. Por kjo është ajo që saktësisht po ndodh dhe ekspertët e kontraktuar të korporatave bile e kanë edhe një term për këtë fenomen: “network outsourcing”.
E pavërteta Nr. 2:
Ekonomia dhe morali nuk kanë asgjë të përbashkët. Ky deklarim është shpesh ajo që na thuhet, por është e pavërtetë. Çdo produkt është i përbërë vetëm nga tri gjëra: E para, janë lëndët e para të tilla si nafta, plastika, çeliku, goma letra dhe druri. E dyta, është dija, know-how për të ndërtuar një makinë sportive, një kompjuter apo një celular nga gjithë kjo plastikë, çelik, gomë dhe qelq. E treta, ekziston një grup kushtesh që i mundëson një kompanie për të grumbulluar sëbashku lëndën e parë dhe dijen. Këro kushte prodhimi – domethënë, ligje, rregulla dhe traditat e pashkruara të një vendi – përbëjnë diferencën reale. Vendet aziatike dhe perëndimore blejnë resurse nga të njëjtit shitës, me çmime të ngjashme. Know-how vjen më së shumti nga vendet perëndimore, qoftë kjo legalisht ose ilegalisht.
Megjithatë, diferenca kyçe janë vlerat e secilit vend. Komponentja e tretë konsiston në më shumë sesa thjesht një pagë punëtori. Ajo përfshin jo vetëm vlera perëndimore të tilla si përfitimet e punëtorit, pushimet për kafe, banjot e ndara për burra e gra, pagesat e ditëve të pushimit, pagesat për raportet mjekësore, pagesat për orët jashtëorarit, bonos për Krishtlindje, sigurim papunësie dhe përfitimet e pensionit, por gjithashtu dhe rregullimet shëndetësore dhe të sigurisë që mbrojnë punëtorët.
Vlerat perëndimore përfshijnë gjithashtu mbrojtjen e mjedisit, ajrin e pastër, ujin e pastër dhe banimin e përshtatshëm, ashti si dhe mënyrën sesi trajtohen fëmijët: si fëmijë, jo si skllevër pune. Fëmijët dërgohen nëpër shkolla, nuk futen nëpër miniera qymyri. Këto vlera që janë të dokumentuara mijëra herë nëpër marrëveshje kolektive rrogash, marrëveshje kompanish, ligje, rregulla kompanish dhe, deri në një farë mase, traktate ndërkombëtare, janë ato që përbëjnë diferencën në ekonominë e sotme botërore.
Kinezët nuk kanë sot ndonjë resurs natyror të konsiderueshëm. Ata nuk kanë shpikur asgjë kuptimplotë qysh nga baruti dhe kartëmonedha shumë kohë më parë. Ngjitja e tyre nuk është e shtyrë nga teknologjia. Ata ia detyrojnë rritjen politikanëve të zgjuar, një tipari fuqie mahnitëse nga ana e njerëzve të thjeshtë dhe një ofrimi bujar me çmim të ulët të standardeve perëndimore. Do të ishte mirë sikur këto të qenë polemika, por nuk është asgjë më shumë se e vërteta. Kinezët i injorojnë të drejtat e pronësisë intelektuale perëndimore dhe i ndalojnë sindikatat e pavarura. Avantazhi më i madh i tyre është një sasi e pafundme krahu punë i lirë dhe një sistem politik që minon rregullat perëndimore. Ata paguajnë vetëm kosto të ulëta për mbrojtje mjedisore, paguajnë pothuajse asgjë për një sistem pensioneshdhe kanë standarde shumë të ulëta shëndeti dhe sigurie në vendet e punës. Ata janë të gatshëm që të bëjnë gjithçka për më pak. Kështu, ekonomia dhe morali janë fuqimisht të lidhura, por në një mënyrë të ndryshme nga ajo që mendonin shumica prej nesh.
Sot ne mund të blejmë një lavatriçe të prodhuara nga Whirlpool, General Electric apo Miele që përfshin një copë shteti social. Ose mund të blejmë një markë kineze që vjen drejtpërsëdrejti nga Delta e Jancesë dhe nuk ka asnjë kosto shteti social të integruar. Nëqoftëse porosisim një makinë që vjen me të gjithë pakon sociale, ajo do të prodhohej nga Fordi në Detroit dhe do të kushtonte 1600 dollarë më shumë. Do të ishte shumë më lirë të blihej një makinë nga shitësi i afërt i Hyundai. Kur veprojmë kështu ne e reduktojmë koston tonë e blerjes së një makine, por ky çmim më i ulët vjen me një kosto për vetë mirëqënien tonë. Paguajmë më pak, por humbasim më shumë. Kostoja reale e blerjes së makine më të lirë aziatike është më shumë sesa thjesht çmimi i reklamuar. Paguajmë më pak në dyqan, por ekonomia në tërësi vuan dhe në fund edhe vetë individët paguajnë një çmim shtesë.
Ne paguajmë më pak për makinën, por fatura e taksave ngrihet. Në fakt, për vite të tëra forma amerikane e rritjes së taksave ka qenë që të eliminojë shërbimet. Fatura për një bum importesh që nuk balancohet nga një bum eksportesh vjen në dy pjesë, vetëm njëra nga të cilat paguhet në arkën e parave. Ekziston një marrëdhënie midis petenrimit në rritje të importeve dhe rritjes së deficitit kombëtar, ashtu si midis dashurisë për produkte të lira të huaja të Amerikës së Mesme dhe shembjes së urës mbi Mississippi në Minneapolis. Ndërsa konsumatorët krijojnë pasuri jashtë vendit, buxhetet qeveritare në vend në pjesën më të madhe të tyre shkruhen me bojë të kuqe.
E pavërteta Nr. 3:
Bota e re është e rrafshët. Sipas gazetarit fitues çmimesh Thomas Friedman, është e tillë.
Por ky deklarim gjithashtu është i pavërtetë. Përpara se të fillonte globalizimi i sotëm, mënyra perëndimore e bërjes biznes përcaktonte fushën e lojës. Ëall Street përcaktonte standardin në tregun financiar dhe kishte ngjashmëri shumë të mëdha midis tregut të punës europian dhe atij amerikan. Pothuajse 500 milion punëtorë në Perëndim, përfshi Shtetet e Bashkuara dhe Europën, punonin në kushte të krahasueshme. Bota e tyre qe në fakt e rrafshët. Ekspertët e quanin atë një “vend me shanse të barabarta”. Ata konkurronin lidhur me çmimin dhe performancën, por qeveritë dhe korporatat nuk qenë të përfshira në një garë politike për të minuar vlerat e njëri tjetrit. Konkurrenca e tyre qe e fortë, por e ndershme.
Ato qenë ditë të lavdishme për punëtorët thjeshtë amerikane. Mirëqenia e tyre dhe e ajo e kompanive të tyre qenë të ndërlidhura. Nëqoftëse drejtuesit e Fordit në Detroit pinin shampanjë, sytë e amerikanit të mesëm shkëlqenin nga gëzimi. Pjesa tjetër e botës qe e shkëputur nga Perëndimi. Afrika ndodhej shumë larg, Bashkimi Sovjetik dhe satelitët e tij vërtiteshin në një sistem diellor tjetër dhe pjesa më e madhe e Azisë dukej se po jetonte në Mesjetë. Njeëzit atje qenë të varfër, të sëmurë dhe të paaftë për të marrë pjesë në ekonominë botërore. India qe një ekonomi e planifikuat e tipit sovjetik dhe Kina qe një prej regjimeve më të varfër që bota kishte parë ndonjëherë. Mao Ce Duni vrau afërsisht 50 milion njerëz me një politikë që e quajti Hopi i Madh Përpara.
Pastaj ndodhi e pabesueshmja: Mao vdiq dhe pasuesit e tij filluan që ta reformojnë vendin në një mënyrë tejet rrënjësore. Kur Bashkimi Sovjetik ra, India e pasoi. Qysh nga ajo kohë ne kemi parë trazirë në tregun botëror të punës. Krahu i punës prej 500 milionësh i Perëndimit e gjeti veten të konfrontuar me një ushtri prej 1.2 miliard punëtorësh potencialë në tregjet emergjente. Këta punëtorë të rinj qenë të gatshëm që të punonin në kushte jo më shumë të avancuara se ato të mesit të shekullit të XIX-të. Mundësitë e barabarta kishin filluar të copëtoheshin. Për njerëzit e thjeshtë në Perëndim, bota ishte bërë çdo gjë tjetër përveçse e rrafshët.
Kapitalizmit tejet të zhvilluar të Perëndimit tani i duhej të konkurronte me një sistem që favorizonte normat mizore të kapitalizmit të Manchester. Në ditët e sotme, kapitalistët perëndimorë me vështirësi mund t’u besojnë syve kur shikojnë atë që po ndodh në Azi. Në shumë vende në Lindje, përkrahja sociale është pothuajse inekzistente, mjedisi po shitet për pesë para dhe njerëzit shpesh kanë më pak të drejta se kafshët e shtëpive amerikane. Ky grup rrethanash është po aq sfidues për punëtorët aziatike sa është edhe në Perëndim. Në kushtet aktuale të tregtisë së lirë shpesh nënkupton praktika të pandershme dhe përkthehet në presion për ata që nuk mund të konkurrojnë.
Punëtorët e thjeshtë në Perëndim po vuajnë dhe punët e tyre industriale janë të parat që po zhduken. Edhe punëtorët më të specializuar të Perëndimit nuk duhet të ndjehen shumë të sigurtë rreth vendeve të tyre të punës. Gara për t’i minuar kundërshtarët ekonomikë mbi bazën e vlerave mezi ka filluar. Është më lirë të prodhosh ilaçe në vende ku nuk ka komisione etike për të rregulluar kërkimin farmaceutik. Industria financiare e jashtme gjithashtu përpiqet për të përfituar nga rregullimi më i pakët dhe industria e softuerëve tashmë po përjarget për milionat e aziatikëve të mirëpërgatitur me pak të drejta politike.
Shumica e njerëzve mendojnë se Azia po eksporton vetëm produkte, por në fakt këto vende po eksportojnë gjithashtu praktikat e tyre të punës dhe të mjedisit. Kjo është ana e errët e tregtisë së lirë. Do të ishte gabim të demonizoheshin tregjet e lira, por do të ishte po aq gabim po t’i vendosje ato në një piedestal. Amerika duhet të bëjë kërkime për një rrugë të tretë midis mbështetësve të zjarrtë të tregtisë së lirë dhe proteksionistëve të pagdhendur. Tregtia është një çështje interesi dhe jo një çështje besimi. Tregtia e një vendi nuk duhet domosdoshmërisht të jetë e pastër, por duhet të jetë e dobishme. Çështjet tregtare janë jo më pak politike sesa çështjet e mbrojtjes mjedisore, sigurisë kombëtare dhe çmilitarizimit.
E pavërteta Nr. 4:
Vala e globalizimit automatikisht i ngre të gjitha varkat. Shumë autoritete na e kanë thënë dhe pretendojnë se nuk duhet të kemi frikë. Ky deklarim mund të jetë i vërtetë në perspektivë, por për momentin duket se është një përrallë. Nuk pasqyron realitetin e sotëm. Globalizimi në ditët e sotme është një forcë jashtëzakonisht ndarëse për popullsinë amerikane. E dhëna më e fundit në dispozicion nga U.S. Census Bureau e botuar në gusht të 2007 dha një mesazh shumë të qartë: kjo është periudha e parë e bumit në historinë amerikane ku klasat e larta ecin për lart ndërsa pjesë të konsiderueshme të klasës së mesme ecin për poshtë.
Megjithëse e ardhura mesatare familjare, e axhustuar prej inflacionit, nuk e ka arritur majën e parareçisionit të vitit 1999, pabarazia në të ardhura është në më të lartën e të gjitha kohërave. Sipas U.S. Census Bureau, pjesa e të ardhura që u taskon 5 përqind të familjeve më të ardhurën më të lartë asnjëherë nuk ka qenë më e madhe. Ata fitonin më shumë se 50 përqind të të ardhurës kombëtare të parataksuar në vitin 2006. Kjo nuk do të përbënte asnjë surprizë: shumë biznesmenë e dashurojnë globalizimin e sotëm më shumë se bashkëshortet e tyre. Ajo çka na kanë thënë rreth mundësive të mëdha dhe situatave ku përfitojnë të gjithë është e vërtetë, por është e vërtetë për pjesën më të madhe të tyre. Ata po jetojnë tani në “qytetin e ndritshëm në kodër”, nga i cili Ronald Reagan dikur shpresonte të drejtonte të gjithë kombin.
Por një segment i madh i popullsisë ka ngecur në vend gjatë rrugës. Për shumë amerikanë, vendi i tyre është bërë një vend i errët poshtë në luginë. Rreth 16 përqind e popullsisë amerikane ose 47 milion njerëz nuk kanë sigurim shëndetësor. 9 milion u janë shtuar radhëve të të pasiguruarve gjatë 7 viteve të kaluara. Është e rëndësishme të dihet se rreth 2/3 e atyre amerikanëve që u bënë të pasiguruar vitin e kaluar qenë anëtarë të familjeve të klasës së mesme me të ardhura të parataksuara prej 75000 dollarësh ose më shumë.
Ky fenomen është akoma dhe më befasues kur marrim në konsideratë se Shtetet e Bashkuara në vitin 2007 qenë në vitin e 5-të të një bumi ekonomik, që ngre disa pikëpyetje të rëndësishme: çfarë ka ndodhur realisht në këtë vend? Nga vijnë gjithë këta njerëz të pasiguruar? Pse janë zhvilluar në këtë drejtim jetët e tyre? Përgjigja është shqetësuese: ata janë më së shumti anëtarë të klasës së mesme që punojnë për kompani ndërkombëtare. Drejtuesit e korporatave të tyre e kanë shkurtuar mbulimin e siguruar për punëtorin gjatë dekadës së fundit, për të përmirësuar kompetitivitetin e kompanisë. Ky është pikërisht paradoksi i globalizimit: ndërsa kompetitiviteti i kompanive amerikane është në rritje, standardi i jetesës i familjes mesatare po bie. E vërteta numër një: globalizim lidh njerëzit. E vërteta numër dy: në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin vend, ai ndan shoqërinë. Rritja ekonomike dhe rënia sociale nuk janë më reciprokisht ekskluzive.
E pavërteta Nr. 5:
Globalizimi është punë e madhe paqeje. Shumë njerëz e besojnë këtë. Vendet që janë ekonomikisht të ndërlidhur nuk qëllojnë ndaj njëri tjetrit. Kjo është shpresa e madhe. Por bota e re nuk është në asnjë mënyrë më shumë paqësore sesa e vjetra. Fitoret e sotme arrihen në fushën e biznesit dhe nga atje ato kalohen tek politikanët dhe drejtuesit ushtarakë. Të eksituar me sukseset pothuajse magjike të disa dekadave të fundit, kryeministrat e Kinës dhe Indisë deklaruan kohët e fundit se objektivi i tyre është që të sigurojnë “një rend të ri botëror”. Vendet aziatike tashmë kanë hyrë në një shtim masiv ushtarak, në të cilin testata bërthamore shikohet si status symbol i pasanikut të ri.
Pavarësisht fluksit ndërkombëtar të mallrave dhe ndërvarësisë së zgjeruar në tregti, rrisku i konflikteve të armatosura sigurisht që nuk është zvogëluar. Ngjitja e Azisë shoqërohet nga nervozitet intensiv në vetë kontinentin. Fuqia ekonomike e sapofituar e Azisë e ka nxitur vetëbesimin dhe intensifikuar mosbesimin reciprok të aziatikëve. Mosbalanaca ekonomike – brenda dhe midis vendeve – kanë potencial jashtëzakonisht shpërthyes. Azia po përjeton rilindjen e nacionalizmit në të gjithë kontinentin.
Shumë nga kjo pasuri e re po rrjedh në kasafortat e industrisë së armëve. Kurrë më parë nuk janë shpenzuar kaq shumë para në Azi në sistemet e reja të aarmëve, përfshi testatat bërthamore.
Përqindjet e rritjes dhe tensionet janë të larta. Ata që duan ta çaktivizojnë këtë potencial mund t’u duhet të bëjnë saktësisht të kundërtën e asaj çka po përpiqen të bëjnë tani qeveria amerikane, Banka Botërore, Federal Reserve amerikane, që është t’i rrisin në mënyrë konstante përqindjet e rritjes. Axhenda e tyre nënkupton një gjë: shpejtësi, shpejtësi, shpejtësi. Që të shkaktojnë ndryshim ekonomistët duhet të huazojnë një shprehje nga ambientalistët: zhvillim të mbështetshëm.
E pavërteta Nr. 6:
Vendi nuk mundet më të bëjë asgjë për njerëzit në kujdesin e tyre. E majta dhe e djathta vazhdimisht e theksojnë pafuqishmërinë e shtetit kombëtar në epokën aktuale. Një numër njerëzish gjithnjë e në rritje besojnë se globalizimi e ka dobësuar fuqinë e qeverive, për shkak se kjo është ajo çka politikanët ua thonë këtë gjë atyre në mënyrë konstante.
Demokracitë shpenzojnë shumë përpjekje në mbrojtjen e idealeve të tyre demokratike. Qeveritë paguajnë mijëra agjentë inteligjence për ta mbrojtur shoqërinë e hapur nga armiqtë e saj. Ata bile krijuan një sasi të tepruar ligjesh me qëllimin e vetëm të bërjes jetës të vështirë për ata që shkaktojnë trazira. Nuk ka asnjë hapësirë pa ligje për armiqtë e deklaruar të shoqërisë së hapur. Në fakt, këtu është ku hapja ka limitet e saj. Ne e kufizojmë atë për ta mbrojtur dhe rezultati është një demokraci e mirëfortifikuar.
Më pak konsideratë i kushtohet sistemit ekonomik. Demokracitë perëndimore mund të kenë rituale që u kërkojnë politikanëve të mbështesin një “ekonomi tregu” që është përgjegjës për ata të lënë prapa dhe për mjedisin. Edhe neokonët e përshkruajnë vetën si “konservatorë të dhembshur”, por asnjë prej tyre nuk po mbështet besimet e deklaruara të tyre me veprim të vendosur. Deri më sot, nuk ekziston asnjë strukturë e pranuar për globalizimin, as ndonjë njeri po kërkon për të. Në fakt, do të dukej se sistemi ekonomik i Perëndimit po dorëzohet pa e bërë asnjë luftë. Për ironi të fatit, armiku më i madh i ekonomisë së tregut është vetëkënaqësia e përkrahësve dhe injoranca e përfituesve të tij.
Një keqkuptim – një që është dukshëm i vështirë për t’u eliminuar – përdoret si një pretekst për këtë dështim në ndërmarrje veprimi: globalizimi, pretendohet, është një forcë e natyrës, një ligj i fuqishëm i progresionit historik dhe një pashmangshmëri globale që vetëm banorët e xhunglave të thella dhe regjimet totalitare si ai i Koresë së Veriut mund t’i shpëtojnë.
Siç e shpjegojnë bashkëkohësit, ritmi i kohëve dhe ata që kërkojnë ta shmangin do të vuajnë ndëshkimin e vetë rënies së tyre. Jemi kandisur të besojmë se globalizimi do të përpijë çdo njeri që përpiqet t’i dalë përpara. Pafuqishmëria e institucioneve kombëtare mbahet si prof e plotfuqishmërisë së globalizimit. A nuk është e vërtetë që sindikatat, agjencitë mjedisore, partitë politike dhe zyrtarët qeveritarë nganjëherë duken të vegjël dhe lakuriq teksa qëndrojnë përpara publikut?
Sigurisht, organizatat kombëtare që përfaqësojnë interesat e qytetarëve të tyre, nga sindikatat tek partitë politike, janë të justifikuara në ankimin se rëndësia relative e tyre po zbehet në epokën e ekonomisë globale. Por kjo humbje rëndësie nuk është ndonjë dokument i nënshkruar nga një shpirt global. Nëqoftëse kompanitë vendase të kishin qëndruar brenda kufijve kombëtarë të tyre, askush nuk do të kish qenë i aftë ta ndalonte humbjen e rëndësisë së tyre. Edhe ato ndesheshin me një zgjedhje midis rënies dhe ekspansionit.
Ajo çka ne po përjetojmë sot është një ekonomi që po zgjerohet në të gjithë botën dhe ata që po ankohen më shumë janë ata që kanë mbetur brenda hapësirës dikur të konsideruar territori sovran i tyre. Politika ekonomike është në pragun e një bote të re jofamiljare, por i mungon besimi për ta kapërcyer këtë prag. Në vend që t’i bashkohen korit të ankuesve, çdo njeri që bën politikë ekonomike duhet të ndjekë gjurmët e korporatave, jo vetëm fizikisht, por edhe intelektualisht.
Interesat e të punësuarve janë jo më pak globale se ato të kapitalit. Në ditët e sotme ata duhet të përfaqësohen brenda dhe jashtë shtetit sovran dhe për t’i përfaqësuar ato ndërkombëtarisht kërkohet shumë më tepër aftësi se në të kaluarën. Ato që shpresojnë të influencojnë çmimin e punës si një mall dhe kushtet ne të cilat ajo konkurron duhet ta zgjerojnë rrezen e tyre të aktivitetit dhe t’i axhustojnë metodat e tyre për t’ju konfirmuar mundësive të reja. Me fjalët e tyre, ata duhet ta transformojnë veten nga politikanë tregtie në politikanë globalizimi, nga vëzhgues në aktivistë.
Shteti duhet t’i mbajë duart e tij larg nga fluksi i tregtisë. Kurdo që ndërhyn, ai nuk bën asgjë tjetër veçse dëmit. Ky ka qenë pozicioni i Shteteve të Bashkuara deri më tani. Çdo njeri me një kuptim të arsyeshëm e artit të qeverisjes të sotëm duhet të pranojë se nuk mund ta lërë këtë preokupim jashtë kontrollit. Historia ka treguar se shteti shpesh dështon në përmbushjen e shpresave të larta. Nuk është krejtësisht ngushëlluese të imagjinojet shteti si gardian i tregtisë ndërkombëtare.
Sërish është një koncept i nevojshëm. Preokupimi rreth rolit të shtetit në tregti bazohet në një të pavërtetë që nuk mund të hidhet poshtë, edhe pse ata që i ngrenë me zë më të lartë preokupimet e tyre janë satësisht ata që kërkojnë minimizojnë atë. Shteti mund të jetë duke ushtruar kufizime në Shtetet e Bashkuara, por ai nuk vepron kështu në Kinë, Singapor, Japoni, Kore e Malajzi dhe sigurisht që jo në Kinë. Në fakt, shteti luan një rol dominues në këto vende – ato që aktualisht po raportojnë sukseset më të mahnitshme. Ai është promotori dhe mbrojtësi i industrive eksportuese të tyre dhe organizon e garanton kushtet që rezultojnë në minimin e ofertës së vendeve perëndimore.
Ngjitja e Kinës është kryesisht arritje politikanësh, jo e forcave të tregut. Lidershipi i vendit e ka angazhuar veten në një ekonomi tregu të drejtuar dhe krerët e shteteve perëndimore nuk janë asgjë tjetër veçse të habitur që dëshmojnë kurajën dhe entuziazmin e plotë me të cilën qeveria kineze luan një lojë tejet rriskuese me shumë të panjohura. Ndryshe nga sovjetikët, që në mënyrë apatike menaxhuan difektet e vendit të tyre, komisionerët planifikues kinezë po planifikojnë një ngjitje në qiell. Ata po organizojnë një ekonomi që nuk ka pothuajse asnjë resurs natyror dhe përvojë të pakët me tregjet e lira, nuk ka një monedhë lirisht të konvertueshme dhe duhet të mbështetet në një krah pune që thelbësisht është e përbërë nga bujq dhe fshatarë. Dora e padukshme e tregut, për të cilën fliste Adam Smith, lëvizet dhe drejtohet nga grushti i hekurt i shtetit. Ne duhet të shkojmë nga Lindja e Largme me mirësi e respekt, por gjithashtu duhet ta flakim tej naivitetin tonë.
Shembulli kinez nuk ia vlen të imitohet, por ai e stimulon mendimin. Një debat i ri mbi kuptimin e qeverisë nga ana e shoqërisë duket tejet i vonuar në Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk nënkupton se vendi duhet të rivendosë Qeverisjen e madhe, por ndoshta ajo që është funksionuese është ndonjë formë Qeverisjeje të Vogël që shkon shumë prtej kufijve të shtetit që shërben si gardian.
E pavërteta Nr. 7:
Globalizimi është një çështje e nxehtë. Shumë e nxehtë për t’u menaxhuar nga një njeri të vetëm? A është individi pothuajse i pafuqishëm për të bërë ndonjë që që ta ndryshojë situatën e tij ose të saj? Qytetari është bërë gjithnjë e më i papërfillshëm, për shkak se e tashmja e ka bërë atë një xhuxh politik? Në librin e saj “A Year Without “Made in China””, autorja Sara Bongiorni përshkruan mjeshtërisht ndjenjat bazë të një familje mesatare amerikane: një luhatje midis dorëzimit dhe sentimentalizmit. Ajo fillon me bërjen e pazarit, shkruan ajo: “Kur shikoj fjalët “Made in China”, një pjesë e imja thotë, mirë për Kinën, ndërsa tjetra ndjehet sentimentale rreth diçkaje që kam humbur, por nuk jam e sigurtë se çfarë është saktësisht”.
Është dorëzimi në rritje i justifikuar? Nuk mendoj. Por a janë alternativa protestat antiglobalizim? Vështirë. Të jesh kundër globalizimit është njëlloj sikur të jesh kundër të të ftohti. Këto protesta janë qëndrim, jo politikë. Ne nuk kemi lindur për ta toleruar historinë, bile edhe për ta toleruar në mënyrë të zermëruar atë. Në një demokraci, ne jemi ftuar që ta modelojmë historinë: në mënyrë realiste dhe optimiste, me guxim dhe me zgjuarsi. Ne jemi të paktën konsumatorë dhe qytetarë, punonjës dhe investitorë, kemi fuqi blerëse, fuqinë e taksapaguesve dhe fuqinë politike. Gjëja që duhet të mësojmë tani është të mësojmë tani sesi t’i përdorim siç duhet këto asete në kushtet e reja.
Sfida është që të kuptohet sesi të sigurojmë që globalizimi u shërben njerëzve. Shtetet e Bashkuara përballen me një debat, por vërtet historik, mbi faktin sesi qytetarët dhe shteti i tyre mund të fitojnë sovranitetin e humbur dhe sesi mund të përcaktojnë parimet kryesore në mënyrë që globalizimi ta bëjë botën një vend më të mirë dhe jo vetëm një vend më të shpejtë. Kjo nuk është asgjë më shumë se demokratizimi i globalizimit, një strukturë ose një rend për ekonominë mbarëbotërore që flak tej karakteristikat e tij arkaike dhe autoritare. Fillimi i leximit të këtij libri mund të jetë hapi i parë larg nga gjendja shpirtërore e errët aktuale.
Dëshira për rritje të pafundme dhe frika e rënies nuk janë një fenomen i ri. Njerëzit gjatë të gjithë historisë janë përpjekur që t’i interpretojnë shenjat në horizont, të nxjerrin konkluzionet e tyre dhe të shmangin të pashmangshmen e dukshme. Bota është një vend i drejtë të paktën në një aspekt: nuk ka asnjë garanci për sukses, por as dështimi nuk është i parapërcaktuar.
Duke ecur përpara, historia nuk ka fund. Kjo është arsyeja se pse ja vlen të kthehesh prapa disa dekada për t’ju afruar lavjerrësit të madh të së tashmes nga një pikë vështrimi disi e largët. Shumë gjëra bëhen më shumë të dukshme nga një largësi e sigurtë. Historia, thotë filozofi Karl Jaspers, ndriçon të tashmen.
(marrë nga Kapitulli i I-rë i librit)
Gabor Steingar

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi