EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Urdhëri bektashi i dervishëve

Shko poshtë

Urdhëri bektashi i dervishëve  Empty Urdhëri bektashi i dervishëve

Mesazh  Zattoo 11.02.15 23:41

Urdhëri bektashi i dervishëve  Haxhi_bektshi

Për ata që kanë Vetëdije,

një aluzion është më se i mjaftueshëm.

Për shumicat e të pavëmndëshmve

thjesht njohja është e kotë.

- Haxhi Bektash Veliu


Sekti "heretik" sufi bektashi ofron mënyrën më të afërt të jetesës që drejtoi Jezusi i Galileas (dhe shpresoi se ndjekësit e tij do ta ndiqnin), e cila është institucionalisht e mundshme për kristianizmin apo Islamin në shekullin e 21-të.

Ashtu si Jezusi dhe ndjekësit e tij, bektashinjtë janë një vëllazëri beqarësh, e shoqërueshme, antihierarkike, antidogmatike, antihipokrite, që nuk i përjashtojnë gratë, por që qëndrojnë kundra atyre "vlerave familjare" të pështira që qenë mallkimi si i botës antike, ashtu dhe i asaj moderne, dhe u anatemuan nga Diogjeni i Sinopit, traditën e të cilit Jezusi i Galileas – sëbashku me aradhën e disidentëve të tjerë – ndoqën dhe përjetuan për një kohë të shkurtër përpara se të tradhëtoheshin nga vetë dishepujt e tyre. Historia e bektashizmit është kurioze: ashtu si kristianizmi menjëherë u bë i shoqëruar me imperializmin roman dhe qysh atëhere një instrument intolerant shtypës, bektashizmi u shoqërua me imperializmin turk. Ashtu si Jezusi pothuajse u shtrëngua që të bëhej një  peng për nacionalizmin hebre, Bektashi u shoqërua me një lëvizje antiselxhukë....


Origjina


Emigrimet e vazhdueshme të përsëritura përgjatë Azisë Qëndrore sollën jo vetëm tribu kelte dhe hune, mongole dhe turke, por edhe mendime dhe objekte arti nga Kina dhe India, ashtu si dhe liderë shpirtërorë në formën klasike lindore të mistikave të shenjta nomade. Tradita e monasticizmit dhe Shkretëtira e Shenjtë në kristianizmin perëndimor i detyrohen më shumë influencës nga India nëpërmjet Afganistanit sesa nga Greqia e vjetër. Filozofitë e mistikave sufiste dhe kristiane heterodokse ndajnë qëndrime bazë me Tao dhe Zen.

Mësimet e mistikëve (si puna e Jezusit të Galileas) shpesh u veshën me fuqi të jashtëzakonshme midis muslimanëve, kristianëve dhe "paganëve" të të gjitha llojeve. Haxhi Bektash Veliu qe një mësues i tillë dhe si shumica e të tjerëve i qëndroi kundër hipokrizisë, intolerancës dhe obsesionit me tekstet dhe rregullat e vjetra. Ai ishte një dervish shëtitës (mistik asketik sufi, njeri i shenjtë ose shenjtor), i mbajtur nga burimet legjendare se ka qenë një turk nga Khorasani (apo Kurasani: Irani verilindor dhe Afganistani perëndimor ku njëkohësisht vjen edhe Omar Khajami nja njëqind vjet më parë). Bektashi ishte një ndjekës i Sufi Sheik Ahmet Jesevit i cili vdiq në vitin 1166, në një kohë kur luftërat dhe inkursionet e Kryqëzatave po ndodhnin larg në perëndim.

Tradita thotë se nën komandën e tij mësuesit shpirtëror, ai u largua nga vendlindja e tij në formën e një pëllumbi drejt Rumit (emri i dhënë atëhere nga turqit dhe persianët ish Anadollit bizantin) në vitin 1281, pasi mongolët e patën shkatërruar shtetin selxhuk dhe gjurmët e Kalifatit. Ai "zbriti" në Haxhibektashin e sotëm, një fshat në afërsi të Kirshehirit në Kapadoça – një zonë që gjatë erës bizantine qe qendër e Palinianëve: kristianë mistikë heterodoksë që i dhanë jetë bogomilëve dhe më vonë katarëve e suedënborxhianëve.

Ai që njëri prej tyre që ndihmuan të sintetizojë besimin paraislamik dhe elementët shamanikë që akoma mbizotëronin në besimet turke me Islamin më puritan e ortodoks, i cili i urrente ato çka i konsideronte si praktika magjikë primitive. Influenca e baballarëve qe e konsiderueshme dhe rivalizonte atë të liderëve ushtarakë dhe prestigjin e sunduesve selxhukë. Megjithëse turçelinj, këta patën adoptuar aspekte të kulturës iraniane.

Si shumë dervishë nga Lindja, Haxhi Bektashi në mënyrë evidente qe një zëdhënës për ankimet sociale të anëtarëve të fiseve turçelije – sepse ai u përfshi në revoltën sociale kundër sunduesve selxhukë (sunitë) të drejtuar nga njëfarë Baba Iljazi (rreth vitit 1240). Haxhi Bektashi besohet ta ketë akorduar mbrojtjen e tij speciale ndaj jeniçerëve përpara se të vdiste në vitin 738/1337.


Sekti bektashi dhe jeniçerët

Jeniçerët ("ushtarë të rinj") qenë njësi këmbësorie të formuara fillimisht nga Sulltan Murati i I-rë rreth vitit 1330 nga të burgosur renegatë dhe fëmijë joislamikë (pothuajse gjithmonë kristianë) të kërkuar si haraç nga pushtuesit turq. Ata korrespondojnë me xhandarmërinë apo karabinierinë e sotme dhe vishnin një helmetë speciale të bardhë, e cila supozohej të përfaqësonte mëngën e Haxhi Bektashit.

Ata nganjëherë quheshin "Djemtë e Haxhi Bektashit" (Haxhi Bektash Ogullari) dhe Sulltan Selimi i III-të, duke ju apeluar jeniçerëve për të qenë besnikë e trima, në vitin e dytë të mbretërimit të tij (1789), u drejtohet atyre si "Kalorës të Haxhi Bektashit" (Haxhi Bektash Këçekleri). Një pasojë e shoqërimit të ngushtë të bektashinjve me jenicerët dhe për pasojë me autoritetin otoman qe se bektashinjtë rrallë u sulmuan në fushat e doktrinës apo risive. Bektashinjtë janë një sekt sinkretik dhe eklektik (disa do të thonin heretikë dhe i ashpër), me elementë kristianë dhe orientalë më shumë sesa sikhët kombinojnë elementë të hinduizmit me Islamin.

Doktrina "heretike" shiite dhe rituali i bektashinjve aktualisht nuk rrjedh nga Haxhi Bektashi, megjithëse nuk është e nevojshme të supozosh se ai qe më shumë ortodoks se baballarët e tjerë. Urdhëri u rrit prej nderimit të shenjtë dhe një tradite manastirore dhe e të ngrënit të përbashkët, duke kombinuar elementë njëherazi ezoterike (Lindore) dhe popullore: traditat turke, paraturke/bizantine dhe parakristiane të Anadollit. Besimi i tyre në vëllazërinë e burrit (dhe gruas) ilustrohet nga vargjet e mëposhtëme të poetit kombëtar turku Junus Emre, i cili vdiq përpara Haxhi Bektashit:


Le të jemi të gjithë miq përgjithmonë

Le ta marim e ta bëjmë jetën të lehtë

Le të jemi dashnorë dhe të dashuruar

Askush nuk e zotëron tokën.


Gjatë shekullit të Pesëmbëdhjetë, kur bektashizmi po zhvillohej në një organizatë të gjithanshme, ai inkorporoi ide dhe besime të ndryshme – nga kristianizmi, kizilbashin e Azisë së Vogël dhe Kurdistanit dhe ide folklorike nga grupet nomade dhe fshatare – alevitë, takhtaxhisë, etj.. Bektashinjtë i përkasin plotësisht një loxhe ose teqeje.

Ka mundësi që lideri i parë i bektashizmit të organizuar të ketë qenë Balim Sulltani (vdekur më 922/1516), titulli i të cilit ishte Pir Sani, Padroni i Dytë Shenjtor. Pir, fjalë persisht që nënkupton "lord", është një titull i zbatuar për krerët e urdhërave sufi. "Sufi" nënkupton "lesh" – sipas rrobës së ashpër të leshtë që vishnin sufitë e lashtë. Baballarët bektashinj (këshilltarë shpirtërorë beqarë) shoqëronin jeniçerët si priftërinj ushtarakë.

Në rekrutimin si anëtarë të trupës së jeniçerëve kërkohej nga çdo ushtar një betim besnikërie ndaj Rrugës së Haxhi Bektashit. Megjithatë, pranimi i Bektashit si Padron Shenjtor dhe pranimi formal i doktrinave të ndryshme bamirëse dhe asketike nuk bënë shumë për ta "spiritualizuar" mënyrën e jetesës së jeniçerëve.


Rënia dhe mërgimi i bektashinjve

Në vitin 1808, Mahmudi II, kushëriri më i vogël i Selimit III, u ngjit në fron. Ai e kuptoi rrezikun e paraqitur nga jeniçerët thellësisht konservatorë dhe ndjeu se mbijetesa e Perandorisë Otomane varej në shtypjen e tyre, ashtu si dhe të Urdhërit Bektashi. Për shekuj me radhë Urdhëri Bektashi kontrolloi minierat më produktive dhe më fitimprurëse të kripës në Perandorinë Otomane; kripa nga ato miniera quhej Kripa Haxhi Bektash. Pronësitë bektashiane ju dhanë dervishëve nakshibendi.

Supozohet se Mahmudi i II-të  u zotua se do t’u priste kokën 70 mijë bektashinjve dhe se kur nuk mundi të gjente aq shumë për të ekzekutuar, ai urdhëroi që statujat të hiqeshin nga varrezat e bektashinjve derisa të plotësohej numri!  Përderisa Bektashinjtë qenë jashtëzakonisht heterodoksë – bile hanin dhe mishin e derrit – klerikët më ortodoksë islamikë (në mënyrë të veçantë sunitë dhe jobeqarë, ndihmuan me entuziazëm në persekutimin e një sekti të shikuar jo vetëm si militarist nga njerëzit e thjeshtë, por edhe si moralisht të rrezikshëm nga të devotshmit.

Kjo i korrespondon shtypjes së mëparshme evropiane të kalorësve tempullarë, të cilët gjithashtu qenë të lidhur me ndërtesa speciale: kisha rrethore. Për ironi të fatit, ndërsa trupat jeniçere qenë antireformistë të fuqishëm, idetë joortodokse, disidente dhe antinomiane të bektashinjve u lidhën me mendimin liberal të filozofëve të Francës së shekullit të XVIII-të. Si rezultat, bektashizmi mundi të vendoste kontakte të lira me një prej rrjeteve që bartnin idetë e filozofëve të shekullit të XVIII-të: atë të masonëve.

Shumë politikanë aktivë në Stamboll qenë të lidhur ose u lidhën me masonët gjatë shekullit të XIX-të kur lozhat masonike franceze dhe britanike u ngritën në Stamboll. Anëtarësimi i rrit në vitet e fundit të shekullit të XIX-të – veçanërisht midis grupit të kundërshtarëve të Sulltan Abdyl Hamitit të II-të (1876-1909), të njohur si "Xhonturq" (Turqit e Rinj). Megjithatë, mund të theksohet ai misticizëm që mbijeton në masonerinë moderne është aq fals sa Krishlindja, kurse bektashinjtë janë një vëllazëri vërtet mistike. Bektashinjtë nuk u eliminuan, por  morën drejtimin e nakshbendive.

Për ironi të fatit, i fundmi Sulltan ose "antiSulltan", djali i një nëne shqiptare, revolucionari demokrat perëndimor Mustafa Kemal, i cili donte të njihej si Ataturk (Babai i turqve), e ndaloi me sukses krejt komunitetin bektashi dhe ai lëvizi drejt Shqipërisë, i vetmi vend me shumicë myslimane në Evropë, unik në pranimin e feve, sekteve dhe etnive të ndryshme ("Feja e shqiptarit është shqiptaria").


Bektashinjtë, Shqipëria dhe libri i zi i Orhan Pamukut

"Ka qenë gjashtë vjet më parë", thotë Saimi, "një mbrëmje të shtune. Unë po rrëmoja nëpër revistat e lëna nga bashkudhëtarët e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe lideri i saj Enver Hoxha. Aty qenë tri botime turke në ato ditë që denonconin ashpër njëri-tjetrin. Unë po shfletoja numrin e fundit të njërës së quajtur Puna e Popullit për të parë nëqoftëse kishte ndonjë gjë interesante në të. Më zuri syri një fotografi dhe një artikull rreth një ceremonie në nderim të rekrutëve të rinj.

Ajo çka tërhoqi vëmendjen time nuk qe zbulimi se aty kishte një zakon marksist me këngët dhe poemat në një vend ku të gjitha aktivitetet jokomuniste qenë ndaluar, por titulli që me dashje përmendte 12 Kolonat në foton bardhezi e cila tregonte një turmë që tymoste me afsh sikur të kryente një detyrim të shenjtë, postera të Enver Hoxhës dhe Kryetarit Mao dhe recitues poezishë. Akoma më e çuditshme, emrat falsë të rekrutëve të rinj qenë zgjedhur nga emrat e rendit sufi alavit – emra si Hasan, Hysen, Ali dhe (siç mësova më vonë) emrat e sheikëve apo liderëve shpirtërorë bektashinj.

Sikur të mos kisha ditur se bektashinjtë patën qenë  të rëndësishëm në Shqipëri midis luftërave, ndoshta nuk do të kisha dyshuar aspak këtë mister të pabesueshëm dhe, pas dyzet vjetësh leximi të të gjitha librave lidhur me bektashinjtë, jeniçerët, hurufizmin dhe komunizmin shqiptar, zbulova një konspiracion 450 vjeçar. "Ju e dini të gjithë këtë", tha Saimi, por vazhdoi më tej që të tregojë historinë shtatë shekullore e bektashinjve, duke filluar me Haxhi Bektash Veliun. Ai përshkroi sesi Urdhri kishte origjina alavite, sufite dhe shamaniste, sesi u lidh me periudhat e formimit dhe ngritjen e Otomanëve dhe traditën e revolucionit dhe rebelimin e trupave jeniçere.

Kur ju merrni në konsideratë se çdo jeniçer ishte bektashi, ju kuptoni sesa i rëndësishëm ishte Urdhri. Hera e parë që hëngrën goditje nga Stambolli, ka ndodhur për shkak të jeniçerëve: ndërsa barakat e jeniçerëve u bombarduan në vitin 1826 sipas urdhrave të Mahmudit të II-të, i cili e humbi durimin ndaj rezistencës jeniçere për programin e tij perëndimor të reformave.

Teqetë u mbyllën dhe dervishët bektashinj u përzunë. Njëzet vjet pasi lëvizën nëndhe, bektashinjtë u rikthyen në Stamboll, por kësaj radhe nën petkun e Urdhrit Nakshbendi. Deri kur Ataturku i ndaloi plotësisht ata 70 vjet më vonë, bektashinjtë e paraqitën veten përpara botës si nakshis, por midis vetes ata qenë bektashinj. Galipi studioi një gur të gdhendur nga një libër anglez udhëtimesh që përfaqësonte një ritual bektashi, i cili  ndoshta paraqiste fantazinë në mendjen e artistit-udhëtar më shumë se realitetin. Ai numëroi 12 Kolonat në gurin e gdhendur.

"Hera e tretë që bektashinjtë manifestuan veten", tha Saimi, "ka qenë 50 vjet pasi u shpall Republika në Turqi, jo nën Urdhrin Nakshbendi, por kësaj radhe veshur me një petk marksist-leninist..." Pasi ka heshtur për një çast, ai mbajti një recitim të zjarrtë, duke prodhuar artikuj të ilustruar, foto, pjesë artikujsh të nxjerra nga gazeta, libra, postera. Gjithcka e kryer, e shkruar dhe përjetuar në Urdhrin Bektashi korrespondonte saktësisht me të gjithë atë që ndodhte në fraksionet politike: ritualet e pranimit, periudhat e ashpra të provës dhe vetëmohimit përpara pranimit; dhimbja e vuajtur nga aspirantët e rinj gjatë këtyre periudhave; nderimi i të rënëve, shenjtërimi dhe të vdekurit midis anëtarëve të Urdhrit apo fraksionit dhe ritet e bërjes homazhe për ta; kuptimi i shenjtë caktuar fjalës "Rrugë" [shteg shpirtëror]; përsëritja e fjalëve dhe shprehjeve në interes të njësisë dhe komunitetit; litanitë; fakti që ekspertët të cilët përshkonin të njëjtën rrugë e njihnin njëri-tjetrin nga mustaqet dhe mjekrat e tyre, edhe shprehja në sytë e tyre; rima dhe metrika në poemat që ata recitonin dhe këngët që këndonin në ceremonitë e tyre, etj., etj.. "Në mënyrë të dukshme, përveç faktit që e gjitha kjo të jetë vetëm koincidencë", tha Saimi, "përjashto faktin që Zoti po bën ndonjë shaka të hidhur me mua, atëhere do të kisha qenë i verbër po të mos shikoja që logogrifet dhe anagramat e Bektashinjve të mara nga hurufistët janë pa pikë dyshimi janë përsëritur në botimet e majta".

Në heshtjen që ka pasuar, Saimi me ngadalë filloi të recitonte për Galipin lojërat e fjalëve që ai kish zgjidhur, duke i paraqitur ato me kuptimet e tyre dytësore, sikur ai të qe duke përsëritur lutjet e tij. Fëmijët që i bashkoheshin fraksioneve politike, vazhdoi të thotë Saimi, nuk kishin ide se qenë kthyer në bektashinj. Përderisa e gjithë gjëja ishte përzier midis drejtimit të mesëm të partisë dhe mjeshtrave bektashinj në Shqipëri, masat qenë krejtësisht të paditura se fotot e tyre të mara në ceremoni, rituale, marshe dhe vakte qenë të tëra të vlerësuara nga disa dervishë në Shqipëri si një zgjatim i Urdhrit të tyre. Nga mëngjesi, ndërsa Galipi flinte në divan, Saimi ishte akoma duke monologuar se sipas të gjitha gjasave mjeshtrat e vjetër bektashinj në Shqipëri  që u bashkuan me lidershipin e partisë në sallën e ballos boshe fantastike  të një hoteli të bardhë italian, duke shikuar nëpërmjet syve të përlotur në fotot e të rinjve turq, nuk e kishin as idenë më të vogël se nuk qenë misteret e Urdhrit që po recitoheshin në ceremonitë, por analizat entuziaste marksiste – leniniste.

(kapitulli i fundit është marrë nga "Libri i Zi" i Orhan Pamukut)

Përgatiti

Armin Tirana
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi