Historia e errët e Koncertit të Vienës
Faqja 1 e 1
Historia e errët e Koncertit të Vienës
Koncerti i Vjenës, i përpiktë çdo 1 janar, me muzikë klasike të dinastisë Strauss, është një shipkje naziste. Ndoshta pakkush e di këtë. Lindi si ide e Partisë Nacional Socialiste të Adolf Hitlerit. Qëllimi? Ja çfarë shkruan Petroc Trelawny i BBC.
- Përformanca e përvitshme me vals, polka apo marshe nga Johan Shtraus, tre djemtë e tij dhe bashkëkombasit e tyre duket e përjetshme. Gjithçka që lidhet me këtë ngjarje, formalitetet, humori sharmant, luksi i Sallës së Artë në Musikverein, sugjerojnë se është diçka që daton që prej ditëve marramendëse të shekullit të 19-të.
Në fakt historia e koncertit të Vitit të Ri është më e vonë. Ajo ishte një shpikje naziste.
Performanca e parë u realizua në prag të Vitit të Ri 1939, për të mbledhur para për Ëinterhilfsëerk, një aktivitet i përvitshëm për mbledhje fondesh, i shpikur dhe dirigjuar nga Partia Nacional Socialiste. Në këtë mënyrë blihej karburant për nevojat e muajve më të ftohtë të vitit.
Kur Shtrausët ishin gjallë, Filarmonia e Vjenës ishte pak me më shumë shije për muzikën e saj.
Por përse kjo orkestër kaq e avancuar dhe aventureske luante të tilla melodi popullore?
Ata nisën ta marrin më seriozisht në fund të vitit 1920, por ideja e një galaje sezonale Shtraus tërhoqi vëmendjen e komisarëve kulturorë të partisë naziste, që propozuan një aktivitet të unifikuar, që mund të transmetohej në mbarë Rajhun e Tretë. Koncerti u zhvendos në Ditën e Vitit të Ri. Ndërkohë që u bë e qartë se lufta nuk do mbaronte shpejt, valsi i Danubit Blu dhe uvertura Fledermaus shiheshin si një mënyrë e dobishme për të ngritur moralin e rënë. Kur u mësua se Shtrausi kishte prejardhje hebreje, ministri nazist i Propagandës, Jozef Gëbels u sigurua vetë që lajmi të mos dilte.
Kur lufta mbaroi, koncertet thjesht vazhduan- historia e çuditshme e tyre thuajse u harrua.Në vitin 1960, Filarmonia e Vjenës përshëndeti një përkrahës të luftës, Baldur fon Shirah, një guvernator nazist i Vjenës, që kishte dëbuar dhjetëra- mijëra hebrenj.
Ai kishte marrë çmimin prestigjioz të unazës së nderit nga kjo orkestër në vitin 1942. Për çudi, pasi medalja i humbi, atij iu dha një tjetër kur doli nga burgu Shpandau 20 vjet më vonë. Ky fakt doli në dritë pasi historianët e pavarur patën mundësi që të hyjnë në arkivin e madh të Filarmonisë së Vjenës dhe raportet e tyre shokuese janë publikuar tani edhe në vetë faqen e orkestrës.
Që prej atëherë, orkestra ka revokuar gjashtë çmime të dhëna për drejtues nazistë, përfshi atë për Shirah. Sot kërkesa për bileta është aq e madhe sa mbahen tre koncerte të Vitit të Ri- secili me të njëjtin program.
Dita e Vitit të Ri vetë është më i madhi- një vend kushton mbi 1.100 euro, por pa dyshim shumë nga audienca paguajnë sekserë. Në prag të Vitit të Ri, një koncert mbahet më 30 dhjetor dhe të ftuarit e nderit janë ushtarakët austriakë, që mbushin llozhat.
Disa nga ushtarët e rinj janë konfuzë, ndërsa oficerët duken më të rehatuar. Ata janë pjesë e një ushtrie moderne europiane, që luan rol të rëndësishëm në misionet paqeruajtëse. Megjithatë, duke parë atë det me uniforma të gjelbërta dhe gri, përkundrejt madhështisë dhe luksit të Sallës së Artë, është e vështirë që të harrosh krejtësisht historinë e errët të kësaj ngjarje, tashmë botërore.
bbc
Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi