EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mistere që shkenca nuk ka përgjigje për to

2 posters

Shko poshtë

Mistere që shkenca nuk ka përgjigje për to  Empty Mistere që shkenca nuk ka përgjigje për to

Mesazh  Berti69 15.01.15 20:42

Mistere që shkenca nuk ka përgjigje për to  Maxres11

Pa marrë para sysh nëse janë shumë para kohës së vet, a janë ndërtuar me teknologji të panjohur dhe se funksioni tyre nuk është krejtësisht i qartë, këto 10 zbulime deri më tash shkenca nuk ia ka dalë t’i sqarojë.

10. Çeliku nga Damasku

Shpatat që vijnë nga Damasku në Lindjen e Afërt janë përdorur 1700 – 800 vjet para epokës sonë e janë ndërtuar nga një material jashtëzakonisht i fortë. Tehet e tyre mbesin të pathyer edhe pas gdhendjes së gurit e të metalit me të. Teknologjia e përpunimit të tyre edhe sot është panjohur.

9 Shtylla e hekurit në Delhi

Kjo shtyllë hekuri është e vjetër 1600 vjet dhe është e njohur me rezistencën e saj të pabesueshme ndaj ndryshkut. Shkencëtarët edhe sot s’e kanë të qartë se si në atë kohë ka qenë e mundur të arrihet kjo.

8. Gurët sferikë në Kostarikë

Për herë të parë janë vërejtur në fund të shekullit 19. Supozohet se në Kostarikë ekzistojnë rreth 300 gurë të tillë – sferikë me diametër rreth 2,4 metra. Pos që nuk dihet se përse janë të tillë, shkencëtarët habiten shumë me simetrinë e tyre.

7. “Gypat” në Baigong

Një shpellë kineze është e shpërndarë nëpër trajta e gurit që ngjasojnë me gypat nëpër të cilët rrjedh uji nga maja e bjeshkës në liqenin e afërt . Dikush pohon se “gypat” janë diçka që kanë lënë pas jashtëtokësorët pas vizitës në Tokë. Rreth 8 për qind e materialit të tyre ka përbërje të cilën s’e njohin shkencëtarët

6. Mekanizmi nga Antikitera

Ky është njëri nga zbulimet më misteriozë arkeologjikë e fjala është për mekanizmin e bronztë gjetur tek ujdhesa greke Antikitera në fillim të shekullit 20. Mekanizmi përshtatet me pozicionet e Hënës, të Diellit dhe të planetëve të tjerë. Supozohet të rrjedhë nga shekulli 1 i epokës së re.

5. Dorëshkrimi Voynich

Dorëshkrimi që rrjedh nga shekulli 15 ende nuk është deshifruar nga shkencëtarët, as gjuha dhe as shenjat e tij. Edhe pse mendohet të jetët jetë një thurimë e paramenduar, bëhet fjalë për 240 faqe të shkruara e të ilustruara. Kjo po i habit shumë shkencëtarët

4. Mumiet egjiptiane

Shkencëtarët kanë gjetur gjurmë hashashi, kokaine e duhani në mostrat e mumieve egjiptiane. Duhani rrjedh nga “bota e re” dhe është zbuluar 2000 vjet pasi varrimit të mumieve e në atë kohë as hashashi e as kokaina nuk kanë ekzistuar.

3. Bateria nga Bagdadi

Artefakte të pazakonshme janë gjetur në vitin 1936 rreth 20 kilometra nga Bagdadi, e ngjashmëritë e tyre ma bateritë galvanike i ka njohur arkeologu gjerman Wilhem Kanig. Rikonstruktimi i tyre ka treguar se ato mund të gjenerojnë rrymë me kapacitete 0,4 do 1,9 voltë. Bëhet fjalë për baterinë e qelqtë të lartë 13 cm me cilindër remi e që rrjedh 200 vjet para epokës sonë dhe që është 2000 vjet para se bateritë prodhoheshin sërish.

2. Mumiet nga San Pedro

Në vitin 1932, dy burra afër bjeshkës San Pedro mihen mumien e gjatë 35 centimetra. E shikuan ekspertët nga muzeu natyror dhe ata e vlerësuan autentike por pas kësaj ajo u zhduk.

1. Qyteti i humbur Nan Madd

Bëhet fjalë për qindra ujdhesa artificiale ndërtuar nga blloqe graniti. Ata janë të rëndë rreth 50 tonë e gjenden në Mikronezi – në mes të Paqësorit. Ishin kryeqyteti i dinastisë Sodeler, e deri më tash nuk dihet se si ndërtuesit ia dolën t’i punonin rreth 200 vjet para epokës sonë.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mistere që shkenca nuk ka përgjigje për to  Empty Re: Mistere që shkenca nuk ka përgjigje për to

Mesazh  Luli 02.07.15 22:06

10 pyetje të cilave shkenca akoma nuk u ka gjetur përgjigje

Përzgjedhja e problemeve të pazgjidhura shkencore është inspiruar nga artikulli “Ten Unsolved Mysteries”, të cilin, në revistën Scientific American e ka botuar fizikani dhe kimisti i famshëm anglez Philip Ball, redaktor i revistës Nature.


1. Nga kush u krijua jeta? (Biologjji)

Mistere që shkenca nuk ka përgjigje për to  Shkenca-pyetje11-1024x621

Çka vërtet ka ndodhur me të gjitha molekulat e zakonshme joorganike, të cilat janë bashkuar në grupin primordial? Si ka filluar të procedohet dhe të reprodukohet energjia – gjë që janë dy veti themelore të jetës?


2. Sa është masa e botës të cilën nuk e shohim” (Fizikë)

Materia e njohur përbën vetëm 4,6 për qind të masës së universit. E gjithë masa tjetër është diçka që akoma nuk mund ta shohim, ta masim dhe ta shpjegojmë.


3. Si ndikon ambienti në gjenet? (Gjenetikë)

Krijimi i fenotipit të caktuar nga gjenotipi i caktuar varet edhe nga interaksioni midis gjeneve dhe ambientit. Prandaj në ambiente të ndryshme nuk do të jenë të barabartë madje as binjakët me gjene plotësisht të njëjta. Mbase megjithatë janë? Ko pyetje sfidon shkencëtarët dhe opinionin që kur kemi ditur për madhërinë e tij – gjenin, transmeton ngjyra.com


4. Si mendon truri? (Neuroshkenca)

Disa neurone në tru vazhdimisht gjenerojnë potencial aksioni, ndërsa disa gjithë kohës “heshtin”, ndërsa pastaj përnjëherë bëhen aktivë. Si e arrin gjithë këtë truri?


5. Sa elemente kimike ka? (Kimi)

A ka përkufizim për numrin e nukleoneve, të cilat mund të gjenden bashkë dhe të bëjnë një bërthamë atomi? Derisa kimistët zbulojnë elemente me numër gjithnjë e më të madh të elementeve atomike, shtrohet pyetja deri ku do të shkohet.


6. Çfarë mund të bëjnë nga karboni? (Nanoshkenca)

Karboni bën pjesë në gjithçka që është e gjallë. A mund të bëhen nga ai kompjuterët të cilët do të jenë të fuqishëm sikur qelizat e gjalla.


7. Si ta përdorim energjinë solare? (Materialet)

Të gjitha burimet e reja të energjisë së ripërtërishme të cilat deceniet e fundit hyjnë në përdorim kanë treguar disa kufizime. Energjia më e sigurt deri tani është Dielli, i cili është relativisht pak i shfrytëzuar edhe pse dita me diell shkencëtarët i rikujton për potencialin shumë të madh, të cilin energjia solare mund ta ofrojë.


8. Cila është mënyra më e mirë për t’u prodhuar bioarburantet? (Energjetikë)

Në vend të prodhimit konvencional joekologjik të karburanteve të fosileve, përse nuk do t’i kishim lënë bimët të depozitojnë energjinë e diellit në vend tonin, dhe atëherë t’i shndërrojmë bimët në karburante? Megjithatë, shfrytëzimi i burimeve përsosmërisht të mira të ushqimit për prodhimin e karburanteve mbase nuk është edhe qasja më e mirë ndaj këtij problemi. Njëra ndër përgjigjet mund të jetë shfrytëzimi i burimeve më pak vitale të formave të biomasës.


9. Si të vazhdohet jeta? (Mjekësi)

A është e mjaftueshme që për të pasur jetë të gjatë të hamë ushqimin me antioksidantë dhe të ruajmë strukturat qelizore nga radikalet e lira? Cilat gjene ndikojnë në jetëgjatësinë? Edhe krahas jetës së shëndetshme dhe të disiplinuar në ushqim, qelizat e organizmit pashmangshëm plaken. Çfarë po bën shkenca që të gjejë eliksirin e jetës?


10. Si përcjellin vazhdimisht kiminë e trupit të njeriut? (Biokimi)

Organizmi ynë është një laborator kompleks në të cilin vazhdimisht zhvillohen mijëra reaksione. Disa kombinime kimike shpërbëhen, të tjerat sintetizohen, disa dalin nga trupi ynë, ndërkaq disa depozitohen në qeliza të caktuara. Si do të ishte kur në çdo moment të mund t’i përcjellim të gjitha këto procese të komplikuara kimike dhe të masim nivelet e kombinimeve të ndryshme në kohë reale?
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi