Pse erdhëm në këtë botë?
Faqja 1 e 1
Pse erdhëm në këtë botë?
Pse ne vendosëm të vimë këtu meqenëse veq ishim pjesë e Zotit?
Kjo është një pyetje shumë e mirë. Shpirti është pjesë e Zotit dhe arsyeja pse ti erdhe këtu është që ta kuptosh Atë dhe ta kuptosh vetë-veten. Ti erdhe këtu ta kuptosh se si është Zoti dhe si je ti. Ti duhet ta dish çka është Zoti, çka je ti, dhe çka është krijimi.
Kjo botë është një shkollë, një universitet. Ti ke ardhur tek kjo shkollë të studiosh sekretet e Zotit dhe sekretet e tua. Zoti e krijoi këtë vend në mënyrë që ti ta kuptosh Atë dhe ta dish se sa I fuqishëm është Ai, ashtu që edhe ta kuptosh vetë-veten dhe të gjithë krijimin. Ti erdhe këtu ta marrësh testin dhe ta kalosh.
A e lind nëna një fëmijë që ta mbajë vetëm në shtëpi? Në qoftë se ti do të ishe e detyruar të rrish vetëm në shtëpi gjatë gjithë kohës, si do ta kuptoje botën dhe çudirat e saja të shumta? Nëna dhe babai yt të dërgojnë në shkollë. Pse? Sepse duan që ti të studiosh, të mësosh, dhe ta kuptosh botën, vetë-veten, dhe të gjitha çudirat. Ata duan që ti ta dish ç’farë është e vërteta. Prandajë prindërit e tu të dërgojnë në shkollë, dhe prandaj shkollat janë ndërtuar. Prindërit e tu dëshirojnë që ti të kuptosh gjërat.
Zoti e bëri të njëjtin gjë. Ai I dërgoi fëmijët e Tij tek kjo shkollë në mënyrë që ata të kuptojnë më shumë për Atë. Kemi botën e shpirtërave, këtë botë, dhe botën e zemrës, që ka brenda në të tetëmbëdhjetë mijë universa, parajsën, Zotin dhe vetë-veten. Duhet ta kuptosh të gjithë këtë.
Bota është një shembull. Zoti është Shkaku i Krijimit të të tërës, zemra e brendshme (kelb) është efekti, dhe ti je parimi themelorë. Nga shembulli I botës, ti je parimi themelorë që kupton shkaqet brenda në vetë-vete dhe Atë që është shkaku I të tërës. Ti duhet ta kuptosh Atin tënd. Për këtë arsye ke ardhur këtu. Babai të dërgoi këtu që të studiosh. Ashtu sikurse prindërit e tu të dërguan në shkollë, Zoti të dërgoi tek kjo botë që të mësosh për tetëmbëdhjetë mijë universat, këtë botë, botën e shpirtit, botën e jetës, botën e zgjuarsisë, botën e zgjuarsisë hyjnore (gnanem), botën paqësore të parajsës, dhe botën e perfeksionit, pastërtisë, dhe shkëlqimit. Ai të dërgoi që ti ta njohësh Babain tënd. Kjo është vetëm shkollë.
Bauva Muheijedin (Ral.) "Why can't I see Angels" fq.40
Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi