EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mitologjia e vjeter Religjioze

2 posters

Shko poshtë

Mitologjia e vjeter Religjioze Empty Mitologjia e vjeter Religjioze

Mesazh  Siroco 25.11.14 14:17

Egjiptianët e vjetër përveç Zotit kryesor Amun, kishin zotin e dritës, i cili simbolizonte begatinë dhe mirësinë. Atë e quanin Oziris. Kishin gjithashtu edhe zotin e errësirës, të shkatërrimit dhe sherrit. Atë e quanin Sit. Ai që ka lexuar diçka nga mitologjia egjiptiane do t’i kishte ra në sy armiqësia permanente e këtyre dy fuqive të njohur si zota.

Meqenëse vendosa të shkruaj për këtë temë, atëherë po e shoh të udhës t’i përfshij gjerësisht lexuesit e mi më thellë dhe t’u jap disa mendime nga shkrimet e hershme. Mitologjia egjiptiane ka një tregim shumë të njohur në të cilën thuhet se hyji i Tokës Keb, një ditë ra në grackën e hyjneshës Nut dhe përfundoi me martesë midis këtyre dyve hyjnive. Këta lindën katër fëmijë, dy meshkuj Oziris-in (hyji i paqes, harmonisë dhe begatisë) dhe Sit-in (hyji i së keqes dhe sherrit), si dhe dy femra Izis-in dhe Neftis-in. Të parën e martoi me Oziris-in dhe të dytën e martoi me Sit-in. Pas një kohe, bota ra në duart e Oziris-it, gjë që në kohën e tij kishte shumë begati dhe harmoni kolektive në botën njerëzore dhe shtazore etj. Mirëpo një ditë vëllai i tij që përfaqësonte sherrin Sit-ti, e mbyti vëllanë e vet dhe pasi e bëri këtë krim e vendosi atë në një arkë dhe e hodhi në Nil me qëllim që të humbnin gjurmët.

Lumi e dërgoi kufomën në det dhe kështu ai do të duhej të ishte zhdukur. Gruaja e të ndjerit meqenëse edhe kjo ishte hyjneshë dhe kishte fuqi mbinatyrore së bashku me fëmijët dhe me oborrtarët do ta kërkonin atë në çdo cep. Kur Sit-i mësoi se po kërkohej kufoma e Oziris-it, doli në det dhe e mori kufomën. Për t’i humbur edhe më shumë gjurmët, atë e copëtoi në katërmbëdhjetë pjesë dhe ato i shpërndau në të gjitha anët e botës. Por ky veprim nuk e ndaloi Izis in për të mos vazhduar hulumtimin e saj. Ajo bëri të pamundurën, i gjeti të gjitha pjesët e trupit të tij dhe i bashkoi. Kështu atë e bëri të gjallë sërish. Mitologjia vazhdon të na tregojë se ai u ringjall, mirëpo nuk ishte më i njëjti zot, sepse ringjallja e tij vlente vetëm për botën e të vdekurve.

Izis-i nga frika e Sit-it, largoi fëmijët në një ujdhesë të largët, derisa ajo e pa të arsyeshme se fëmijët e saj janë bërë të aftë për ta sfiduar Sit-in. Kur fëmija i saj Horis u bë burrë i pjekur dhe i fuqishëm, sfidoi axhën e tij dhe arriti të korrë fitore. E mira sërish u rikthe në Egjipt dhe me të edhe në mbarë botën. Duke qenë se popujt gjatë sundimit të Sit-it kishin vuajtur shumë, Atë e cilësonin me Shejtanin dhe të bëmat e njohura të shejtanëve. Përgjatë gjithë historisë antike të Egjiptit, Sit-ti vazhdoi të njihej si Shejtan, mirëpo ka pasur shumë adhurues. Heroglifet atë e paraqisnin herë në formën e gomarit e herë në formën e qenit. Mendimtarët thonë se ata që e adhuronin, e bënin nga frika e jo nga dashuria për ta besuar si zot të tyre.

Civilizimi i vjetër pers

Ashtu sikur egjiptianët e vjetër edhe persët duke qenë se besonin në zjarr, si zjarrëputistë besonin në dy fuqi mbinatyrore të kundërta njëra me tjetrën. Pra zotin e dritës dhe zotin e territ. Ormizda ishte zoti i dritës, i mirëqenies dhe harmonisë dhe Ahraman, ishte zoti i territ, sherrit ose shejtanëve. Krijuesi i të gjitha veprave të këqija.

Kështu perceptohej e mira dhe e keqja në botën antike te këta dy popuj. Sa herë që ndodhnin fatkeqësi të jashtëzakonshme ndër popujt e këtyre perandorive, ose brenda një fisi ose brenda një shtëpie, mendohej se ka pasur një betejë midis zotëve Ormiza dhe Ahraman. Kështu edhe njerëzit janë ndarë në ithtarë midis të mirëve dhe të këqijve. Si duket mitologjia nxjerr në pah se, të gjitha religjionet në përgjithësi parashikojnë se e mira në fund do të dominojë dhe bota do të jetë e qetë. Gjithmonë parafytyrohet se Shejtani është humbës. Kështu edhe Xhovani Papini, dramaturg dhe poet i njohur botëror, libri i të cilit është ndaluar nga Vatikani, ka qenë i bazuar shumë në mitologjinë perse. Ai, Shejtanin e ka vendosur në cilësinë e zotit, i barabartë me zotin krijues edhe pse sipas zoradeshtëve në përfundimin e botës thonë se e mira do të triumfojë.

Civilizimi indian

Indianët besojnë në tri zotëra, ndërsa prej tyre kryesori është Brahma. Sipas tyre ky është zoti krijues dhe është pak i rëndësishëm ndër besimtarët hindu, sepse ai nuk është as e mira e askujt e as e keqja e askujt, ai është vetëm krijues e asgjë më shumë. Vishna është zoti i mirëqenies, begatisë dhe harmonisë, ndërsa Shiva është zoti i shkatërrimit që sjell katastrofa, gjakderdhje dhe të keqen në përgjithësi.

Vishna si hyji i mirëqenies dhe begatisë është hyji që gëzon autoritet tek indianët sepse ka të bëj drejtpërdrejtë me të mirën njerëzore. Por ajo që habitë jo budistët është se, indianët më së shumti besojnë në Shivën se sa në Vishnën. Si duket hyji i së keqes adhurohet te ta më shumë nga frika prej tij, i cili sipas tyre, mund t’u shkaktojë dëme materiale dhe luftëra të gjithë atyre që atë nuk e adhurojnë, mirëpo ndëshkimi më i keq i tij qenka në organet gjeniale sikur të burrit ashtu edhe të gruas. Për të mos hyrë në detajet e tyre do të na mjafton besimi i tyre se Shiva dënon rëndë të gjithë ata që nuk e besojnë atë.

Shkurt thënë indianët fillimisht i drejtohen Vishnës për mirësi, nëse ai nuk iu përgjigjet, atëherë i drejtohen Shivës me qëllim të mos ua ndalojë të mirat atyre, e kështu me radhë deri te lutjet e shenjtorëve të shumtë që i kanë ata. Besimi indian përkundër besimit të tyre në tri zotëra, ka ngritur një filozofi të atillë saqë shumë fillestarë mund të mendojnë se indianët janë monoteistë. Po ashtu për ta përcaktuar drejt dhe saktë Shejtanin te ky religjion është e vështirë, sepse filozofia e tyre është sendërtuar në atë mënyrë saqë është shumë e vështirë të përcaktohet se cili është Shejtani te ky religjion. Përkundër njohjes se cili është zoti i sherrit, një tregim indian na bën të dyshohet se cili në të vërtetë është Shejtani, prandaj lexuesve do t’i sjell këtë tregim si më poshtë:

Një ditë hyji i së keqes Shiva i dhuroi fuqi mbinatyrore një besimtari të tij shumë të devotshëm. Forca e tij mbinatyrore ishte mundësia për të djegë ose shkrumbuar çdo trup që ai prekte me duart e tij. Mirëpo një ditë ndodh që Shiva s’e kishte parashikuar asnjëherë. Ai kuptoi se, ky njeri i devotshëm qenka dashuruar në gruan e tij. Për ta shpëtuar gruan e vet nga shkrumbimi nëse ai e prekë me duart e tij, Shiva do t’i kërkojë ndihmë Vishnas. Mirëpo, Vishna duke e ditur se kush është Shiva, refuzoi ta ndihmonte. Mirëpo, pas shumë lutjeve dhe përgjërimeve të Shivës, Ai vendosi ta dëgjojë dhe në fund edhe ta ndihmojë. Pasi Vishna mësoi problemin e Shivës, Ai u shndërrua në formën e gruas së tij.

I formësuar si ajo, doli përpara këtij njeriu të devotshëm, i cili ishte dashuruar tmerrësisht në gruan e Shivës dhe me ta parë ai atë u gëzua pa masë dhe iu afrua. Ai, Vishna ose në këtë rast gruaja e Shivës i tha se nuk mund t’i afrohej më shumë asaj pa e luajtur një valle të preferuar të saj. Ai me shumë kënaqësi pranoi dhe e pyeti se cila ishte loja e saj e preferuar. Ajo i tha: “Më shiko mua se si e loz këtë lojë dhe pastaj bëje edhe ti, pra, vendose dorën e majtë në bel pastaj të djathtën në kokë dhe të lozësh kështu”. I hutuar pas saj, në momentin kur ai vendosi dy duar e tij sipas kërkesës së saj (Vishnës), ai u shkrumbua.

Me këtë tregim indianët sikur duan të thonë se te ta nuk dihet saktë se cili është zoti i së mirës dhe cili është zoti i së keqes, sepse edhe Vishna si hyji i mirëqenies, begatisë dhe harmonisë e ndihmoi zotin e së keqes dhe shkatërrimit. Prandaj, sikur besimtarët hindu, ashtu edhe ata jo hindu e kanë të vështirë ta përcaktojnë te ta se cili është Shejtani.

Civilizimi grek

Nëse i hedhim një vështrim më të hollësishëm mitologjinë greke, mësojmë se në asnjë tregim të tyre nuk has në një fuqi mbinatyrore me cilësitë e Shejtanit. Te ta vëren shpirtra të këqij, të cilët i quajnë Alastores. Këto shpirtra përfaqësojnë veprimet e këqija dhe shkatërrimeve, mirëpo këto në një farë mënyre nuk mund të thuhet se janë vetë Shejtani, sikur që kanë religjionet tjera. Por, në esencë, tregimet ose mitet rreth hyjnive të tyre që tregohen, si duket të gjithë zotët grekë kanë cilësi mbinatyrore dhe janë zot krijues të së mirës dhe të keqes. Pra, hyjnitë greke i ngjasojnë njerëzve të thjeshtë, por ato dallohen prej tyre me cilësitë mbinatyrore.

Të gjithë zotët e Greqisë antike janë të njollosur me veprimet e tyre të këqija, me shkatërrime dhe veprime perverse. Thuajse të gjithë ata janë të dhënë pas epsheve dhe mashtrimeve. Ata janë të cilësuar si të dhunshëm, të dhënë për të bërë keq dhe për të përdhunuar gratë e zotëve të tjerë. P.sh. Zoti i hekurit dhe floririt Hefesitisi e befasoi gruan e vet, duke ia sjellë në shtrat edhe zotin e luftës Oraniusin, ndërsa ky ishte i njohur të flinte me nënën e tij. Kronosi i cili e vrau babën e tij, ose Dinozosi e urrente nënën e tij dhe atë e mbyti me anë të një zëri të fuqishëm derisa ajo ishte shtatzënë. Pastaj Hermusi zoti i hajdutëve i cili vidhte duke qenë ende foshnje në djep e tj.

Kështu ishte me zotët që në mitologjinë greke cilësoheshin si më të vegjël, mirëpo te ta nuk bënte përjashtim ai më i madhi, Zeusi. Grekët atë e paraqesin si degjeneruesin më të madh, i cili kishte kryer marrëdhënie seksuale me të bijën e vet, që e kishte martuar motrën e vet Hera-n dhe që ia kishte thyer këmbën djalit të tij.

Zeusi, edhe pse ishte zoti më i madh, ai kishte nevojë për dituri, ndërsa ato i merrte nga hyjnesha Athinë, e cila njihej si hyjnesha e urtësisë dhe shkencave. Ai e shfrytëzonte atë duke qenë se e kishte dashnore, mirëpo, edhe ajo shfrytëzonte atë sepse asaj asnjë kërkesë nuk i refuzohej.

Secili që ka pasur rast t’i lexojë këto mitologji, mendoj se ka qenë e pamundur që të mos i shkojë mendja te jeta e sotme e civilizimit perëndimor, gjegjësisht popujt e Evropës qendrore dhe perëndimore. Ai që ka lexuar librin ‘Evropa në mendje’ të Edgar Morin, ka mësuar se Evropa Perëndimore bazamentin e saj e ka ngritur në parimet e kulturës greke, jurisprudencën romake dhe religjionit judo-kristian.

Në vazhdim të kësaj teme do të shkoqis edhe religjionin judo-kristian për Shejtanin, mirëpo pas asaj që u tha shumë shkurt për mitologjinë greke, do të ndalem vetëm për një çast e të bëj një analogji të shkurtër midis cilësive perverse të zotëve antik grek dhe cilësive të amoralitetit të sotëm evropian. Përkundër mundësive të shumta, perëndimi i sotëm nuk bëri asnjë ndryshim të vetëm për sa i përket kulturës njerëzore, përveç thënies, le t’i zbresim hyjnitë grekë dhe ‘shpëtimtarin’ e inkuizicionit në tokë sepse nuk ka asgjë të mbinatyrshme në këtë univers.

Me këtë sikur dua të them se mentaliteti i vjetër grek ka qenë më i pastër se sa mentaliteti sotëm evropian. Nëse ata janë marrë me mashtrime dhe veprime perverse, populli i atëhershëm ishte i pafuqishëm t’i ndalojë ose t’i parandalojë veprimet e mbinatyrshme të hyjnive, mirëpo evropianët e sotëm jo se nuk i parandalojnë veprimet perverse, por ato i stimulojnë dhe i mbrojnë me ligj.

M.J. Kajolli
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitologjia e vjeter Religjioze Empty Re: Mitologjia e vjeter Religjioze

Mesazh  Ariu 25.11.14 18:32

Vetem disa korigjime:
Oziris ne drejtshkrim eshte Osiris.
Gjithashtu Izis eshte Isis

Isis ishte dhe shihej si perendesha e magjise.E plotfuqishmja Isis ka mjaft legjenda mes Egjiptianeve te vjeter.
Osiris ishte zot i te vdekureve dhe i nentokes.Gjithashtu kishte fuqi ringjallese,te cilat ia siguronte posti i tij.
Me Isis ishte vella e moter dhe burre e grua. Gje teper e zakonte ne kohen Egjiptiane/Mjaftojme te kujtojme mbretin Tut(Tutankhamun).
Ariu
Ariu

System malfunction.
Please reboot.

37


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi