EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bermudet, nën thjerrzën time

Shko poshtë

Bermudet, nën thjerrzën time Empty Bermudet, nën thjerrzën time

Mesazh  gjilanasi 30.10.14 9:45

Bermudet, nën thjerrzën time 18941182triangle-jpg

1. Studiues, romansierë, sharlatanë dhe të gjitha llojet e mediave, shih edhe ato më elitaret, iu janë përveshur punës, gjegjësisht studimit rreth fshehtësive imagjinative apo reale të përjetimeve dhe humbjeve nganjëherë të mbuluara me rrethana të “pashpjegueshme” që mbërrijnë në përkufizime të jashtëligjshmërisë shkencore ose ndryshe thënë: hyjnë në fushën e fikcionit. Shikuar nga prizmi realist, nuk mund të mos pranojmë se diçka ka, por kjo nuk do të thotë pajtohemi me jorealen, them se ka gjëra që hulumtimet nuk kanë sjellë sqarime të kënaqshme mbi shumë fatkeqësi e zhdukje njerëzish, gjallesash të tjera dhe objektesh të tëra që ngelën enigma por edhe burim i manipulimeve dhe zvarritjeve të shumënduarshme, – shpeshherë jo serioze.

Ku saktësisht, në çfarë kushtesh, pse, kush; a kanë dorë UFO-t (Objekte Fluturuese të Paidentifikuara), a dinte diçka më shumë Platoni dhe a shtrihej këtu Atlantida që e përmend ai; ka ndonjë qytetërim të lashtë në thellësitë e oqeaneve ose mos vallë ka ngelur ndonjë makineri nga lashtësitë dhe që vazhdon të prodhoj energji gjigante por misterioze për kapacitetet tona…?

2. Realiteti historik i njohur për ne, fillon me udhëtimin e Kristofor Kolombos (në vazhdim Cristofor Colombo) në it. Cristoforo Colombo) më 1492 drejt tokës që më vonë do të quhet Amerikë. Pas një ndalimi në Canari, “Santa Maria”, “Pinta” dhe “Nina” i ngrenë velat drejt pikës qendrore të Atlantikut, ku edhe e kanë nismën ngatërresat e para me oqeanin… A do të gëlltiten karavelat e Colombo-s në mes të algave që jepnin shenja të afërsisë së ndonjë bregu por i cili nuk dukej askund në hapësirë…!?
Në qiellin e “Trekëndëshit”, gjer më vitin 1931 nuk dimë të ketë ngjarë ndonjë aksident i “turbullt” lidhur me aviacionin ose makina të tjera lëvizëse ajrore. Vitin e përmendur, sipas Richard Winer-it (“The Devil’s Triangle”), viktimë e parë do të ketë qenë Herbie Pond, pilot i shkathët por i rënë në skamje dhe që ishte i detyruar të pranoj çfarëdo fluturimi, qoftë edhe me avionë shpesh herë të pa sigurt mekanikisht. Megjithatë, ai nuk do të jetë viktimë e një prishje të makinës sepse kësaj radhe pilotonte njëvendëshin në gjendje perfekte. Sa jemi tek fatkeqësitë në aviacion, do të theksoj se e keqja, ose si që e konsiderojnë një numër i madh autorësh, mallkimi i Trekëndëshit të Bermudeve, më 5 dhjetor 1945, zhduku pesë TBM Avengers-ë dhe M. Mariner…

3. Para fillimit kronologjik të trajtimit të fatkeqësive në një perimetër të zgjeruar të Trekëndëshit të mallkuar dhe misterioz, do të përmend se të dhënat që do t’i parashtroj, janë marr nga më shumë autorë të cilët do ti cek në brendi të tekstit duke evituar me qëllim, të ngarkuarit pa nevojë të radhitjes së literaturës e burimeve në fund të veprës, kjo nga se nuk mendoj dhe nuk nisem nga ide që të jap një punim shkencor (në rast se mund të flitet për shkencë në rrafshin e mistereve të Bermudeve) por vetëm shkrim narrativ i cili do të njoh publikun me një histori që ngjall kërshëri të pa ndërprerë në epokë të gjatë, dhe që vazhdon të jetë fshehtësi nga më tërheqëset në botë.

Iluzionet optike

Lundrimtari i parë që muar “rrugë” në këto ujëra të rrezikshme të cilën gjë as që e dinte, dhe që njihet sot në histori, është Cristofor Colombo. Ai gjithashtu as që ka mundur të paramendoj se me këtë udhëtim, do të lind miti i njohur tani si Trekëndëshi i Bermudeve.

Më saktësisht, ky lundrues i shkëlqyeshëm edhe nuk ishte pa disa njohuri ose dyshime mbi rreziqet por kishte gjëra që as mund t’i imagjinonte si për shembull sipërfaqen e madhe që kapte pjesa veriore e Oqeanit Atlantik e që ishte poshtë lart e barabartë me gjysmën e Amerikës Veriore. Kjo pjesë për të cilën bëhet fjalë në këtë kaptinë, ndryshe quhet Deti Leshterik (Deti i Algave nga portugalisht: sargaço – algë, leshterik). Sikur kjo pjesë është e bërë për mistere, erërat gati inegzistente, mjegullat gjithashtu e kjo paraqiste në kohët e anijeve me vela një palëvizshmëri të plotë, gjë që shkaktonte qëndrim me muaj gati në të njëjtin vend.

Kjo gjeneronte mundimet e para të cilat mandej shndërroheshin në ferr të vërtetë: mungesë uji për pije, mungesë ushqimi dhe fillimi i humbjes së ekipit dhe fundosjes së ngadalshme. Mbisundonte mendimi se algat dhe krimbat që jetojnë në to, e brenin drurin dhe kështu ndikonin drejtpërsëdrejti në kalbjen, gjegjësisht fundosjen e përshpejtuar të godinës lundruese. E vërtetë ose jo? Në çdo rast, zhytësit e specializuar të kohës moderne nuk kanë arritur të gjejnë asnjë shenjë e provë materiale nga anijet e zhdukura më vonë. Kjo gjë vetëm sa e rritë fshehtësinë dhe mitin e Trekëndëshit.

Por në rastin konkret, nuk flitet për një zhdukje të përgjithshme, nga se e dimë që Colombo ia arriti qëllimit të tij. Megjithatë, shumë ditë para se t’i mbështetet bregut, gjëra të çuditshme e të pashpjegueshme u përjetuan nga ekuipazhi i karavelave… Me 13 shtator të 1492-shit, vet Colombo vërejti i pari se gjilpëra magnetike e “humbi veriun”, në të vërtetë ajo tani iku për 6° në drejtim të veri-perëndimit në marrëdhënie me Yllin Polar. Pas ca ditësh, Colombo erdh në përfundim se busulla mund të tregon një pikë të ndryshme nga që tregonte gjer para disa ditësh. Ai dhe as detarët e tij nuk realizuan faktin se kapiteni kishte të drejtë për më tepër, as që iu shkonte në mënd se ata po hapnin një epokë shekullore të mistereve që do të shndërrohen në mite.

Në ditarin e vet e Colombos, gjejmë se me datën 15 shtator ’92, ai vërejti gjurmë ose dritë të zjarrtë që “çau” qiellin dhe u zhyt në oqean. Ishte kjo një iluzion ose realitet? Dijetarët mendojnë të ketë qenë ndonjë meteorit, për të cilën gjë njeriu atëherë nuk kishte shpjegim konkret dhe nuk njihte këtë aspekt të dukurive astronomike, nëse nisemi nga hipoteza e tillë e rënies së ndonjë meteoriti, gjë që është krejt pak e besueshme nëse analizojmë mirë rrugëtimin e përshkruar të “dritës së zjarrtë” që e jep Colombo.

Ai nuk ishte hera e parë të shihte rënien e meteorëve dhe andaj përshkrimi i tij ku tregon habinë e vet është disi turbullues për të thënë kryekëput se bëhej fjalë për fenomen të rëndomtë. Për më tepër se ai flet gjithashtu në ditarin e vet, për një shkëlqim tjetër, kësaj radhe të gjelbër (11 tetor të njëjtit vit). Ky shkëlqim lëvizte pa ndërpre. Shkencëtarët kanë disa supozime e shpjegime por aspak bindëse.

Ufologët flasin për Objekte Fluturuese të Paidentifikuara (OFPI) dhe natyrisht e arsyetojnë këtë se Columbo as kishte idenë mbi një paraqitje të tillë andaj tha vetëm: “dritë e gjelbër”. Një fenomen psikologjik që nuk është trajtuar aspak gjer më sot është fakti se ndihmësit por edhe shpikësit dhe njohësit kryesorë të “kompasit”, ishin myslimanët të cilët, në përjetimet e vështira nëpër ujërat e fenomenet e tjera natyrore të përjetuara gjatë lundrimeve të tyre, nuk “shihnin” tokë në horizont si që ishte rasti i shpeshtë në këto largësi të pafundme, dhe gjasat pra ishin të mëdha të shihnin “një dritë të gjelbër”, sinonim i ndihmës dhe mëshirës hyjnore. Ndikime të mëdha kishin lënë gjithashtu dijetarët myslimanë në shkencat e matematikës, astronomisë, religjionit, gjeografisë dhe lundrimit detar nga ku ishte pajisur me njohuri edhe Colombo dhe natyrisht, duke dëgjuar nga njerëzit e tij të ekipit që kishin parë ose që shpresonin të shihnin “dritë të gjelbër” si shenjë e ndihmës së afërt, u përballua vet me një vizion (halucinacion) të tillë. Ndikimi, sidomos i afrikanëve perëndimor, maurëve dhe drejtpërdrejt i spanjollëve të kohës.

Dihet se kështjella e fundit muslimane ra në duar të krishterëve më 1492, shumë pak kohë para lansimit të inkuizicionit, që vetvetiu flet për ndikimin kulturor të popujve islamë, dhe jo vetëm, ngaqë dihet mirëfilltë se Granada dhe më gjerë Gadishulli Iberik, ishin një kryqëzim mahnitës i kulturave të ndryshme të shekujve të kaluar, nga edhe realiteti që vet Colombo të ketë përjetuar një iluzion optik (të gjelbër) shpresëdhënës, të ardhur nga qielli. Kjo sa i përket ngjyrës dhe ndikimit kulturor sepse ekuipazhi u përballua akoma me plot iluzione të tjera optike.

Karavelat vazhdojnë ngadalë të përparojnë por befasitë nuk marrin fund me sa u përmend më lart…

Fillimi i tetorit përfshihet me lodhje dhe humbje shpresash të ekuipazhit. Në çdo moment njerëzit mund të refuzonin urdhrat dhe të vendosnin të kthehen drejt vendlindjes. Lodhja nervore shtonte iluzionet e tyre optike sa që disa herë vëzhguesit bërtisnin “tokë, tokë” duke i dhënë vrull shpresave të cilat shuheshin menjëherë me që në të vërtetë toka e thatë nuk dukej askund. Iluzione optike që e detyruan Colombon të deklaroj se ai që do të jep një lajm të tillë të rrejshëm do të privohet nga dhurata edhe nëse në vazhdim sheh i pari vijat e ndonjë toke.

Në këtë nervozizëm dhe rënie të shpresës e dëshirës për vazhdim, kapiteni vëren gjithmonë e më shumë presion psikologjik në rritje dhe sikur për t’ia ngatërruar akoma punët, në këtë fillim shtatori, saktësisht me datën 11, rreth dy orë pas rënies se natës, ai bashkë me një person tjetër që e mbante më afër tij, vërejtën në horizont një dritë të qëndrueshme, të themi me gjuhën e sodit, disa minuta dhe mandej u zhduk befasishëm nga sytë e tyre. Autorë të shumtë mendojnë se edhe kjo ishte një iluzion optik dhe se dëshirat për të pa tokën iu shndërruan në realitet që të dyve. Të tjerë avancojnë hipotezën e peshkatarëve nga ndonjë vend jo shumë të largët nga aty por i cili nuk dukej në errësirën e natës.
Një teori interesante dhe më e besueshme është se peshkatarët në fjalë, kishin dhezur pishtar për peshkim më efikas. Kjo mënyrë e peshkimit natën, aplikohet edhe sot me ndriçime moderne. Duhet përmendur se Colombo me shokun e tij vendosën të mos iu flasin të tjerëve nga droja se mund të ndikojnë negativisht në moralin e tyre për vijim të itinerarit të tyre. Ishte kjo arsyeja e vërtetë ose ai dyshonte po ashtu në sytë e vet, nuk dihet; kjo ngelë vetëm një supozim…

Reis Mirdita
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi