EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Horoskopi: Si ta kuptosh nëse lidhja me të është serioze

Shko poshtë

Horoskopi: Si ta kuptosh nëse lidhja me të është serioze Empty Horoskopi: Si ta kuptosh nëse lidhja me të është serioze

Mesazh  Equinox 09.10.14 20:58

Horoskopi: Si ta kuptosh nëse lidhja me të është serioze 1392230309000-XXX-ENDLESS-LOVE-MOV-JY-2564-60706248

Ke bërë një njohje të re dhe gjithçka duket se po shkon mirë. Mes jush ka mirëkuptim, joshje dhe pasion, por paralelisht, ekziston edhe një “gjemb” i vogël që të bën të ndjehesh në siklet dhe të kesh pasiguri… Njeriu që njeh dhe me të cilin ke filluar një lidhje, nuk t’i ka shprehur ende hapur mendimet e veta, nuk të ka thënë nëse do një lidhje të qëndrueshme dhe serioze, apo preferon të keni një lidhje të lirë… Para se të nxjerrësh përfundime të nxituara, mjafton të mësosh se cilës shenje horoskopi i përket, që të kuptosh më mirë cilat janë objektivat reale të njeriut që ke njohur, por edhe si ta menaxhosh më mirë lidhjen me të. Mos harro se, shpeshherë, për të bërë realitet dëshirat, nuk ka nevojë për mundim, por për zotësi!


DASHI

Dashi e fillon çdo lidhje me një stil të lehtë, të relaksuar, sipërfaqësor, shpejt dhe me nxitim… Nuk i preferon shumë angazhimet dhe, për këtë arsye, u rrëshqet lehtë situatave kur vihet nën presion, por edhe bisedave që kanë lidhje me këtë, të tipit “Çfarë do të bëhet me ne në të ardhmen?”. Sado seriozisht ta ketë marrë një Dash në fillim lidhjen e tij, nuk bëhet fjalë të të thotë “dua diçka të qëndrueshme me ty”. Për këtë arsye, e vetmja mënyrë për ta sjellë në pikën ku do është të manovrosh me diplomaci. Meqë është në stilin e tij dhe i pëlqen kur e kundërshtojnë… mos i ushtro presion për një lidhje të qëndrueshme, por bëje që të të vijë ai nga pas! Si t’ia arrish kësaj? Mos rri gjithmonë në pritje të telefonatave të tij, vazhdo me aktivitetet e tua dhe shihe lidhje me qetësi e relaks.

Që të ketë një lidhje serioze, Dashi ka nevojë për: Sinqeritet, veprim dhe aventurë.


DEMI

Në përgjithësi, Demi është nga ato shenja që nuk kërkojnë aventura të lehta, por diçka më të thellë dhe thelbësore, sepse u pëlqen qëndrueshmëria në jetën e tyre emocionale. Megjithatë, mos mendo se, që në fillim të njohjes, kur sapo keni krijuar lidhjen, ajo do të jetë e qëndrueshme, pasi Demi kërkon kohë që të marrë një vendim, që të sigurohet dhe t’i dedikohet plotësisht partnerit. Paralelisht, duhet të plotësohen edhe disa kushte, domethënë, të keni të njëjtat shije, të jeni që të dy në fazën kur doni të krijoni një lidhje të qëndrueshme dhe të përmbushen të gjitha kushtet që i ka vënë vetes. Për këtë arsye, vetëm koha do ta tregojë çfarë është ajo që kërkon realisht prej teje. Dije vetëm se nuk do të tallet me ty dhe nuk do të të mashtrojë!

Që të ketë një lidhje serioze, Demi ka nevojë për: Kohë, qëndrueshmëri dhe erotizëm…

BINJAKËT

Lojcaku i zodiakut ndjehet nën presion vetëm nga mendimi i një lidhjeje serioze dhe afatgjatë… Kjo është si t’i thuash të rrijë dy muaj i mbyllur në shtëpi, ku do të ndjehej si në burg! Kjo nuk do të thotë se me të nuk mund të kesh një lidhje të qëndrueshme, por që t’ia dalësh mbanë, duhet të jesh e aftë të ndjekësh ritmet e tij të ndryshimit të humorit dhe sigurisht, të përshtateni së bashku nga ana intelektuale. Binjakët duan lojë të vazhdueshme, nuk u pëlqen të kenë një lidhje ku ekzistojnë vazhdimisht grindje, probleme, mosmarrëveshje dhe pyetje të tipit “Çfarë do të bëhet me ne?”! Që të qëndrojë përherë përkrhah teje, duhet t’i lësh liri të pakufizuar dhe të bëhesh shoku i tij i ngushtë.

Që të ketë një lidhje serioze, Binjakët ka nevojë për: Komunikim, lojë, liri.

GAFORRJA

Ecuria e lidhjes tënde me Gaforren varet nga gjendja shpirtërore në të cilën ndodhet ai në periudhën e njohjes suaj. Në përgjithësi, nuk i pëlqejnë aventurat e shkurtra erotike, kërkon shokun e jetës… por shpesh, ka vetinë të nxitohet në një lidhje, ndërkohë që nuk është ende gati emocionalisht. Për këtë arsye, trego pak kujdes e përmbajtje në fillim dhe sigurohu për diçka vërtet të rëndësishme: I ka mbyllur të gjitha llogaritë me të kaluarën? Nëse një Gaforre nuk e ka harruar ende lidhjen e mëparshme, nuk është i gatshëm të bëjë përpara në një lidhje të re.

Që të ketë një lidhje serioze, Gaforrja ka nevojë për: Emocion, ndjenja, siguri.

LUANI

Luani erotik dhe entuziast, megjithëse duket i prapë dhe i paqëndrueshëm në jetën dashurore, nëse bie në dashuri me ty, do të dojë diçka të përhershme dhe të qëndrueshme! Çështja është të kesh kujdes që në fillim të mos bëhesh viktimë e entuziazmit të tij. Si t’ia arrish kësaj? Flirto me të, tregoji synimet që ke, por lëri disa mistere të vogla që ai të pyesë veten, të shqetësohet, të dyshojë dhe të vazhdojë të të vijë rrotull! Mbas tremujorit të parë të lidhjes suaj, nuk do të kesh asnjë arsye të dyshosh nëse e ka marrë lidhjen seriozisht, apo do një lidhje të lirë.
Për një lidhje serioze me Luanin nevojitet: Suspansë, erotizëm, admirim.

VIRGJËRESHA

Mund të duket konservator në pikëpamjet e tij dhe shumë tradicional e logjik, por kjo nuk duhet të të bëjë të mendosh se do një lidhje serioze me ty. Virgjëresha zgjedh shpeshherë lidhjet e lira, sepse ka frikë nga ndjenjat, sepse nuk përmbushen të gjitha rrethanat për një lidhje me të qëndrueshme, ose thjesht sepse nuk ka gjetur partnerin e duhur. Virgjëresha kërkon partnerin e përkryer, por logjika e bën nganjëherë t’i sheshojë të gjitha. Nuk do t’ju bëjë shumë premtime, do t’ju tregojë me mënyrën e tij çfarë kërkon prej jush dhe, që të keni një lidhje të qëndrueshme, mjafton të përputheni absolutisht në jetën tuaj të përditshme.
Për një lidhje serioze me Virgjëreshën nevojitet: Komunikim, miqësi, përputhje.

PESHORJA

Peshorja konsiderohet si “i lidhuri” i zodiakut, pasi është nga ata njerëz që kërkojnë të kenë gjithmonë një partner përkrah. Ai vetë do t’jua thotë se kërkon diçka serioze dhe të qëndrueshme e, megjithëse e thotë këtë me gjithë mend, nuk duhet t’i japësh shumë rëndësi, sepse ndryshon vazhdimisht pikëpamje. Ai është i paqëndrueshëm edhe në lidhjet e tij erotike! Lidhja e qëndrueshme brenda një nate mund të kthehet në lidhje të lirë dhe anasjelltas. E sigurtë është se, që të krijojë një lidhje të qëndrueshme, duhet t’ia kalojë mirë, pra, të zbavitet.
Për një lidhje serioze me Peshoren, nevojitet: Qetësi, zbavitje, dashuri.

AKREPI

Akrepi i dedikon gjithmonë ekskluzivitetin dhe pasionohet kur fillon diçka të re në jetën e tij. Kjo nuk do të thotë se, medoemos e ka vendosur në mendjen e tij që lidhja juaj të jetë shumë serioze! Nuk duhet të ngatërrosh në mendjen tënde seksin me qëllimet e tij. Mund të shkoni shumë mirë me njëri-tjetrin nga ana seksuale, t’ju shfaqë pasion dhe t’ju tregojë se ju do vetëm juve, por kjo nuk do të thotë se do t’ju ketë përgjithmonë përkrah. Që një Akrep të ketë një lidhje të qëndrueshme, së pari duhet ta provojë mirë partnerin e tij, me qëllim që të sigurohet dhe të vërtetojë se kjo lidhje mund të ketë baza të qëndrueshme…
Për një lidhje serioze me Akrepin, nevojitet: Seks, besim, ekskluzivitet.

SHIGJETARI

Nëse pyet ndonjë Shigjetar: “Domethënë, tani ne quhemi të lidhur?”, ka shumë mundësi që të largohet paksa, vetëm për të të dhënë të kuptosh se nuk duhet të presësh kaq shumë prej tij. Shigjetari nuk hyn nëpër kallëpe, do të ndjehet i lirë dhe sigurisht, i pëlqen të mos japë llogari askund… Shumica e lidhjeve të tij fillojnë me stil të lirë dhe vazhdojnë me seriozitet, kur ai të ketë rrëzuar pengesat e mbrojtjes së tij. Mënyra më e mirë për t’u përballur dhe për të vepruar me këtë njeri është të mos e marrësh shumë seriozisht, që të mos kesh shumë kërkesa… Që t’i fitosh zemrën, mjafton të keni së bashku një rreth shoqëror dhe të komunikoni sa më shumë.
Për një lidhje serioze, Shigjetari ka nevojë për: Liri, veprim, aventurë.

BRICJAPI

Bricjapi është njeri serioz, i përgjegjshëm dhe logjik, por kjo nuk do të thotë medoemos se në këtë periudhë të jetës së tij kërkon të ketë një lidhje të qëndrueshme dhe të përhershme! Me siguri, do të kesh lexuar se Bricjapi është njeri me vlera etike dhe parime, i pëlqen tradita dhe familja, por ajo që duhet të kesh parasysh është se është njeri që i kushton rëndësi seksit dhe, që të lidhet seriozisht, duhet të ketë provuar më parë eksperienca të ndryshme seksuale (sidomos nëse është burrë!). Pastaj do ta vërtetosh se do diçka serioze dhe të qëndrueshme me ty, kur do të të dedikojë një pjesë të konsiderueshme të programit të jetës së tij të përditshme dhe kur do të fillojë të të njohë me miqtë dhe familjen e tij!
Për një lidhje serioze, Bricjapi ka nevojë për: Qëllime të përbashkëta, seriozitet, pozicion të mirë shoqëror.

UJORI

Asnjë lidhje nuk është detyruese për mikun tonë Ujor, i cili nuk përpiqet të kategorizojë në mendjen e tij lidhjet sentimentale në të qëndrueshme, të lira, të përhershme apo të përkohshme. Ai është i mendimit se lidhjeve të njerëzve nuk u duhen vënë etiketa. Për këtë arsye, është mjaft liberal, me mendje të hapur dhe përparimtare, ndaj shpeshherë, lidhjet e tij marrin një drejtim jo shumë serioz, për shkak se atij nuk i pëlqejnë detyrimet… Që të shmangësh dramat sentimentale, mjafton të dish se vepron në mënyrë të paparashikuar, pa e menduar gjatë dhe për pasojë, mund të bëjë lëvizje të nxituara… Nëse i fiton zemrën si njeri, është e sigurtë se përveçse një partner, do të kesh fituar në jetë edhe një mik të përhershëm.
Për një lidhje serioze, Ujori ka nevojë për: Rehati, rinovim, rrezik.

PESHQIT

Peshqit, në përgjithësi, janë në kërkim të një lidhjeje të qëndrueshme e të përhershme dhe nuk janë të prirur për lidhje të lira. Çështja është se me fjalë, jemi të gjithë të mirë, por me vepra, gjërat ndryshojnë… Problemi qëndron në atë që Peshqit imagjinojnë në mendjen e tyre një histori dashurie të mrekullueshme dhe romantike, por shpejt, ky romantizëm mund të largohet dhe të shkojë te një person tjetër që e ka bërë për vete… Paqëndrueshmeria erotike është një tipar i tij karakteristik! Kjo nuk do të thotë se nuk ekziston mundësia që të kërkojë diçka më të qëndrueshme dhe jetëgjatë, por, që lidhja juaj të bëhet e tillë, duhet të ndjenja juaj t’i rezistojnë kohës…

Për një lidhje serioze, Peshqit ka nevojë për: Romancë, butësi, ndjenjë
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi