EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkencëtarët kanë përcaktuar datën e fundit të botës

Shko poshtë

Shkencëtarët kanë përcaktuar datën e fundit të botës  Empty Shkencëtarët kanë përcaktuar datën e fundit të botës

Mesazh  Luli 26.09.14 10:44

Shkencëtarët kanë përcaktuar datën e fundit të botës  Bb_6462

Shkencëtarët kanë llogaritur datën kur Homo sapiens, si lloj i veçantë gjallese në këtë botë, do të zhduken. Kjo do të ndodhë në kohën kur Toka, si pasojë e shpërthimeve në diskun diellor do të largohet nga burimi i dritës e i ngrohtësisë dhe do të ftohet, gjë që do të jetë vdekjeprurëse për të gjitha qeniet e gjalla.

Ata kanë përcaktuar datën 31 tetor të vitit 2 252 006 si ditën e fundit te kësaj bote. Nga data e Apokalipsit, shoqërinë tonë njerëzore e ndajnë edhe afro 225 milionë vjet.

Pasojat e “sulmit nga Kozmosi” do të jenë të atilla që do ta kthejnë gjithë globin në shkretëtirë. Sikurse pohojnë specialistët e Universitetit të Utrehit, kërkimet e të cilëve i udhëheq shkencëtari i dëgjuar Jen Van Dam, në çdo dy milionë e 500 mijë vjet, nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm astronomikë, Toka largohet nga Dielli dhe per pasojë, lëviz edhe orbita e saj. Ky largim nuk i jep mundësi Tokës t’i afrohet përsëri Diellit në distancën e duhur. Pas largimit, Toka do të ftohet dhe për pasojë, do te shfarosen të gjitha qeniet e gjalla, përfshi edhe bimësinë.

Ideja e Apokalipsit po endet që nga koha e Biblës. Variantet per shkaqet e vdekjes janë të shumta që nga përplasja e globit me asteroidë, deri te gazi helmues diellor.

– Në vitin 2004, shtypi botëror botoi lajmin se në vitin 2029, Toka do të përplaset me një asteroid të madh dhe përplasja me të do ta çojë njerëzimin drejt katastrofës. Me mjetet e tanishme është e pamundur të shmanget kjo përplasje. Afrimin e këtij asteroidi, të cilin e quajtën MN-4, e pohuan edhe shkencëtarët australianë, duke përjashtuar plotësisht takimin me Tokën. “Orbita e planetit tonë, thonë ata, kalon fare afër, në një distancë prej 36-39 mijë kilometra nga qëndra e Tokës. Udhëtimi i këtij asteroidi do të shikohet me sy në vitin 2029, mirëpo ka rrezik që nën forcën tërheqëse të Tokës ky planet i vogël mund të kthehet përsëri te ne, andej nga viti 2036. Ja pra, ai vit mund të jetë faqja e fundit e historisë njerëzore. Mundësia e përplasjes shumëfishohet dhe pasojat e “sulmit nga Kozmosi” mund ta shndërrojnë Tokën në një planet të shkretë, pa jetë.

– Dy shkencëtarë të tjerë amerikane, astrofizikani Donald Braunli dhe panteologu Piter Uord janë më optimistë dhe e parashikojnë “fundin e Botës” vetëm pas 500 milionë vjetësh. Duke e krahasuar periudhën që ka mbetur me një 24-orësh të zakonshëm të Tokës sonë, ata thonë se tani jemi në orën katër e gjysëm të mëngjesit ose katër miliardë e gjysëm vjet larg katastrofës. Në orën pesë, thonë ata, flora, fauna dhe çdo gjë e gjallë do të zhduket. Në orën tetë do të avullojnë oqeanet, ndërsa në orët e mesditës, përgjatë 12 miliardë vjetësh, Toka do të përpihet nga Dielli.

– Disa astrofizikantë të tjerë pohojnë se “fundi i Botës” do të vijë në një mënyrë tjetër: Në raport me konsumimin e lëndëve djegëse në Diell dhe me “zgjerimin” e tij, forca tërheqëse e tij do të dobësohet dhe Toka do të ndodhet jashtë kufijve të shpërndarjes së gazeve vdekjeprurëse te Diellit. Pra, dobësimi i forcës tërheqëse të Diellit i jep mundësi Tokës të evitojë vdekjen, por do të ketë shumë ndryshime të rëndësishme atmosferike. Sipas pikëpamjes së kryesuesit të grupit kërkimor-shkencor, Doktorit të Shkencave Robert Smit, Dielli do ta kërcënojë dy herë globin tonë: Një herë pas 7 miliardë e 700 milionë vjetësh kur ai do të jetë 120 herë më i madh, pasi do të ketë “gëlltitur” Venerën e Mërkurin dhe herën tjetër, pas 100 milionë vjetësh, kur Dielli do të bëhet “xhuxh”, pra, diametri i tij do të zvogëlohet në 10 mijë milje. Atëhere orbita e Tokës do të ndërrojë trajektoren, por edhe pse Toka do të rrojë më shumë se Dielli, ajo prapë e ka një fund: Sipërfaqja e saj do të ngrohet vazhdimisht dhe në një moment të caktuar, kjo temperaturë e lartë nuk do ta lejojë shoqërinë njerëzore që ta vazhdojë jetën e vet.

– Një rrezik tjetër që i vjen Tokës nga Kozmosi, janë gazrat. Në vitin 1998, teleskopi kozmik “Hubble” transmetoi pamjen e rryme të fuqishme gazi shumë të nxehtë që dilte nga qendra e Galaktikës М87. Ky shpërthim, kjo rrymë, me një fuqi sa miliarda diej si ky yni, vepron si hiperboloidi fantastik i nxhinier Garinit dhe kthen në shkrumb e hi gjithçka rreth saj. Në rast se Tokës do t’i takojë t’i afrohet sadopak zjarrit të kësaj sketërre, njerëzimi do të zhduket brenda disa muajve. Por, për fat të mirë, kjo “sketerrë” ndodhet jashtë kufijve të Galaktikës sonë. Sidoqoftë, tani për tani nga këto rreziqe na ndajnë disa miliona vjet, prandaj është shpejt të shqetësohemi. Me to, le të merren shkencëtarët…
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi