EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Wbtb

Shko poshtë

Wbtb Empty Wbtb

Mesazh  Neo 29.12.08 16:23

WBTB (Wake – Back - To – Bet)

Ja edhe disa fjalë edhe për tekniken tjetër përkatësisht metodën e WBTB (Wake –Back- To – Bet). (Zgjohem –rishtas shkoj në shtrat të flejë).

Këtë metodë e zbulojë Dr. LaBerge dhe u mundua ta argumentojë vlefshmërinë si dhe suksesin e saj:

1) Përpara se të shkoj të flemë në dhomën e gjumit kurdise orën për të zgjuar pasi që i bënë 5-6 orë gjumë.

2) Pasi të zgjohen ora, ngrihu nga shtrati dhe koncentrohu në ëndrra dhe ato shënoji në një fletore. Përpiquni t'ju kujtohet se çka keni ëndërruar, mendoni në ëndrrën që e keni parë.

Pas një kohe thjesht mund t'i rekonstruktoni detajet dhe t'ju kujtohen ëndrrat tuaja, detajet, fotografitë etj.

Është interesante se eksperimenti me gjendjen as në gjumë as në ëndërr te personat e ndjeshëm (më senzitiv) mund të sjellë gjer te ëndrra lucide, madje edhe te projektimi astral. Po ashtu në gjendjen gjysmë të zgjuar ndodheni edhe kur të shtriheni për të fjetur.

Ajo është gjendja pikërisht kur ju hyni në ëndërr, ndërsa ende e keni vetëdijen. Këtë unë më së shumti e adhuroj.

3) Unë, ngritëm përkatësisht çohem

4) Qëndro në këmbë 30 -60 minuta.

5) Në mes kësaj kohës mundoju sa më mirë të kthjellohesh, e lajmë
fytyrën, ose bëjmë çfarë do pune tjetër, ashtu ta kthjellojmë mendjen dhe jo trupin!

6) Këshillohet, brenda kësaj kohe të merremi me ëndrra (lexojmë diçka në internet lidhur me ëndrra, ose i shikojmë ëndrrat e përparshme, ose prapë lexojmë literaturë për mbi botën e ëndrrave, ose bëjmë diçka tjetër..)

7) po sa kalojnë 30 deri 60 minuta shkojmë në shtrat për të fjetur. Pasi të ktheheni në shtrat, bindeni veten duke i sugjeruar me përsëritje mendjes suaj: "Unë të vetëdijesohem në ëndërr dhe do ta kem kontrollin e plotë". Disa herë do t'ju zë gjumi para kohe, tjera herë do të keni pengesa të ndryshme... Duroni dhe bëhuni këmbëngulës.

8 ) T’i përdorim ndonjë teknik që i kemi përshkruar për t’u zhytur në bohemën e ëndrrave.

Varësisht varet prej individi deri te individi, po qe se dikujt i mjafton 5 minuta të qëndrojnë në këmbë dhe menjëherë e merr gjumi, kurse të tjetrit i nevojitet ndoshta një orë. Çdo kush ta eksperimentojnë veten dhe ta zgjedhin kohën e përshtatshme.

Po ashtu është e nevojshëm eksperimentojmë sasinë e gjumit. Po qe pas 6 orë fjetje nuk na merr më gjumi, atëherë duhet ta shkurtojmë këtë hark për t’u zgjuar pas 3-4 orë fjetje.

Qëllimi i kësaj metodës është ta përgatisim dhe ta kthjellojmë mendjen sa më mirë dhe të zgjohemi, që të jetë sa më aktive kur do të flejë rishtas.

Logjikisht është po qe se flejë truri do të jetë më aktiv, dhe ëndrrat e tilla mund të na shërbejnë për t’u zhytur në ëndrrat lucide, sa më të gjalla janë ëndrra aq më i mirë na përkujtohen ëndrrat (na mbeten të gjalla në kujtesë).

Në varësi nga individët, me anë të ushtrimeve mund të arrihet me sukses për disa muaj që të përjetoni ëndrra lucide.

Shumë ëndrra nuk mbahen në mend. Këtu është dhe problemi edhe me ëndrrat lucide. Ju mund t'i arrini ato spontanisht apo me ushtrime, por si të mbahen mend?

Shumë mjeshtër, për këtë dukuri, preferojnë që së pari vëmendjen në ushtrimet tuaja t'i kushtoni ëndrrave të zakonshme dhe pastaj të filloni me ëndrrat lucide. E për t'i mbajtur mend ato hapi i parë do të duhej të ishte Ditari i ëndrrave.

Sikurse që për ndriçimin e një poqi elektrik, nevojitet energjia elektrike, ashtu edhe për arritjen e ëndrrës së vetëdijshme nevojitet energji. Ajo energji në fillim është vizualizimi.

Vizualizimi është një lloj paramendimi apo imagjinomi i ngjarjes dhe gjërave, por që për dallim nga paramendimi i thjeshtë, këtu marrin pjesë dhe janë shumë aktive edhe ndjenjat dhe emocionet. Para se të fillohet vizualizimi, trupi duhet të relaksohet mirë, pra së pari duhet të mësoni të relaksoni trupin tuaj.

Kur ne vetëdijesohemi se ëndërrojmë, nga njëherë është vështirë të mbetemi të zhytur në botën e ëndrrave lucide. Ja disa teknika për ta mbajtur ëndrrën nën kontroll:

Qëndroni të qetë dhe të relaksuar.

Në fillimin e rrugës suaj në botën e ëndrrave lucide, ndodh shpesh nga entuziazmi që na rrëmben të na dalin gjumi. Për këtë nuk duhet të shqetësoheni. Paramendoni se jeni vëzhgues i largët.

Po ashtu duhet ta kupton mjaft ëndrra lucide shkojnë në hiç. Por mos u brengosni, me ushtrime të vazhdueshme do të përmirësoni gjendjen.
Ushtroni të gjitha teknika e shkruara para se do të shkoni me fjet - në gjendjen e zgjuarsisë.

Mos u koncentroni për së tepritë

Merre kohën, dhe përmblidhu dhe vëzhgoje mjedisin, dhe jo për së tepërmit të koncentroheni në ndonjë element në mjedisin e juaj. Ashtu mos qëndroni para një elementit tepër shumë. Se mund të ndodhin se ai element fillon të ndryshojë formën. Ashtu ai që ëndërron mund të dekoncentrohet dhe shumë shpejt e humbë luciditetin.

Po qe se kini vendos t’i kontrolloni ëndrrat, fjala vjen, dëshironi të jeni në ishullin tropik, mos u bëni agresiv, se është mundësia se do të zgjoheni. Në heshtje mendoni se çka dëshironi ta shndërroni. Po se nuk ia arrini, ndërroni temën përkatësisht kontrolloni veprimet tuaja.

Urdhër verbal

kur do të arrini të zhytemi në botë lucide, atëherë shfrytëzoni urdhëresat verbale për t’i drejtuar ëndrrat e juaja. Fjala vjen, ai që ëndërron i thotë: “qetësoju!” “E dua pamjen më të qartë!”. Urdhëresat jepi në zë, bile përsëriti disa herë. Por mos e harro: nuk janë të rëndësishme fjalët sa qëllimi i tyre!

Nuk këshillohet që në fillim të zhytemi në botën lucide. Duhet më përpara të stabilizojmë botën e ëndrrave, dhe pas një stabilizim të ëndrrave e stabilizojmë edhe botën lucide.

Po qe se nuk jemi të aftë për ta përballojmë luciditetin e dobët, atëherë luciditeti i lartë është i pa mundshëm. Shikoje mjedisin e ëndrrave, besoji faktit, që mundesh ta kontrollosh sjelljen tënde. Ashtu do të bëni të suksesshëm dhe nuk do ta humbeni botën lucide.

Silluni (spinning)

Kur e ndjeni se po zhduket bota lucide (ëndrrat përfundojnë, mjedisi zhduket), filloni të silluni rreth vetes, siç e kemi bërë kur ishim fëmijë. Silluni me një qëllimi sa më realist. Kjo do t’ju jep ndjenjat e forta të lëvizjes. Kur do të ndaleni do të vëreni se gjithçka është e qartë si përpara.

Sjellja dhe vendi i ri

Po qe se gjatë sjelljes jepi qëllimin, që do të gjendesh në vendin e caktuar, është mundësia se keni me ia arrit suksesit. Sipas RC që e përsëritni, që ju e përsëritni se jeni duke ëndërruar. Mund të përdorni urdhëresa verbale, për të mbetur edhe më tutje në botën e ëndrrave. Kur do të gjendeni në mjedisin e ri, me vëmendje ta vështroni. Po qe se nuk është ai vendi që ju e dëshironi ose nuk jeni të kënaqur me të përsëritni procedurën.

Fërkoni dorën me dorë

Fërkimi i duarve do t’ju japë ndjenjat e lëvizjes. Në mesin e fërkimeve përsëritni: “Në periudhën e ardhshëm do të ëndërroj.” Disave kjo teknikë u parapëlqen, sepse është lehtë ta vëzhgosh rrethin përkatësisht mjedisin dhe shndërrimin e saj, që nuk është e mundshme gjatë sjelljes rreth vetes.

Sipas disave fërkimi i duarve është më i suksesshmi.

E rëndësishme është që ta kini para vetes mendimin :”se ju po ëndërroni” dhe lehtë mund të zhyteni në ëndrrat e thjeshta. Kur edhe papritmas do të gjendeni para botës lucide përkatësisht do të jeni “zot i konakut juaj” në të ardhmen do të merrni kohë të mjaftueshme, për ta stabilizuar mjedisi dhe ta ngritin në nivelin e vetëdijes suaj. Ju paguhet.

Të gjitha këto janë të marruara nga EWLD nga dr. LaBerge.

Natyrisht, ata që ia kanë arritur të kenë një vetëdije të caktuar në ëndërr, pra të përjetojnë ëndërr lucide, shumë më letë mund të arrijnë projeksionin astral apo madje edhe gjendje e quajtur autohipnoza.

Të gjitha janë këto përjetime pak a shumë të ngjashme por që megjithatë dallohen mes vete dhe kanë të bëjnë me një përvojë të quajtur "përvoja jashtë trupit" dhe të gjitha shpijnë drejt komunikimit më të mirë të vetëdijes me pavetëdijen për të arritur njohuri më të mëdha mbi shumëçka në jetë.

Nga Don Nosh Gjolaj
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi