EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjërat e pazakonta të cilat qentë mund t’i nuhasin

Shko poshtë

Gjërat e pazakonta të cilat qentë mund t’i nuhasin Empty Gjërat e pazakonta të cilat qentë mund t’i nuhasin

Mesazh  gjilanasi 13.09.14 1:44

Është dëshmuar se pacientët që vuajnë nga kanceri në mushkëri apo gjinjë, gjatë frymëmarrjes nxjerrin këto erëra. Ashtuqë qentë sot stërviten për të paralajmëruar njerëzit për rrezikun e thithjes së erërave të frymëmarrjes.

Gjërat e pazakonta të cilat qentë mund t’i nuhasin Qeni-familja

Qentë shumë herët i ndihmojnë njerëzit në zbulimin e drogës, armëve … Por, a e keni ditur se miqtë tanë katërkëmbësh mund të nuhasin edhe këto gjëra?

Bakteriet

Për shkak të përdorimit të madh të pesticideve, bletët në kontinentin e amerikës janë gjithnjë e më tepër në rrezik të zhdukjes. Mirëpo, qysh nga viti 1970, bletarët amerikan i kanë stërvitur qentë që të zbulojnë kosheret e sëmura para se t’i infektojnë të tjerat, hojet e shëndosha. Me nuhatjen e shkëlqyer, qentë thjeshtë ndjekin aromën e bakterieve e cila shkakton sëmundjen e njohur si “murtaja” amerikane e folesë së bletëve.

DVD

Qentë mund të stërviten për zbulimin e materialit të polikarbonatit, komponentë kryesore e të gjithë CD-ve. Në këtë mënyrë, qentë kanë kontribuar për zbulimin e tregtisë masive me DVD të falsifikuara.

Trupat e mbytur në ujë

Në polici në SHBA qentë shpesh ndihmojnë në gjetjen e trupave në ujë. Era e trupit të mbytur lirohet në ujë dhe pastaj del në ajër. Qentë këtë erë mund ta nuhasin nga barka, nga bregu i detit, apo duke notuar.

Diabeti

Qentë mund të stërviten për t’i paralajmëruar pronarët e tyre, të cilët vuajnë nga diabeti, sa herë që niveli i sheqerit në gjak rritet deri në pikën kritike.

Jashtëqitja e balenës

Shkencëtarët shpesh analizojnë jashtëqitjen e balenave që të mund të përcjellin shëndetin e këtyre kafshëve, sepse përmban informata të rëndësishme të ushqyerjes së tyre. Por ekziston një problem: jashtëqitja fundoset shpejtë. Për këtë shkak, një grup shkencëtarësh i ka stërvitur qentë që të zbulojnë jashtëqitjen. Qentë mundë të nuhasin erën në largësi mbi një kilometër e gjysëm dhe i shpie shkencëtarët deri te “pasuria e qelbur”. Kur qeni e zbulon këtë i lajmëron kapitenit të anijes duke u përkulur në të majtë apo në të djathtë, apo ngurtëson veshin e majtë apo atë të djathtë.

Çimka e krevatit

Çimka e krevatit është një parazit i cili ushqehet me gjakun e njeriut, macës, qenit dhe kafshëve tjera, kurse më së shumti i pushton mobiljet tona – krevatin dhe dyshekun. Si përgjigje për këtë problem, në shtetet e perëndimit shërbimet për dezinfektim kanë filluar që si ndihmës të marrin me vehte qenë të cilët mundë të nuhasin këta parazitë në shtëpi. Shkalla e precizitetit të tyre është mbi 96%.

Mineralet dhe xehet

Qeveria finlandeze ka finansuar program për stërvitjen e qenve për zbulimin e sulfideve të vlefshme. Kur shkëmbinjtë janë në fazën e shatërrimit, përhapet erë e ngjashme me atë të vezëve të prishura, të cilën qentë mundë lehtë ta zbulojnë, që është me rëndësi të madhe ekonomike.

Kanceri

Qelizat e kancerit kanë erë karakteristike të cilën hunda e ndjeshme e qenit mundë ta nuhasë. Është dëshmuar se pacientët që vuajnë nga kanceri në mushkëri apo gjinjë, gjatë frymëmarrjes nxjerrin këto erëra. Ashtuqë qentë sot stërviten për të paralajmëruar njerëzit për rrezikun e thithjes së erërave të frymëmarrjes.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi