EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Epi i Gilgameshit

+2
i panjohuri
Neo
6 posters

Shko poshtë

Epi i Gilgameshit Empty Epi i Gilgameshit

Mesazh  Neo 28.12.08 23:38

EPI I GILGAMESHIT

Gilgamshi njihet si një nga mbretërit e Urukut në Babiloni, që ka jetuar rreth 2700 vjet para Krishtit.

Në një prej teksteve të vjetra sumeriane ai paraqitet si udhëheqës fisi, me thirrjen e të cilit populli i Urukut refuzoi t’i nënshtrohej sundimtarit të Kishit dhe filloi luftën kundër tij.

Shumë historira dhe mite janë thurur rreth personit të tij, duke e paraqitur si njeri-perëndi. Këto historira dhe mite kanë vazhduar deri në shekullin 2000 para Krishtit.

Ato janë shkruar në gjuën sumeriane në plloça prej balte, që janë ruajtur deri në ditët tona, dhe përmblidhen në një poemë të gjatë, versione të së cilës janë ruajtur edhe në gjuhën akadiane, që flitej nga babilonasit, si dhe në gjuhët hurriane e hittite (gjuhë indoevropiane) që fliteshin edhe në Azinë e Vogël.

Versioni më i plotë i mbijetuar është ai në gjuhën akkadiane, i gjetur në librarinë e mbretit të Asirisë – Ashurbanipal- (669-633 para Krishtit) në Nineveh.

Bëhet fjalë për 3600 vargje të gdhendura në 12 plloça prej balte.

Poema e Gilgameshit është poema më e vjetër epike e njohur deri më sot nga njerëzimi. Ideja bazë që e përshkon atë është dhimbja për fatin njerëzor që e preokuponte Gilgameshin.

Me një fuqi të madhe artistike shtrohet pyetja për qëllimin e jetës dhe për pamundësinë e mënjanimit të vdekjes, bile edhe për një hero të tillë si Gilgameshi.

Ideja e vdekjes e tmerronte atë. Ai kërkonte të ishte i pavdekshëm një lloj si perënditë dhe, në përpjekje për ta fituar atë, u futet aventurave nga më të rrezikshmet dhe përballon vështirësi të panumërta.

Por, pas shumë përpjekjesh e vështirësish, ai bindet se vdekja godet si të mirët dhe të liqtë, si mbretërit ashtu dhe njerëzit e thjeshtë, si të pasurit edhe të varfrit, si trimat edhe frikacakët.

Ai fiton famën, por jo pavdekësinë. Kështu kthehet në Babiloni i deziluzionuar, por i bindur se njeriun e bëjnë të pavdekshëm veprat e mira që le pas.

Prandaj ai iu vu punës dhe ndërtoi muret rrethuese të qytetit Uruk.

Poema jep momente të bukura dhe prekëse, historira dhe legjenda të vjetra, siç është edhe ajo e Përmbytjes. Ajo na njeh me jetën e njerëzve në Babiloninë e lashtë e me bestytnitë e tyre.

Ajo na njeh me emrat e perëndive, në krye të të cilëve qëndronte Dielli – Shamashi, dhe jetën që bënin ato një lloj si dhe njerëzit. Sipas saj, edhe perënditë ndaheshin në të mirë dhe në të këqij.

Po ashtu aty jepet me forcë vlera e miqësisë dhe e marrëdhënieve njerëzore, gjë që vërehet në miqësinë që lidhte Gilgameshin me Enkidun.

Më poshtë po japim shkurtimisht përmbajtjen e poemës sipas plloçave nga fillimi në fund.

Plloça a parë:

Gilgameshi, ky hero i madh, që njihte e dinte gjithë ato gjëra, ndërtoi murin e madh të Urukut. Plloça na fton të vështrojmë përreth dhe të shohim madhështinë e këtij qyteti dhe të mureve të tij të lartë, duke theksuar se në themel të portave të tij është vendosur një gur, ku shkruhet se Gilgameshi është ndërtuesi i mureve të qytetit.

Aty janë gdhendur edhe të dhënat e trimërive dhe të bëmave të tij.

Gilgameshi, dy të tretat perëndi dhe mbetja njeri, ishte mbreti më i madh dhe më i fuqishmi supernjeri që ka ekzistuar.

Megjithatë ai ishte i egër dhe mizor me popullin e tij. Në këto kushte populli i drejtohet me ankesa perëndisë së qiellit - Anu, që ishte edhe kryeperëndia e qytetit, për ta ndihmuar, duke krijuar një hero tjetër që t’i kundërvihej atij.

Në përgjigje Anu krijon një njeri të egër - Enkidu, i cili jetonte në një pyll të madh që rrethonte tokat e mbretërisë së Gilgameshit. Ky njeri - kafshë kishte fuqinë e dhjetëra kafshëve të egra.

Ai duhej të shërbente si kundërpeshë ndaj supernjeriut Gilgamesh.

Një gjuetar kurthesh, ndërsa ngrinte kurthe në pyll, sheh Enkidun të vraponte i ç’veshur bashkë me kafshët e egra.

Ai ia tregoi këtë babait të vet, i cili e këshillon të shkojë në qytet dhe të marrë një kurvë me emrin Shamhat e t’ia dërgojë njeriut të egër. Nëse ai do të bënte dashuri me të, atëhere do të humbte forcën dhe egërsinë dhe do të civilizohej.

Shamhat e takon Enkidun te një gjol me ujë, ku mblidheshin të gjitha kafshët e egra.

Ajo ia ofroi veten atij dhe ai e pranoi, por në vend që të humbte fuqinë dhe egërsinë, ai u ndërgjegjësua dhe u bë i kuptueshëm.

Shamhat i propozoi Enkidut ta merrte në qytet, duke i thënë se atje rrezatonin me tërë shkëlqimin e tyre të gjitha gëzimet e civilizimit. Ajo i premtoi ta njihte me Gilgameshin, njeriun e vetëm të denjë për miqësinë e tij.

Ndërkohë Gilgameshi sheh dy ëndrra. Sipas të parës, një meteor bie në tokë. Ai ishte aq i madh sa që Gilgameshi nuk ishte i zoti as ta ngrinte, por as edhe ta kthente në anën tjetër.

Populli ishte mbledhur dhe festonte rreth e rrotull meteorit, ndërsa Gilgameshi e përqafoi atë sikur të ishte grua. Por nëna e tij, perëndesha Rimat-Ninsun e detyron atë të dyluftojë me meteorin.

Në ëndrrën e dytë Gilgameshit i shfaqet sikur një sëpatë i del para derës së shtëpisë. Ajo ishte aq e madhe sa ai nuk ishte në gjendje as ta ngrinte e as ta shtynte tutje.

Populli kishte ardhur dhe po festonte rreth e rrotull sëpatës, ndërsa Gilgameshi e kishte rrokur për qafe sikur të ishte grua.

Nëna e tij përsëri e detyroi Gilgameshin që të matej me sëpatën.

Gilgameshi shkon dhe pyet nënën e tij se çdo të thonë këto ëndrra dhe ajo ia shpjegoi duke i thënë se një njeri me forca dhe fuqi të papara do të vijë në Uruk.

Gilgameshi do ta përqafonte këtë njeri sikur të ishte grua dhe se ky njeri do ta ndihmonte atë për të kryer punëra të mëdha.

Plloça e dytë:

Enkidu dalëngadalë integrohet në jetën e qytetit, duke jetuar në fillim me një grup barinjsh, të cilët i mësuan si të ruante kopenë, si të hante, si të fliste në mënyrë të drejtë dhe si të vishte rrobat.

Enkidu hyri në qytetin e Urukut gjatë një ceremonie festive. Gilgameshi, si mbret që ishte, pretendonte të drejtën e natës së parë, me çdo grua, ditën e martesës.

Kur hyri Enkidu, Gilgameshi sapo bënte shpalljen e kësaj të drejte. I tërbuar nga ky abuzim, Enkidu qëndron përballë tij te dera e dhomës martesore dhe i zë rrugën.

Këtu fillon midis tyre një përleshje e ashpër. Gilgameshi fiton raundin e parë. Enkidu e njeh epërsinë e Gilgameshit dhe i bën thirrje për paqe. Kështu të dy heronjtë pajtohen dhe përqafohen duke u bërë shokë për kokë.

Gilgameshi dhe Enkidu filluan të dembeloseshin nga jeta në qytet. Për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje Gilgameshi propozon një aventurë të madhe: të shkonin në pyllin e madh me bredha në Iranin e Jugut dhe t’i prisnin të gjitha pemët.

Por që ta bënin këtë atyre u duhej të vrisnin rojtarin e Pyllit të Bredhave, demonin e madh - Humbaban e tmerrshëm. Enkidu e njihte fuqinë e Humbabas nga ditët që kishte kaluar në natyrën e egër në pyll, prandaj u përpoq që t’i mbushte mendjen Gilgameshit të mos e ndërmerrnin këtë rrezik.

Plloça e tretë:

Pjesa më e madhe e shkrimeve të kësaj plloçe ka humbur. Megjithatë nga pjesa e ruajtur mësojmë se parësia e qytetit e kundërshtoi këtë ndërmarrje, por, përballë këmbënguljes se Gilgameshit, u detyrua ta pranonte.

Ajo e vuri jetën e mbretit në duart e Enkidus, të cilit i kërkoi që të ishte ai në ballin e luftës me Humbaban.

Nëna e Gilgameshit, Ramat-Ninsun, nga ana e saj, qahet për fatin e të birit gjatë një faljeje për perëndinë Diell - Shamash, duke e fajësuar se ai e kishte pajisur djalin e saj me një zemër të trazuar.

Shamashi i jep fjalën se do të kujdesej për jetën e Gilgameshit.

Ndërkohë edhe Ramat-Ninsun e urdhëron Enkidun që të kujdesej për jetën e mbretit dhe që të ishte ai i pari në dyluftimin që i priste me Humbaban.

I kapur nga paniku, Enkidu përpiqet edhe një herë t’i mbushë mendjen Gilgameshit të mos e ndërmerrnin këtë udhëtim, por Gilgameshi ishte i bindur në fitore.

Plloça e katërt:

Këtu përshkruhen peripecitë e dy burrave për në Pyllin e Bredhave. Rruga zgjat gjashtë ditë dhe për çdo ditë Gilgameshi i falej Shamashit.

Në përgjigje të këtyre lutjeve, nëpërmjet një orakulli, Shamash i shfaq Gilgameshit në gjumë pesë ëndrra. Këto ëndrra paraqiten ogurzeza.

Ëndrra e parë nuk është ruajtur. Në të dytën Gilgameshi sheh sikur kacafytet me një buall, i cili me frymën e vet thërrmonte tokën. Enkidu ia interpretoi këtë ëndërr, duke i thënë se ajo do të thotë se Shamashi do ta mbronte Gilgameshin.

Në ëndrrën e tretë Gilgameshit iu shfaq sikur qiejt ulërinin nga bubullimat dhe rrufetë dhe toka gulçonte. Pastaj vinte errësira dhe përsëri qetësia si vetë vdekja.

Rrufeja godiste me forcë tokën dhe ndizte zjarre. Vdekja derdhej nga qiejt. Dhe kur nxehtësia u ftoh dhe zjarret u shuan, pemët ishin kthyer në hi.

Interpretimi i kësaj ëndrre nga Enkidu ka humbur, por, ashtu si në ëndrrat e tjera, kuptohet se ai i ka dhëne Gilgameshit një përgjigje të kënaqshme.

Edhe ëndrra e katërt dhe e pestë ka humbur, por Enkidu përsëri i thotë Gilgamishit se ajo paralajmëron suksesin në betejën që i pret.

Në të hyrë të Pyllit të Bredhave, Gilgameshit i hyri frika dhe fillon të dridhet. Ai i drejtohet Shamashit, duke i kujtuar se i kishte dhënë fjalën Ninsunës se do ta mbronte në këtë dyluftim.

Atëherë Shamashi, nga qielli, e urdhëron atë të hyjë shpejt në pyll, sepse Humbaba ende nuk i kishte veshur të gjitha armët e luftës.

Demoni Humbaba vishte shtatë parzmore, por këtë herë kishte veshur vetëm njërën, kështu që paraqitej i paarmatosur si duhet dhe për pasojë dyluftimi me të do të ishte më i lehtë.

Enkidu e humbi guximin dhe u tërhoq mbrapsht. Gilgameshi e qortoi dhe, në gjaknxehtësi e sipër, fillojnë të grinden ashpër me njëri-tjetrin.

Këtu një pjesë e madhe e mbishkrimit ka humbur, por në pjesën e mbetur thuhet se Gilgameshi e bindi Enkidun se duhej të qëndronin së bashku kundër demonit.

Plloça e pestë:

Gilgameshi dhe Enkidu hyjnë në Pyllin e bukur e famos të Bredhave dhe fillojnë të presin pemët. Humbaba dëgjon zhurmën dhe vjen me vrap duke ulëritur dhe i urdhëron të largohen.

Enkidu i thotë demonit se ata të dy ishin më të fortë se ai. Humbaba, që e dinte se Gilgameshi ishte mbret, filloi të tallej me të duke i thënë se si ka mundësin që ai te merrte urdhra nga një askush si Enkidu.

Ndërkohë, duke i dhënë fytyrës një pamje të shëmtuar dhe të frikshme, Humbaba filloi të trembte dyshen. Gilgameshi ikën dhe fshihet diku.

Enkidu e vë në lojë Gilgameshin, duke i thënë se ishte ai që e kishte inspiruar dhe e kishte inkurajuar, kurse tani ikën e fshihet. Atëherë Gilgameshi vjen përsëri dhe të dy fillojnë luftën kundër demonit. Shamashi ndërhyn në dyluftim duke marrë anën e dyshes dhe Humbaba mundet.

I rënë në gjunjë me shpatën e Gilgameshit në gojë, Humbaba i lutet këtij t’i falë jetën dhe si këmbim i premton të gjitha pemët e pyllit dhe shërbimet e tij për të gjithë jetën.

Ndërsa Gilgameshi po mendohej se si t’ia bënte, ndërhyn Enkidu, duke i kërkuar shokut që ta vriste Humbaban para se ndonjëra nga perënditë të vinte në mbrojtje të tij. Ai i kujtoi gjithashtu Gilgameshit se, nëse ai do ta vriste Humbaban, fama e tij do të merrte dhenë.

Gilgameshi me një vrull të madh ia pret kokën Humbabas me shpatë. Por para se të vdiste, Humbaba arrin të lëshojë një nëmë në adresë të Enkidus duke thënë: “O ju të dy! Enkidu mos jetoftë edhe shumë kohë dhe mos gjettë në këtë botë qetësi askund”.

Gilgameshi dhe Enkidu, pasi mbaruan me Humbaban, prenë bredhat e pyllit. Më të mëdhenjtë i përdorën për ndërtimin e dyerve të qytetit Uruk. Ata ndërtuan një trap me trungje dhe lundruan nëpër Eufrat për në qytetin e tyre.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Epi i Gilgameshit Empty Re: Epi i Gilgameshit

Mesazh  Neo 28.12.08 23:38

Plloça e gjashtë:

Pas kësaj ngjarjeje, fama e Gilgameshit mori dhenë. Forma e tij e shkëlqyer dhe rrobat e bukura tërhoqën vëmendjen dhe simpatinë e perëndisë Ishtar. Ajo erdhi te Gilgameshi dhe i kërkoi atij të bëhej dashnori i saj.

Gilgameshi e refuzoi këtë me ofendime, duke i numëruar gjithë dashnorët e saj dhe ç’fat të zi kishin pasur ata në duart e saj. E fyer rëndë, Ishtari kthehet në qiell dhe i lutet babait të saj, zotit të qiellit - Anu, që ta lejonte të dërgonte Demin e Qiellit me qëllim që të shfrynte inatin, në shenjë shpagimi për Gilgameshin dhe qytetin e tij.

Ajo i tha atij: “Baba! Më krijo Demin e Qiellit për të vrarë Gilgameshin dhe shkatërruar qytetin e tij. Nëse nuk ma krijon Demin e Qiellit, atëhere unë do ta shkallmoj derën e ferrit dhe do të thyej drynin e saj, duke e lënë të hapur në dy kanate. Do të ringjall të vdekurit e do t’i bëjë të hanë të gjallët saqë numri i të vdekurve të bëhet më i madh se i të gjallëve”.

Anu, pa ndonjë dëshirë të madhe, u dorëzua dhe Demi i Qiellit u dërgua në qytetin e Urukut. Frymëmarrja e tij ishte aq e fuqishme saqë, sa herë shfrynte, hapte gropa të mëdha në tokë, ku varroseshin me qindra banorë të qytetit. Gilgameshi dhe Enkudu i kundërvihen së bashku dhe e vrasin Demin e fuqishëm të Qiellit.

Ishtari tërbohet fare. Enkidu fillon ta tallë dhe i thotë se tani radhën e ka ajo vetë; se ai dhe Gilgameshi pas Demit do të vrisnin atë vetë. Pastaj pret një copë prej Demit dhe ia hedh asaj në fytyrë.

Plloça e shtatë:

Enkidu bie sëmurë. Ai sheh një sërë ëndrrash kërcënuese. Priftërinjtë ia shpjegojnë ato si një hakmarrje nga zotat.

Kryeperënditë janë mbledhur dhe kanë vendosur se dikush duhej ndëshkuar për vrasjen e Humbabas dhe të Demit të Qiellit, kështu që, midis dy heronjve, ata vendosin të dënojnë Enkidun.

Ky, nga ana e vet, kur mëson këtë, mallkon derën e madhe të qytetit që e ndërtuan me drurët e Pyllit të Bredhave dhe po kështu ngritësin e kurtheve dhe kurvën Shamhat që e njohën me civilizimin njerëzor.

Këtu ndërhynë perëndia Shamash, i cili i kujton atij se pavarësisht se jeta e tij kishte qenë e shkurtër, ai kishte gëzuar frytet e civilizimit, të cilat i kishin krijuar një kënaqësi të madhe.

Pas kësaj ndërhyrjeje, Enkidu bekon ngritësin e kurtheve dhe kurvën. Në një nga ëndrrat ai sheh sikur një demon i madh vjen ta marrë dhe e dërgon në ferr, në “shtëpinë e pluhurit”, ku përfundojnë të gjithë të vdekurit.

Duke vdekur ai përshkruan ferrin, të cilin e paraqet si “një shtëpi prej pluhuri, banorët e të cilës ushqehen me dhe pinë ujë të pistë, vishen me pendë zogjsh dhe nuk shohin dritë me sy…”

Enkidu ia besoi veten Gilgameshit dhe, pasi vuajti tmerrësisht për dymbëdhjetë ditë, më në fund vdiq.

Plloça e tetë:

Gilgameshi u prek shumë nga vdekja e shokut të tij dhe e vajtoi gjatë. Ai i urdhëroi të gjitha krijesat të mos qëndronin indiferent në zinë për mikun e tij. Shumica e plloçave që përshkruajnë këtë gjendje kanë humbur, por një gjysmë e mbetur tregon se Gilgameshi i ndërtoi Ekindut një monument.

Plloça e nëntë:

Gilgameshi e lëshon veten tërësisht. Nuk lahej, nuk ruhej, nuk kujdesej për vete. Por kjo jo aq për vdekjen e shokut të tij se sa për shkak se arriti në përfundimin se edhe ai mund të vdiste ashtu si dhe shoku i tij.

Këto mendime i ngjallnin frikë e panik. Ai vendos se duhej të siguronte pavdekësinë. Prandaj ndërmerr një nga aventurat më të rrezikshme në jetën e tij: udhëtimin për tek Utnapishtim dhe gruaja e tij, të vetmit të vdekshëm, të cilëve perënditë u kishin siguruar pavdekësinë.

Utnapishtimi ishte shumë larg: jetonte në burimet e të gjithë lumenjve, në fund të botës. Ai kishte qenë një mbret i madh përpara se të ndodhte Përmbytja.

Pas një ëndrre të frikshme, Gilgameshi ngrihet dhe niset për te mali Mashu, i cili ruante lindjen dhe perëndimin e Diellit. Kur arrin te mali, takoi dy njerëzit – akrepa.

Ata ruanin rrugën në pjesën e pasme të malit Mashu dhe u përpoqën ta bindnin Gilgameshin të kthehej, pasi kjo rrugë ishte plotë të papritura dhe rreziqe.

Megjithatë ata, përballë këmbënguljes së Gilgameshit, e lejuan këtë të ndiqte rrugën.

Pas malit Mashu ishin tokat e Natës, ku asnjëherë nuk kishte pasur dritë. Gilgameshit iu desh të bënte njëmbëdhjetë lega rrugë para se sa drita të fillonte të vezullonte dhe t’i shfaqej dita.

Ai u fut në një kopsht të mrekullueshëm pemët e të cilit prodhonin gurë të çmuar.

Plloça e dhjetë:

Gilgameshi ndalet në një tavernë në breg të detit, që ishte në pronësi të zonjës Sidur. Kjo, e frikësuar nga pamja e Gilgameshit, mbylli derën dhe nuk deshi ta linte të hynte brenda.

Gilgameshi i tregon se kush ishte dhe e pyeti Sidurin se si mund të shkonte tek Utnapishtimi. Ashtu si dhe njerëzit-akrepa, ajo i tha se rruga për tek ai ishte plot pengesa e rreziqe.

Megjithatë ajo e drejtoi atë për te Urshanabi – lundërtar në shërbim të Utnapishtimit. Gilgameshi iu afrua Urshanabit me shumë arrogancë dhe padashur i theu një “send prej guri”, që në një farë mënyre ishte vendimtar për udhëtimin te Utnapishtimi.

Kur Gilgameshi i kërkoi atij ta çonte te Utnapishtimi, detari i tha se kjo ishte e pamundur pas thyerjes së “sendit prej guri”.

Megjithatë ai e këshilloi Gilgameshin që të priste disa pemë dhe me to të ndërtonte një barkë me timon, sepse ujërat nëpër të cilat do të lundronte ishin Ujërat e Vdekjes dhe njeriu, që lundronte në to, mund të vdiste nga çasti në çast. Gilgameshi bëri siç i tha lundërtari dhe në këtë mënyrë mundi të shtynte varkën pa cekur asnjë herë në ujërat e rrezikshme.

Pas një lundrimi të gjatë, Gilgameshi arriti në breg dhe takoi një tjetër njeri, të cilit i tregoi se po kërkonte Utnapishtimin dhe sekretin e pavdekësisë.

Burri i vjetër i tha se vdekja ishte diçka e paevitueshme sepse kështu ka qenë dëshira e zotave dhe se jeta njerëzore është e përkohshme dhe jo e përhershme.

Plloça e njëmbëdhjetë:

Gilgameshi e kuptoi se njeriu me të cilin po fliste ishte vet Utnapishtimi dhe se nuk mund të priste që një i vdekshëm të bëhej i pavdekshëm.

Ai e pyeti Utnapishtimin se si arriti ai të bëhej i pavdekshëm dhe Utnapishtimi i tregoi sekretin që nuk ia kishte treguar deri atëherë asnjë qenieje njerëzore: “Në kohën përpara Përmbytjes, në brigjet e Eufratit, ekzistonte një qytet me emrin Shuruppak.

Në atë kohë këshilli i perëndive kishte mbajtur një mbledhje sekrete, ku kishin vendosur shkatërrimin e botës me një përmbytje të madhe.

Të gjitha perënditë u betuan që të mos e nxirrnin sekretin e vendimit të tyre për qeniet njerëzore, por Ea (perëndia që pati krijuar qeniet njerëzore) erdhi te shtëpia e Utnapishtimit dhe ua tregoi sekretin mureve të shtëpisë, gjë që nuk përbënte thyerje të betimit.

Ea i këshilloi muret e Utnapishtimit të fillonin menjëherë punën për ndërtimin e një barke të madhe, gjatësia e të cilës të ishte aq sa gjerësia, pastaj ta fshihnin atë dhe të sillnin aty të gjitha krijesat e deriatëhershme.

Utnapishtimi filloi menjëherë punën dhe e ndërtoi barkën e madhe. Pastaj ngarkoi në të flori dhe argjend dhe hipi të gjitha krijesat dhe u nis. Ea e urdhëroi atë të hynte në anije dhe të mbyllte dyert pas vetes.

Ndërkohë vijnë re të zeza, shoqëruar me bubullima dhe shkreptima, vepër e perëndisë Adad.

Toka ziente dhe dukej sikur ishte zhytur në djersë; gjithçka u shua dhe u bë errësirë.

Përmbytja qe aq e madhe sa që u trembën edhe vet perënditë. Këta “dridheshin si qentë e rrahur dhe u fshehën qosheve të largëta”, duke qortuar veten se “Pse i vendosëm këto gjëra të këqia në Këshillin tonë? Dhe “…qanin e ulërinin…dridheshin dhe vajtonin”.

Përmbytja vazhdoi shtatë ditë e shtatë net dhe më së fundi drita u kthye përsëri në tokë. Utnapishtimi hapi dritaren dhe pa se e tërë toka ishte kthyer në një oqean uji dhe të gjitha qeniet njerëzore ishin kthyer në dhe. Atëherë ai u ul në gjunjë dhe qau.

Barka e Utnapishtimit qëndroi për pushim në malin Nimush. Ajo u ankorua mirë e fort në një kreshtë mali pak nën sipërfaqen e oqeanit dhe ndejti aty për shtatë ditë.

Në ditën e shtatë Utnapishtimi filloi të kërkojë tokë dhe, pasi ujërat u tërhoqën, i lëshoi të gjitha krijesat që kishte në anije. Ndërkohë ai bëri theror një dele.

Zotat nuhatën kundërmimin e therorit dhe filluan të mblidheshin rrotull Utnapishtimit. Erdhi edhe Enlili, perëndia që kishte propozuar shkatërrimin njerëzimit.

Ishte shumë i zemëruar sepse, me gjithë vendimin e tyre, ende kishin mbetur gjallesa në tokë. Ai e akuzoi Ean për tradhti, por Ea e bindi Enlilin se në vend që të zemërohej duhej të ishte falënderues.

Ai bindet dhe tërhiqet: përqafon Utnapishtimin dhe gruan e tij për gjestin e lartë që kishin bërë dhe i bekoi ata duke thënë: “Dikur Utnapishtimi ishte i vdekshëm. Këtë herë le të bëhet i pavdekshëm, le të jetojë për gjithnjë në burimet e të gjitha lumenjve.”

Në fund të kësaj historie, Utnapishtimi i ofron Gilgameshit një shans për t’u bërë i pavdekshëm: të qëndronte gjashtë ditë e shtatë net zgjuar pa gjumë.

Gilgameshi e pranoi sfidën, qëndron në breg, por e zuri gjumi menjëherë. Utnapishtimi i thotë të shoqes se të gjithë njerëzit janë gënjeshtarë, kështu edhe Gilgameshi.

Ai do ta mohojë se ka fjetur tërë kohën. Prandaj e këshilloi të shoqen që t’i sillte çdo ditë nga një copë bukë dhe t’ia linte te këmbët.

Gilgameshi fjeti pa u zgjuar për gjashtë ditë e shtatë netë, derisa Utnapishtimi ndërhyri dhe e zgjoi. Duke u zgjuar, Gilgameshi tha: “Vetëm një gjysmë sekonde kam qëndruar kështu”.

Por Utnapishtimi i bëri shenjë nga copat e bukës, duke i treguar ndryshimin midis atyre të ndejtura dhe atyre të freskëta, që i qenë vendosur tërë kohën te këmbët. Gilgameshi tronditet dhe klith: “O ç’fatkeqësi!

Ç’të bëjë tani, ku të shkoj. Vdekja do ta përlajë trupin tim. Vdekja ka hyrë në trupin tim. Kudo që do të shkoj, kudo që do të vështroj, kudo qëndron vdekja”.

Gruaja e Utnapishtimit e bindi burrin e vjetër që të kishte mëshirë për Gilgameshin. Kështu që ai i propozoi Gilgameshit që në vend të pavdekësisë të bëhej edhe një herë i ri.

Kjo do të realizohej nëse ai do të gjente një bimë sekrete në fund të oqeanit, diku shume larg. Gilgameshi e pranoi propozimin.


Ai lidhi një gur të rëndë në këmbët e tij dhe u zhyt në fund të oqeanit, ku gjeti dhe këputi bimën magjike. Por ai nuk arriti ta përdore atë për shkak se nuk besonte në mrekullinë e saj pa e provuar më parë.

Ai vendosi ta merrte me vete bimën në Uruk dhe ta provonte te disa njerëz të vjetër të qytetit për t’u bindur në efektshmërinë e saj.

Në rrugën e kthimit, Gilgameshi has një pellg me ujë, ku fillon të lahet. Në këtë çast një gjarpër ia merr bimën dhe zhduket në ujë.

Kështu merr fund edhe ëndrra për t’u rinuar.
Legjenda e Gilgameshit mbaron me përfundimin e udhëtimit të tij. Gilgameshi qëndron para derës së Urukut, duke e ftuar Urshanabiun të vështronte rreth e rrotull për të parë madhështinë e këtij qyteti me muret e tij të larta dhe në këmbët e derës së qytetit një gurë graniti, ku është gdhendur emri i Gilgameshit si ndërtues i këtyre mureve dhe ku numërohen bëmat e tij të guximshme.

Sulejman Tomçini
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Epi i Gilgameshit Empty Re: Epi i Gilgameshit

Mesazh  Neo 28.12.08 23:41

EPI I GILGAMESHIT

Më poshtë po japim disa pjesë nga poema e Gilgameshit të marra nga gjuha arabe, të përkthyera pothuajse fjalë për fjalë.

Ai që pati çdo gjë nga pasuritë e botës,
Që dinte çdo gjë dhe që ishte i mirinformuar për gjithçka,
Që njihte sekretet e sendeve dhe ato që u fshiheshin njerëzve,
Që solli njoftimet e kohërave para Përmbytjes,
Që ndërmori udhëtime të gjata rraskapitëse,
Që gdhendi në gur (plloça balte) gjithçka bëri dhe vuajti,
Që ndërtoi murin rrethues të Urukut,
Atij i dhuroi Shamashi 1 qiellor mirësinë,
Forcën dhe heroizmin.
Dy të tretat perëndi dhe mbetja njeri,
S’kish më vdekjeprurës se armët e tij.
Ishte bariu i Urukut dhe mbrojtësi i tij.
Ishte mbrojtës por edhe shtypësi i tyre.
Kur ankesat dhe qarjet u përsëritën,
Iu drejtuan Ururus 2 madhështore dhe i thanë:
O Ururu! A nuk je ti që ke krijuar gjithçka?
A nuk e ke krijuar ti Gilgameshin?
Krijo tani një të kundërt me të,
Një të ngjajshëm me fuqinë e zemrës së tij,
Që të angazhohen në një luftë të përhershme
Dhe kështu Uruku të gjejë qetësinë dhe sigurinë.

Dhe krijoi Ururu Enkidun trim të fortë,
Tërë trupin me lesh ia mbuloi.
Qimet e kokës si flokë gruaje i kishte.
Hante bar bashkë me sorkadhet
Dhe me kopetë pinte ujë te burimet.

U tremb së tepërmi gjuetari kur e pa,
Iu mpinë këmbë e duar nga frika.

(Këtu përshkruhet dredhia e gjuetarit me qëllim që ta tërhiqte Enkidun e egër në qytet dhe ta fuste në dyluftim me heroin Gilgamesh. Në përleshje e sipër secili prej heronjve ia njeh fuqinë tjetrit; i japin dorën njëri-tjetrit dhe vëllazërohen. Kështu Enkidu fillon të jetojë në qytet.)

Nuk dinte Enkidu të hante bukë.
“Ha bukë, o Enkidu, se ajo është baza e jetës!”

………………………………………..………………………………

Dhe hëngri Enkidu bukë derisa u ngop,
Pastaj piu shtatë gota me pije të fuqishme.
Iu kënaq zemra dhe shpirti, fytyra iu qesh.
Pastaj hoqi qimet e dendura, që i mbulonin trupin,
U ly me vajra dhe u bë njerëzor.
Veshi një pelerinë dhe u bë njeri.
Ngjeshi armët për të sulmuar luanët
Dhe për të qetësuar barinjtë natën.
Gilgameshi hapi gojën dhe i tha Enkidus:
“Hajde, or mik, të shkojmë në faltoren Egalmah,
Të qëndrojmë përballë Ninsunës, Mbretëreshës Madhështore,3
Ninsunës së urtë që njeh të gjitha dijet.
Ajo do të na këshillojë për hapat që do bëjmë dhe udhëtimet tona.”
Dhe kapën secili dorën e tjetrit dhe
Gilgameshi e Enkidu shkuan tek Egalmah;
Qëndruan përballë Ninsunës, Mbretëreshës Madhështore:
“-O Ninsun! Më lejo të të them….
Kam vendosur një shtegtim të largët, për te Humbaba4.
Më pret një betejë, që s’di si ta përballoj;
Një rrugë, që nuk di si ta përshkoj,
Bile as ditën kur do nisem e do kthehem,
As prejardhjen e Pyllit të Bredhit,
Ku do të therr Humbaban gjaksor
Dhe do zhdukë padrejtësitë që i urren (Shamashi),
Prandaj falu dhe lutu për mua te Shamashi!”
………………………………………..
Hyri Ninsun në kthinën e saj,
Hodhi sipër një vello të përshtatshme për trupin e saj,
U ngjit në çati dhe i paraqiti temjane Shamashit,
Bëri lutje dhe ngriti duart nga Shamashi e tha:
“Pse i dhe djalit tim, Gilgamesh, një zemër të trazuar
Dhe tani e nxit në udhëtim të largët,
Për në vendin e Humbabas,
Për t’u përballur në një kacafytje, që nuk e njeh!?
Ndoshta të kujton për të jotshoqe Aia”.
Dhe fiku temjanet.
Pastaj i dha lamtumirën Enkidus dhe i tha:

………………………………………..………………………………

“O Enkidu i fuqishëm, tani të kam birësuar”.
Dhe i vari në qafë një dhuratë nga të Gilgameshit
Për të ruajtur mikun Enkidu dhe mbrojtur shokun.

( Këtu poema përshkruan përleshjen me Humbaban, që përfundon me vrasjen e tij.)

Lau flokët e tij të gjatë dhe mprehu armët,
I hodhi flokët e kokës mbi dy supet e vet,
Hoqi rrobat e pista dhe veshi të pastërta
Dhe, kur Gilgameshi vuri kuroren e tij,
Bukuria e tij tërhoqi Ishtarin5 Madhështore,
E cila i tha: “Hajde Gilgamesh, bëju burri im!
Të premtoj një karrocë me diamante dhe flori…
Që ta tërheqin djajtë e rrufesë në vend të mushkave të mëdha.
Do të jetosh në një shtëpi, kthinat e të cilës
Aromë bredhi përhapim.
Kur të hysh në shtëpinë tonë, pragu dhe gurët do puthin këmbët e tua.
Ty do të të përkulen mbretër, sundimtarë dhe princër,
Do të të sjellin haraç mali dhe fusha,
Dhitë e tua do të pjellin trinjakë, ndërsa delet binjakë,
Gomari yt do ia kalojë në mbartjen e peshave mushkës,
Jehona e kuajve të karrocës tënde
Do përhapet me shpejtësinë e vrapit të tyre
Dhe kau yt në zgjedhë nuk do ketë të barabartë”.
Gilgameshi hapi gojën dhe i tha Ishtarës Madhështore:
“Po unë ç’far do të të dhuroj nëse martohem me ty?
Mua më duhet të të japë vajra6 dhe veshje për trupin tënd,
Më duhet të të japë bukë dhe furnizime…
Ushqime në lartësinë e atyre të perëndive
Dhe pije që u shkojnë për shtat mbretërve.
Pastaj, ç’far dobie do të kem nëse martohem me ty?
Ti je si dera e pasme, që nuk ndalon as erën e as furtunën.
Ti je një pallat ku thyhen heronjtë.
Ti je një elefant qe hedh tutje qilimin e vet.
Ti je katran që nxinë ata që të prekin.
Je calik uji që lag ata që e mbartin.

………………………………………..………………………………

Je sandale që i bën të rrëshqasin mbathësit e tyre.
Cilin prej dashnorëve e ke dashuruar përgjithnjë?
Cili bari mund të të kënaqë ty çdo çast?
Hajde të të tregoj historinë e dashnorëve të tu
Dhe do detyrohesh të pohosh ato që do të të them:
Tammuzin - burrin tënd djalosh
Që e more pas tri vjetësh të gjata joshjesh.
Dashurove Shakrakun laraman,
Por e përbalte dhe i theve krahët.
Tani ai qan lartë e poshtë
duke klithur: “Krahu im! O krahu im”.
Dashurove luanin fuqishumë,
Por ti gërmove shtatë gropa që ai të binte në to.
Dashurove kalin e papërmbajtur në luftë,
Por ti e godite me fishkull dhe mamuze
Duke e detyruar të ecë shatë orë pa pushim,
E dënove me lodhje dhe djersitje.
Dashurove bariun e kopesë,
Që mblodhi pa u lodhur thasë të tërë me qymyr
Dhe poqi për ty nga një dash çdo ditë,
Por ti e godite dhe e ktheve në ujk.
Tani pjellat e kopesë së tij e dëbojnë
Dhe qentë e tij i kafshojnë këmbët.
Dashurove Ishullanun - kopshtarin e babait tënd,
Që të sillte vazhdimisht hurmat më të shijshme
Dhe ta mbushte tavolinën plot e përplot çdo ditë..
Por ti e godite dhe e ktheve në lëkurë.
Nëse më dashuron mua, do të më trajtosh si të tjerët”.
Me të dëgjuar Ishtari këtë prej tij,
U mbush me zëmërim dhe u ngjit në qiell..
Shkoi te zoti Anu - babai i saj- dhe i tha:
“O baba! Gilgameshi më ka sharë,
Gilgameshi më numëroi prapësitë e mia,
Veprimet dhe sjelljet e mia të ulta”.
Anu hapi gojën dhe iu drejtua Ishtarit:
“Ti vetë e deshe një gjë të tillë
Gilgameshi vetëm t’i numëroi sjelljet e tua të mbrapshta”.
Ishtari iu përgjigj babait të saj Anu:
“O Baba! Më dërgo Demin e Qiellit që të vrasë Gilgameshin!
Nëse nuk ma jep Demin e Qiellit,
Do shkallmoj derën e ferit e do thyej drynin e saj,
Duke e lënë të hapur në dy kanatet.
Do ringjall të vdekurit e do i bëjë të hanë si të gjallët
Saqë numëri i tyre të bëhet më i madh se i të gjallëve…”
………..
Zbriti Demi i Qiellit
Dhe sa hap e mbyll sytë vrau një qindë burra
Pastaj dyqindë burra…pastaj treqindë
Dhe në migun tjetër sulmoi Enkidun
Por Enkidu e përballoi sulmin
………….
Pasi Gilgameshi dhe Enkidu vranë Demin e Qiellit,
Ia nxorën zemrën dhe ia paraqitën Shamashit.
Pastaj u tërhoqën dhe u falën para tij.
Pastaj të dy vëllezërit u ulën.
Kurse Ishtari u ndal në murret e larta të Urukut,
U ngjit në majën e kullës dhe filloi të kërcënonte:
“Mjer ti Gilgamesh! Njollose emrin tim
Dhe vrave Demin e Qiellit”.
Sapo Enkidu dëgjoi fjalët e Ishtarit,
I preu Demit të Qiellit kofshën e djathtë,
Ia përplasi asaj në fytyrë dhe i tha:
“Po të më ishte parashkruar kapja jote,
Do të kisha bërë me ty atë që bëra me të”.

Në lumin e Eufratit i lanë të dy duart
Dhe të kapur dorë për dore vazhduan rrugën e vet.
Kur po ecnin nëpër rrugët e Urukut,
U mblodh rreth tyre gjindja e qytetit për ti parë.
Gilgameshi iu drejtua virgjëreshave të Urukut:
“Kush është më i lavdishmi midis heronjve
Kush është më i njohuri midis burrave?”
Ato iu përgjigjën:
“Gilgameshi është më i lavdishmi i heronjve,
Gilgameshi është më i shquari i burrave!”

( Këtu poema tregon sesi u mblodhën perënditë dhe vendosën që Enkidu të vdiste si dënim për bëmat e tij)

Enkidu u sëmur dhe qëndronte i shtrirë para Gilgameshit
Dhe kur lotët filluan ti ridhnin si krua,
Gilgameshi tha:”O vëlla! O i Dashur!
Përse më justifikojnë mua e jo ty?
……….
Enkidu, trupi i të cilit ishte i sëmurë,
Flinte i vetmuar.
Gjatë natës i tregonte mikut vuajtjet e zemrës së tij
-“Mbrëmë, i dashur, kam parë një ëndërr..

( Dhe vazhdon me tregimin e ëndrrës: sikur po e drejtonte një egërsirë…)

Dhe më çoi në shtëpinë e errësirës, në banesën e Irkallas,7
Në shtëpinë ku, pasi hyn brënda, nuk mund të dalësh më.
Në një rrugë, ku nuk ka kthim prapa,
Në një shtëpi, ku banorët janë privuar nga drita,
Ku dheu është ushqimi dhe balta buka e tyre.
Në shtëpinë e pluhurit, ku hyra,
Pashë mbretërit dhe kurorat të vëna stivë,
Ata që dikur mbanin kurora dhe sunduan botën.
Atje ishte edhe kleriku i lartë e shërbëtori i faltores”.

U rëndua sëmundja e Enkidus dhe u përkeqësua gjendja e tij
Enkidu vazhdonte të dergjej në shtratin e sëmundjes.
Ai i tha Gilgameshit:
“O miku im! Mua më ka zënë mallkimi,
Nuk do vdes si burrë në fushë të betejës.
O Mik! Ai, që bie në fushë të betejës, merr bekimin,
Por unë do vdes si një frikacak me turp.”
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Epi i Gilgameshit Empty Re: Epi i Gilgameshit

Mesazh  Neo 28.12.08 23:41

(Pastaj Enkidu vdes dhe përshkruhet Gilgameshi duke vajtuar mikun e tij)

“O ju njerëz të shquar! Hapni veshët dhe më dëgjoni!
Unë po vajtoj mikun tim Enkidu.
Po e qaj me lotë hidhërimi, siç qan nëna birin e vet.
Sëpata në ijën time dhe harku në dorën time,
Thika në brezin tim dhe mburoja para meje
Janë i vetmi gëzim dhe ngushëllim për mua.
………………………………………..………………………………
Një armik i poshtër doli
Dhe ma rrëmbeu shokun dhe vëllaun tim të vogël,
Atë, që vrau gomarin e egër në shkretëtirë
Dhe tigrin në luginë,
Që përballoi të gjitha vështirësitë dhe u ngjit në mal,
Që kapi dhe vrau Demin e Qiellit,
Që fitoi kundër Humbabas që jetonte në Pyllin e Bredhit.
Ç’është ky gjumë që të ka mbërthyer,
Je fikur në errësirë dhe nuk më dëgjon?
………
Në shtratin e nderit të kam shtrirë,
Të kam ulur në stolin e prehjes,
Në stolin krenar.
Do i kërkoj gjindjes së Urukut që të të qajnë dhe vajtojnë
Kurse unë, pas varrimit tënd, do zgjas flokët
Do vesh një lëkurë luani dhe do bredh fushave”.
………..
Qau me hidhërim Gilgameshi për shokun dhe u degdis fushave
Pastaj foli me vete:
“A thua do vdes dhe fati im do jetë ai i Enkidus?
Dhimbja më ka kapluar zemrën,
Kam frikë nga vdekja prandaj po bredh fushave.
Po shkoj te Utnapishtimi8 djali i Ubaratutus
Po nxitoj hapat drejt tij.
……….
Arriti te mali Mashu,
I cili ruan çdo dite lindjen e Shamashit dhe perëndimin e tij.
Maja e tij arrin në kufijtë e qiellit
Dhe gjoksi i shkon deri në Ferr.
Derën ia ruajnë njerëz-akrepa.9
Shkëlqimi dhe pamja e tyre tmerron vdekjen.
Madhështia e tyre frikësuese sundon në male.
Ata vrojtojnë Shamashin ne lindjen dhe perëndimin e tij.
Kur i pa ata,Gilgameshi u zverdh nga frika dhe tmerri,
Por, pasi e peshoi, e mblodhi veten dhe u përkul para tyre.
Njeriu-akrep e thirri dhe i tha:
“Çfarë të ka shtyrë të marrësh këtë rrugë të gjatë?
………………………………………..………………………………

Pse erdhe tek unë, duke kaluar dete të pakapërcyeshme?
Dua të di qëllimin e ardhje tënde tek unë?
Gilgameshi iu përgjigj:
“Erdha për babën tim Utnapishtim,
Që është pranuar në këshillin e perëndive.
Dua ta pyes për jetën dhe vdekjen.”
Burri-akrep hapi gojën dhe i tha Gilgameshit:
“Askush deri më sot nuk ka mundur ta bëjë atë, o Gilgamesh!
Asnjë nuk ka mundur të kalojë shtigjeve të Malit.
Errësira është e thellë dhe s’ka dritë”.
Gilgameshi tha:
“Unë do të shkoj pavarësisht nga vuajtjet ose i ftohti,
Pavarësisht nga i nxehti, lodhja ose dhimbjet.
Prandaj, hape tani derën e Malit!”
Burri-akrep hapi gojën e tha:
“Shko o Gilgamesh!
Të kam lejuar të kalosh malin Mashu.
Shpresoj t’i kalosh malet dhe vargmalet
Dhe që këmbët e tua të të kthejnë shëndoshë”.
Gilgameshi dëgjoi fjalët e njeriut-akrep dhe u nis për te Shamashi.
Errësira të nxirte sytë, nuk kishte fare dritë.
Nuk shihte dot çfarë kishte para e çfarë pas vetes.

(Pastaj poema përshkruan përpjekjet e gjata dhe ecjen në errësirë, derisa duket Shamashi (Dielli) dhe Gilgameshi shikon dritën.)

U mvrenjt (Shamashi), vajti te Gilgameshi e i tha:
“Për ku nxiton o Gilgamesh? Jetën që synon nuk mund ta gjesh.”
Gilgameshi i tha Shamashit të plotfuqishëm:
“A pasi eca dhe u vërdallosa nëpër rrafshina dhe shkretëtira?
A do ta vendos kokën në tokë dhe të fle gjithë vitet?
Bëji sytë e mi të shohin Shamashin e të ngopem me dritë.
Nëse drita është e mjaftueshme, errësira zhduket larg
Dhe ndoshta i vdekuri do të shohë dritën e Shamashit.

(Poema këtu tregon sesi Gilgameshi shkon në një tavernë. E zonja e saj, Siduri, e pyeti dhe ai i tregoi historinë e Enkidus.)

“Enkidu, të cilin e doja shumë
Dhe që më ka shoqëruar dhe ka vuajtur të gjitha vështirësitë,
Përfundoi aty, ku përfundojnë të gjithë njerëzit.
E qava natë e ditë;
Pse duhej t’ia dorëzoja gropës së varrit?
Mendova se do ringjallej nga vajtimi dhe qarjet e mia.
Nuk e varrosa shtatë ditë e shtatë netë,
Derisa krymbat ia mbuluan fytyrën.
Që nga dita e largimit të tij, nuk më hyn në sy jeta.
Brodha nga sytë këmbët, si gjahtari në shkretëtirë.
O zonjë e tavernës që po ta shoh fytyrën!
A do mund të mos e shoh vdekjen, që e kam frikë?”
E zonja e tavernës i tha Gilgameshit:
“Kudo që të shkosh, or ti,
Nuk do ta gjesh jetën që amëshon,
Sepse, kur perënditë krijuan njerëzit,
E bënë vdekjen fatin e tyre.
Je dhënë pas jetës O Gilgamesh!
Le të jetë barku yt plot,
Le të jesh i gëzuar natë e ditë,
Bëje çdo ditë prej ditëve të tua ditë gëzimi dhe kënaqësie,
Kërce e luaj natë e ditë,
Le të jenë rrobat e tua të pastërta,
Laje fytyrën dhe noto në ujë,
Ledhato femijët…,
Gëzo gruan…ky është fati i njeriut”.
Gilgameshi tha:
“Ç’është ky mohim që më bën, o Zonjë e tavernës,
Duke më përplasur derën në fytyrë?
Do të ta shkallmoj atë bashkë me hyrjen.
Unë jam Gilgameshi, i cili kapi
Dhe vrau Demin, që zbriti nga qielli.
Unë kam vrarë rojen e pyllit
Dhe kam fituar mbi Humbaban në Pyllin e Bredhit.
Kam vrarë luanë në grykat e maleve…”
Zonja e tavernës i tha:
“Nëse je Gilgameshi,
Përse të janë fyshkur mollëzat e faqeve?
Përse ta ka mbuluar pezmi fytyrën?
Përse mërzia ta ka pushtuar zemrën ?
Përse të ka ndryshuar pamja?
Përse ta ka përzhitur fytyrën i ftohti dhe vapa?
Përse bredh nëpër shkretëtira?”
Gilgameshi iu përgjigj:
“O Zonjë e tavernës!
Si të mos vyshken mollëzat e mia,
Si të mos më nxihet fytyra e të mos më pezmohet zemra,
Si të mos më ndryshojë pamja ime?
Shoku dhe vëllau im i vogël, që gjuante gomer të egër në stepa
Dhe tigra në lugina,
Enkidu - shoku dhe vëllai im i vogël,
Që kaloi të gjitha vështirësitë dhe iu ngjit malit,
Shoku im, që e desha me gjithë shpirt
Dhe që më shoqëroi në të gjitha vështirësitë,
Të goditej nga fati i njeriut!?
Kam qarë shtatë ditë e shtatë netë,
Derisa krymbat ia mbuluan fytyrën.
Më trembi vdekja, prandaj ika nga sytë këmbët nëpër stepa.
Fatkeqësia, që i ra shokut tim, ma ka prishur gjumin.
Si mund të qetësohem, kur shoku im,
Që e desha aq shumë, është bërë pluhur?
Enkidu, shoku im, është bërë pluhur
A nuk do të përfundojë edhe unë njëlloj si ai?
Por unë nuk do të bëhem kurrë i tillë.
O Zonjë e tavernës! Më trego rrugën për te Utnapishtim!
Më thuaj drejtimin nga cila anë!
E Zonja e tavernës i tha Gilgameshit:
“Askush nuk ka mundur ta kalojë detin.
Kalimi i tij është i rrezikshëm dhe i vështirë.”

(Këtu, pas veshtirësishë të shumta, që na i përshkruan legjenda, Gilgameshi arrin tek Utnapishtimi dhe midis tyre zhvillohet një bisedë e gjatë).

Utnapishtimi i tha:
“A mos vallë kemi ndërtuar ndonjë shtëpi që të jetojë përgjithnjë?
Përjetësia nuk ka ekzistuar që në kohërat më të vjetra.
Nuk ka ngjashmëri më të madhe midis atij që fle dhe atij që vdes.”
Gilgameshi i tha:
“Përveç teje. Por, shiko o Utnapishtim!
Ti më krijove mua dhe nuk ndryshon fare prej meje.
Ti më ngjan mua.
Zemra ime të ka përfytyruar të aftë për luftë,
Por ti i je dhënë përtacisë dhe qetësisë,
Duke u shtrirë herë në ije e herë në kurriz.
Më thuaj si hyre në familjen e perëndive dhe fitove pavdekësinë?”

(Këtu Utnapishtimi i tregon Gilgameshit historinë e Përmbytjes, heroi i të cilës ishte ai vet; si ndërtoi një anije dhe shpëtoi me të krijesat nga përmbytja. Perënditë u mblodhën dhe e vlerësuan punën e tij duke e bërë edhe atë perëndi. Tregimi i Përmbytjes është nga më të bukurit e poemës, e cila mbyllet me deziluzionimin e Gilgameshit. Utnapishtimi i thotë Gilgameshit:)

Kush do t’i mbledhë perënditë për ty
Që të mund të gjesh jetën e përhershme që dëshiron?
O burra! Mos fli gjashtë ditë e shtatë netë!
Por, ndërsa ai po qëndronte,
U zhyt në një gjumë të rëndë,
Sikur një furtunë me shi të kishte kaluar mbi të.
Utnapishtimi i tha gruas së tij:
“Vështroje këtë burrë të fuqishëm, që kërkon pavdekësinë.
U shkreh në gjumë sikur një furtunë me shi t’i kish kaluar sipër.”

(Poema vazhdon me dështimin e Gilgameshit në përpjekjet për të arritur pavdekësinë, pasi e mposhti gjumi shtatë ditë me radhë.)

Utnapishtimi i tha Gilgameshit:
“ Erdhe deri këtu o Gilgamesh, dhe të këputi lodhja,
Çfarë mund të të dhuroj që të kthehesh në vendin tënd?
Do të të tregoj një sekret nga sekretet e perëndive:
Është një bimë e ngjashme me bimët gjembashe
Gjembi i saj është si i trëndafilit dhe do të të shpojë dorën.
Nëse dora jote e arrin këtë bimë, atëherë do të fitosh një jetë të re
Do të rinohesh.
Mori rrugën Gilgameshi për në vendin e tij
I shoqëruar nga Urshanabi - lundërtari i Utnapishtimit.
Mori bimën megjithëse ajo ia çpoi duart.
E nxori nga fundi i detit pasi lidhi në këmbë një gurë të rëndë.
Gilgameshi i tha lundërtarit Urshanabi:
“O Urshanabi! Kjo bimë qenka e çuditshme.
Me të njeriu kthen forcat dhe rininë e tij,
Le ta marrim në Uruk e t’ua japim banorëve ta hanë!
Edhe unë do ha prej saj; ndoshta kthehem në rininë time”.
Dhe pas njëzetë orësh mundi të hajë diçka.
Pas tridhjetë orësh ra nata.
Gilgameshi pa një gjol me ujë të ftohtë,
Zbriti dhe u la në ujë
Por një gjarpër aty nuhati aromën e bimës,
Doli mbi ujë dhe e përlau atë
Dhe në moment ndërroi lëkurën gjatë kthimit.
Gilgameshi u ul dhe qau…

(Në këtë mënyrë poema shpjegon ndërrimin e lëkurës së gjarpërit… Gilgameshi kthehet në Uruk. Ai tashmë ka humbur shpresën jo vetëm në pavdeksinë, por edhe në kthimin e rinisë. Por ai ka arritur në përfundimin se më e mira që mund ta përjetësonte atë ishte puna dhe veprat e mira. Prandaj ndërton murin rrethues të Urukut).


1 Sahmash ose Dialli- emër perëndie.
2 Ururu emër perëndie.
3 Ninsun – emër perëndie, që del edhe si nëna e Gilgameshit.
4 Humbaba - emri i demonit të fuqishëm dhe të tmerrshëm që ruante Pyllin e Bredhit.
5 Ishtar – e bija e perëndisë së qiellit Anu. Këtu paraqitet e degjeneruar.
6 Me vajra kuptohen parfumet.
7 Irkalla paraqitet si perëndi e Ferit.
8 Utnapishtimi paraqitet si një ish mbret, të cilin perënditë e bënë të pavdekshëm si shpërblim për shpëtimin e njerëzimin në kohën e Përmbytjes.
9 Qenie mitologjike.

Përktheu: Sulejman Tomçini
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Epi i Gilgameshit Empty faliderim

Mesazh  i panjohuri 01.12.09 20:11

Per Epin e Gilgamshit kam ditur vetem se eshte vepra me e vjeter ne bote e gjetur ndonjehere, por fale Neo-s une mesova shume gjera ne lidhje me kete veper.
Gjithnje kam dashur informacione per kete liber dhe s'do te beje keq te gjeje ndonje fote ta dergoje.
i panjohuri
i panjohuri

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Epi i Gilgameshit Empty Re: Epi i Gilgameshit

Mesazh  Neo 28.12.09 14:38

Epi i Gilgameshit Gilgam10

Pamje nga tabletat e epopese se Gilgameshit.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Epi i Gilgameshit Empty Re: Epi i Gilgameshit

Mesazh  Neo 04.01.10 21:00

Eposi i Gilgameshit

'Epi i Gilgameshit është një poemë epike, qe vjen nga Mesopotamia e lashte, dhe eshte nje prej shkrimeve me te hershme te literatures per mbretin hero mitologjik Gilgamesh ,te cilat jane permbledhur me vone ne nje poeme te gjate Akkadian.

Versioni me i kompletuar qe ekziston sot eshte i ruajtur ne 12 pllaka argjile ne koleksionin e librarise qe i perket shekullit te 7-te para eres sone te Mbretit te Asirise (Siria e sotme ) Ashurbanipal. Titulli otigjinal i epit te gilgameshit eshte "Ai qe pa thelle " He who Saw the Deep (Sha naqba īmuru) ose Surpassing All Other Kings (Shūtur eli sharrī).

Gilgamesh mund te kete qene nje udheheqes i vertete gjate periudhes se fundit te Dinastise se Hershme II (ca.shekulli i 27-te para eres sone )

Historia baze e Epit te Gilgameshit tregon marredhenien qe ekziston ndermjet Gilgamesh, who has become distracted and disheartened nga rregulli i tij,dhe nje miku te tij, Enkidu,i cili eshte gjysem i eger dhe qe ndermerr merr persiper ti beje kerkesa pyetje te rrezikshme Gilgameshit. Ky ep fokusohet tek mendimet e Gilgameshit per vdekjen pas vdekjes se Enkiduse. Flet se si ata behen njerezore se bashku dhe thekson fort pavdekshmerine. Nje pjese e gjate e poemes ilustron kerkimet e Gilgameshit ne Lidhje me pavdekshmerine pas vdekjes se Enkiduse.

Ky ep eshte i perkthyer ne shume gjuhe te botes,keshtu qe heroi, Gilgamesh,eshte kthyer ne nje ikone e kultures popullore asiro-babiloneze, e shkruar me shkrimin në formë pyke, mbi 12 rrasa argjile, që datojnë rreth mijëvjeçarit të 3-të p.e.r.

Eposi i Gilgameshit është një nga krijimet letrare më të lashta të njerëzimit, dhe vepra më e njohur e Babilonisë së lashtë.

Eposi i Gilgameshit, përmbledh të gjitha shkrimet që lidhen me përjetimet e mbretit mitik të Urukut, Gilgameshit, dhe mendohet si teksti më i rëndësishëm mitologjik babilonez dhe asirian, që i ka përballuar kohës gjer në ditët tona.

Përkthimi i parë modern u krye vitin 1872, nga studiesi anglez Xhorxh Smith. Mbret i Urukut, bir i hyjneshës Ninsun dhe i një babai vdektarar.Gilgameshi, ndërtues i murit të Urukut, një hero-mbret, mendohet të ketë ekzistuar vërtet.

Gilgameshi një trim i çartur dhe sundimtar i egër,deri kur njohu Enkidujin, nuk e dinte ç’ishte as ndjenja e miqësia dhe as ndjenja e kuptimeve të mëdha jetësore.Bashkë me mikun e tij ai mundi një armik të fuqishëm dhe keqbërës me emrin Humbaba,rojë e malit të Cedrit. Ata mundën të mposhtnin demin e një tërbimi hyjnor kundër tyre,të hyjnisë Ishtarja e cila ua dërgoi atyre si hakmarrje meqënëse gilgameshi e kishte refuzuar dashurinë.

Pas vdekjes së mikut të tij Enkidujit, Gilgameshi përherë të parë, u ballafaqua me tmerrin që ngjalli ndjenja e vdekjes. Ai u vu pas kërkimit të barit të pavdekësisë ; kërkoi këshilla nga Utnapishtimi, një stërgjysh i tij që kishte fituar përjetësinë. Edhe kur i dukej se e kishte fiutar përjetësinë. Edhe kur i dukej se e kishte në dorë barin e pavdekësisë të gjetur në fund të detit të ëmbël, atë ia rrëmben nga dora një gjarpër dhe e lë në trishtimin e të pashpresë. Pas shum aventurave e përpjekjev, kthehet duarbosh dhe i trishtuar ne Uruk, për të vdekur në qetësine e pallatavetë tij madhështore. Por, një porosi e urtë, që tingëllon si një ligjërim proverbial i vjen Gilgameshit prej hyjneshës Siduri Sabitu, gruas së urtë që rri në malin dhe në kopshtin e hyjnive, : «

Pra,Gilgamesh,ti mirë ha e pi Dhe sa më shumë mbushe barkuntënd ; Bëj qejf pa ndalur ditën edhe natën, Secilën ditë kremto nga një kremte - Natën e dtiën n’vallëzim knaqu, N’zërin e harpës,n’tingujt e fyellit. Rrobat e pastra veshi, Gilgamesh, Mirë pastroje e lyeje kokën tënde, Dhe trupin laje vetëm n’ujë të freskët. Soditi f’mijët n’gaz e dora dorës, N’gjoksa t’grave ti hareshëm prehu ! N’qytetin tënd.n’Uruk kthehu ti mbrapa si trim i fortë dhe si mbret i lumtur »

Epi i Gilgameshit është vepra më e vjetër që njihet deri tani rreth 4000 vjet më parë. Epi qëndroi rreth 2500 vjet i mbuluar nën dhe.

Epi i Gilgameshit është i përbërë prej 12 pllakash (këngësh) në të cilat rrëfehet për mbretin e Urukut në Mesopotaminë e Lashtë, e cila shtrihej ndërmjet lumenjve Tigër dhe Eufrat.

Ky është një nga qytetet më të vjetra të njerëzimit. Këto pllaka qëndruan shumë shekuj nën dhe, rreth 2500 vjet. Disa nga këto pllaka janë të dëmtuara, shumë fjalë e vargje janë të palexueshme, pra janë fshirë krejtësisht. Ky shkrim është bërë në pllakat ë dheut, të cilat më pas piqeshin me shkrim me kunja (kuneiform). Kjo vepër e Mesopotamisë edhe në kohët e sotme është shumë aktuale dhe me rëndësi nacionale. Ajo jep transponimin e botës së njeriut në një periudhë të caktuar të zhvillimit të tij.

Shqiptimi poetik i përpjekjeve të njeriut për ti shpëtuar vdekjes, për të gjetur jetën e amëshuar dhe forcën e rinisë. Epi i Gilgameshit i kushtohet tmerrit të vdekjes dhe fatit tragjik të njeriut. Njeriu bëhet i vetëdijshëm se duhet të vdesë sikurse ngjet me kryepersonazhin Gilgameshin. Ky ishtë mbret i Urukut, njeriu i Hareve dhe Gëzimeve.

Ai nuk kishte menduar sa duhet për kuptimin e jetës dhe vdekjes së njeriut. Vetëm vdekja e mikut të tij Enkidujit e bind se duhet të vdesë. Gilgameshi ndërron qëndrim ndaj jetës dhe vihet në kërkim të jetës së amëshuar si perënditë. Kjo del qartas edhe në mallkimin e Enkidujit drejtuar gruas hyjnore e cila e harlisi dhe e ndau nga kafshët dhe e ktheu tek njerzit. Në epin e Gilgameshit ballafaqohen 3 botë.

1. Bota Hyjnore

2. Bota Njerëzore

3. Bota shtazore

Ato dëshmojë për një stad të lashtë të ekzistencës. Bota Njerëzore shprehet nëpërmjet Gilgameshit, mbretit të Urukut dhe njerëzore që jetojnë në të. Bota Hyjnore e perëndive është e pasur dhe ka funksion të shumfishtë në ep. Bota shtazore ndërlidhet mjaft mirë me dy botët e tjera.

Kufijtë midis këtyre tri botëve shprehen nepermjet Gilgameshit njeri, mbret i Urukut, i cili ka dy të tretat e hyjnive. Enkiduji pasi e krijoi hyjnesha Arururri kullot barin me kafshët e pyllit. Humbaba, roja e malit hyjnor Lendrit, paraqitet si kafshë me kokë njeriu. Kemi luftën kundër së keqes.

E keqja më e madhe që nuk mund të shpëtojmë asnjëherë është vdekja. Gilgameshi dhe Enkidui bëhen miq. Hyjnia Anuji urdhëron Arurunë që të krijojë një qënie, Enkidujin që ti kundërvihet Gilgameshit. Në këtë Ep kemi raportin e jetës dhe vdekjes. Në fund heroi kryesor vdes. Njeriu vdes si qënie, por njerëzimi vazhdon jetën. Epi i Gilgameshit ka ngjashmëri me Iliadën dhe Odisenë e Homerit për nga mënyra si është krijuar.

Vepra , letra e krijuar mbi bazën e fantazisë bën çlirimin nga vuajtja. Akili e kishte vdekjen e tij në thembër, pra ai vdiq. Kemi dhe Faraonët të cilët ishin gjithashtu të vdekshëm megjithëse ata e mbanin veten si të pavdekshëm, Aleksandrin e Maqedonisë etj. Mënyra e të shkruarit dhe të mbledhurit të këngëve ngjan me krijimet e Homerit.

Ndoshta kjo ka qenë një mënyrë e të shkruarit në kohët e atëhershme. Këta heronj vijnë në ditët tona dhe bëhen burim frymëzimi për brezat e ardhshëm duke sjellë mesazhe nga një botë e lashtë, por nga mënyra e të menduarit dhe të jetuarit nuk është vetëm e tillë.

Wiki
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Epi i Gilgameshit Empty Re: Epi i Gilgameshit

Mesazh  Luli 08.11.11 18:45

Epi i Gilgameshit

Epi i Gilgameshit është vlerësuar si vepra më e vjetër e letërsisë, e njohur deri me sot.

Autori i saj nuk dihet , gjithsesi Epi i Gilgameshit mbahet si vepra e parë letrare e shkruar. Ky ep mbijetoj me shekuj, sepse u shkrua në 12 pllaka argjili.

Shkrimi me të cillin u shkrua epi quhet shkrim kuneiform, i cili mendohet se duhet të jetë i shpikur 3000 vjetë më parë P.K në Mesopotami. Epi i Gilgameshit është shembulli më i vjetër i regjistrimit të mendimit njerzor dhe modeli i një tradite gojore.

Mendohet të jetë krijuar pjesë-pjesë dhe kohë pas kohe. Epi i Gilgameshit është shkrim i cili flet për Mbretin e Urukut i cili ishte biri i një hyjneshe dhe një babai vdektar.

Ishte njeri i cili nuk e dinte se ç’ishte ndjenja e miqësisë dhe ndjenja e kuptimeve të mëdha jetësore deri sa e njohi Enkidujin. Ai me mikun e tij fitoi shum gjëra , ai e me mikun e tij e mundi armikun e madh të Urukut i cili quhej Humbaba.

Ishte njeri i cili dëshironte të gjente barine e pavdekësisë dhe deshironte të bëhej si nëna e tij. Gilgameshi është heroi klasik dhe më i vjetër i letërsisë botërore, prej të cilit do të dalin heroj të ndryshem si Odiseu e te kendej.

Tema e pavdekësisë

Gilgameshi ndihet gjysëm perendi dhe lakmon pavdekësinë, ndaj dhe vihet në kërkim të barit të përjetsisë. Epi Gilgameshit si vepra më e lashtë e njohur në letërsi është një rrëfim për heronjët dhe dëshirat për pavdekësi.Nje temë kjo që do të shfaqet dhe do të bëhet preokopim kryesor i të gjithë shkrimtarëve ne letersinë e përbotshme.

Gilgameshi ëshë gjysemnjeri dhe duhet të vdesë qoftë edhe si mbret që ka ngritur murin e madh të Urukut.

Këtu del pafuqia e madhe e pushtetit të mbretit apo e perandorit para pushtetit të hyjnisë.

Gilgameshi;diskursi fantastik- Vetë natyra e letërsisë e nënkupton së mbrendshmi fantastiken, lojën imagjinare me ngjarjet, njerëzit, hapësiren, kohën etj.

Heronjtë e letërsisë fantastike sikurse tek Epi I Gilgameshit janë ata që ndërmarrin veprime guximshme dhe kërojnë zgjidhje të jashtëzakonshme.

Kënga e tretë

Është një këngë mjaft prekëse ku Gilgameshi vajton mikun e tij Enkidujin që sapo ka dhënë frymen e funit.Vdekja e tij bëhet shkak që Gilgameshi të përpiqet për të fituar pavarsinë.

Kënga e njëmbëdhjetë

Gilgameshi nuk kishte dëgjuar këshillat e Siduri Sabitusë që të linte me një anë kërkimet e tij për një jetë te pavdekshme dhe më në fund ia kishte dalë të takonte Utnapishtimin, atë që kishte fituar pavdekësinë dhe që mund ta udëzonte se ç’udhë te ndiqte.

Utnapishtimi i thot Gilgameshit se të shkojë ne detin me ujë të ëmbël dhe në fund të tij të gjejë barin.Ai shkon atje e gjen barin magjik po kur hyri dhe po lahej ne ujë të freskët, një gjarpër ja rrëmbeu nga dora. Gilgameshi i zhgënjyer duhet te kthehet ne Uruk duar thatë dhe të pres vdekjen e tij ne pallatin e tij ashtu si miku i tij Enkiduji.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Epi i Gilgameshit Empty pershendetje

Mesazh  Ushtari i krishtit 08.11.11 19:02

faleminderit per postin por te dish dicka se epi i giglameshit eshte thjesht nje perralle e bukur e thene para mira vjetesh nuk eshte e vertete nuk ka agzistuar ate e vertetojne edhe shkenctaret
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Epi i Gilgameshit Empty Re: Epi i Gilgameshit

Mesazh  Xhemajl 08.11.11 19:10

iforti shkruajti:faleminderit per postin por te dish dicka se epi i giglameshit eshte thjesht nje perralle e bukur e thene para mira vjetesh nuk eshte e vertete nuk ka agzistuar ate e vertetojne edhe shkenctaret
Mendohet se ka egzistuar vertet, sepse emri i tij gjendet te lista e mbreterve sumerian..
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Epi i Gilgameshit Empty mbase

Mesazh  Ushtari i krishtit 08.11.11 19:25

xhemajl shkruajti:Mendohet se ka egzistuar vertet, sepse emri i tij gjendet te lista e mbreterve sumerian..

ok edhe mundet por shkenctaret kan pohuar se eshte perralle mbase edhe eshte e vertete
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Epi i Gilgameshit Empty Re: Epi i Gilgameshit

Mesazh  Berti69 12.10.15 0:07

Gjetje të reja për Epin e Gilgameshit


Epi i Gilgameshit Largea_largea_osa069514446004191444600475


“Washington Post” njoftonte dje për zbulimin e një fragmeti plotësues të Epit të Gilgameshit, që kryeveprën letrare që i kushtohet luftës së njeriut ndaj vdekjes, përballjes me të dhe në fund, njohjes së fatalitetit të jetës. Lajmi publikohej fillimisht nga “Ancient History et Cetera” që referon se tabela plotësuese ndodhet në “Sulaymaniyah Museum”.

Tabelat janë blerë nga disa kontrabandistë artefaktesh për vetëm 800 dollarë dhe mendohet se janë gjetur në jug të Babel, Iraku i sotshëm. Tabela përmban pjesë nga kapitullit V të shkruara në kuneiformin neobabilonas.

Teksti hedh dritë të re për personazhet kryesore: Gilgameshi dhe Enkiduji ndihen fajtorë për vrasjen e Humbabës, që në versionin tradicional të Epit paraqitet si përbindësh. Humbaba sipas tekstit të ri është një mbret, i cili ka patur njohje në të ri me Enkidujin. Versioni që është punuar dhe përkthyer në shumë gjuhë u zbulua më 1853 në Nineveh.

Në gjuhën shqipe, Epi i Gilgameshit është përkthyer nga Anton Berisha në vitin 1990 dhe ka ardhur në formën e një poemi. Një punë e lavdërueshme e Berishës që e shoqëron përkthimin me një parathënie të zgjeruar sqaruese për historikun e veprës.


Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Epi i Gilgameshit Empty Re: Epi i Gilgameshit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi