Një bishë misterioze në Ukrainë
Faqja 1 e 1
Një bishë misterioze në Ukrainë
Nuk arritëm akoma të marrim veten pas fundit të shumëpërfolur të botës dhe dyndjes së vampirëve serbë në vitin e kaluar, kur mbi kokë na ra një e keqe tjetër: pak kohë më parë në Ukrainë u shfaq Çupakabra - një krijesë mitike legjendare kjo me origjinë nga Amerika Qendrore. Me sa duket, mallkimet e atdheut të civilizimit Maya po vazhdojnë të përhapen në mbarë botën.
Nëse dikush nuk e di, Çupakabra është një krijesë me katër këmbë, njëfarë kryqëzimi në mes të qenit apo kajotës me çatallë të mëdhenj dhe feçkë derri e ardhur nga Porto Riko, e cila gjuan bagëtinë e shtëpisë dhe i thith gjakun asaj. Një lloj vampiri në botën e kafshëve. Natyrisht, që nuk njihet kurrsesi nga zoologjia zyrtare, po ashtu si dhe Nessie apo Njeriu i dëborës (Yeti, Bigfoot).
Gjatë gjashtë muajve të fundit janë regjistruar tashmë dhjetëra sulme mbi kafshët shtëpiake. Habitat i gjuetisë së kësaj kafshe misterioze janë bërë tashmë qytetet Kiev, Lvov, Hmelnickaja, rajoni i Ternopolit dhe Çernigovskaja.
Kësaj here përbindëshi-vampir është parë në rajonin e Karpateve, në fshati malor Gollinj, ku viktima të tij u bënë lepujt 1-vjeçarë. Familja Parashiak merret tashmë që prej shumë vitesh me rritjen e lepujve, por një mënxyrë e tillë në fermën e tyre ndodh për herë të parë. Sipas rrëfimeve të të zonjës së fermës, Lesia Parashiak, një kafshë e panjohur në kuptimin e plotë të falës kishte shqyer me dhëmbë drynin e kafazëve dhe i kishte pirë gjakun të gjithë lepujve të ngratë. Dhe gjëja më e habitshme konsiston në faktin, se trupat e pajetë të kafshëve doli se ishin absolutisht të paprekur. Domethënë, nuk ka gjasa që ky të jetë një sulm i kryer nga dhelpra, ujku apo kunadhja.
E zonja e Llajmës - qenit të madh bari Kaukazian - madje as që u zgjua gjatë sulmit të natës mbi lepujt.
Zoologu Dimitri Isonkin u përpoq të shpjegojë për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" pse ekzistenca e Çupakabra-s është vetëm një nga legjendat urbane, dhe se kush, në fakt, mund t’i ketë pirë gjakun kafshëve në Ukrainë:
- Vetkuptohet, se të gjitha këto histori të tmerrshme për kafshët e lëna pa gjak nga Çupakabra misterioze nuk janë veçse rrëfime të hiperbolizuara nga njerëz, shpesh herë, për të qenë i sinqertë këtu, jo fort të arsimuar. Për më tepër se këtë bishë të habitshme nga afër nuk e ka parë askush, ndërsa të gjithë ata që gjoja e kanë "parë", shpesh herë ngatërrohen dhe nuk përkojnë në dëshmitë e veta. Zakonisht në këtë mënyrë bagëtia mund të sulmohet prej kafshëve të sëmura nga tërbimi, sidomos në periudhën e hidrofobisë (angl. hydrophobia).
Në këtë fazë të sëmundjes rritet në mënyrë dramatike ndjeshmëria ndaj stimujve ndijorë - dritës shumë të ndritshme, tingujve të ndryshme (kafshët e tërbuara mund t’i ketë ndjellë zhurma që vinte nga kafazët) dhe etja e tmerrshme. Kafshët e sëmura bëhen tejet agresive, mund të kenë madje haluçinacione. Domethënë, për të sulmuar mund të sulmojnë, por trupat e pajetë i lënë të paprekur gjatë kësaj.
Nëse është kështu në të vërtetë apo jo, vështirë gjykohet. Tani për tani nuk ka prova të besueshme shkencore për të konfirmuar ekzistencën e Çupakabra-s. Megjithatë, në institucionet shkencore të disa vendeve po zhvillohen hulumtime në bazë të gjurmëve të lëna, siç presupozet, nga kjo krijesë.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Rusi, Ukrainë, ikonat fillojnë të qajnë ...
» Merimanga misterioze
» Re misterioze...
» 10 vende misterioze
» Zhdukjet më të mistershme të njerëzimit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi