EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sakramenti

2 posters

Shko poshtë

Sakramenti Empty Sakramenti

Mesazh  Jon 28.12.08 1:36

Sakramenti

Sakramenti (lat. sacramentum = shenjtërim) është një besim dhe ushtresë e ritit të krishterë që ndërmjetëson Hirin e Perëndisë tek njeriu, duke themeluar kështu një mister të shenjtë.

Pikëpamjet lidhur me çështjet se cilat rite janë sakramentale, dhe kur një veprim është sakramental ndryshojnë midis besimeve dhe traditave të krishtera.

Përkufizimi më i pajtueshëm i një sakramenti pohon se ai është një shenjë e jashtme e dukshme që shpie në hirin e brendshëm shpirtëror.

Sakramentet më të pranuara gjerësisht janë pagëzimi dhe kungimi; megjithëse besime të tjera të krishtera përfshijnë edhe pesë sakramente të tjera: krezmimin, shugurimin, rrëfimin, vajimin, dhe martesën.

Historia

Në qindvjeçarët e parë të krishterimit sakramenti tregonte tërësinë e veprimtarive të shenjta, rrjedhimisht domethënia dhe numri i sakramenteve erdhi duke u përkufizuar dhe është shumë i ndryshëm në besimet e krishtera.

Në lidhje me sakramentet Shën Agostini thotë se kisha jeton shumë sakramente, dhe rendit sakramentin e pagëzimit (ujit të bekuar), martesës, kungimit (eukaristisë) etj.

Në disa raste emërtimi sakrament përdoret në rrethana abstrakte për të treguar veprën e Perëndisë nëpërmjet njeriut: p.sh. "sakramenti i shpëtimit", "sakramenti i bashkimit", etj.

Katolicizëm

Kisha katolike romake njeh shtatë sakramente si rite të shenjta, e bindur nga fakti se nëpërmjet tyre Krishti i Ringjallur bëhet i pranishëm, shfaqet dhe vepron në historinë e njerëzimit për t´a ballafaquar atë gjithnjë e më shumë me veten, në veçanti për t´a bërë atë të aftë të rikryejë në jetën e tij misterin e dashurisë së tij të Pashkëve, vdekjen dhe ringjalljen.

Në fillimin e mijëvjeçarit të dytë të Erës së Re, me zhvillimin e skolastikës në kishën latine, fjala "sakrament" u përkufizua në shenjat e shenjta të pranuara si dëshira e vetë Krishtit. Numri i sakramenteve u vendos nga Këshilli i Trentos (1545 - 1563). Ata janë:
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sakramenti Empty Re: Sakramenti

Mesazh  Albaniaa 11.09.13 17:48

SAKRAMENTET - MJETET E SHELBIMIT
Per shelbimin e botes mbare Krishti themeloi Kishen e shenjte. Vete Kisha eshte nje sakrament i madh i shelbimit per tere boten. Mirepo, ajo ka shume rruge, shkalle dhe mjete te posacme te shelbimit per secilin besimtar, nder te cilat me te rendesishmet jane shtate sakramentet, qe i themeloi vete Jezu Krishti.
Kisha eshte si nje qytet i madh me shtate burime uji te gjalle, qe krijojne nje lum te vetem prej te cilit pine dhe jeton secili qytetar, secili i krishtere. Keshtu edhe shtate sakramentet e Kishes e permbushin me hirin e Zotit tere jeten e te krishtereve - prej lindjes deri ne vdekje.

Ne kete teme shpeshhere do te permendet fjala "hiri". Prandaj po e percaktojme: Hiri (ose "hiresia") eshte dhurate mbinatyrore e Zotit, e pameritueshme per njeriun, te cilen Zoti na e jep per shkak te meritave te Jezu Krishtit, qe te mund te bejme mire, t'i shmangemi te keqes dhe ta fitojme shelbimin-jeten e amshuar ne lumturi. (krh. artikullin e Imzot Nike Preles, Hiri, ne "Driten" nr. 96/=5-6 1982/, fq. 8-9).
Cka eshte sakramenti?

Fjala Sakrament vjen prej fjales latine "sacramentum", e cila ne kohen e romakeve kishte disa kuptime te ndryshme. "Sacramentum" ishte: pengu i se vertetes ne gjyq, betimi i ushtarit ne besnikeri ndaj shtetit, fshehtesi e shenjte ndersa ne greqishten antike quhet mysterion.
Ne Kishen katolike sakramenti percaktohet si shenje e dukshme dhe vepruese, e themeluar prej Krishtit, e cila shenon dhe realizon shenjterimin e njerezve. Sakramenti eshte mjet neper te cilin Zoti na e jep hirin e vet per shelbimin tone.
Sakramenti eshte shenje e dukshme - si cdo shenje tjeter. Secili sakramente ka ndonje send ose gje te dukshme, qe quhet: "materia" e sakramentit. Ka edhe fjale qe i shqipton ndaresi. Ato quhen "forma" e sakramentit. P.sh. materia e kungimit jane buka dhe vera, ndersa forma jane fjalet e shugurimit. Vetem materia dhe forma se bashku e bejne nje sakrament, shenje qe shihet dhe ndihet, qe me siguri na sjell hirin e Zotit, i cili perndryshe eshte i padukshem.
Sakramenti eshte shenje vepruese. D.m.th. se nuk eshte sikur shenjat e tjera: natyrore dhe konvercionale, qe me te vertete i shenojne sendet, por nuk i prodhojne. Tymi eshte shenje se dicka digjet, por nuk e ben zjarrin. Flamuri shenon shtetin, shkronjat shenojne tingujt, por nuk i
prodhojne.
Sakramentet jane shenja te posacme, qe edhe e realizojne, prodhojne, ate cka shenojne: realizojne hirin e Zotit dhe shenjterimin e njeriut.



Numri dhe veprimi i sakramenteve

Ne Kishen e Krishtit ka shume fshehtesi te shenjta dhe shenja te dukshme, te cilat e ndihmojne shelbimin e njeriut, por percaktimit, qe e kemi dhene me pare, i pershtaten vetem shtate fshehtesi te tilla: pagezimi, perforcimi (krezmimi), kungimi, rrefimi, vajimi, urdheri i shenjte dhe kurora e marteses. Sakramentet, pra, jane shtate. As me pak, as me shume.
Punet e tjera te shenjta, sic jane sakramentoret, lutjet, bekimet, kushtimet dhe shugurimet e ndryshme, nuk mund te quhen sakramente, pasi nuk jane themeluar drejtperdrejt prej Krishtit, por prej Kishes. Per kete arsye dallohet edhe veprimi i ketyre sakramenteve prej veprimit te sakramenteve.
Pasi vepruesi kryesor, edhe pse i padukshem, i sakramenteve eshte vete Krishti, i cili themeloi, veprimi i tyre nuk varet prej shenjterise se ndaresit te dukshem. Sakramentet gjithmone prodhojne dhe japin hirin e Zotit, pa marre parasysh se kush i ndan.
P.sh.: nese nje mekatar i madh pagezon, me qellim qe te beje ate cka ben Kisha, njeriu i pagezuar (qofte i rritur, qofte femije) - pa kurrfare dyshimi - krejtesisht lirohet prej te gjitha mekateve, dhe nese ne ate moment vdes ne mekatin e vet, shkon ne ferr. Njesoj eshte edhe me rrefimin: pa marre parasysh kush na rrefen, ne me siguri lirohemi prej mekateve, sepse Zoti nuk na fal mekatet per shkak te meshtarit qe na rrefen, por per merita te Krishtit, i cili themeloi rrefimin, dhe i cili eshte ndaresi kryesor i sakramenteve, ndersa meshtari eshte vetem mjet ne duar te Krishtit.


Nderkaq, veprimi i sakramenteve varet edhe prej shenjterise se ndaresit, pasi ato i themeloi Kisha, njeri - e jo drejtperdrejt Zoti.
Prandaj, teologet thone se sakramentet veprojne "ex opere operato", pavaresisht prej ndaresit, ndersa sakramentoret veprojne "ex opere operantis" qe d.m.th. se rezultati varet prej lutjes, pershpirterise dhe shenjterise se ndaresit.
Kuptohet se as sakramentet dhe as sakramentoret nuk mund te veprojne ne marresin nese ekziston ndonje pengese e madhe: nese i mungon feja ose disponimi i nevojshem. P.sh. kush nuk beson, nuk mund te marre asnje sakrament. Kush nuk pendohet, nuk mund t'i falet mekati ne rrefim. Kush nuk eshte i lire per martese, nuk mund te marre sakramentin e kurorezimit.
Pra, sakramentet nuk veprojne ne menyre magjike, sepse Zoti gjithmone e respekton lirine e njeriut. Ky fakt eshte shume me rendesi per secilin njeri, qe ta dije se asnje fe, e cila merret me vepra magjike, nuk eshte prej Zotit, d.m.th. se nuk eshte fe e vertete, pasi Zoti kurre nuk vepron kunder lirise sone!
D.m.th.: te gjitha sakramentet e Kishes gjithmone jane te suksesshme - ne qofte se ai qe i pranon e ka fene e gjalle dhe disponimin eduhur.



Ndarja e sakramenteve

Sakramentet mund te ndahen ne menyra te ndryshme.
Nga pikepamja e qellimit, ato ndahen ne sakramente personale (per shelbimin e e njeriut individ: pagezimi, perforcimi, kungimi, rrefimi dhe vajimi) dhe shoqerore (per themelimin, rritjen dhe drejtimin e shoqerise: urdheri i shenjte dhe kurora e marteses).
Nga pikepamja e gjendjes se shpirtit jane "sakramentet e te vdekurve" dhe "sakramentet e te gjalleve". Kuptohet se sakramentet mund t'i marrin vetem njerezit fisikisht te gjalle. Mirepo, me shpirt jane te vdekur ata qe jane ne mekat te rende - pa hir te Zotit. Te tillet mund te marrin vetem "sakramentin e te vdekurve": pagezimin dhe rrefimin - me kusht qe te pendohen per mekate. Per te gjitha sakramentet te tjera duhet te jemi "te gjalle" me shpirt, d.m.th. me hirin shenjterues.
Kemi sakramente qe mund dhe qe s'mund te perseriten. Nuk mund te perseriten ato sakramente qe lene "vulen" e pashlyeshme: pagezimi, perforcimi (krezmimi) dhe urdheri i shenjte. D.m.th. nese njeriu i pagezuar e braktis fene e vet dhe behet ateist ose anetar i ndonje religjioni tjeter, dhe deshiron te kthehet ne fene katolike, ai nuk duhet as nuk mund te pagezohet perseri, pasi e ka "vulen" e pagezimit. Njesoj eshte edhe me perforcimin dhe urdherin e shenjte.
As kurorezimi nuk mund te perseritet derisa bashkeshorti-ja eshte gjalle. Perndryshe, pas vdekjes se njerit, pala tjeter mund te martohet perseri. Nuk perseritet as vajimi i te semureve derisa zgjatet ajo semundje ne te cilen vajimi eshte dhene. Nese i semuari sherohet dhe rishtas semuret, vajimi mund te perseritet.
Marresi dhe ndaresi i sakramenteve

Njeriu qe merr cilindo sakrament duhet qe para se gjithash te besoj ne Hyjin dhe ne Jezu Krishtin Shelbues, Zot dhe Njeri.
Duhet te kete qellimin e mire, te kete shprese se do te shelbohet. Plot me dashuri ndaj Zotit duhet te jete i gatshem ta pranoje dhe ta zbatoje vullnetin e tij. Ta kete hirin shenjterues (per sakramentet e te "gjalleve"), ose se paku t'i largoje pengesat - te pendohet per mekate (per sakramentet e te "vdekurve"). Duhet te jete i gatshem ta adhuroje Zotin dhe ta falenderoje per shelbim. Edhe nje kusht: pagezimi eshte sakramenti i pare dhe kryesor. Pa pagezim s'mund te mirret asnje sakrament sakrament tjeter.
Sa per ndaresin, ai duhet te jete anetar i Kishes, te jete ne hirin shenjterues (edhe pse kjo nuk eshte kusht i domosdoshem per vleren e sakramentit), duhet ta kete qellimin te sherbeje si mjet ne duar e Krishtit, ta kete mandatin (fuqine e plote, autorizimin) prej Kishes dhe t'i permbahet ritit te caktuar.
Vetem sakramentin e pagezimit ne nevoje mund ta jape secili njeri - nese ka qellim te bej cka ben Kisha e Krishtit. Perndryshe per secilin sakrament ndaresi duhet ta kete urdherin e shenjte.
Diakoni mund te jape pagezimin, kungimin, vajimin dhe ta bekoje kuroren e marteses. (Sakramentet e kurorezimit ia japin te fejuarit njeri-tjetrit, por nen kushte, te cilit i ka caktuar Kisha). Per meshen shenjte, per rrefim dhe per krezmim ne rast te nevojes, lypset se paku urdheri i meshtarise, ndersa per ndarjen e urdherit te shenjte dhe krezmim ne situate normale lypset urdheri ipeshkvor.
Sa per sakramentet ne pergjithesi, keto jane te dhenat kryesore, qe duhet t'i njohin te gjithe besimtaret. Dhashte Zoti, qe ne te ardhmen do te vazhdojme edhe me shpjegimin e secilit sakrament vecanerisht.


[vazhdon]
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sakramenti Empty Re: Sakramenti

Mesazh  Albaniaa 11.09.13 17:50

1. PAGEZIMI



Pagezimi eshte sakramenti i pare dhe me i rendesishem i Kishes. Krishti e themeloi per te miren e te gjithe njerezve te mbare botes. Ai i urdheroi nxenesve te vet: "Shkoni e beni nxenes te mi te gjithe popujt! Pagezoni ne emer te Atit e te Birit e te Shpirtit Shenjt!" (Mt 28, 18-19).
Shenja e dukshme e pagezimit eshte larja e njeriut me uje, qe e percjell shqiptimi i formules se pagezimit.
Llojet e pagezimit

Krishti nuk e themeloi pagezimin si nje prej mjeteve te ndryshme te shelbimit, por e ka bere mjet te domosdoshem, pa te cilin s'ka shelbim. Prandaj ai edhe i dergoi nxenesit e vet: "Dilni ne mbare boten e predikoni Ungjillin te gjithe njerezve. Kush do te besoje e do te pagezohet, do te shelbohet, ndersa kush s'do te besoje, do te denohet" (Mt 16, 15-16).
Shihet, pra, se pagezimi eshte i domosdoshem per shelbim. Pagezimi - ne domethenien me te ngushte te fjales - eshte pagezimi me uje. Te krishtere quhen dhe me te vertete jane ata njerez qe jane pagezuar me uje.
Mirepo, dihet se shume njerez ne bote nuk pagezohen vetem sepse nuk e njohin Krishtin as mesimin e tij. A do t'i denoje Zoti, pasi (pa faj te vet!) nuk jane pagezuar? - Jo! Nese ata jetojne ashtu sic i meson ndergjegja e tyre, nese mundohen ta zbatojne ligjin e Zotit aq sa e njohin, nese jetojne ne dashuri ndaj njeri-tjetrit dhe ndaj Zotit, Zoti me siguri nuk do t'i denoje. Per ta themi se jane pagezuar me deshire (ose: "me zjarr" - te dashurise!), sepse ata me siguri do te pagezoheshin, po te dinin se kush eshte Krishti dhe cka eshte pagezimi.
Pervec pagezimit me uje dhe me deshire, ka edhe pagezim me gjak. Me gjak jane pagezuar ata qe para pagezimit me uje (per te cilin ndoshta jane pergatitur), kane dhene jeten e vet per Krishtin si martire, deshmore, deshmitare te fese se krishtere. Kjo ndodhte sidomos ne tre shekujt e pare te krishterimit. S'ka dyshim se njerezit e tille shelbohen, sepse vete Krishti ka thene: "Dashuria me e madhe qe ndokush mund ta tregoje eshte: ta jape jeten e vet per miqte e vet" (Gjn 15, 13). Kush e jep jeten e vet per Krishtin, atij nuk i duhet tjeter vertetim shenjterie. Ai automatikisht shelbohet.
Ketu Kisha sheh te vetmen menyre se si mund te shelbohet dikush pa pagezim te rendomte me uje. Perndryshe pa pagezim s'ka shelbim.
Frytet e pagezimit

Pagezimi rrenjesisht e nderron njeriun dhe frytet e tij jane te begatshme:
a) Pagezimi na le "karakterin sakramental", "vulen" e pashlyeshme, qe do te thote se me pagezim nje here e pergjithmone behemi te krishtere - anetare te Kishes se Krishtit dhe gjymtyre te trupit mistik te tij. Ai qe njehere eshte pagezuar, ai s'ka nevoje, pra as nuk mund te pagezohet më. Prandaj ky sakrament nuk perseritet kurre.
Kjo "vule" ka edhe nje domethenie tjeter: e ben njeriun te afte t'i pranoje edhe te gjitha sakramentet e tjera. Vulen e le vetem pagezimi me uje, ndersa ai me gjak dhe me deshire - edhe pse ia shelbojne shpirtin njeriut, nuk e bejne ne kete jete anetar te Kishes, as te afte per sakramente te tjera. Prandaj, gjithkush qe e di cka eshte pagezimi dhe qe ka mundesi, duhet te pagezohet me uje.
b) Pagezimi i lan te gjitha mekatet: mekatin e trasheguar (origjinal, te "rrjedhshem"), qe e trashegojme prej Adamit dhe Eves dhe prej te pareve tane, si edhe te gjitha mekatet personale, qe ndoshta i kemi bere para pagezimit.
c) Njekohesisht Zoti na i fal ne pagezim edhe te gjitha ndeshkimet per mekate: denimin e amshuar ne ferr dhe denimin e perkohshem ne purgator.
d) Mirepo, fryti kryesor i pagezimit eshte jeta e re shpirterore - hiri shenjterues: behemi te shenjte, femije te adoptuar te Zotit, banesat e Shpirtit Shenjt, bashke-trashegimtare me Krishtin. Pasi ne pagezim bashkohemi me Krishtin ne Vdekje dhe ringjallje te tij, behemi te denje te bashkohemi me te edhe ne jeten e amshuar.



Kush mund te pagezohet?

Mund dhe duhet te pagezohet cdo njeri dhe vetem njeri i gjalle, qe beson ne Krishtin dhe qe ende nuk eshte pagezuar.
Cdo njeri, d.m.th.: mashkull dhe femer, i rrituri dhe femija, pa dallim race, kombesie, gjuhe, prejardhjeje shoqerore, politike, fetare... Te gjithe pagezohen ne nje Kishe te vetme dhe behen vellezer dhe motra me fe ne nje te vetmin Krisht.
Njeriu i vdekur s'mund te marre asnje sakrament, prandaj as sakramentin e pagezimit!

Kush nuk beson ne Krishtin, Zot e Njeri, kush nuk i njeh se paku themelet e fese se Krishtere dhe kush vete nuk deshiron - nuk mund te pagezohet. Per kete arsye ne fillim pagezoheshin vetem njerez te rritur.
Kisha filloi te pagezoje femijet vetem kur gati mbare shoqeria pranoi fene e Krishtit dhe kur u be e sigurte se femijet do te edukohen si te krishtere. Prandaj edhe sot pagezohen vetem ata femije, per te cilet prinderit dhe nunat mund te garantojne se do t'i edukojne ne fene e krishtere.
As sot nuk pagezohen femijet e atyre qe nuk besojne ne Zotin (ateistet), as femijet e atyre qe nuk besojne ne Krishtin Zot (myslimanet), as femijet e te krishtereve qe nuk jetojne si te krishtere, qe nuk e zbatojne ligjin e Zotit ose te Kishes. Sepse si mund t'i edukoje femijet e vet ne fene katolike ai qe vete nuk jeton si katolik?
Femijet e tille s'kane faj qe nuk pagezohen, por kane faj prinderit e tyre. Ata, nese deshirojne, mund te pagezohen kur te rriten dhe kur te pranojne fene e krishtere lirisht, me vetedije dhe me pergjegjesi te plote personale.
Kush eshte pagezuar nje here, pagezimi i tij nuk mund te perseritet. Por, nese ka dyshim te arsyeshem se pagezimi i dikujt nuk ishte i vlefshem, ose se ndoshta nuk ishte pagezuar fare, njeriu i tille mund te pagezohet vetem me kusht: "E., ne qofte se nuk je pagezuar, une po te pagezoj..."



Kush dhe si pagezon?

Ne situate normale rregullisht pagezojne ata qe e kane urdherin shenjt: diakonet, meshtaret dhe ipeshkvijte. Mirepo, pasi pagezimi eshte i nevojshem per shelbim te gjithkujt, ne nevoje, ne rrezik vdekjeje - ku s'ka meshtar ose s'ka kohe te shkojme tek ai - pagezuesi i jashtezakonshem mund te jete cdo njeri - mashkull dhe femer, qe ka qellim te beje ate cka ben Kisha.
Pagezimi behet keshtu: femija, ose njeriu i rritur qe ende nuk eshte pagezuar, por beson ne Krishtin dhe deshiron te pagezohet, lahet me uje - rregullisht me uje te bekuar, por mundet edhe me uje te thjeshte. Uji derdhet tri here ne shenje te kryqit mbi koken e njeriut, duke thene: "E., (i permendet emri psh.: Pjeter, Mark, Ana, Drita...), une po te pagezoj ne emer te Atit e te Birit e te Shpirtit Shenjt".
Pas pagezimit ne nevoje, nese femija shpeton, duhet ta cojme te meshtari, qe ta plotesoje ritin e pagezimit. Por vete pagezimi eshte i vlefshem dhe nuk perseritet, pa marre parasysh se kush ishte pagezues.



Kumbara dhe ndrikulla

Qe prej koheve me te lashta ne Kishe eshte njohur kumbaria. Cdo njeri ne pagezim duhet ta kete kumbaren ose ndrikullen (nunin, nuneshen). Ata jane per famullin e vet zevendes te prinderve dhe shembull i jetes se krishtere. Kujdesohen sidomos per jeten e shpirterore te tij. Duhet t'ia
mesojme se paku themelet e fese dhe te moralit te krishtere, dhe ta perkrahin qe te jete i qendrueshem ne fe.
Per kete arsye kumbara (ose ndrikulla) duhet te jete njeri i rritur - se paku 16 vjecar! - dhe i vetedijshem se cfare detyre pranon. Te jete katolik shembullor, vete i pagezuar dhe i krezmuar. Jo mekatnor publik, ose i perjashtuar prej Kishes. Nese vete nuk eshte besimtar i mire, si mund t'ia deshmoje fene e vet famullit dhe t'i edukoje te tjeret ne fe?
Kumbaria pra, ka rendesi te madhe ne fene e krishtere. Prandaj duhet te kujdesohemi mire se ke do ta zgjedhim per kumbare!
Emri

Ne pagezim femijeve u ngjitet emri. Emri i nieriut duhet te tregoje se kush eshte ai. Prandaj i krishteri do ta kete emrin e krishtere: Pjeter, Pal, Zef, Gjon, Anton, Frane, Gjergj, Mari, Pashke, Kristine, Francike, Tereze etj.
Emri mund te jete edhe kombetar, por me nje domethenie te mire: Besnik, Lulash, Mirash, Jeton, Bekim, Drita, Vjollca, Lule, Mire, etj.
Nderkaq, emrat qe i kundershtojne fese se krishtere dhe ata qe mund te kene dikur kuptimin e keq, duhet te zhduken prej popullit tone: Shan, Shytan, Cun, Dashnor..., Trashe, Sose, Shkurte, Dashurije, Bukurije, Shake, Shaqe, Pule, Guse, etj. Mire eshte te evitohen edhe emrat me kuptim gjeografik, sepse nuk u konvenojne njerezve, si p.sh. Berat, Sarande, Vlore, Adriatik...
Disa emra i kemi marre prej turqve. Me mire eshte qe shqiptari t'i perdore ne trajten shqipe. Psh. Xhevahirja eshte Margarite; ne vend te Fates kemi Fatmiren, ne vend te Kades - Katarinen, Ademi eshte Adami, Jakupi - Jak ose Jakob, Isuf (Jusuf) - Zef (Jozef), Syla (Sylejmani) eshte Salomon, Isa - Jezus (Kriste)... Perse turqisht, kur mundet shqip? Laramanizmi as nuk eshte me i nevojshem, as nuk eshte mode e bukur!
Nuk rekomandohet as huazimi i formave te tjera te huaja, sidomos kur i kemi tonat. Psh. Xhulian eshte Julian, Xhana - Jane, Gjuzepina - Jozefine, Xhoni - Gjon, Gjystina - Justina, Ejtjeni - Shtjefen...Katoliku duhet te jete katolik jo vetem me pagezim, poe edhe me emer, e sidomos me jete! Vetem keshtu feja jone do te reflektoje shkelqimin e fese dhe te mesimit te Jezu Krishtit, i cili erdhi nder ne per shelbimin e botes mbare.




[vazhdon]
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sakramenti Empty Re: Sakramenti

Mesazh  Albaniaa 11.09.13 17:52

2. PERFORCIMI apo KREZMIMI



Katoliket sot para perforcimit rregullisht marrin tri sakramente: pagezimin, rrefimin dhe kungimin. Pse atehere ne regjistrin e sakramenteve Kisha e qet perforcimin ne vendin e dyte, ndersa ne e marrim si te katertin?
Ne Kishen e pare pagezoheshin vetem njerez te rritur. Pas nje pergatitjeje te gjate ata merrnin njekohesisht tri sakramente: pagezimin, perforcimin dhe kungimin. Keto tri sakramente te para quhen me nje emer sakramentet e “inicimit”, qe latinisht d.m.th.: sakramentet fillestare, te hyrjes, te afrimit ose te pranimit ne bashkimin e plote te krishtere.
Rrefimi per kungim te pare nuk ishte i nevojshem, pasi te gjitha mekatet falen me pagezim.
Kur Kisha filloi t’i pagezoje edhe femijet, perforcimin e shtynte se paku deri ne kohen e vetedijes. Sot rregullisht deri ne kohen e pjekurise. Keshtu sot duhet te rrefehemi dhe te kungohemi para perforcimit. Mirepo, kur te pagezohet njeriu i rritur, edhe tani respektohet ai rend i mocem i sakramenteve: me se pari i jipet pagezimi, pastaj perforcimi, mandej kungimi – e vetem dikur vone edhe rrefimi, kur te jete i nevojshem per shkak te mekateve te reja, qe jane bere pas pagezimit.

Cka eshte perforcimi?

Perforcimi eshte njeri prej shtate sakramenteve qe i themeloi Jezu Krishti. Ne te marrim Shpirtin Shenjt, i cili na jep fuqi qe te mund ta jetojme dhe ta deshmojme ate fe te shenjte, te cilen e kemi pranuar me pagezim. Ai eshte perkryerje, plotesim dhe perforcim i pagezimit.
Ky sakrament quhet edhe krezmim, pasi i perforcuari lyhet me vaj te erekendshem dhe te bekuar, qe quhet krezem (gr.: “krisma”).
Vertet, ne Shkrimin shenjt nuk e gjejme fjalen me te cilen Krishti e themelon krezmimin, por ai vete ua dha apostujve Shpirtin Shenjt dhe u tha: “Sikurse me dergoi mua Ati, ashtu une po ju dergoj ju” (Gjn 20, 21-22). Shkrimi shenjt na lajmeron po ashtu se si apostujt perforconin te krishteret e pare duke i shtrire duart mbi ta. Kisha pra me perforcim vazhdon vepren e Krishtit dhe te apostujve.
Perforcimi i pare ishte dita e Rreshajve, kur Shpirti Shenjt zbriti mbi apostujt e frikesuar per shkak te vdekjes se Krishtit, dhe i beri trima, qe vete shkonin ne vdekje duke deshmuar fene ne Krishtin e ringjallur.

Perforcuesi

Perforcuesi i rendomte eshte ipeshkvi. Kur eshte nevoja, mund te perforcoje edhe meshtari i cili ka leje te posacme per kete pune. Meshtari i thjeshte mund te jete vetem perfaqesues i jashtezakonshem, p.sh. ne rrezik vdekjeje. Mirepo, edhe ai krezmon – sikurse ipeshkvi – vetem me ate vaj te shenjte, te cilin ipeshkvi e bekon te Enjten e Madhe.



Kush mund te perforcohet?

Edhe pse perforcimi nuk eshte i domosdoshem per shelbim sikurse pagezimi, per shkak te fryteve te begatshme qe ua sjell atyre qe e marrin ne menyre te denje, duhet ta pranojne te gjithe besimtaret per rritjen e fese se vet. Mund te perforcohet cdo njeri i pagezuar, i cili ende nuk eshte perforcuar. D.m.th. se nuk mund te perforcohet dy here, pasi edhe ky sakrament le vulen e pashlyeshme ne shpirtin e njeriut, sikurse pagezimi.
Perforcimi eshte sakrament i pjekurise se krishtere. Prandaj kandidati per kete sakrament duhet te jete se paku ne moshen e vetedijes, por edhe me mire eshte te perforcohet kur edhe perndryshe pranohet ne shoqerine e te rriturve. Tek ne rregullisht krezmohet rinia pas klases se tete te shkolles fillore. Femijet e vegjel mund te perforcohen vetem ne rrezik vdekjeje.
I perforcuari duhet ta njohe mire fene e krishtere dhe te jete ne hirin shenjterues. Per kete arsye te rriturit, qe jene pagezuar si femije, nuk perforcohen pa mesim feje dhe pa rrefim dhe kungim te pare.
Riti i perforcimit

Shenja e dukshme e perforcimit eshte shtrirja e duarve, lyerja me vja te shuguruar (krezem) dhe fjalet qe i thote ipeshkvi. Perforcuesi me se pari i shtrin duart mbi te gjithe djemte dhe vajzat qe jane pergatitur per krezmim, dhe i lutet Krishtit qe t’i mbushe me Shpirtin e vet. Pastaj e shtrin doren mbi koke te secilit dhe – duke i shqiptuar fjalet: “Pranoje vulen e dhurates se Shpirtit Shenjt!” – ia ben me krezem shenjen e kryqit ne balle. Ne te njejten kohe kumbara ose ndrikulla e mban doren e djathte ne krahun e djathte te te krezmuarit – si shenje bashkepunimi dhe perkrahjeje.
Shtrirja e duarve eshte pune simbolike, qe shenon bekimin e Zotit, afersine dhe mbrojtjen e tij. Me te perforcuari pranohet ne bashkesine e besimtareve te rritur dhe te pjekur – me te gjitha te drejtat dhe detyrat, dhe i jipet dhurata e Shpirtit Shenjt.
Lyerja me vaj te shuguruar ne kontekstin biblik eshte simbol i begatshem: shenon fuqine, bukurine, shendetin, gezimin, nderin qe u tregohet miqve (mysafireve), si edhe shugurimin e te zgjedhurve te Zotit per mbret, prift edhe profet.

Pse perforcohemi?

Perforcimi e ka kuptimin e thelle. Me ane te tij behemi te ngjashem me Krishtin i cili pas pagezimit te vet ne menyre te posacme u perforcua dhe u mbush me Shpirtin Shenjt. Tani Shpirti Shenjt dhe te gjitha dhuratat e tij i marrim vetem neper Krishtin.
Shpirti i Zotit na ben te afte qe ne jeten e perditshme ta jetojme fene tone dhe ta deshmojme ne cdo situate – deri te vdekja. Shpirti i Zotit kurre nuk e shtie besimtarin ne “lufte te shenjte” (xhihad) kunder atyre qe besojne ndryshe, por e ben te afte te vdese vete nese duhet, si deshmitar i fese se vertete.
Shpirti Shenjt na jep shume dhurata te nevojshme per jete te krishtere. Rregullisht i permendim shtate, pasi numri shtate e simbolizon plotesine. Ato jane: urtia, kuptimi, keshilla, forca, dija, pershpirteria dhe frika e Tenzot.


Shen Pali permend edhe shume fryte te tjera te Shpirtit sic jane: dashuria, hareja, paqja, duresa, dashamiresia, miresia, besnikeria, butesia, perkurmeria, sherimet, sherbimet, mrekullite, profecite, dallimi i shpirterave etj. (Gal 5, 22; Rom 12, 6-8; Kor 12, 8-10). I njejti Shpirt njerezve te ndryshem ua jep dhuratat e ndryshme – sipas nevojave dhe aftesise (gatishmerise) se tyre.
Askush s’e ka Shpirtin ne dore dhe s’mund te disponoje me te, por vete Zoti i kryen punet e mrekullueshme ne zemrat e pervuajtura qe i jane hapur veprimit te tij. Me ne fund, askush nuk i merr dhuratat e Shpirtit Shenjt vetem per interes te vet, vetem per dobi personale, por “Secili merr dhurate te vecante te zbuleses se Shpirtit Shenjt per te mire e perbashket” (1 Kor 12, 7). Pra, Shpirti Shenjt na afteson per sherbim bashkesise se Kishes dhe botes ne teresi – dhe kerkon prej nesh aktivitet te tille.
Pasi frytet e perforcimit jane aq te begatshme, duhet ta kuptojme dhe ta pranojme kete sakrament si nje nder dhe gezim te madh, e jo si njefare detyre te rende. Vetem nese e pranojme ashtu – me pervujtni, gezim dhe mirenjohje – si dhurate te pamerituar te dashurise se Zotit, Shpirti i Krishtit do te beje ndikim te madh ne zhvillimin dhe shenjterimin tone te gjithanshem.

[vazhdon]


avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sakramenti Empty Re: Sakramenti

Mesazh  Albaniaa 11.09.13 17:54

3. KUNGIMI


Sakramenti i trete dhe njekohesisht i fundit te hyrjes ne bashkimin e plote te krishtere eshte kungimi. Ai eshte i lidhur drejtperdrejte me meshen e shenjte. Mirepo, mesha eshte teme teper e gjere per ta perpunuar tani, ne kete kontekst. Duhet te perpunohet ne librezen e posacme. Ketu do te theksojme vetem disa te dhena kryesore, praktike, ne lidhje me kunimin shenjt – qe jane te nevojshme per jeten e perditshme fetare.
Cka eshte kungimi?

Kungimin rregullisht e percaktojme si nje prej shtate sakramenteve qe i themeloi Jezu Krishti, ne te cilin ne trajten e bukes dhe te veres e marrim Korpin dhe Gjakun e Krishtit ne shpirterat tane.
Krishti e themeloi kungimin ne Darken e mbrame kur mori buken, e theu dhe ua dha apostujve te vet duke thene ato fjale qe perseriten ne cdo meshe: “Merrni dhe hani te gjithe prej tij, ky eshte Korpi im qe do te flijohet per ju”. Poashtu pas darkes mori edhe goten plot me vere dhe tha: “Merrni dhe pini te gjithe prej tij: ky eshte kelku i Gjakut tim, i Beselidhjes se Re e te amshuar qe do te derdhet per ju dhe per te gjithe njerezit”. Dhe vazhdoi: “Beni kete ne perkujtimin tim”.
Urdheroi pra, qe te hame te gjithe dhe te pime te githe. E pse duhet te hame dhe te pime, na tregoi pasi i ushqeu 5000 vete me pese buke dhe dy peshq (Gjn 6, 1-15). Pas asaj mrekullie ai mesonte popullin: “Une jam buka e gjalle qe zbriti prej qiellit: nese ndokush e ha kete buke, do te jetoje per amshim. E buka qe une do ta jap eshte korpi im per jeten e botes... Nese nuk e hani korpin e Birit te njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jete ne vetvete. Kush ushqehet me korpin tim dhe e pi gjakun tim, ka jeten e pasosur. Une do ta ringjalli ne diten e fundit” (Gjn 6, 51.53-54). Shume nxenes thane se ky mesim eshte i pakuptueshem dhe u larguan prej tij, por Krishti nuk nderroi vendimin: kush beson ne te, ai edhe do te jetoje prej tij.
Kisha seriozisht e kupton dhe vazhdimisht e zbaton kete urdher. Cdo besimtar e ka per detyre qe te kungohet se paku nje here ne vit – per Pashke, por jo vetem nje here! Kisha na nxit te kungohemi sa me shpesh: me mundesi cdo dite. Nese kemi marre pjese ne dy meshe per nje dite, ne te dy meshet mund te kungohemi. Sidomos secili i krishtere ka obligim te kungohet ne rrezik vdekjeje.



Cka eshte e nevojshme per kungim te mire?

Kungimi i shpeshte eshte i dobishem dhe i nevojshem per rritjen dhe perforcimin e jetes se krishtere, per zhvillimin e jetes shpirterore. Megjithate nuk guxojme te kungohemi nese nuk jemi te denje!
1. Puna e pare e nevojshme per kungim te mire eshte hiri shenjterues, te cilin e marrim ne pagezim. Duhet te jemi te lire prej mekateve – sidomos prej te gjitha mekateve te renda. D.m.th.: nuk mund te kungohen ata qe nuk jane pagezuar: hebrenjte, myslimanet, hinduistet, budistet, animistet etj. Nuk guxon te kungohet as njeiru i pagezuar qe ka cfaredo mekati te rende ne shpirt, sepse me cdo mekat te rende humbet hiri shenjterues.2. Kisha e kerkon para kungimit edhe agjerimin eukaristik (ngjinesen): nje ore para kungimit te mos hame as mos te pime asgje pervec ujit. Ky agjerim perpara ka qene shume me i gjate: me se pari prej mesnates, pastaj tri ore, e tani vetem nje ore. Pse? A thua Kisha nuk e respekton aq shume agjerimin? – Jo. Por Kisha deshiron qe besimtareve t’ua jape mundesine qe te kungohen sa me shpesh, sepse kungimi eshte me i rendesishem dhe me i dobishem se shume vepra tjera te mira.
3. Puna e trete e nevojshme per kungim te mire eshte qe te besojme me gjithe fuqi se ne kungim marrim Krishtin ne zemer: me korp dhe shpirt, me mish dhe gjak, si Hy dhe si Njeri. Per kete arsye nuk kungohen femijet e vegjel dhe njerez intelektualisht aq te kufizuar, qe nuk jane te afte te dallojne Korpin e Krishtit prej bukes se thjeshte. Po ashtu nuk mund te kungohen ateistet dhe besimtaret e llojllojshem, qe nuk besojne se ne kungim eshte i pranishem vete Krishti, Zot e Njeri.

Frytet e kungimit

Kungimi ka fryte te shumta dhe te begatshme:

1. me te ushqehet shpirti;
2. ai simbolizon bashkimin tone me Krishtin dhe me te gjithe vellezerit e Krishtere;
3. kungimi na mbron prej mekatit dhe se keqes;
4. njekohesisht eshte pengu i lumturise se ardhshme i ringjalljes;
5. sikurse me cdo veper te mire, ashtu edhe me kungim, lirohemi prej mekateve te vogla;
6. cdo kungim i mire na jep gezimin dhe kenaqesine shpirterore.
Nderkaq duhet te kemi parasysh edhe kete fakt: sa te begatshme dhe shelbimprurese jane frytet e kungimit te mire dhe te denje, aq mekat te madh ben njeriu qe kungohet pa dinjitet dhe pa respekt te duhur.
Pasi kungimi eshte dhurate aq e madhe e Zotit, kurre nuk duhet qe menjehere pas kungimit te dalim prej kishes. 10-15 minuta falenderimi nuk jane shume per nje dhurate aq te vlefshme.



[vazhdon]
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sakramenti Empty Re: Sakramenti

Mesazh  Albaniaa 11.09.13 17:57

4. RREFIMI
- Sakramenti i Pajtimit -




Rrefimi eshte sakramenti i pajtimit tone me Zotin dhe me Kishen. Ne rrefim Zoti nepermjet meshtarit na i fal mekatet qe i kemi bere pas pagezimit.
Menjehere te themi se fjala “rrefim” nuk eshte pershtatshme si emer i ketij sakramenti, sepse nuk e shpreh tere ate realitet te cilin e shenon. Per kete arsye ky sakrament ka edhe emra tjere, qe e plotesojne dhe tejkalojne domethenien e kesaj fjale. Rrefimi quhet edhe sakrament i kthimit (metanoia), sakrament i pendeses, sakrament i meshires se Hyjit. Sipas domethenies se vet shprehja me e pershtatshme per kete realitet eshte: sakrament i pajtimit.
Pajtimi eshte nje proces i gjate. Njeriu me se pari duhet ta kuptoje dhe ta pranoje gabimin e vet, pastaj te pendohet dhe te vendoset per nderrim jete. Mandej duhet te lype falje dhe t’i plotesoje kushtet per falje. Vetem atehere mund te realizohet pajtimi. Per kete arsye fjala pajtim me mire e tregon ate cka behet ne mes te Zotit dhe njeriut mekatar, sesa fjala rrefim, e cila shpreh vetem nje pjese te vogel te nje procesi shume me te madh.



Rrefimi – dhurate e Zotit besimtareve te krishtere

Kur flasim per rrefim, supozohet se e njohim dhe e kuptojme seriozisht realitetin e mekateve, qe – si e keqja me e madhe qe ekziston – e fyen Zotin dhe e demton njeriun mekatar, si edhe mbare Kishen dhe shoqerine njerezore. Prej roberise se mekatit Krishti e liroi boten me vdekjen dhe ringjalljen e vet. Mirepo, qe secili njeri te behet pjesetar i ketij clirimi dhe shperblimi, secili duhet te besoje dhe te pagezohet. Ne pagezim na falen te gjitha mekatet.
Krishti e njihte mire natyren tone te ligeshtise. Ai e dinte se nuk do te qendrojme ne te miren. Per kete arsye e themeloi edhe sakramentin e rrefimit per faljen e mekateve qe i bejme pas pagezimit – pasi pagezimi nuk mund te perseritet. Ate dite kur u ringjall, Krishti u tha apostujve te vet: “Merrni Shpirtin Shenjt! Atyre qe ua falni mekatet, u falen, e atyre qe nuk ua falni, nuk u falen” (Gjn 20, 22-23). Kete pushtet dhe detyre prej apostujve e kane marre ipeshkvijte dhe meshtaret. Ata e kryejne edhe sot per te miren e te gjithe besimtareve qe e lypin meshiren e Hyjit.
Vetem feja e krishtere per pajtim me Zotin e ka sakramentin e rrefimit. Asnje fe tjeter s’ka dicka te tille! Njerezit jo te krishtere mund dhe duhet te pendohen per mekatet e veta. Mund edhe t’i pranojne para te tjereve. Por, pasi nuk jane pagezuar, nuk mund te rrefehen dhe nuk mund te jene te sigurte se Zoti ua ka falur mekatet – sikurse te krishteret qe jane te sigurte ne baze te premtimit dhe autoritetit te Krishtit Zot.
Rrefimi eshte i nevojshem per te gjithe

S’ka njeri aq te shenjte, i cili nuk do te kishte nevoje per rrefim. Po ashtu s’ka as mekat aq te madh, prej te cilit nuk mund te lirohemi ne rrefim. Sakramenti i pajtimit eshte i domosdoshem per shelbimin e atyre qe kane mekat te rende, sikur pagezimi per ata qe nuk jane pagezuar. I nevojshem eshte per femije qe kane arritur te vetedija dhe mund te mekatnojne, per njerez te rritur dhe te pjekur, si edhe per pleq dhe plaka. Me i nevojshem eshte ne rrezik te vdekjes.
Besimtari duhet te rrefehet sa me pare pasi te beje ndonje mekat te madh. Perndryshe, edhe ata qe i kane vetem mekatet e vogla, duhet te rrefehen se paku nje here ne vit – por kjo eshte teper pak. Besimtaret e mie rrefehen gati cdo muaj. Rrefehen edhe motrat e nderit (murgeshat), meshtaret, ipeshkvijte, edhe vete papa – por ata rrefehen edhe me shpesh se besimtaret e thjeshte.
Askush nuk mund t’i zgjidhe mekatet e veta. Te gjithe i rrefejme para meshtareve, te cilet prej Kishes kane marre pushtet t’i zgjidhin mekatet. Edhe vete papa rrefehet para meshtarit – si cdo besimtar tjeter.
Cka duhet te rrefejme?

Duhet t’i rrefejme te gjitha mekatet qe i kemi bere pas pagezimit. Kush eshte rrefyer perpara, i rrefen vetem mekatet qe i ka bere pas rrefimit te fundit. Nuk duhet t’i perserisim mekatet qe jane falur nje here. Ato nuk ekzistojne me.
Duhet rrefyer para se gjithash te gjitha mekatet e renda – me numer dhe me rrethana, pasi nese nuk i rrefejme te gjitha, asnje nuk na falet. Perkundrazi bejme edhe nje mekat me te madh, qe quhet sakrilegj ose shenjtdhunim.
Pune e mire dhe e dobishme eshte qe t’i rrefejme ne menyre sa me te perpikte edhe te gjitha mekatet e vogla. Por nese ndonjerin prej ketyre as nuk e rrefejme, rrefimi eshte i vlefshem – pasi mekatet e vogla mund te falen edhe ne saje te veprave te mira jashte rrefimit, ndersa mekatet e renda falen vetem ne rrefim.
Pasi mund te mekatnojme me mendim, me fjale, me vepra dhe me leshime (duke mos plotesuar detyrat), duhet t'i rrefejme edhe te gjitha mekatet e cdo lloji, e jo vetem ato me fjale dhe me vepra. Pra, qe te mund te rrefehemi mire, na nevojitet edhe pergatitja e mire, rremim i shpirtit. Pergatitja me e mire dhe me komplete do te jete nese e
gjykojme jeten tone ne baze te 10 urdherimeve te Zotit, 5 urdherimeve te Kishes, ne baze te urdherit te dashurise ndaj Zotit dhe ndaj te afermit, si edhe sipas "rregulles se arte": mos ua bej te tjereve ate cka nuk deshiron qe te ta bejne ata ty, e u bej te tjereve gjithcka deshiron qe te te bejne ata ty (krh. Mt 7,12).



Pendimi

Pendimi eshte keqardhja per shkak te mekatit, me te cilin e kemi fyer Zotin dhe Kishen dhe njekohesisht e kemi rrezikuar shelbimin tone. Ekzistojne dy lloje pendimi:
1. Pendimi i persosur eshte keqardhja sepse me mekatin tone e kemi fyer dashurine e pakufishme te Zotit ndaj nesh. Burimi i pendimit te persosur eshte dashuria jone ndaj Zotit.
2. Pendimi i papersosur eshte keqardhja sepse me mekatet tona e kemi merituar ndeshkimin e amshuar ne ferr. Pra, pendimi i papersosur nuk bazohet ne dashuri, por ne friken prej denimit te amshuar ne ferr.
Per rrefim mjafton pendimi i papersosur, megjithese me mire eshte te pendohemi ne menyre te persosur gjithmone kur ajo eshte e mundshme.



Pendesa

Pervec pranimit te mekateve ne rrefim dhe ne pajtim me njeri-tjetrin - sepse pa pajtim me njerez s'ka pajtim as me Zotin, kushti kryesor per falje eshte pendimi, d.m.th. keqardhja per shkak te mekateve, me te cilat e kemi fyer Zotin dhe Kishen dhe njekohesisht e kemi rrezikuar shelbimin tone.
Nje shenje e pendimit edhe edhe pendesa, te cilen rrefyesi e ka per detyre t'ia jape pendestarit ne rrefim. Ajo eshte shenje se deshirojme te japim njefare demshperblimi per mekatet tona. Pendesa zakonisht eshte e vogel. Gjithmone eshte me e vogel se mekati. Sepse mekati nuk na falet ne baze te pendeses - per shkak te meritave tona, por per shkak te meritave te Jezu Krishtit, i cili vdiq ne kryq per ne.
Pendesen gjithsesi duhet ta kryejme ne menyre sa me te denje. Mire do te ishte qe te bejme dicka edhe me teper sesa lyp rrefyesi - qe te tregojme dashuri me te madhe ndaj Zotit dhe falenderim per miresine dhe meshiren e tij. S'guxojme kurre ta zvogelojme ose ta nderrojme ne vete pendesen tone. Kete pune mund ta beje vetem rrefyesi.
Pasi te na e jape pendesen, derisa e themi Punen e Pendimit, meshtari na zgjidh prej mekateve me keto fjale: "Hyji, Ati i meshirshem, me vdekje dhe ngjallje te Birit te vet e ka pajtuar boten me vete dhe e ka derguar Shpirtin Shenjt per falje te mekateve. Neper sherbimin e kishes ai te dhashte faljen dhe paqen! Dhe une po te zgjidh prej mekateve tua ne emer te Atit e te Birit e te Shpirtit Shenjt!"
Frytet e rrefimit

Cdo rrefim i mire na pasuron me fryte te begatshme:

1. na falen mekatet dhe na kthehet hiri shenjterues;
2. na falet denimi i amshuar;
3. falen edhe denimet e perkohshme;
4. na ringjallen meritat qe i patem te Zoti para se kemi mekatnuar;
5. na jipet hiri sakramental dhe veprues - qe te mund ta permiresojme jeten tone, te qendrojme ne te miren dhe te ruhemi me lehte prej mekateve.

Sa shperblim i madh per nje mund aq te vogel!Fshehtesia e rrefimit

Rrefimi eshte vendi me i pershtatshem ku mund te lirohemi prej cdo barre qe e kemi ne shpirt, sepse ketu eshte e garantuar fshehtesia absolute. Meshtari do te jape jeten, por fshehtesine e rrefimit nuk do ta zbuloje. Poashtu edhe nese ndonje besimtar i thjeshte pa hir, rastesisht, degjon ose merr vesh dicka prej rrefimit te huaj, edhe ai e ka obligim qe ta ruaje fshehtesine sikur meshtari! Perndryshe denohet me denimet me te rrepta kishtare dhe perjashtohet prej Kishes. Prandaj askush s'ka arsyetim qe te mos te rrefehet dhe te mos pajtohet me Zotin, i cili gjithmone eshte i gatshem ta fale ate qe i pranon mekatet e veta dhe pendohet per to. S'ka as turp, as frike.



5. VAJIMI
- Sakramenti i te semureve -



Jezu Krishti me sakramente te ndryshme i shenjteroi momentet kryesore te njeriut: me pagezim lindjen, me rrefim dhe kungim rritjen ne hirin e Zotit, me perforcim (krezmim) pjekurine shpirterore te njeriut. Mirepo, ka edhe nje moment ne jeten tone, i cili eshte i rendesishem, se paku sa te tjeret, nese jo edhe me teper - pasiqe me te mbyllet biografia e njeriut dhe prej tij varet edhe jeta e amshuar. Ky eshte casti i vdekjes, e ne lidhje me te edhe momentet e semundjes. Keto caste - kur eshte jeta ne rrezik, si edhe te gjitha castet tjera me te rendesishme te jetes. Krishti i shperbleu me mundimin dhe vdekjen e vet dhe i shenjteroi me sakramentin e vajimit.

Nga e kemi kete sakrament?

Vajimi i te semureve ishte praktika e njohur qe ne fillim te Kishes. Apostujt e Krishtit "lyenin me vaj shume te semure dhe i sheronin" (Mk 6, 13). Shen Jakobi, si autoritet i Kishes, shkruan: "Eshte ndokush nder ju i semure? Le t'i therrase udheheqesit e Kishes! Ata le te luten mbi te duke e lyer me vaj ne emer te Zotit dhe urata e fese do ta sheroje te semuarin dhe Zoti do ta riperterije, e nese ka bere mekate, do t'i falen" (Jk 5, 14-15). Prej ketij teksti shihet tere kuptimi i sakramentit te vajimit.



Cka eshte vajimi?
Vajimi eshte sakrament i te semureve. Ne te, me ane te lyerjes me vaj te bekuar te ullinjve (ose me ndonje vaj tjeter te bimeve) dhe me ane te lutjes se meshtarit, njerezve te semure u jipet shendeti i shpirtit, si edhe i trupit - nese ky eshte i dobishem per shelbimin e tij te amshuar.
Hiri i Shpirtit Shenjt e forcon shpresen e te semuarit ne Hyjin. I jep fuqi qe ta duroje semundjen e vet, te jete i qendrueshem ne lufte per shelbimin e vet shpirteror kunder tundimeve te Qoftelargut. Me kete sakrament i semuari i bashketrajtohet Jezu Krishtit te munduar dhe te kryqezuar dhe perforcohet ne shpirt duke i drejtuar syte kah Krishti i ringjallur.
Me ne fund vajimi e liron te semuarin prej mekateve qe pa hiri mbeten pa u rrefyer: qofte per shkak te harreses, qofte per shkak te paaftesise se te semuarit per rrefim - sepse s'mund te flase me, ose s'eshte i vetedijshem aspak. Kuptohet, falen vetem mekatet per te cilat njeriu pendohet! Keshtu vajimi eshte edhe perkryerja e pendeses se krishtere.

Si ndahet vajimi?

Pasi qe vajimi eshte sakrament i te semuarve, supozohet se ata qe e marrin jane te gjalle me shpirt. D.m.th. mund te vajohet vetem njeriu i pagezuar dhe - me mundesi - i rrefyer.
Mbareshtuesi (ndaresi) i rendomte i ketij sakramenti eshte famullitari dhe ndihmesit e tij, por ne nevoje mund ta ndaje cdo meshtar.
Me rastin e vajimit ne dhomen e te semuarit familja duhet te pergatise nje tavoline te mbuluar, nje kryq me dy qirinj te ndezur - si shenje te pranise se Krishtit te kryqezuar dhe te ringjallur; mandej ujin e bekuar me nje sterpikes ne te, si edhe nje ene uje te thjeshte per larjen e duarve te meshtarit pas vajimit.
Meshtari te semuarin me se pari e rrefen, pastaj ia jep sakramentin e vajimit dhe me ne fund kungimin. Vajimi pa rrefim dhe pa kungim jipen vetem ne raste kur i semuari nuk eshte i afte per sakramente te tjera.
Duke e lyer te semuarin me vaj te bekuar ne balle dhe ne te dy duart, meshtari shqipton fjalet: "Me kete vajim te shenjte dhe me meshiren e vet te pakufi te ndihmofte Zoti me hirin e Shpirtit Shenjt. Amen. Te liruar nga mekati te shpetofte dhe me meshire te cofte ne kembet e tua. Amen." Keshtu pra, Kisha lutet per shpetimin e gjithmbarshem te njeriut - me shpirt dhe me trup.



Kur duhet ta marrim sakramentin e vajimit?

Vajimi nuk eshte sic mendon shumekush edhe sot, sakrament vetem per ata qe jane ne cast te vdekjes. Qellimi i vajimit nuk eshte qe te vdese njeriu sa me pare (ose sa me lehte), por qe te sherohet dhe te shelbohet. Prandaj vajimi as nuk quhet "sakrament i gati te vdekurve", por "sakrament i te semureve"! Nuk eshte themeluar qe ta fike jeten, por qe ta riperterije. Prandaj vajimin duhet ta marrim menjehere kur te na kape ndonje semundje e rende dhe e rrezikshme, e jo kur te lodhemi aq qe s'mund te sherohemi me.
Kuptohet se njeriu i semure nuk mund ta therrase vete meshtarin. Pergjegjesine per kete pune e ka familja. Disa frikesohen se do ta shqetesojne te semuarin nese e therrasin meshtarin. Te tillet keq gabojne, sepse vajimi jo vetem se nuk shqeteson kurre, por ua sjell te semureve paqen, shpresen dhe fuqine shpirterore e cila pozitivisht ndikon edhe ne shendetin e trupit.
Edhe me shume gabojne - per me teper edhe mekatojne! - ata qe nuk e therrasin meshtarin as atehere kur e lyp vete i semuari. Mjerisht, ndodhin edhe raste te tilla.
Vajimi eshte shume me i dobishem kur njeriu eshte i afte te rrefehet, te kungohet, te lutet dhe te bisedoje me meshtarin, sesa kur te humbe vetedijen. Pse ta mundojme te dashurin tone duke pritur rrezikun e vdekjes, ne vend qe t'ia sjellim meshtarin per t'ia sheruar trupin dhe shpirtin?! Sa e sa njerez vdiqen pa rrefim, pa kungim dhe pa vajim - vetem e vetem per shkak te paragjykimeve tona, per shkak te mosdijes ose mosinteresimit te familjeve te veta!
O besimtare, mos i merrni ne qafe te semuret tuaj! Se kushedi se sa do ta rendojne shpirtin tuaj vuajtjet e tyre te panevojshme dhe mekatet e tyre te parrefyera!



avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sakramenti Empty Re: Sakramenti

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi